2023-04-22

Çaste poetike më poetin satirik Faruk Tashollin ....

 Shkruan :Flori Bruqi,PHD




Faruk Tasholli lindi në Gadime të Rrafshit të Republikës së Dardanisë më 1958  
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Ferizaj. Fakultetin Filologjik, Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe e përfundoi në Prishtinë, ku ndoqi edhe studimet pasuniversitare. Krahas studimeve, që nga viti  1980  ishte gazetar dhe për disa vite me radhë redaktor i rubrikës së kulturës në gazetën e studentëve "Bota e re" të Prishtinës. 

Nga viti 1988 kaloi në Redaksinë e Programit Kulturor të Radio Prishtinës, ku punoi deri më 5 korrik 1990, ditën kur forcat policore serbe mbyllën Radiotelevizionin e Prishtinës në gjuhën shqipe.

 Pastaj bashkëpunoi me gazetat e përkohshme në Kosovë si, "Fjala", "Zëri" e "Kosovarja", kurse më 1994 emigroi në Gjermani.

 Prej atje vazhdoi bashkëpunimin me Programin satelitor të Radiotelevizionit Shqiptar në Tiranë, pastaj u angazhua në organet e shtypit shqiptar në emigracion si "Ora", "Bota sot" dhe "Fakti", duke vazhduar të punojë një kohë edhe në Radion shtetërore gjermane "Deutsche Welle", programi në gjuhën shqipe në Këln.


 Deri tash ka botuar librat e poezisë për fëmijë 

1."Mos u rrit pa mua" (1978), Ferizaj, 
2."Rosat mësojnë patinazh" (1990) si dhe për të rritur 
3."Drita të largëta" (1984) dhe 
4"Tjerr fusharaku" (1988) në Ndërmarrjen Botuese "Rilindja", Prishtinë.Etj.
 Gjithashtu, ka shkruar vargjet për qindra këngë, shumica e të cilave janë bërë hite në njëzet vitet e fundit. 

Aktualisht jeton në Ahen të Gjermanisë.



LETËR SHKRIMTARËVE SERBË

Tregojuni fëmijëve se na keni vra
Na keni therrë me bajoneta
Të lidhur për trungje pemësh
fyt na keni pre
Tregojuni fëmijëve tuaj tregojuni
Mos ngurroni
Se ngurrimi është qyqarllëk
Tregojuni fëmijëve se çdo mbrëmje
Keni dalë të dehur në Francuska 7
Me xhepat e mbushur plot metafora
Dhe keni thirrë zëshëm
Vdekje shqiptarëve
Tregojuni fëmijëve se keni vrarë tinëz
Edhe fëmijët tuaj shpirtvirgjër
Për ta përligjur faqe botës
Vrasjen e fëmijëve tanë në masë
Si nacistët në Kragujevc
Tregojuni fëmijëve se keni nisur ushtarë
Policë dhe banda vrastare
Për ta shpikur edhe një fitore
Në Betejën e Humbur të Kosovës
Tregojuni fëmijëve sa na i keni dhunuar gratë
Dhe me gratë e dhunuara fëmijëve tuaj
U keni bërë vëllezër apatridë
Ata vëllezër që nuk do t'i takojnë kurrë
Tregojuni fëmijëve se na i keni vjedhur kufomat
Ku gjuha e ujit na e tregoi varrin
Derisa ju
Rivierës së Danubit kërkonit frymëzim të ri
Ngrituni tregojuni fëmijëve me zë
Se pas çdo fundi të zi
Njerëzorja kërkon lapidarin e vet
Kështjellë dritë


YLL YMER ELSHANI
Sa herë vjen pranvera
Me lule e zogj prilli,
Për Ymer Elshanin
A ndrin diku ylli?
A ndrin diku ylli
Apo krejt është shuar,
Mbi qiell të Kosovës
Drenisë së përvëluar?!
Drenisë së përvëluar
Kur resh bukuri,
Oh, Ymer Elshani
Si ta shoh pa ty?
Si ta shoh pa ty
Herët luleborën,
Kur ushtria serbe
Keq ta thau dorën.
Keq ta thau dorën
Të shitoi me plumb
Dhe ta vuri zjarrin
Gjersa t’bëri shkrumb-
Gjersa t’bëri shkrumb
Me bij të Drenisë,
Që në sy ma kishin
Flakën e lirisë.
Flakën e lirisë
Në çdo varg vjershe,
Sa bukur e zbrisje
Si një kurorë bjeshke.
Si një kurorë bjeshke
Lart në qiellin tonë,
Yll Ymer Elshani –
Do ndrijë përgjithmonë.

(Satirë në kohë zgjedhjesh)

 N’ballë të shtetit tonë kemi veç Teuta!!!

