Pjesa e KOMBIT tim që ishte në robëri kur linda, diku rreth 98% ishte i sharruar në analfabet, të kuptohemi,pa fajin e tij.
Lidhur me këtë, kur e kam filluar shkollimin në një odë të adaptuar në vitin shkollor 1949/50, mësuesi memzi i shqiptonte germat e alfabetit kombëtar, sepse i kishte të mbaruara vetëm katër klasë të fillorës.
Dhe, për 25 vjetë punë natë e ditë për arsimimin e popullit, ishte një krenari që në shumë raste nuk kuptohej.
Mu për këtë lufta kryesore në Kosovë ishte lufta për shkollë, në
fillim. Po ajo gjendje, edhe luftohej në anën tjetër nga disa qarqe të
pushtetit se: “bëri e shkove në shkollë, bëhesh shka (sebian)”. Ky nominim i
këtillë ishte i trilluar nga UDB serbaine, sepse shteti serbian, nën robërinë e
të cilit ishim, kishte krijuar bindje se me shqiptarët anlafabet dhe sharragji,
mundet ta mbajë Kosovën nën robëri së
pakur edhe dy shekuj. Së këndejmi hapja e shkolave tetëvjeqare, hapja e
shkollës normale, hapja e gjimnazeve që nuk kushtoinin, ishte hapi vijues, që
më 1960 të hapën fakultetet e para në Prishtinë. Me hapjën e fakulteteve, më
nuk kishte forcë që e ndalë këtë popull në rrugën Evropiane dhe në rrugën e
pavarësisë, luftë ajo që është zhvilluar në çdo etapë paralel. Ta shohin një
vetëm një milimetër të asaj rruge, me këtë biografi.
Hakif Bajrami u lind në fshatin Ballofc, Komuna e Besianës më 7 mars 1943.
Rrjedh prej një familje arsimdashëse nga babai Fetah Bajrami dhe nëna Azize Ademi-Bajrami. Fëmirinë e kaloi në fshat. Mësuesin e parë e kishte Alush Bekteshin, i cili më vonë u bë shok i nderuar deri në vdekjen e tij në moshën 98 vjeqare.
Më 1 prill 1957 me 11 pesëshe në ditar, në shkollën tetëvejçare, për shkak se “e ka vizatuar Shqiponjën në orën e vizatimit, largohet nga shkolla për një vit shkollor”. Përjashtimi u bë me urdhër i drejtorit Markoviq. Megjithë atë, shkollën tetëvjeqare me sukses shembullor e kreu në Besianë (ish Podujevë-Krahina e Llapit).
Në vitin shkollor 1961/62 regjistrohet
në Gjinazin “Ivo Lola Ribar” në Prishtinë. Ndërsa në vitin shkollor 1962/63,
kishte konflikt me profesorin e Gjeografisë P. Strahinja nga Paraçini. Kjo për
faktin se shumica e nxënsve të klasës nuk e dinin serbishtën. Me që iu drejtuam
profesori,t se ata nxënës që nuk dijnë serbishtën, të na lejohet për t` ia
përkthyer atij. Profesori këtë propozim e priti me shprehjen: “Këtu është
Jugosllavi dhe nëse doni shqip, ja ku e keni Shqipërinë në kufi, shkoni atje”!.
Madje kundër P. Strahinjës nxënistë bërën edhe padi për siellje raciste dhe në
gjykatore e fituan gjykimin, dekue e larguar “Prof P. Strahinjën prej procesit mësimor për dy vite, për shkak të
urrejtjës nacionale”.
Hakif Bajrami, gjimanzin e mbaroi me sukses të shkelqyeshëm .
Diplomoi në Filozofi në temën:
“Racionalizmi si drejtim filozofik: Rene Decart, Godfrid Lejbnic dhe Baruh de
Spinoza”, në 83 faqe tekst me 516 referenca, në vitin shkollor 1965/66. Lidhur
me këtë, në kohën kur pati filluar paraqitja e deformimeve, ata që na kishin
torturuar ( Udbashët Raif Spahiqi, N. Vidoviqi etj.) do të largohen nga
Podujeva, por çuditërisht (!!) do të gjejnë punë në UDB-ën e Prishtinës R.
