Një satelit i prishur i NASA-s do të bjerë nga hapësira dhe do të përplaset në Tokë të mërkurën. Dailymail shkruan se sipas raporteve ka një në 2500 mundësi që mund të vrasë dikë. Agjencia Amerikane e Hapësirës zbuloi se teknologjia prej 600 paundësh e ngjashme me një makinë shitëse, do të rihyjë në atmosferën e Tokës në orën 21:30 dhe pjesa më e madhe e saj do të digjet në qiell.