2023-04-30

Bythekrye, në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”...

Kalosh Çeliku lindi më 13 shkurt l951 në fshatin Cërvicë të Kërçovës (Maqedoni Veriore ).


 Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme normale në Shkup, ndërsa studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës (Kosovë).


Kalosh  Çeliku shkruan poezi e prozë për fëmijë e të rritur dhe gjer më sot ka botuar rreth dyzetë libra:

 Zogu erdhi me një këngë - vjersha (l982),

 Lepuri me pushkë - tregime (l983), 

Shtëpiza e xixëllonjave - tregime (1984),

 Ferexhja e zezë - dramë (1985),

 Arusha pa bisht - tregime (l986),

 Dielli zbret malevе - novelë (l986), 

Varrimi i sorrave - roman (1988),

 Vite me borë - roman (l990),

 Trumbetat e Tellallit - satira (l992), 

Imzot, lehin qentë - drama (1993), 

Trimi shihet në vepër - poemë (l994),

 Çohuni trima shaloni lapsin – rrëfenja (1994), 

Sorraku i Qytetit - pjesë teatrore (1994), 

Kali i Trojës nëpër Bit - Pazar - satira (1994),

 Loja e syve - poezi (1995), 

Babi ka dy nuse - roman, (1995), 

Vjellja e zorrëve - poezi (1996),

 Qyteti i qyqeve - roman (1997), 

E përcolla Natën - poezi (1998), 

Mbrëmë fjeta me Vjeshtën - poezi (1999),

 Kopeja me zgjebe ndjek Autorin - drama (2000),

 Shtëpia publike – roman (2000), 

Si u ndava me Gruan time“ – satira (2001),

 Gratë e mia besnike – roman (2001), 

Lamtumirë bërllok - nëntë drama (2002, 2007),

 Me tre varre - roman (2002), 

Vdekja më deshi më pak se Ti - poezi (2003),

 Edhe Ajo nuk ishte xheloze - poezi (2004), 

Repriza e vëllazërim - bashkimit - dramë (2005), 

Atdheu ky burrë pa Grua - poezi (2006),

 Kulturofagu - antiroman (2006), 

Burrat i përzë me burra e Mua me gra - poezi (2007)

, Engjëlli im është Grua - poezi (2007),

 Dimri, s’vjen me lule - 5 poema (2007), 

Ujku e di një lojë - poezi (2007), 

Kur bërtet “vojvoda“ e pjell Kurvë Partia - satira (2008),

 Dac Poeti i shkruan poezi Mamit - poemë humoristike (2008),

 Ehu - poezi (2008), 

Gruaja besnike – roman (2009), 

Djemnusha – roman (2010), 

Atdheu burrё pa Grua - poezi (pёrzgjedhje, 2010) etj.


Që nga viti 1992 ai drejton Shtëpinë Gazetare - Botuese ASDRENI, në Shkup dhe është kryeredaktor i të vetmes revistë për humor dhe satirë ZEKTHI, që del kur t’i teket në  Maqedoni. 


Që nga ky vit (2009) mbarëkombëtarë, është fitues i disa çmimeve të konkurseve letrare në poezi, tregime dhe pjesë teatrore. Njëherit, edhe i çmimeve letrare: PERENDESHË E BUKURISË, në Netët e Poezisë Korçare (2003), në Korçë, Çmimin AS për letërsi (2007), në Kërçovë, “SYRI I KALTËR“ (2007), në Sarandë, “SEREMBE“ (2008), në Laç, “FLAKADANI I KARADAKUT“ (2009), në Viti, Çmim special për vëllimin poetik: EHU nga Simpoziumi Ndërkombtar “MUZA POETIKE”, “PEGASI” (2009), në Gjirokastër, “JEHONA E KARADAKUT” (2010), nё Kumanovё, “SKAMPINI” nё Festivalin Ballkanik tё pozisё (2010), nё Elabasan etj.