Spahiu (shqipfolësi), ndërsa N. Vidoviq u punësua në UDB-ën e Kushumlisë
(serbfolësi).
Pa provim pranues, për shkak të suksesit shembullor
regjistrohet në Univerzitetin e Beogradit,Fakulteti Filozofik të Prishtinë,
Dega e Historisë. Pas kryerjës së fakultetit fillon të punojë në Gjimanzin e
Podujevës për dy mauj në vitin shkollor 1969/70. Ndërsa nga 1 dhjetori i vitit
1969 punësohet në Gjinazin “Ivo Lola
Ribar” në Prishtinë, si profesor i Historisë dhe Gjuhës Latine. Më vonë në
mungesë të kuadrit punoi edhe si profesor i Sociologjisë dhe filozofisë në disa
shkolla të mesme të Prishinës dhe jashtë saj, pa asnjë kompenzim.
Gjatë vitit shkollor 1972/73 regjistrohet në studimet pasuniverziatre në Degën e Historisë,
koha nga Kongresi i Berlinit (1878) e
deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë regjistrim mban numrin
rendor 0. 1, te mentori Akademik Prof Dr
Bogumil Hrabak. Pas kryerjës së provimeve pasuniverzitare me sukes të
shkelqyeshëm, më 1974 e dorëzon punimin e magjistraturës. Në afatin ligjor
rekord e mbron temën : “ÇARKU i MITROVICËS NËN OKUPIMIN NAZIST GJERMAN-Rrethi i
LLapit 1941-1945” dhe e merr titullin Mr. i shkencave të historisë. Temën e
magjistraturës e mbron më 15 maj 1975, te Akademik prof dr Ali HADRI, prof dr
Skender Rizaj dhe prof dr Masar Kodra. Si magjistër e historisë punon në
gjimnaz deri në nëntor të vitit 1975.
Më 1975 pranohet për bashkëpunëtor shekncor (Docent) në Entin e Historisë Kosovës në
Prishtinë. Menjëherë në Katedrën e Historisë i pranohet tema e DOKTORANTURËS me
titull: “Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941”. Punimin e
dorëzon për procedurë mbrojtëse në shtator 1978, në 1100
faqe. Tezën e doktoranturës e mbron te Komisoni: Akademik prof Dr Ali Hadri,
Akademik Stefanaq Polllo, Prof dr Fehmi Agani, Prof dr Masar Kodra, më 15 JANAR
1979, dhe e merr titullin DR. i shekncave të historisë. Pas dy viteve me që i
botohen dy libra avansohet në gradën shkencore BASHKËPUNTOR i LARTË SHKENCOR
(titull adekuat me prof Dr inordinar), tash në INSTITUTIN e HISTORISË. (Enti i
Historisë avansohet në Institut me që ishim në punë TRE doktor shekncash, që
ishte kriterium me lIgj, që Enti të avansohet në Institut. Entin e avansoi
Kuvendi i Kosovës dhe avansimi është botuar në Fletorën Zyrtare të Kuvendit ).
Thmeluesit e Institutit Historisë Kosovës ishin: Akademik prof dr Ali Hadri, Dr
Fehmi Pushkoli dhe Dr Hakif Bajrami. Këta me ligj konsiderohen si themelues të
INSTUTITIT TË HISTORISË KOSOVËS, me seli në Prishtinë.