O ju të dashtuna, o ju të bukura

O ju pun‘tore , o ju krahflutura;

Kam pak të fala nga fundi i botës,

Për ju trimnesha, gra të Kosovës!

Hajde po e zamë se unë nuk jam burrë

Po ngomëni nji herë se s’më nguet kurrë!

Ju që mund ta sillni gjithë botën me dorë

Pse s’e ktheni mbarë veç atë trohë Kosovë?!

Juve që rrallë burrat iu marrin me t‘mirë

Mos u mashtroni votat me ju shkue lirë,

Ju që shpresat varni drejt në parlament

A s’u ngitë me burra tash e njiqind vjet?!

Sot ndyshuen kohët bota ka t`paprituna

Ç‘ na u mbush Kosova plot me gra të dituna!

Te kutitë e votimit në zgjedhje kur t‘ shkoni

Vetëm gjininë tuej, ju lus ta votoni!

Le ta merr vesh bota dhe burrat e përjargt‘

Se vetëm gratë Kosovës ia çojnë zanin larg;

Ato që Beogradit ia prishën keq projektin

Kur s’kishin armë tjetër, pos natalitetin!

Dilni gra Kosove, dilni gra kreshnike,

Bani qeverinë si jeni vetë besnike,

Hiqni prej hajnisë burrat në ketë shtet,

Se s‘ua vjedhin nanat bukën f’mijëve t‘vet!

O ju gra Kosove ma t’bukurat në botë,

Niseni nji herë luftën me atë armën “votë”,

Do t’i shihni burrat tek çojnë kry‘ si huta:

N’ballë të shtetit tonë kemi veç Teuta!!!


G Ë R N A Ç I


Çon mërgata fjalë : „U k‘naqa!“

Kur Gërnaçi na thotë gërnaça,

As ma nin kjo birë e veshit

Kush më therrë me bothë të vekshit!

Ti bre djalë uratën paç

Ku ma gjete fjalën „gërnaç“?

Gaz i ditës me andrra t’natës

Kur u lidhe n‘copë të knatës!

Nga ç‘muze nxore këtë fjalë

A në librat me shumë palë,

Me ia varë n’qafë diasporës

Pse i kthehet prapë Kosovës?!

Por kjo punë s’lihet me kaq

Kush ma shumë asht gërnaç,

Për nji fjalë gjithë kjo poterë

Nuk durojmë ma kopil n’derë!

Po të fola pak ma ndrysh

Hajt ta ndajmë gërnaçin n’dysh,

Mat me gisht e k’qyr me sy

Sa m’bie mue e sa t’bie ty!

Se kur vijnë, si thu‘, gërnaçat

S’kanë mbi kry çallmat, shajkaqat,

As Kosovën me gjithë pakica

Nuk ta ndajnë kurrë me sakica!

Se kush mbet gërnaç me fund

Plasi sherri në katund,

Unë nuk shaj veç më shkojnë sytë Kujt i mbet gërnaçi n’fyt




NJË KUVENDIM ME SALIH ÇEKAJN
Më thotë zemra të bëj vjershë
Ngrehinë vargjesh që ngjajnë si ti,
Si të kthehem në atë vjeshtë
Kur të njoha ty Salih?!
Si të kthehem i mërzitur
Përmes gjethesh rënë për toke,
Ku ta dija se jam ngjitur
Krah njeriut, prijës epoke.
Ti nuk dole nga legjenda
Si thonë këngët popullore;
Ti lirinë e kishe brenda –
Si flamur një ditë e nxore.
Ty flamuri po të çonte
Për ta shkulë atë gur të rëndë,
Zemra e kombit ku kullonte –
Njëqind vjet me qindra gjëmë.
Më thotë zemra të bëj vjershë
Ta zbus mallin e zhuritur,
Mbi kujtime më del kreshtë-
Salih Çekaj ballëndritur.
Sa më larg po mbetet lufta
Sa ka vjersha më bukuri?!
Unë tash vjeshtës thellë u futa
Ti n'pranverë mbete i ri.

DY LIFQERË NË DY SY MALLI
(Ne kujtim te heroit kombëtar, Agim Ramadanint)
Rashë kah deti i Ajkunës
Flokë mëndafshi syrit tim,
Dy lifqerë si rrjedhë e Bunës
Zhaurijnë për ty Agim.
Dy lifqerë dy sy t'Ajkunës
Zbrazin detin e kriposur,
Në rrëmetin e furtunës
Ku liria ish prangosur.
Kërkojnë malet një kreshnik
Të vijë këngëvë përsëri,
Brymë pranvere me djeg vrik
Pa e ditë se ai je ti!
Kush e hapi atë portë shkëmbi
Me rrapllime e me rrëmbim,
T'hyjë liria këtij vendi
Po kush tjetër, ti Agim?!
Dy lifqerë nga dy sy malli
Vrushkuj drite ag më ag,
Çka të priti çka të ndali
Asaj porte te ai prag?
Dy lifqerë dy sy legjende
Nxjerr Ajkuna me gjëmim,
Herë si këngë e hërë si dhembje
Ku prek qiellin ti Agim!



