2023-05-08

“Hajduti thërret: Kapeni hajdutin”/ Si përdoret Tik Tok nga kriminelët

 

Rrjeti social Tik Tok po bëhet gjithnjë e më tepër hapësira ku persona të ndryshëm e shfrytëzojnë për të reklamuar aktivitetet e tyre të paligjshme duke e shndërruar në një dark web.

Por së  fundmi po vihet re një fenomen I ri. Ky rrjet social është shndërruar në hapësirën  ku individë të caktuar denoncojnë njëri tjetrin për vepra të ndryshme penale që tek vjedhja e lëndës narkotike, mashtrimi dhe fajdet.

Faqe të ndryshme hapur pranojnë se merren me shtëpi bari kryesisht në Angli dhe kanë rënë pre e vjedhjes. Këtë ata nuk mund ta denoncojnë në polici dhe fotot e të dyshuarve i nxjerrin në Tik Tok ku kërkojnë informacion për vendndodhjen e tyre  kundrejt shpërblimit.

Të tjera postime flasin për borxhe të pashlyera ku sërish ofrohet shpërblim për gjetjen e adresës së personit që kërkohet.  Shpërblimet variojnë nga 3 deri në 10 mijë euro.

Natyra e këtyre postimeve apo video të tjera shantazuese apo që reklamojnë para falso, prostitucion apo punësime në shtëpi bari kanë detyruar shumë vende europiane të kërkojnë mbylljen e këtij rrjeti social. Ndërsa në Shqipëri policia ka nisur t’i referohet me qëllim identifikimin e shkelësve të ligjit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...