Deri në fund të vitit
1981 Hakif Bajrami i boton 18 punime shkencore nepër revista në gjuhën shqipe
dhe serbokroate. Për sukses me librat Aradha Antifashiste Partizane e “Shalës”;
Aradha antifashiste “Meto Bajrajtari”;
Aradha antifashiste Partizane “Bajram CURRI”; nga Kuvendi i Kosovës shpërblehet
me çmimin për arsim,kulturë dhe shkencë “Shpërblimi
i Dhjetorit” (Bujanit), çmim ky më i
larti në Kosovë 1959-1989, që ishte i lidhur me Konferencën Nacionalçlirimtare
të Buajnit 31 XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Për një historian ky çmim ishte me
interes sepse aty ishte aprovuar Rezoluta
për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Në dhjetor 1980 me konkurs zgjidhet dhe emrohet nga Kuvendi
i Kosovës Drejtor i “Arkivit Shtetëror
të Kosovës”, me seli në Prishtinë. Njëherit DR Hakif Bajrami mbetet
bashkëpuntor i jashtëm i Institutit Historisë dhe për disa viteve ishte në
redaksi të disa revistave shkencore si: “Kosova”,” Gjurmime Albanologjike” si
dhe antar i redaksisë së Fletorës “FJALA”, e pastaj edhe “PËRPARIMI” në
Prishtinë.Nga viti 1980 e deri më 1989 ishte antar i Redasisë revistës
“VJETARI”, ku për çdo vit ka botuar studime dokuemntare. Vlen të theksohet, se
nga viti 1986 e deri më 1989 ka botuar 1716 faqe dokuemnte, kryesisht për vitët
1941-1945. Sidomos për shkencëne historisë janë me vlerë botimet nga viti 1986
e deri në 1989, e që kanë të bëjnë me pushtetin ushtrak të vënë padrejtësisht
nga Shtabi Suprem i Jugosllavisë më 8 shkurt 1945, diktaturë ushtarke ajo që
nuk është suprimuar kurrë ligjërisht.
Më 1988 Hakif Bajarmi avansohet në gradën Këshilltar shekncor
në Institutin e Historisë Kosovës në Prishtinë (grda e profesorit Ordinar –Prof
Dr).
Deri në vitin 1990 punon si drejtor i Arkivit Shtetëror të Kosovës, për çka përjashtohet
nga puna për veprimtari nacionaliste dhe iridentiste, si thuhet në dokumnetin e
përjashtimit, sepse nuk e pranon aktin e 23 marsit 1989, nga pushteti nazifashist serbian, si dhe për shkak se si i
vetmi drejtor në nivel të Kosovës e nënshkori Apelin 215 të intelektualëve të
Kosovës. Pas çlirimit (10 VI 1999) sërish kthehet në punë në Arkiv si
Këshilltar shekncor.
Dr Hakif Bajrami është avansuar në gradën KËSHILLTAR
SHKENCOR në Institutin e Historisë që njëherit e merr titullin e PROFESORIT
ORDINAR më 1987. Prof Dr Hakif Bajrami ka hulumtuar në arkivat e Jugosllavisë,
të Turqisë, Austrisë, Gjermanisë, Zvicërs (GJenevë-Shoqata e Kombeve 1927-1941)
si dhe në arkivat e Shqipërisë.
Prof dr Hakif Bajrami njihet si hulumtuesi kryesor i ARKIVAVE,
gjithnjë duke zbardhur historinë e popullit Shqiptar. Mu për këtë edhe është koautor
i vllimit TRETË të Historisë së Popullit Shqiptar, botimi në Tiranë. (botim në
katër vllime), pas Luftës Çlirimtare në Kosovë. Për shkak të njohurive në
lëminë e burimeve dhe si arsimtar shumëvjeqar
është mentor në shumë magjistratura dhe doktornatura dhe për këtë punë
është i përkushtuar , gja që e avanson në këshilltar të papritueshëm për shumë
studiues të Historisë Shqiptare, të Ballkanit dhe Evropës në përgjithësi.
Prof Dr Hakif Bajrami është shtetas i Republikës Kosovës dhe
jeton e vepron në Prishtinë. Si i përcaktuar në çështjen kombëtare shumë herët
kyqet në veprimtarinë e themelimit të Ushtrsië së Kosovës, aktivitet ky që e
drejtone një kohë deri sa vdiq në Tiranë Mr Halil ALIDEMA (i burgosur politik).