KRONIKË PARLAMENTI
(Raport humoristiko-satirik)
Sa erdh Ramazani, ky muej rahmeti
Thash, tash ma shqiptarët, merren vesh mes veti,
Nuk nxjerrin fjalë t'liga as teh të sakicës
Në këtë muej t`paqes muej t'sakrificës?!
Por keq u mashtrova s'di si krisi nami
Kur as nga minaret nuk u ndi ezani!
Çka e zu Kosovën që n'ditën e parë,
Plasi gjurulldia keq ndër kuvendarë!
S'ka ma n'Parlament kush mund e mban rendin
Dikush mprehu shpatën e dikush atë Sendin,
S'di a plasi gazi a shpërthyen lotët
Ru'ni tradh'tarë nanat po vijnë patriotët!
Gja nuk mora vesh s'di çka ish kjo lojë
Kush çon kry skyfteri kush krah si shqiponjë,
U prish krejt avdesi me mendime t'ngurta
Na mbet Parlamenti te qershitë e pshurrta.
Çka tha Amerika çka tha Ahtisari
Çonu burra t'ikim, na zuni iftari!
Kur u shtrue sofra që n'lugën e parë
S'di se ku ranë shpatat n'Parlament Komb'tar.
Hajt, kot nxehen trimat ak'llin me ba prush
Shpatën e Ballkanit e mban tjetërkush!
Xërr nga Uashingtoni telefoni krisi
Ku me marr unë vesh luftën kush e nisi?!
Ist möglicherweise ein Bild von 4 Personen

BABALLARËT E KOMBIT
Sa shumë në jetë hoqën të gjorët shqiptarë
Me një komb të vetëm me shumë baballarë,
Udhëton me mund kombi nëpër histori
Shkon një babë i vjetër vjen një babë i ri!
Turr Haxhi Qamilat e përmbysin shkabën
Me sy kah Stambolli, me thirrje „Dum Babën“!
Por baba Dovleti mezi i zbutë varrët -
Ku ia ndin të shkretit në ç'hall janë shqiptarët?!
Zihen e përzihen bandat Shqipërisë
Kërkojnë baballarët, ku janë katandisë?!
Por Zoti i madh ka mëshirë për shqiptarë
Kur s'kërkojnë diç tjetër – iu çon baballarë!
S'marrin vesh shqiptarët që ka tjetër botë
Vrap me baballarët për Pekin e Moskë!
Në çdo stinë të motit dy-tre baballarë,
E sërish ankesat: Jemi komb i ndarë!
Kur ngihen të huaj që s'iu zgjasin dorë
Hajde të kërkojmë baballarë vendorë
Baballarë me mjekrra baballarë të rruar,
Baballarët t'lirë – kombi i robëruar!
Në kokërr të shpinës me ndeja nën pjergull
Shqiptarët t'brengosur si gusat në mjegull!
Një mendim rrufe, seç i nxjerr nga brengat:
T'i lëmë baballarët – t'kthehemi kah legjendat!

(Kjo poezi është huazuar nga libri me poezi satirike i Faruk Tashollit, "Akademia e zuzarëve",Prishtinë, 2022)
Ist möglicherweise ein Bild von 2 Personen, Personen, die stehen, Pferd und außen

BURRAT E ÇAJUPIT
(Satirë)
Moj e mjera grua,
Ç’e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!.
A. Z. Çajupi
Burrat e Çajupit mirë i ranë në fije
Janë po të njëjtit veç ndërruan hije,
Ca në qeveri të tjetë n'parlament
Nëpër ministri e ku nuk zunë vend?!
Statusin gjinor seç e mbajnë aq lart
Kurrësesi me gra të jenë t'barabartë,
Kur tash si dikur ato më nuk struken
Në foltore burrat, dalin sarrakuqen!
Kot një shekull koha vrapoi me nxitim
Burrat mbetën burra si në“Fshatin tim“!
Prit mos po urtohen n'kohë të re më tepër
Nën veshje moderne - si dikur të egër.
Ndër krahinat tona nga ora në orë
Burrat e mllefosur veç mbi gra çojnë dorë,
Zbuti shteti ligjet të gëzojnë këta breza
Burrat lart u ngjitën n'kronikat e zeza.
Burrat e Çajupit kanë liri të plotë
Pirunin në dorë shoqëruar me gotë,
Rreth pjatës me meze kultivojnë intriga
Për gratë trimëresha vetëm fjalë të liga!
Burrat me Sherjat,me ligje e Kuràn
Tek u tregojnë grave vendin ku e kanë,
N'teatër t'Çajupit luajnë rol t'sundu`sit
Pa e parë dot veten se ranë n'fund të pusit!

