2023/05/03

Eduart Grishaj: E dinim potencialin e Luizit para se ai të futej në Big Brother VIP 2

Një sezon fantastik ky i Big Brother Vip 2, i cili me kastin e mrekullueshëm arriti të mbante të mbërthyer para ekranit miliona shqiptarë.

Në çdo ngjarje që ndodhte në shtëpi, çdo batutë, debat, apo surprizë e/mes banorëve, shqiptarët fjetën dhe u ngritën me ta plot 129 ditë dhe do të vijojnë kështu deri natën finale, që do të jetë padyshim mbrëmja e surprizave të mëdha.

Megjithatë për regjisorin e Big Brother Vip II, Eduart Grishaj, rezultati nuk është i papritur. I ftuar në “Fan Club”, Grishaj është shprehur se e dinte që me përzgjedhjen e kastit që ky do të ishte një Big Brother i jashtëzakonshëm.

“E dimin të gjithë potencialin që do të kishte Luizi” dhe lojtarët e tjerë, tha Grishaj.

Pjesë nga biseda:

Megi Pojani: Ka qenë një Big brother i 1 milion surprizave dhe parashikimeve. Ti ke bërë një parashikim në fillim…

Eduart Grishaj: Unë kam thënë që në fillim që ky do të jetë në Big Brother i jashtëzakonshëm. Ishte shumë i mirë BBVip që shkoi, por ky do të jetë një Big Brother i madh. Dhe nuk është një rastësi apo ne bëjmë kështu parashikimesh, por e dimin që te përzgjedhja e kastit, të gjithë si staf, që ky do të jetë një kast i jashtëzakonshëm.

E dimin të gjithë potencialin që do të kishte Luizi që më përpara, e dinim që do të ishte një lojtar i fortë. Po ashtu edhe Olta… E dinim që kishim disa lojtarë të jashtëzakonshëm që do të bënin një rrugëtim të bukur që do të kënaqej shumë edhe publiku që do t’i shikonte nga ekrani.

Top Channel

No comments:

Post a Comment

BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI

Search inside image ZEF PERGEGA “I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e ...