Së bashku me mr.Ukshin Hotin,mr. Mahmut Bakallin, Gjeneral
Halil Katanën prof dr Hakif Bajrami është përpilues i Rezolutës për Bashkimin
Kombëtar mbajtur nga 52 subjekte politike në Tetovë më 1992. Është pjesëmarrës
në PAJTIMIN KOMBËTARE që e drejtonte Prof Anton Qeta, kudo nepër Republikën e
Kosovës, në Zvicër, Gjeramni, SHBA, së bashku me Bac Antonin ishte i pandashëm.
Është pjesëmarrës i Demonstratave rrevolucionare si student më 27 nëntor 1968.
Është përkrahës i demonstratave kryengritëse të vitit 1981 e deri 1 tetor 1997,
pa asnjë mungesë.
Për vepër të vitit më 1997 në Tiranë prof dr Hakif Bajrami
dekorohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës
(Vepra: DËBIMI DHE SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TURQI-Dokumnete, botim i
Shoqatës “HASAN PRISHTINA 1997).
Prof dr Hakif Bajrami
ka qenë Këshilltar politik dhe diplomatik në ZYRËN E UÇK-ës që e drejtonte Adem
DEMAÇI 1998/9 në Prishtinë. Për shkak të orinetimit kombëtar si pjestar VETERAN
i UÇK-ës, pas themelimit të Akademeisë së TMK-ës “HAMËZ JASHARI” në Prishtinë prof dr Hakif
Bajrami fiton gradën MAJOR REZERVË, dhe mban ligjerata nga Doktrinat ushtrake
dhe politike, për katër vite me radhë.
BIBLIOGRAFIA E
STUDIMEVE SHKENCORE
Hakif Bajrami, libra të botuara
dhe të përgatitura për shtyp:
1.Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë, 1981, f. 365
2.Komiteti
Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1941, Prishtinë, 2008, f. 462
3.Bedri
Pejani, 1885-1946, Prishtinë, 1994, f. 205
4.Dëbimi
dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi,
(Dokumente) Prishtinë, 1996, f.506
5.Politika
e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë
1995 (ÇIK-LDK në 30 000 kopje), f. 207;(Ribotimi fototip më 2015). Për këtë vepër
është lavdruar nga Prof dr Fehmi Agani dhe Enver MALOKU. Bashkpunimi me ÇIK-un
ka qenë nga fillimi në të gjitha fushat për çka prof dr Hakif Bajrami ka
mbajtur një varg ligjeratash nga LËMIA E DIPLOMACISË, nepër Kosovë në SHBA dhe
Evropë, kudo që kishte shqiptar patriot.
6.Kosova,
Njëzetë shekuj të identitetit të saj , Prishtinë,2001, f. 156
6-a.(Kosova,
nga Antika, publikim në internet në gjuhën anglishte)
7.Progranmet
që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997,Prishtinë, 1997, f. 162
8.Programi
Kombëtar Politik i shqiptarëve, Prishtinë, 1997; ribotim më 2002, f. 86
9.Peticioni
që i shpëtoi shqiptarët 1930, (dok.
Shtjefën Kurti, Luigj Gashi dhe Gjon Bizaku, shqip- frengjisht), Prishtinë ,
2005, f. 74
10.Partia
Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë, 1983, f. 238 (dy botime
më 1982 dhe 1983.)
