2023-05-14

Heroi kryesor i vepres " Kështjella"eshte populli shqiptar .







                                        Nga Flori Bruqi


Ismail Kadare është  ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975). Në romanin “Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabuçhi. Ismail Kadare shkroi edhe vepren e njohur "Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s" 2013. Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.





 Eshte autor i shume romaneve nje pjese e te cileve kane fituar çmime. Kadare eshte nje nga zerat me te spikatur te letërsisë shqipe qe ka siguruar njohjen e zhvillimeve letrare shqipe ne bote. 

Ka kryer studimet e larta ne Moske, ku edhe ka realizuar një tregim te shkurtër ne fletoren e tij, mbi të cilin ka ngritur me vone subjektin e romanit “Keshtjella”. Keshtjella eshte veper e Ismail Kadarese e botuar me 1970 ne Tirane. 


Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.

Motivet, shtrirja kohore dhe simbolikat Titulli zyrtar dhe perfundimtar i vepres ështe “Rrethimi”. 

Titulli fillestar ka qenë “Daullet e shiut”. Me qëllim per te theksuar pranine shqiptare ne veper u propozua titulli “Keshtjella”, i cili merr dhe kuptime simbolike. Tema e vepres eshte marre nga lufta midis shqiptareve dhe osmaneve ne shek.XV, ne menyre me specifike, nga rrethimi i pare i Krujes.

 Ne liber zene një vend te veçantë edhe ceshtjet qe ngrihen prej fushates per pushtimin e Ballkanit nga ana politike dhe demografike. Gjithashtu, nje tjeter çeshtje qe preket eshte dhe ajo e komploteve brenda kampit turk, madje dhe qeverise osmane. 

Ky eshte dhe konkluzioni qe mund te jepet nga ngjarjet kryesore (pemrmendim ketu kendveshtrimin e kryeveqilharxhit dhe kronistit Mevla Celebia, qe besojne në marrëdheniet paqesore mes ushtrive dhe dyshojne te Porte e Lartë).

 Motive te tjera lidhen me: qëndresen heroike te ushtrise shqiptare, raportet e mirebesimit dhe mbeshteja e ushtareve thirrjeve te komandanteve te ushtrive shqiptare, solidariteti mes ushtrisë e popullit, etj. Te gjitha keio krijojne kontraste mes dy ushtrive armike, ne perputhje me frymen e kohes. 

 Mesazhet lidhen me qendresen e popullit shqiptar ne luftën me turqit, por simbolika shkon edhe më tej ne konkluzionin se popujt liridashes janë fitues te luftes se tyre te drejte, sado e madhe dhe e forte te jete ushtria armike. 

 Shiu shenon fillimin dhe fundin e romanit, tipike ne veprat e Kadarese qe shmangen ne histori me qëllim historizimin e aktualitetit (aktualizimin e historise). 

Shiu dhe terreni i veshtire jane kurthe per armikun. Interpretim: Prezenca e shiut “ben te mundur te pamundurën”, meqe elementi lengshem (uji, shiu, lofi) ringiall te vdekurit ne baladat dhe mitet e huaja e shqiptare (Kush e solli Doruntinén) pushtuar, jo-liberale, e kushtezuar, jo e lire ka qene e tille prej “deshires”, paftesise se saj dhe jo prej egos se Perandorise Osmane apo pushtuesve te tjere. Fabula dhe subjekti Vepra pasqyron rrethimin e nje keshtjelle shqiptare nga trupat turke me ne krye Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha. Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth keshtjellës. 

Hapesira aty shndërrohet ne një kamp me plot tenda, reparte e pajisje te tjera. Ushtria, ne fillim ben perpjekje qe t’i bindë keshtjellaret te dorezoheshin. Mirepo, meqe kjo perpjekje deshton, ne Keshillin e saj te luftes kjo ushtri ben organizimin dhe planet qe qëllimi ta arrijë me luftë. Nje tjeter këndveshtrin eshte ai i kryeveqilharxhit dhe ai i kronistit Mevla Celebia, ata besojne se në vend të luftes, marredheniet paqesore do të ishin në simbioze teper fitimprurese dhe njekohesisht, keta individe vene ne dyshim ndershmerine e Portes se Larte.

