2023-05-03

“S’kam asgjë personale”, Ramush Haradinaj i bën kërkesën befasuese Elez Blakajt

Ramush Haradinaj dhe Elez Blakaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e ka asnjë problem personal me ish-prokurorin, Elez Blakaj, i cili e ka lëshuar Kosovën, nën pretendimet se ka qenë i kërcënuar, për rastin e veteranëve.

Haradinaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ka respekt për Blakajn si prokuror.

“Ju siguroj që kam respekt për Elez Blakajn, si prokuror. Unë e kam pasur një fjalor jo të mirë me të pasi e ka lëshuar vendin e punës. Nuk e njoh personin, nuk e njoh Elez Blakajn. Si prokuror si profesionist e kam respektuar”, ka thënë ai.

Burimi :Bota sot

close
volume_offHaradinaj tha se problemin me Blakajn e ka pasur në lidhje me dosjen e UÇK-së, të cilën Blakaj e ka kërkuar.
“Po thotë e kam marrë një dosje, nuk ma ka kërkuar ai një kontratë të tenderëve. Ma ka kërkuar një dosje komplet të UÇK-së. Ka pasur ndershmëri tjera, kush e kupton për çka po flas, shqetësimi për atë dosje, s’ka qenë për gjetjet e tij, kënd e gjen atë që është i rrejshëm, shqetësimi është se e kam dhënë krejt dosjen e UÇK-së. Kam përgjegjësi çka ndodhë me atë dosje. Nuk ma ka lypë ai një dosje për ndonjë tender, ma ka lypë një pasuri, dosjen e UÇK-së”, ka thënë aiAi i ka bërë thirrje Blakajt, që nëse ka vullnet, të kthehet në Kosovë, dhe të kontribuojë për shtet ligjor.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...