11.Aradha
Partizane “Bajram Currii”, Prishtinë, 1985, f. 244
12.Aradha
Partizane e “Shalës”, Beograd, 1981, f. 101 (në dy gjuhë shqip dhe
serbokroatisht)
13.Bataloni
Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë, 1988, f. 244
14.Tragjedia
e Tivarit 1945, Prishtinë, 1993, f. 226
15.Kosova
prej Bujanit në Kaçanik , Prishtinë, 1997, f. 426
16.Naçertania, program politik serb që
shpje në shfarosjen e shqiptarëve 1844-1999, Prishtinë, f. 338
17.Konventa Jugosllavo –Turke për shpërngulje
të shqiptarëve 1938, Prishtinë, 2013, f. 152
18.Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyprili më
1953, Prishtinë, 2014, f.217
19.Libri i Bardh, Tiranë, 1992, f.106 (të veçanta në: shqip, angliasht, frengjisht, gjermanisht, serbisht=530
faqe)
20.Antimemorandum (Klerofashizmi serbomadh, në gjuhën shqipe
dhe serbishte), Prishtinë, 2004, f. 216, për gjigje në librin e Kishës
Ortodokse Serbe: “Memorandum o Kosovu i Metohiju”
21.Si
e okupoi Serbia Kosovën më
1912,libri nr. 1, Prishtinë, 2003,
f. 224
22.Si
e riokpoi Serbia Kosovën më 1918,
libri nr. 2. Prishtinë, 2012, f. 354
23.Si
e okupoi Kosovën Jugosllavia
Federative 1945-1999, libri nr. 3,
Prishtinë,2015 f. 338
( në gjithësejt
1+2+3=916 faqe të botura në të tri librat)
24,Politika
dhe lufta e drejtë shqiptare përball neofashizmit serb, 1989-1999 (Studime
analitike), Ptishtinë, 2006. f. 533
25.Politika
serbe për rikolonizimin e Kosovës me
sllavë 1945-1948, Prishtinë, f. 634
26.Dosja Demaçi, Prishtinë, Prishtinë, 2003, f. 479 (edhe dy herë
e ribotuar)
27.Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, f.66 (Studim filozofiko-politik)
28.Dosja
Metush Krasniqi, Prishtinë, 2014, f. 406
29.Dosja
Fazli Grejçefci, Prishtinë, 2015,f.296
30.Zavere i zloçini UDB-e
Jugosllavije prema albancima do 1966
(Dokumnenta), Prishtina, 2006,f.203
31.Shqiptarët
në mes dy totalitarizmave (fashizmit dhe
komunizmit) 1918-1999, Prishtinë, 2010. f. 363
33.
Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, libri 1. Prishtinë,
1998, f. 302
34.Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1941-1944. Libri 1. Prishtinë.2017, f. 354 (ribotim i
plotësuar)
35.
Dokumente gjermane për historinë
shqiptare 1941-1944, Libri 2, Prishtinë 2017, f.373 (botim i parë,në 727 faqe
gjithsejtë)
36.
Dokumente: VERSAJI dhe SHQIPTARET 1918-1921,
( vllimet: I-II-III-IV_V-VI-VII,dorëshkrim,mung.
Mjetet f.).
37.
Dokumente të sherbimeve informative:
angleze, italiane, gjermane 1939-1945, (Vllime: I-II-III, dorëshkrim)
38.Komiteti
Mbrojtja Kombptare e Kosovës, 1926-1941,3, dok.. f.420, dorëshkrim)
39.
Dokumente sekrete të LKK 1981
(vlerësime të demonstrave 1981, “Kosova sot”, 2007,980 f. Në 249 vazhdime)
40.Mustafë
Hoxhë Nishefci, (1915-1995), Prishtinë, 1997, f. 338
41.Met
Podujeva-Babloku (Kryengritësi nga 1910-1966), 1887-1976, Prishtinë, f. 204
42.Ibrahim
Gjakova,(Antar i Komitetit Kosovës), Prishtinë, 2000, f. 104
43.Ismail
Ajeti-Bushi,(i burgosur politik dhe i denuar 5 herë me pushkatim) Prishtinë,
1998, f. 196
44.Familja
shqiptare Deshishku, 1878-2004, Prishtinë, f. 165
45.Dokumente
për diktaturën ushtrake në Kosovë
1945,I. 412 f. të boturara në “Vjetar”,1986-1988,f 380,
46.
