Bota duhet të përgatitet për një të nxehtë rekord, paralajmëron agjencia meteorologjike e OKB-së, sipas të cilës janë rritur ndjeshëm shanset që fenomeni i motit El Ninjo, të zhvillohet muajt e ardhshëm, duke nxitur temperatura më të larta globale.
Me përllogaritjet e reja, Organizata Botërore Meteorologjike tani vlerëson se gjasat për zhvillimin e El Ninjos para fundit të korrikut janë 60 për qind, ndërsa para fundit të shtatorit, 80 për qind.
“El Nino ka shumë mundësi të rikthehet këtë vit. Gjasat janë rritur ndjeshëm. Kjo ka për t`i ndryshuar tendencat e motit në të gjithë planetin”, u shpreh kreu WMO Moufoma Okia.
Pavarësisht efektit të saj ftohës, sipas OKB-së këto tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtët e regjistruar ndonjëherë dhe pa La Ninjën e cila ka frenuar përkohësisht rritjen globale të temperaturave, situata mund të kishte qenë akoma edhe më keq sipas ekspertëve. Deri tani nuk ka të dhëna për fuqinë apo kohëzgjatjen e El Ninos që po afrohet.