Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/05/14

Kryeministri shqiptar Edi Kristaq Rama pas votimit: Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos dekurajojë qytetarët

 


TIRANË, 14 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, votoi sot në qendrën e votimit në Surrel për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një prononcim për mediet pas votimit, Rama theksoi se “janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë, tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar në KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat”.

“Të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar në momentet e para të rikthehen në mënyrë që vullneti të shkojë i plotë në të gjithë territorin e Republikës për gjithë kandidatët dhe këshillat bashkiakë”, tha Rama.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...