Vllimi i dytë II. Kujtime të bashkohanikëve dhe akterëve të tubuara më 1962)
47.Shpërngulja
e shqiptarëve nga trojet e okupuara 1878-1999, Prishtinë 2000, f. 1816.(autori ka punaur nga viti
1978- 1982, por
nuk është lejuar botimi për shkak se ishte akuzë ndaj rregjimeve-nuk kam pranuar ta ndryshojë asgjë kurrë sepse studimi është
me referenca arkivore.)
48.Partitë
politike në Kosovë 1918-1945, Prishtinë 1982, f. 600 (dorëshkrim).
49.Sipas
një evidence 1972-2015, janë botuar 983
studime nepër revista, libra koautorë, dhe gazeta ditore. (Më 1984: Nastanak
albanske drzhave 1912-1939, Lublanë-Sllovenisht)
50.
Dosja Marije Shllaku, f. 235+ 527, e boton “Artini” Jahir Ahmeti më 2020)
51.
Divizioni SS: “Skenderbeg”, “Sholc”, “Bredov”, “Llanger” 1944 (f.129,
dorëshkrim)
52.”Programi
Jugosllav për Kosovën” 1988, (Naçertania
e Dytë), f. 2153 (dorëshkrim)
51.
SQIPTARËT NË LUFTË PËR SHTET KOMBËTAR
1912-1918, Prishtinë 2018, f. 328 (Botim “Faik
Konica)
52.
SHQIPTARËT DHE KOSOVA në rrjedhat
tragjike të historisë (1878-1999), Prishtinë 2019, f. 302( “Faik Konica”)
53. Murat XHAKJA 1818-1899-
(Krematoriumi ndaj shqiptarëve të Toplicës), Prishtinë, 2019, f.320 “Faik
Konica”
54.
Zona e Kosovës e okupuar nga Gjermanët 1941-1944, 1974, f. 380 (dorëshkrim.)
55.
Konfiskimi, eksproprimi dhe nacionalizimi i pronave në Kosovë, 1945-1948, f.970 (dorëshkrim)
56.Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, I-II-III, 1918-1941, f. 600 (dok.dorëshkrim)
57.
Procesi i Prizrenit 1956, I-II, 1956, f. 520; Rivlerësimi i Procesit
Prizrenit më 1967 f. 210.(dorëshkrim,
Rivlesimi juridik me shenjë tejet sekret 1967, së bashku me Vlesimin e
DEFORMIMEVE të UDB-s jugosllave në tërë vendin, dokument unikat tejet sekret,
vlerë shtetërore, të ruhet gjithëmonë.)
58.
Ushtria Çlrimtare e Kosovës, analizë filozofiko-historike, 1992-1999, f.510 (dorëshkrim)
59.Rreligjionet
në Jugosllavi dhe sektat e tyre, 1986, f.252,, dok. dhe analizë, dorëshkrim)
60.Lidhja
Kosovare 1954-1974, 1982. f. 180 ( i botuar si fejton në gazetë me referenca)
61.
Lufta e Dytë botërore, pse nuk u hap Fronti i Dytë në Ballkan, f.218
(dorshkrim, analizë filozofiko-politike)
62. Kundërthënjet e mia me politikanët jugosllavë: P. Joviqeviqin, S. V.
Tempon, S. Gjakoviqin dhe P. Brajeviqin, Mehmet Hoxhën…,1974- 1985, (f. 112,
dorëshkrim)
63.
Programi i Partisë Fashiste serbe “Zbor” për likuidimin e Hebrejëve 1939-1945,
Prishtinë, 2015, f.44 (i botuar në “Kosova Sot”)
64.
Dosja Qazim Komoni 1944-1946, f. 210, (dorëshkrim)
64.
Dosja Shaban Shala, Prishtinë, f. 211 , (dorëshkrim)
65.