 Sulmet e ushtrise vazhdimisht hasin ne rezistence te madhe te kështjellareve. Perveç te tjerash, ata mbrohen edhe me rreshire te vale te cilën ua hedhin ushtareve turq, nga te cilet me mijëra mbesin te vrare. Si të shpëtoni nga mykoza në pak kohë: metodë e thjeshtë që funksionon me të vërtetë

 Që ne sulmin e pare verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marre persipër ta perjetesoje ne vargje ekspediten turke. Te pasuksesshme dolen planet e shumta, bisedat e pafund te Keshillit te luftes, konsultimet e njerëzve te ditur si oficere ushtarake, astrologe, mjeke (Siri Selimi) e te tjere. Nuk bejne pune as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e pěr djegien e fshatrave, as hapja e germojës (tunelit) qe ne Kështjelle te thyhej nga poshtě. 

Pikerisht kur germoja arrin nen keshtjelle, käshtjellarêt e rrenojne, duke varrosur aty pērnjëherësh shumě xhenierě qe kishin punuar per hapjen e saj, etj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkaterrues, i cili ne vend se te godase keshtjellen godet turmen e jeniçereve. 

Pastaj lloj e loj perpjekiesh si: per ti helmuar permes mínjve, per ta gjetur ujesjellesin permes kalit te etur, ne menyre qe uji te mbaronte dhe ata te dorezoheshin. Te gjitha keto deshtojne. Sulmi i fundit ku merr pjese tere ushtrua turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgenjyer merr helmin dhe vret veten, 

Ne kete menyre merr fund ekspedita turke dhe ushtaret terhiqen. Analiza e personazheve Vranakonti – Një udheheqes i shkuar ne moshe deri diku, por me vrullin e një djaloshi. 

Ai organizon ne menyre fantastike mbrojtjen e kështjellareve dhe eshte korrekt ne marredheniet me botën jashte keshijelles (Skenderbeun dhe te tjerët që kane kampin ne male). 

Gjithashtu, ndonese trim, ai eshtë edhe shume i arsyeshem dhe njekohesisht besimtar. Ugurlu Tursun Tunxhasllan Ser Ollgunsoj – Kryekomandanti i fushatesseosmaneve. Njeri me karriere të pasur, por te vene ne rrezik kohet e fundit prej armiqve, por dhe prej moshes se shkuar. 

Ai kërkon te nenshtrojë kalane e Krujes që te zgjerohen kufije e perandorist dhe nga ana tjeter te arrije majat e karrieres ose, ne rast dështimi, per të do te ishte fundi. Njeri skllav i emocioneve dhe shume i pamatur, me një shpirt të lig, por gjate romanit, ai peson disa ndryshime. Prapëseprape, duhet cilesuar se ai eshte edhe shume gejfi, aq sa merr haremin ne lufte me vete.

 Po te flasim për anen pozitive, ai kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga pervoja Rekomanduar nga boost.alHiqni dhimbjen e kyceve brenda 3 ditësh me këtë mënyrë të sigurt shtëpiake 

Mevla Celebia– Kronikani i luftes. Njeri me shpirt poeti, në pritje te nje mundesie per tu shquar. Eshte i zoti ne punen e tij dhe tepër i sjellshëm. Fatkeqësisht, atij i ka hyre krimbi i smires dhe eshte shume frikacak per te kerkuar te verteten kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje kosto te larte. Nuk gezon ndonje intelekt te vecantš. 

Ai miqesohet ne roman sidomos me kryeveqilharxhin, astrologun e pare, poetin dhe nje jenicer. Plaku Tavxha – Prijësi i jeniçerëve. Njeri i moshuar, me deformim fizik (gjymtyre te shkurtra). Eshtë shume fodull dhe gjithmone ne kerkim te lutfes, i etur per giak dhe espak i ndjeshëm per te tjerët. Njeri që sheh vetem interesin e tij dhe cilesohet ne roman “ujk i vjetër lute”. 

 Kara- Mukbili – Prijes i azapeve, njeri i hijshëm ne pamje dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij, nuk i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjerët. Eshte shume mirenjohës dhe i vlereson ne maksimum njerezit.

