2023-04-28

 Interneti ka  ndikim në jetën  shoqërore  qoftë   në aspektin pozitiv, ashtu edhe në atë negativ.


Në varësi prej qëllimeve e interesave, në internet hidhen programe dhe informacione, ku distanca në mes ideve-mendimeve dhe divergjencave po zvogëlohet dita ditёs dhe interneti po bёhet njё treg media me plot pseudovlera. 

Koha jonё po jep shembuj se si mjetet e kulturёs masive mund tё shёrbejnë pёr tё krijuar idhuj tё rrejshëm, me qёllim qё tё krijohen monopolet e pushteteve politike, kulturore dhe ekonomike.

 Nёse vёshtrojmё me kujdes realitetin e shoqёrisё, nё relacion me internetin, do tё gjejmё efekte negative nё pjesën mё tё madhe tё shoqёrisё, sidomos nё ato pjesё tё shoqёrisё qё nuk dinë si ta shfrytёzojё në mënyrë konstruktive.

 Pra, keqpërdorin mundёsitë e mёdha qё ofron interneti.

 Interneti ёshtё shpikja mё e madhe e shekullit XX, ku pjekuria e mendjes njerёzore ёshtё e lartё, mirёpo kjo nuk e mohon faktin qё ai tё jetё mjeti medial mё i dёmshёm nё kёtё shekull. 

Zhvillimi i teknologjisё, dhe pёrdorimi i saj joadekuat, tregon pёr rritjen e anёs negative dhe daljes jashtё kontrollit tё gjёrave nё shoqёrinё moderne.

Kompjuteri dhe interneti në shtёpitё tona futen me pretekstin shumё tё çiltёr, pёr tё qenё të dobishёm, që tё ngrihet shkalla e arsimit tё gjeneratave me qёllimin e lartpёrmendur.

“Njerёzit janё ajo çfarё shohin”.

(1) Me kёtё konstatim e fillon veprën e tij, me tё njёjtin titull, filozofi italian Stefan Zecchi.

 Nё qendёr tё studimit tё tij ai vendos ndikimin nё rritje tё mjeteve tё komunikimit masiv, nё zhvillimin dhe modelimin e sjelljeve shoqёrore. 

Domosdo fokusi përqendrohet në risitë që sjell ky ndikim, e sidomos në pasojat negative që reflektohen në shoqëri, për shkak të këtij ndikimi. Studimi në fjalë, me një këndvështrim filozofik, është përpjekja e radhës për të nxjerrë në pah dhe për të vlerësuar një fenomen, përmasat dhe pushteti i të cilit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet ndërpersonale, bashkëkohore e më tej. 

Kjo për faktin se pakufishmëria e materialeve qё mund tё gjurmohen nё internet dhe koha e gjatё e kaluar duke i shfrytёzuar ato, shkakton efekte tё ndryshme te njeriu, duke filluar nga “etja” e paparё pёr tё hulumtuar nёpёr rrjet dhe çrregullimet e ndryshme nё jetёn sociale, e deri nё raste ekstreme, vdekje shkaktuar nga qёndrimi tepёr i gjatё para kompjuterit.

 Kёto efekte reflektohen nё mënyra tё ndryshme nё bashkëveprim social tё individёve. 

Pёrdorues tё interneti ka nga të gjitha grupet sociale, por ata qё ndikohen mё shumё nga ai, janë grupmoshat e reja pёr arsye se personaliteti i tyre ёshtё ende i paformuar plotësisht, prandaj ata janë shumё mё të prirur pёr t’iu ekspozuar ndikimeve tё ndryshme. 

Megjithёse mendohet se ndikimi i internetit tek tё rinjtë ёshtё kryesisht pozitiv, studiues tё ndryshёm flasin tё kundërtën. 

Ja se ç’shkruan njё mjek i njohur psikiatër, nё ShBA - Eugenio Borgna:

 ”Kam njё ndjenjё shumё tё çuditshme, më duket sikur jam jashtё botёs, kur nuk arrij tё ndez faqet e mia tё zakonshme, tё hap adresat e mia nё postёn elektronike. Ndihem i rrethuar nga vetmia, larg miqve tё mi me tё cilёt kam kontakte on line, jashtё çdo mundёsie pёr t’u shkruar atyre”.

(2)Kjo ёshtё deshmia e njё pacienti të mjekut nё fjalë, i cili mblodhi dëshmi tё tilla për librin “Arkipelogu i emocioneve”, ku, në mes të tjerash, thekson se epoka e kompjuterit shёnon rrezik fatal, tё radikalizmit tё vetmisë dhe tё dëmtimit tё marrёdhёnieve psikologjike dhe njerёzore nga përmbajtja emocionale, aq shumё domethёnëse . Interneti provokon sidromin e vetmisë on line, njё patologji e njohur dhe e studiuar, sipas sё cilёs mёsohemi qё tё marrim kёnaqёsinë jo nga kontakti njerёzor me miqtë dhe tё afёrmit, po nga njё ekran.

(3)Vështruar nga aspekti historiko-shkencor, zbulimet e shkencëtarëve nё fushёn e zhvillimit teknologjik, kanё sjellё tё mira tё panumёrta për njerёzimin dhe, nёse pёrdoren si duhet, ato do tё shёrbejnё pёr mirёqenie të njeriut. 

Mirёpo, realiteti dёshmon se kёto njohuri dhe arritje shkencore shpeshherё janё pёrdorur nё mёnyra johumane, prandaj ne sot nё botё kemi “rrezikshmëri tё jetёs”, pёr shkak tё zhvillimit teknologjik. 

Pёr shembull, armёt nukleare ose, thёnё thjesht, ndotja e ambientit ёshtё një nga pasojat e zhvillimit teknologjik. 

Shikuar nga ky kёndvështrim, bota negative e internetit ka sjellë pasoja dhe efekte negative nё shoqëri, dhe kёto efekte negative shfaqen në shqyrtimin e temave kapitale, siç janë:
 Varёsia ndaj Internetit, Kriminaliteti nё Internet, Dhuna, Pornografia nё Internet etj..

Nё kёto tema pasqyrohen dёmet e internetit, që, fatkeqësisht, shpesh janё inspirim për shumë krime dhe sjellje asociale, duke u shfaqur ”ndjenja e imitimit” tё materialeve qё gjenden tashmё “pa doganë” nё internet. 

Se ku ka arritur efekti negativ i internetit, do tё pёrmend njё shembull: 

Më 28 gusht 2003, dy tё rinj pranuan se kishin vrarё njё burrё dhe njё grua tё frymëzuar nga loja “Grand Theft Auto”, e cila është e njohur, pёr skena të dhunshme, dhe shembuj tё ngjashëm sot kemi mjaft.

(4)Gjithashtu, mund tё themi se ajo çfarё shihet nё mas-media (nё kёtё rast nё internet) reflektohet nё realitetin e pёrditshёm, i cili gjithashtu pasqyrohet çdo ditё nё media. 

Ky rreth vicioz ka njё kryefjalё: ”Njeriu ёshtё çfarё sheh”.

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...