Dosja Qazim Komoni dhe Fuat Dibra, nga dok. në AVIIB, (studim, dorëshkrim 1984)
66.Dokumente
për hsitorinë shqiptare,në DASIPB: vllimi I
1912-1918; vllimi II 1918-1929;
vllimi III 1929-1941
67.
Dokumente nga Arkivi Nacional i Vashingtonit 1942-1946, (vllimi
I, Vllimi II)
68.
Dokumnte mbi shpërnglujën e shqiptarëve në Turqi 1950-1964, vllimi I dhe vllimi
II,(Dokumnete të instutucioneve të Kosovës f. 1800)
69.
Dokumente të LKJ-ës për Kosovën 1945-1964,vëllime: I-II-III-IV-V-VI), dor.nga A. CK SKJ,Beograd,
hulumtuar më1984)
70.
Mardhëniet PKJ-PKSH 1941-1948, studim, f.218
71.
Dosja Halim Spahia etj. 1945, Dorëshkrim nga AVIIB, f. 320
72.
Dosja Bedri Pejani etj. Dorëshkrim nga
AVIIB, f.296
73.
Dosja Njazi Spahiu 1960 etj, dorëshkrim
nga AVIIB, f,503
74.
Senatorët e Shqipërisë deri më 1939,
nga AVIIB, f.218
75.
Dosja Kryengritja e Fierit 1935, Gjykimet, nga AVIIB, f. 215
76.
Një dorëshkrim për Shqipërinë 1868
në gjuhën lashtosllave, f. 71,
77.
Dokumnente gjermane për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1881 (dorëshkrim)
78.
Partitë politike shqiptare 1939-1945 që ishin në aleancë me okuopatorët (f.250,
studim )
79.
Recensione për monografitë antologjike të: Skender Rizës, Lidhja
shqiptare e Prizrenit, Nolel Malkolmit, Kosova , histori e shkurtë; Tahir
Abdyli, Hasan Prishtina; Liman Rushiti, Kujtime për L. Kaçake; Rexhep Qosja,
Çështja shqiptare…; Kristaq Prifti, Popullsia e Kosovës 18831-1912; Muhamet
Pirraku, Ymer Prizreni; Izber Hoti, Filozofi e historisë; Ethem Çeku, Komiteti
M. K. Kosovës; Zekeria Cana, Dimitrije Tucoviqi dhe socialdemokracia serbe;
Jusuf Osmani, Kolonizimi i Kosovës (dok); Jusuf Buxhovi, KOSOVA, Libri i I-II-III-IV-V, Houston-Prishtinë, 2015, Nehat
Krasniqi, Lufta osamne….., Sabit Syla, Dok. angleze etj.
80.Janë
edhe 58 vlllime dokumente të lidhura si skripta të hulumtura në Arkivat jashtë
ish Jugosllavisë
1974-1994
për historinë shqiptare, ballkanike dhe Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.
81.
Kë e akuzojnë plagët e RUGOVËS, botim më 2019, f. 230
82.Marije
SHLLAKU, Jetën Kosovës-gjakun Shqipërisë, Prishtinë 2019, f. 223
83.
Tani është në përgatitje publikimi dokumentar:
Është
botuar më 2019 nga “Faik Konica”
-Programi për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e shqiptarëve 1924-1940
(dokument serbsiht- shqip, u botaua për herë të parë)
b).
Plani për luftimin e shqiptarëve 1927-1940 në 132 faqe, botohet për herë të
parë)
c).
Programi për shfarosjen e Shqiptarëve në Jugosllavi 1932-1938, botohet për herë
të parë (aludon në dhjetë vjetirin e Marrëveshjes Lozanës për kembim të popullsië në mes
Greqisë dhe Turqisë, ku psoi ÇAMËRIA
d).
Programi për ndarjen e Shqipërisë më 1939
83.
Porogrami për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e Shqiptarëve, Prishtinë 2020.
84.Ptogramet
për luftimin e kaçakëve dhe shfarosjën e shqiptarëve 1924-1941, “Faik Konica”
Prishtinë 2019. F.212.