V J E R S H Ë T O R Ë T
( Parodi alla Lasgushiane)
Ç'u mbush mali me dëborë
Ç'u mbush fshati vjershëtorë,
Vjershëtorë e vjershëtore
Ç'i bëjnë vetes përmendore!
Se ç'u mbush e tërë Prishtina
Me shtypshkronja plot makina,
N'këtë qytet pa asnjë lumë
Veç poetë ka shumë e shumë.
Kush të lirë kush varg të lidhur
Sa shumë gjuhën e kanë zgjidhur,
Rimat n'breg ritmet në rrafsh
Dashuritë këndojnë me afsh,
Ta merr mendja se të parët
Krye botës janë shqiptarët,
Kampionë për poezi
Tre poetë në çdo shtëpi!
Hap më hap ndesh vjershëtorë
Kryelartë, librat në dorë.
Gotë pas gote i pllakos nata
Nëpër „lidhje“ ndër „shoqata“.
S`dihet më kush është i pari,
Rilindasit flasin nga varri:
„Pushkë e penë i kishim ne
Po ju ç'bëtë diçka të re?!“
Ç'dushkoi mali në pranverë
Ç'u mbush fusha me poterë!
Ç'ka ky popull ku ka hy
Vjershëtorë nuk sheh me sy!
Ist möglicherweise ein Bild von Buch und Text „dreamstime“



V J E R S H Ë T O R Ë T
( Parodi alla Lasgushiane)
Ç'u mbush mali me dëborë
Ç'u mbush fshati vjershëtorë,
Vjershëtorë e vjershëtore
Ç'i bëjnë vetes përmendore!
Se ç'u mbush e tërë Prishtina
Me shtypshkronja plot makina,
N'këtë qytet pa asnjë lumë
Veç poetë ka shumë e shumë.
Kush të lirë kush varg të lidhur
Sa shumë gjuhën e kanë zgjidhur,
Rimat n'breg ritmet në rrafsh
Dashuritë këndojnë me afsh,
Ta merr mendja se të parët
Krye botës janë shqiptarët,
Kampionë për poezi
Tre poetë në çdo shtëpi!
Hap më hap ndesh vjershëtorë
Kryelartë, librat në dorë.
Gotë pas gote i pllakos nata
Nëpër „lidhje“ ndër „shoqata“.
S`dihet më kush është i pari,
Rilindasit flasin nga varri:
„Pushkë e penë i kishim ne
Po ju ç'bëtë diçka të re?!“
Ç'dushkoi mali në pranverë
Ç'u mbush fusha me poterë!
Ç'ka ky popull ku ka hy
Vjershëtorë nuk sheh me sy!
Ist möglicherweise ein Bild von Buch und Text „dreamstime“



KUR KA RA UNMIKU N'KOSOVË
(Sipas propozimit të Presidentit)

Kur ka ra Unmiku n’Kosovë.
Si Natën e Madhe kur çelet havaja
Erdhën me nji udhë belaja e sevdaja.
U trazuen keq qytete, katunde
Dhe bjeshkët me malësorë,
Tash ma gratë e tona si dikur
S’mund t’i mbajmë në dorë.
Shumë u gëzuen Pejë e Gjakovë
Po edhe Prishtina e Llapi me Rugovë,
Nisën krejt katundit me ia kthye shpinën
Veç Llap e Drenicë m’e ba krejt Prishtinën.
U lag krejt Prizreni n’livantë
Na u ndi potera në Has e Therandë,
Dolën Hanëminxhet me hez në dritare
E na i rrapllu'n defat me qampare.
Kur na ra Unmiku n’ Kosovë
Edhe në Gjilan krisi si n’Gjakovë,
U zgidhën shumë rrypa u këputën uçkurë
Nisi kudo toka t’na mbushet me dhandurë.
Ma nuk pyeti kush për komb as për fè
As a do të dalë vjehrra plakë apo e re,
As kah i ka dhandrri dajë e kumbarë
A ka ditë naj herë se këtu ka shqiptarë?
Kur ka ra Unmiku n’ Kosovë
U përzien kambë u ngjitëm kry’ më krye,
Që nga Amerika, Afrikë e Azi
Në ballë të oxhakut kemi miq shtëpie.
ArAH, KJO MITROVICA

li Ganijaj and 2

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...