Sipas analistit politik, Nexhat Haziri, deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi, se prapa maskave në veri qëndron Milan Radojçiq, tregon edhe zyrtarisht se Vuçiq qëndron prapa kriminelit Radojçiq, i cili është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Natyrisht se kjo deklaratë do të duhej të nxiste reagime nga Ëashingtoni dhe Brukseli, por që edhe qeveria e jonë të mos heshte ndaj kësaj deklarate dhe të kërkonte që bashkësia ndërkombëtare t'i trajtonte seriozisht deklaratën dhe jo vetëm të presidentit serb Vuçiq por edhe të gjitha veprimeve që i bënë Serbia në këtë pjesë të vendit tonë”, shprehet Haziri për “Bota sot
“Dhe kjo nuk po bëhet nga qeveria e Kosovës edhe për shkak të raporteve jo të mira me faktorin ndërkombëtar në veçanti me atë amerikan”, shton Haziri.
“Ndërsa nëse Brukseli dhe Ëashingtoni vazhdojnë të heshtin përballë veprimeve të Serbisë ndaj Kosovës, në veçanti në pjesën veriore, të cilat i pranoi edhe zyrtarisht presidenti serb Vuçiq, atëherë nuk do të mund të flasim për një shtensionim të situatës atje dhe normalizim të raporteve mes dy shteteve, por do të kemi thellim të krizës dhe tensionim permanentë të situatës politike dhe të sigurisë”, përfundon për “Bota sot” analisti Nexhat Haziri.