Krijimtaria e tij letrare është përkthyer në disa gjuhë: maqedone, gjermane, turke, bullgare, rumune, greke etj. Që nga viti 1992 – 1997, ishte nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar dhe kryetar 1997 – 2001. Momentalisht është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në IRJ të Maqedonisë. Dhe, themelues i disa manifestimeve kulturore tradicionale ndërkombëtarë: Ditët e Naimit, në Tetovë, Takime nën Rrap, në Shkup (poezi erotike) dhe i Ditëve të humorit dhe satirës: XHA DERALLA, në Kërçovë. Poashtu është edhe themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare STILI 97, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë.

Çeliku gjer më vitin 1995 punoi si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenicë të Kosovës dhe Malësinë e Shkupit. Vitet e fundit punon dhe jeton në Shkup, tashmë në profesionin e lirë të shkrimtarit.



Shkruan Kalosh Çeliku ,shkrimtar nga Shkupi 

Partitë politike, kur merren me arsim dhe kulturë, krahëpërkrahu me partizanët e tyre të arsimit dhe artistët e arratisur me politikë “madhore”, dihet: nuk ka arsim, as kulturë. Këtë, nuk e them unë, e thotë politika e tyre Donkishotiane, përderisa janë me vite në pushtet. Kokëmëkokë, nëpër institucionet e shtetit “përbashkët”. Realiteti, që na i ka mbyllur edhe sytë: e shohim halën, por nuk e shohim trungun. Namin e bëjnë me premtime partiake dhe propagandë politike para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. I ndërrojnë ngjyrat partiake “kuqezi” për çdo katër vjet me tirqi e xhamadanë. Ҫifteli. Edhe, posa hipin në pushtet: i shpërblejnë me poste partiake nëpër institucionet e shtetiti të “përbashkët” shërbetorët e tyre besnik kukulla: zv/ministra, ministra, drejtorë, këshilltarë të alldisur e arratisur nëpër instiucionet arsimore dhe kulturore. Punemadhe, që ato nuk kanë tituj shkencorë, diploma unievrsitare, mjafton që kanë libreza partiake. “Shkencëtarë”, dhe “artistë” janë të partive politike. Sot, ato merren me arsim dhe kulturë. Nuk ka problem, që nuk i njeh as nëna e vet, e ku më Katundi Madh. Nuk kanë libër për farë në shtëpi, e merren me arsim e kulturë sipas arshinit të partive politike në pushtetin e “vëllazërim-bashkimit”. Mëkot, në takimet e rastit i pyes: çka je ti për nga profesioni? Përgjigjen: doktor shkence, profesor universitar, shkencëtar, artist, shkrimtar, analist politik. Mirë, ore: a, keni në Katundin e Madh: bujqër, barinj, zanatëçi, tollumbaxhi... E dini ju, se: me punëtorë krahu dhe tollumbaxhi në sistemin komunist, e pushtuam Jugosllavinë?! Sot, me gjithë këto politikanë me poste partiake, nuk mund të arrimë as nivelin e sistemit komunist?! closevolume_off i rrudhin krahët. 
Nuk kanë përgjigje. Fajin e kanë partitë politike, që i shpërblyen me poste partiake qeveritare: tituj shkencorë dhe diploma universitare. I bëri shkencëtarë, profesorë universitar, artistë, shkrimtarë, analistë politik... 

Edhe, atë: Dihet, pasi u bënë politikanë, u bënë edhe shknecëtarë dhe artistë partiak. 

Burrat e grave me brekët mbi pantollona.

 Që, nuk janë shkencëtarë, as artistë. 

Përveçse, kukulla politike, që ua tërheqin penjtë politikanët e arratisur dhe dalldisur nëpër institucionet qeveritare në shtetin e “përbashkët”.

 Bythekrye, në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”...

Titulli i redaksisë."Floripress", ndërsa titulli sipas autorit është "Kukulla".