Shqipëria, republikë demokratike apo diktaturë e korrupsionit?!
Problemi më i madh dhe shqetësues për Shqipërinë dhe shqiptarët është dhe vazhdon të jetë korrupsioni, i cili është montuar dhe ka kapur gjithë sistemin dhe Republikën aq sa mund të thuhet se pas diktaturës ë komuniste në Shqipëri u ngrit dhe u instalua Diktatura e Korrupsionit. Pas zgjedhjeve të 14 Majit fillon e shembet regjimi i diktaturës së korrupsionit. 14 Maji 2023, beteja e fundit mes “non grata”-ve të tranzicionit, beteja e egër brenda politikës, oligarkëve, mediave dhe korrupsionit të “Trekëndëshit të Bermudës”përballë të cilëve është Partia Demokratike zyrtare. Pavarësisht se kush fitojnë, që tashmë dihet se janë ata të politikës së vjetër në aleancë me mediat dhe me paranë e korrupsionit, pra kushdo që të fitojë qoftë Rilindësit e Ramës apo Foltore-LSI-ja, dihet se kjo do jetë “fitorja” që do shënojë shumë shpejt dhe pashmangshmërisht fundosjen e tyre. Opinioni publik por edhe ai ndërkombëtar e di mirë tashmë të vërtetën dhe atë se çfarë zullumqarësh dhe se çfarë llumi e kanë qeverisur shtetin, demokracinë dhe shoqërinë shqiptare prej mëse 30 vitesh. E ardhmja e shpejtë në pushtet është PD institucionale dhe euroatlantike e cila ka misionin për demokracinë, shtetin ligjor,antikrimin dhe antikorrupsionin; e cila si parti është në një proces të thellë reflektimi, ndërgjegjësimi, organizimi dhe ringritje të madhe, kjo është shpresa për ndryshimin dhe për të ardhmen; është alternativa euroatlantike dhe partner i besueshëm i SHBA-ve. “Non grata” do të thotë person i padëshiruar dhe a nuk janë jo vetëm të padëshiruar por edhe të urryer të gjitha ata politikanë e shtetarë shqiptarë prej të cilëve shqiptarëve u kanë ardhur gjithë këto të këqija gjatë këtij tranzicioni dhe që janë të ekspozuar edhe sot akoma në politikë e pushtet. Termin Republikë të korrupsionit në këtë shkrim e përdor në kuptimin e asaj për ta moderuar realitetin pasi në fakt në Shqipëri ka një regjim të diktaturës së korrupsionit, kjo pasi gjithë politikën dhe institucionet në Shqipëri në këto vite tranzicion i ka vënë në funksionim dhe ka diktuar korrupsioni i lartë shtetëror, ai juridik dhe shoqëror, fuqia e të cilit ka qeverisur e sunduar gjithçka ne Shqipëri. Republikë do të thotë shtet që u shërben të gjithëve,por republika shqiptare është kapur, privatizuar dhe i shërben vetëm korrupsionit. SHBA, shteti tempull i demokracisë për të ndihmuar luftën në shkallë globale kundër korrupsionit ato me vendosmëri ua imponuan deputetëve të parlamentit shqiptar miratimin e Veting-ut në drejtësi, shpallën dhe pritet që të shpallin individë VIP të politikës të vendeve të tjera persona “non grata”. Pra, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur "non grata" ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, në mbarë botën për shkak të korrupsionit. SHBA nuk ka shpallur persona “non grata” për shkak të korrupsionit vetëm në Shqipëri. Shqiptarët duke qenë se janë shteti më proamerikan në botë për faktin se SHBA-të janë aleati strategjik dhe jetik i shqiptarëve dhe Shqipërisë, dhe prandaj shqiptarët duhet t’u janë mirënjohës SHBA-ve edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në shtetndërtimin modern e ligjor si në ndihmën vendimtare në miratimin e Veting-ut ashtu edhe në shpalljen “non grata” për korrupsion të lartë shtetëror të individëve të ndryshëm pavarësisht se cilës politike e partie politike ata i përkasin, me qëllim për ta rrëzuar e çmontuar regjimin diktatorial të korrupsionit dhe për ta çliruar Republikën që Republika t’i kthehet demokracisë. Të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm ata, por edhe ndërkombëtarët e dinë tashmë se çfarë pasojash të rënda i ka shkaktuar Shqipërisë dhe shqiptarëve korrupsioni në këto vite tranzicion. Tani më në fund kjo politikë që e ka mbajtur peng, në moszhvillim e në prapambetje Shqipërinë është ekspozuar dhe konsumuar tërësisht, pasi realisht kjo politika e vjetër që Lulzim Basha e ka quajtur me të drejtë “Trekëndëshi i Bermudës”, kjo politikë ka instaluar në Shqipëri “Diktaturën e Korrupsionit”, diktaturë e cila do konsumohet e degradohet përfundimisht në këtë muaj të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 dhe që do të shembet pas kësaj date. Pra, kjo diktaturë korrupsioni pashmangshmërisht do të çmontohet dhe këtë si mision do e kryejë Partia Demokratike, e cila ka mbështetjen e SHBA-ve. Me 14 Maj 2023 është beteja e fundit e korrupsionit të non gratave, dhe non grata është e gjithë politika e vjetër dhe pas 14 Majit do fillojë të bjerë republika e korrupsionit.
Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...