Shkruan Flori Bruqi,PHD
Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë, më 28 prill 2007.
Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera,
Edhe në shkollën e mesme në Mitrovicë ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi.
Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota shumë të larta.
Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar , poet,shkrimtar dhe publicist më taban kombëtar.
Poezitë e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botojë në gazetat dhe revistat letrare të Kosovës më 1966. Ishte në moshë të re kur u paraqit në letërsi dhe vinte me një përvojë që e kishte arritur gjatë leximit të shkrimtarëve më modernë shqiptarë dhe të huaj. Iljaz Prokshi i takon plejadës së krijuese avangardë të Kosovës.
Në konceptet estetike të tij shquhet me idenë e një fillimi të ri në letërsinë shqipe, duke krijuar një letërsi që është simbol i artit modern. Pak kohë më vonë ai botoi edhe tregimet e para, gjithnjë në kërkim të rrugëve dhe mjeteve të reja letrare. Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë.
Për veprën e tij si në poezi dhe në prozë kanë shkruar kritikë të njohur të vendit, ndërsa rezonancë e të gjithë këtyre, është se veprën e Prokshit e përshkon fryma e modernitetit
Poezi
- Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983
- Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992
- Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995
- Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998
- Sonatë e dhembshurisë, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2003
Është në botim e sipër përmbledhja me poezi Kambanat e shurdhra Shtëpia botuese Dukagjini, Pejë. Ka përgatitur edhe tri vëllime të tjerë me poezi.
Tregime
- Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1987
- Daullet e natës, Rilindja, Prishtinë, 1990
- Vdekja në ëndërr, Rilindja, Prishtinë, 1996
- Magjia e mjegullës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1997
- Vajza e trëndafilave, Rozafa, Prishtinë, 2002
- Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003
Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.
Romane
- Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997 (Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)
- Dashuri në labirint, 2001
Ka të përgatitur për shtyp edhe dy romane, një libër me kritika dhe ese letrare, si dhe shumë shkrime publicistike.
Qiell i dashurisë
Në qoftë se më puth
do m’i fshish lotët kristal
do e ndiej aromën e një princeshe
mund te them se qenka “E shkruar”
sepse gjithçka ndodh këtu
veç dëborë sa nuk bie
Unë shëtis rrugëve
dhe një shi i bukur më lag
shikoj orën
akrepat kane kaluar 24-shin
të vetmuar kemi mbetur
duke u larguar si tej reve
ku mua me mbulojnë kujtimet
yjet dhe krahët e tu
Por bota si gjithherë e gjerë
mbetet shpesh pa fjalë
si pa fjalë një erë fryn
dhe shkund fletët e blirëve në qytet
kërkoj dikush të më flasë
një shpresë e çuditshme
shpërthen si llavë
tani i llaftaruar fshihem diku
duke u munduar te vij tek ty
e ti ik e ik si pa kokë a e di
apo gjen strehë
në qiellin e dashurisë sonë blu
ME BESONI
(Miqve te mi)
A më besoni ju miqtë e mi
se jam i sinqertë
ju flas haptas me ndjenja dashurie
A besoni se ndiej mallin
e pashuar për ju
shpeshherë ulem në ndonjë cafe
apo restorant
marre një kafe për vete dhe për ju
fill i vetëm
me halle që as ju mbase s'i dini
dhe ju mbase keni halle
por hallet janë të ndryshme
e gjatë asaj ndenje
marrë ndonjë copë letër e shkruaj
po çfarë te shkruaj ne këtë amulli kohe
A ua merr mendja ndonjëherë
se e keni diku një mik
një vëlla qe ju do
se unë kështu ju mendoj përherë
një dite oh një dite sa kisha dashur
të ulemi te katërtit bashkë
ne një restorant duke çuar nga një gëllënjke
me usiki te forte
t'i kujtojmë vuajtjet gëzimet dhembjet
te bëjmë gaz për te hequr mërzinë
te dëgjojmë njeri-tjetrin me dashuri
te flasim për hallet e njeri-tjetrit
për familjet për problemet
për artin përgjithësisht
te dimë me saktësisht
çfarë shkruan Flori Gëzimi Engjelli
ç'bën maestro Hajdi
se Shkrimi është i Shenjte
dhe secili nga ne kemi nga një Engjëll te Mire
që na prinë në jetë
Tash dëgjomëni
gjejeni pakëz kohe
qe kurrë s'i mjafton njeriut
dhe ejani ju te mërgimit
te takohemi ne Prishtine