 Arkitekt Kauri – Arkitet i zoti ne rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te ndryshuar, ndaj nuk shihej me sy te mire. Ai flet ne menyrë te çuditshme dhe acaruese turgishten dhe nuk ka asnje qime ne fyryre, ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij.

 Teper flegmatik, ciesi per t’u shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e ujesjellesit (qe del i rremq). Krijon shume kundershtare ne Këshillin e Luftes. 
 
 Sadedini – Poet. Qejfli i pijes, njeri i zoti ne ate qe bën. Verbohet ne sulmin e pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri, deshiron ta kete Saperkan Tok Kellec (Saperkan = gjakashper). Saruxhai – Usta që meret me derdhjen e topave.  

Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. E vlerëson dhe e çmon shume ndihmësin e tij (nuk e njeh smirën). Lidhet ne miqësi me kryevegilharxhin. Ai perbuz fenë dhe astrologet. 

Eshtë shume i ndjeshěm kur kryhen padrejtei. Ka merak tr veçante per shendetin. 

 Kryeveqilharxhi – Ai kujdeset pěr administrimin e rezervave te ushtrise. 


Eshte tepër i pandjeshëm ndaj jetës se ushtareve dhe shqetësohet vetem per rezervat.

 Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon deri ne fund autoritetin. Ne të vertetě ai eshte i derguar i sulltanit per te deshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara kohes kur zhvillohen ngjarjet e romanit). Ai mendon se me popujt e Ballkanit duhet jetuar ne marrëdhënie te mira per te siguruar aleancen që sipas tij ishte një alcance e pathyeshme. 


 Tuz Okcan – Jeniçer i thjeshtě, ushtar i nje rangu te respektuar deri diku. Ai ka aftesi ne artin e luftës. Mbi tê githa ai ka nje zemer fisnike (shpeton dhe i del ne mbrojtje te Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se prej ksaj mund te humbasë shumë kenaqesi te jetës. Ne fund vdes prej kafshimit te një miu te helmuar. Exher – Një nga vajzat e haremit.

 Mbetet shtatzene qe në naten e pare te fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vetë nuk e di sa vjeç eshte. Exher ka një mendje naive dhe zemer te pafajshme e te ndjeshme, gjë që duket ne raportet me shoqet. Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Olgunsoj, per asnjë tjetěr nuk mund te jemi te sigurt per ekzistencen nga ana historike. Sidoqofte, emrat e zgjedhur nga autori mund te mos jenë reale por persona qe kanë bere ne te vertete punën qe kryejnë personazhet ně libër, sigurisht qe kane ekzistuar. Personazhet ne vetvete përmbledhin nje mase me te gjere njerezish: – Exheri perfaqeson nje harem te tëre; – Tuz Okcani ushtarin turk ne pergjithesi; – Mevla Çelebia, Kara-Mukbili, plaku Tavxha, Arkiteki Kauri, Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi janë tere individët qe i qendruan në krah Ugurlu Tursun Tunxhasllen Sert Ollgun, por qe s’jane pëmendur ne kronikat e kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat. Teknikat e shkrimit Titulli vepres ështE simbolik. Ai simbolizon qendresën e popullit shqiptar kundrejt synimeve te armiqve te te giitha koherave) Teknikat e refimit dhe pershkrimit synojne formen moderne te paraqitjes. 

Detajohen ambientet, situatat, portretet fizike e morale ne funksion te karakterizimit dhe pergjithesimit. 

Ka analiza te thella psikologjike për t motivuar zhvillimin e fatit të personazheve dhe ngjarjes. (synimi per kështjellen shpesh sjell imazhet e nje gruaje ne sytë e kryekomandantit turk) Subjekti ndjek linjen lineare por shpesh ka nderkallje imazhesh permes digresioneve qe gjallerojne zhvillimin e analizes psikologjike te personazheve. Krahasimet e metaforat e grotesku e sundojne vepren, por nuk mungojne edhe figura te tjera letrare. 

Heroi kryesor i vepres eshte populli. Kompozicioni i vepres realizohet ne perballjen mes dy kampeve kundërshtare, ku secili kamp pershkruhet ne menyre te tille qe ballafaqon kontrastet e frkishme mes tyre.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...