Skandali "diplomatik" i Valdrin Sahitit megjithate ka hapur shumë dilema tjera. Ai nuk guxon të mbyllet. Por duhet të hetohet deri në fund. Sepse kemi të bëjmë me një person me shume lidhje politke.
Në ndejat e tij, siç dihet kanë marr pjesë shumë politikanë, sikur se presidentja Osmani, Krytari Krasniqi, nënkryetarja Çitaku, e ish ministrja e Puneve të Jashtme Haradinaj. Dhe nëse një "diplomat" që ka guximin të mbart substanca narkotike në aeroporte, kur dihet çfarë kontrrolli i rrept i sigurise ekziston, po kush mund t'a dijë se çka ka ndodhur në ndërkohë në atë ambient? Askush? Po ashtu lokali Zone Club eshte një lokal i familjes së tij. Dhe frekuentohet sidomos nga antarët e klanit politik Bon Vivant.
Madje ka qenë vetë deputetja e PDK-se Eliza Hoxha qe e ka potencuar se kryetari i kësaj partie e pëlqen jetën e natës. Çka nëse nëpër këto vende të sipërcekura kjo kastë politke për ta radikalizuar deri në fund pasionin e tyre hedonist konsumon edhe droga psikodelike që t'i stimulojnë nevojat e tyre psikoaktive?.
Sepse kemi të bëjmë me një shtresë që jeton me luksit material dhe mjerimit mendor dhe konceptual politik. Dhe kjo diskrepance, siç ka theksuar edhe Frencis Fukujama, sot është bërë një sfidë për rendin post-historik të post-njerezimit.
Prandaj, që të mos ketë dilema, që qytetarët e Kosovës të jenë sigurt se disa prej politikanëve të tyre janë konform ligjit, eshtë e domosdoshme që asnjë seancë të mos filloje tash e tutje pa e kryer testin e drogës për disa prej politikanëve të parlamentit.