Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/05/04

Prof.dr.Sali Berisha përgjigje për herë të parë Aishe Haklaj: Zylfija ,ka vrarë 2 njerëz në mes të kafenesë.Haklajt janë bandë shtetërore , ishin kapitenë, oficerë të gjithë me grada ishin ata. Ata e nxjerrin se sipas tyre i kam vrarë unë”.

 


Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj Aishe Haklajt për padinë e saj në SPAK ku e akuzon për vrasjen e vëllezërve të saj.

Berisha u shpreh se njëra nga motrat Haklaj, Zylfia është vrasëse dhe ka vrarë dy njerëz në mes të kafenesë.

Sipas tij, Haklajt kanë kryer më shumë vrasje në Tropojë se 100 vjet të marra së bashku.

“Njëra prej tyre është vrasëse e mirëfilltë, Zylfia, ka vrarë në mes të kafenesë 2 vetë dhe absolutisht kjo ka vrarë. Është bandë shtetërore, ishin kapitenë, oficerë të gjithë me grada ishin ata. Ata e nxjerrin se sipas tyre i kam vrarë unë”.

“Vërtetë janë vrarë shumë, por kanë vrarë shumë më tepër dhe vrasjet e tyre janë më të shumta se të 100 viteve të marra se bashku në Tropojë. Tropoja ka qenë vend me shumë pak vrasje”, tha Sali  Berisha në emisionin "Now "në"" Euronews Albania.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...