“1. Pranimi i dorëheqjes së kabinetit të Ana Brnabiq
2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçiq nuk do të mund të kandidonte për president
3.Dorëheqja vetëm e presidentit. Sigurisht që çdo vendim do të konfirmohet në SNS Kuvendi më 27 maj”, shkruhet në këto media.
Bazuar në këtë, duket se do ketë ndryshime rrënjësore në politikën e Beogradit, por çfarë ndikimi mund të kenë këto në raport me Kosovën?
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Sipas tij, shteti serb është në një fazë kritike të zhvillimeve, ku vrasja e Gjingjit përbën një skandal shumë të madh.
“Dorëheqja e qeverisë mund të themi bazohet kryesisht në ngjarjet e fundit që kanë kapluar Serbinë që nga vrasja e Zoran Gjingjit.
Pra, ky skandal tani ka marr epilogun, duke vendosur në prag të një situate të tillë, ku dorëheqja është i vetmi shpëtim nga përgjegjësia e saj”, tha ndër të tjera Shala.
Eksperti i sgiurisë, vlerëson se gjithë këto zhvillime në shtetin serb, mund të ndikojnë negativisht në procesin e negocitatave që po zhvillohen me Kosovën.“A do të reflekton në procesin që ka hy Serbia në raport më Kosovën une mendoj që po do të marr efektin e saj negative duke zbatuar një politik të njohur të status quo-s”, deklaroi Drizan Shala