apo ku do t'ua do zemra
sall ne
ta heqim një çikë këtë mallëngjim të zi
te mos e harrojmë atë dite
sepse ata qe harrojnë
s'dinë as te dashurojnë
o miqtë e mi
ti Gëzim
ti Flori
ti Engjëll
ti Hajdar
Është me mirë te jetosh
është me mire te dashurosh
A me besoni përnjëmend
Prishtine, 18 nëntor 2005
S'KAM DOT FJALE
Ju po heshtni o miq
une besomeni s'ka cast as dite
qe s'mendoj per ju
e shikoj qiellin blu
dhe yjet naten kur ben kthejllet
nje kenge ia marr me ta
E prape kthehem ne vete
duke menduar
se ku jane o Zot miqte e mi
Flori Gezimi Engjelli Hajdari Femi
si i kalojne ditet ata
E di se lexoni shume
e percillni shtypin e dites
ndersa une zihem me hesin
me Kafken dhe Borhesin
i coj te fala Kadarese
e dialogoj me Qsjen e madh
per cikerrime ketu ne Prishtine
Nuk e di a me degjoni
apo po flas o miq
kam zene te hesht edhe vete
nje djall ma ze udhen perdite
e fluturon tek Fushes se Mellenjave
aty ku u zhvillua Beteja e Kosoves
e pati vrare Miloshi Sulltanin
tani zihen djajte e verdhe
se na paskeshe qene i tyre
ai bir Drenice ishte
e dine te gjithe te mite
Dhe tani prape ulem ne taverne
pi nje gote uski
mendoj per nje titull
te ri te librit me poezi
mbase do te jete DJALLI I VERDHE
apo Engjelli vrau djallin
mos u bezdisni per mua
edhe pse e ndiej veten te vetmuar
e kane liruar Fatmirin
ne Gjyqin e Hages
dhe do i lirojne edhe te tjeret
sepse ata qe luftuan me djaj
burgu nuk i mban dot brenda
Ja ta ngrisim nga nje gote
ne shenje dashurie o miq
dimri s'mund ta ndale dot
pavaresine e Kosoves
as dashurine e perjetshme per te
Oh ky qiell
kjo toke aterore
sa shume e duam
dhe s'di a dime ta duam njesoj
nese jo mos harroni
permbi krye na rri shqiponja
kurre s'kam besuar sa shume ju dua
Prishtinë, 05.12.2005
LIBRI PA TITULL
I zhvendos dollapët e librave
Të thyej vrazhdësinë si etikë
A s’është kjo gjëmë e të pafatëve
Vetëm pranë unit tim e mallkimit
Ndiej fëshfërimën e gjetheve nga era
Ç’më plas një gaz i zemëruar i trishtë
Para marrëzisë qyteti hesht as di përse
Ndanë pyllit të vetmisë shpëtoj e çuditem
Me të dalë duke dëgjuar fraza të rreme
Nga ata që shkruakan natën pakuptim
Më infekton një hije para pasqyrës
Me zhurmë makabre s’hyhet në parajsë
As këmbë botës më kot nuk i sillem
Kuarteve të zymta ëndërrojnë të zhdukurit
Me orë seç vendos e zhvendos fotot e tyre
Kurrë më të mos jem robër në flakë
Ç’më vjen të rihap të gjitha dritaret e botës
Në ballinën e fundit të librit një varg ta vë
Kujtoj se mbaroi botë e apokalipsit
I radhis sërish ato të pakta hieroglife
Pa ndonjë estetikë varros kotësinë e mohimit
Më paskëshin mashtruar engjëjt dhe ëndrrat
Apo mbase një muzë e përgjunjur do më vijë
QIELL I DASHURISË
Në qoftë se më puth
do m’i fshish lotët kristal
do e ndiej aromën e një princeshe
mund te them se qenka "E shkruar"
sepse gjithçka ndodh këtu
veç dëborë sa nuk bie
Unë shëtis rrugëve
dhe një shi i bukur më lag
shikoj orën
akrepat kane kaluar 24-shin
të vetmuar kemi mbetur
duke u larguar si tej reve
ku mua me mbulojnë kujtimet
yjet dhe krahët e tu
Por bota si gjithherë e gjerë
mbetet shpesh pa fjalë
si pa fjalë një erë fryn
dhe shkund fletët e blirëve në qytet
kërkoj dikush të më flasë
një shpresë e çuditshme
shpërthen si llavë
tani i llaftaruar fshihem diku
duke u munduar te vij tek ty
e ti ik e ik si pa kokë a e di
apo gjen strehë
në qiellin e dashurisë sonë blu
SHËN VALENTINI I VETMUAR
( Rinës)
Si te therras moj Rine
kuptohet s'di cfare te them
mendova se ke ikur
dhe me kot ia them sages sime
S'do flas shume per Shen Valentinin
per mua s'pat dite te tille
sikur te dy e ndjenim veten te vetmuar
si ne nje ishull te humbur
ne detin e paane
Karafili i djeshëm
ka nisur te vyshket mbase
ben nje te mire ndac moj engjell
me duaj si une ty
le te shpetojne buzet pa u ngrire
I lene si nje beduine
skaj botes ne ekzaltim
i lenduar shpirterisht si Shen Valentini
pres nje fjale
oh nje fjale te kendshme
qe te ma thuash
Mbase tretesh ne mendime dhe ti
e une rri i shqetesuar
duke kenduar e dashur
Kujtoj ata sy si deti
e dua te lahem me permallim
kujtoj shikimet e buzqeshura
buzet tua dhe floket
kujtoj hapat e tu te ngadalte
ne kete qytet te cuditshem
Oh nuk eshte cudi qe nje dite
duke te puthur te digjem i teri
e te falenderoj zotin
qe te zbulova ne kete shekull