85.
Mizoritë serbe kundër shqiptarëve, Rugova, Plava, Gucia në germadha 1918-1921,
‘Klubi i Intelektualëve të Rugovës” , Prishtinë 2020, f. 212.
SI OFERTË
Këto
katër dokuemente do të botohen shqip dhe gjuhën burimore që janë shkruar në një
publikim. Botimi mund të jetë i Akademisë Shqiptaro-Ameriakne, nëse pranohem
ose nëse pranoni bashkpunim në këtë fushë.
Prof
dr Hakif Bajrami për punën në Shoqatën “HASAN PRISHTINA” 1996-2018 ka marrë
çmimin :NDERI I KOMBIT” dhe shumë mirënjohje tjera për veprimtari huamanitare
në Shoqatën “NËNA TETREZE”, si kryetar i saj në Lagjën Prishtinës, “DARDANIA” 1995-1997. Gjatë viteve
1995-1997 ishte këshilltar politik i Adem Demaçit, i cili ishte Kryetar i
Partuisë Parlamentare të Kosovës.Pas daljës publike të UÇK-ës shuhet Partaia
Parlamentare dhe antarësia e saj kalon në UÇK. Pas vitit 1997, e vijon punën KËSHLLTAR në Zyrën Politike të UÇK-ës
të kryesuar nga ADEM DEMAÇ më 1998/1999I.Pas çlirimit ishte antar dhe
nënkryetar i asiociacionit për mednim, fjalë dhe veprim të lirë “DARDANIA”, të cilën e drejtonte Adem Demaçi,
deri më 2008.
Prof
dr Hakif Bajrami pa ndërprerë hulumton nepër arkiva dokumnetacionin për
HISTORINË SHQIPTARE. Është koautor i Historisë Popullit Shqiptar Vllimi III,
Botimi Tiranë 2002, si dhe koautor i Historisë Kosovës, në Institutin e
Historisë Kosovës “Ali Hadri” në Prishtinë.
Hakif
Bajrami është koautor i Historisë Kosovës, ishte autor i shumë “zërave’ në
Enciklopedinë e Jugislalvisë, në Redaksinë e Kosovës që e drejtone ESAT MEKULI
dhe në vijim ENVER Gjergjeku,në FJALORIN ENCIKLOPEDIK TË SHQIPËRISË, FJALORIN
ENCIKLOPEDIK të KOSOVËS, me autor Akademik Flori Bruçi.
Prof
dr Hakif Bajrami është autor i 3012
shkrimeve nepër gazeta dhe revista ku boton për çdo javë analiza politike të
auktalitetit kosovar, ballkanik dhe më gjërë.Ka qenë antar i LKK nga viti 1974
e deri më 1989 kur përjashtohet nga LKJ për shkak të “veprimtarisë
nacionaliste”. Nuk i takon asnjë partie
politike. Ekskluzivisht mirret me punë hulumtuese
shekncore, nga shkenca e Historisë,
Filozofia e Historisë dhe Drejtësisë. Por nga viti 2020 është antar i Partisë Vetvendosja, si antar i thjesht.
Me respekt vëllazëror për AKADEMINË E SHKENCAVE
SHQIPTARO-AMERIKANE.
Prishtinë më 28
shtator 2019
86. Pas një pune 5
vjeçare Adademik Prof Dr Hakif Bajrami e boton studimin: Adem Demaçi DREJTUES I
ZYRËS POLITIKE TË UÇK-ës në Prishtinë 1998/1999, Prishtinë 2023, f. 712, botues
“ARTINI” Prishtinë; Finansues MECENA Milaim Abdullahu dhe firma e tij.
87.Gjenocidi serbian
ndaj shqiptarëve 1877-1999, Prishtinë 2023, boton “Faik Konica” Prishtinë në shqip dhe serbisht, si përgjigje
shkrimeve serbe ndaj shqiptarëve.
Prishtinë më 20
shkurt 2023
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami