Si t` i kujtojmë plagët tona dhe kush po na “imponon” që t` i plasojmë në frigorifer, është pyetje e pyetjeve sot. E vërteta, tërë një popull më 1999 ishte kthyer në kamp përqëndrimi, prandaj BLLACA ishte vetëm një pjesë e atij kampi që quhet Kosovë.
1.Programet fashiste serbiane që prodhuan mizori shekullore
Tragjedia shqiptare e përjetuar në Bllacë më 1999, është
plagë që sot mendon, flet dhe akuzon Serbinë fashiste e stërmbushur me krimnel të pandëshkuar.
Serbia princore, mbretërore dhe republikane -federale, me kohë i kishte të
gjitha programet për ta shpronsuar, shpërngulur dhe shfarosur popullin shqiptar, në mënyrë që të dali në pjesën Jugore
të Adriatkut. Këtë politikë ekspanzioniste më së miri e vizatojnë progarmet që e nxitën tragjedinë
shqiptare:
1.Vuk Stefanoviq Karaxhiq, Serbët të gjithë dhe gjithëkund (Srbi
svi i svuda) 1836;
2.Ilija Garashanin, Naçertania
1844;
3,P. M. Nenadoviq, Depërtimi në det (Prodor na more) 1881;
4. Millutin Grashanin, Zgjërimimi ndikimit Serbisë në
Maqedoni dhe Kosovë (Proshirenje uticaja Serbije u Makedoniju I na Kosovu) 1885;
5. Nikolla Stanojeviq, Deri në shfarosje të juej ose tonen (Do
istrage vase ili nase) 1902;
6. Nikola Pasiq,Çka do Serbia ( Sta hoçe Srbija) 1910;
7.Vladan Djordje viq, Udhëzim për punë me Shqiptarë (Uput
rad sa Aranutima) 1910;
8. Kushtetuta e Organizatës ( Ustav organizacije “Ujedinjenje
ili smrt”) 1911;
9. Rregullorja e Organizatës (Pravilnik organizacije
“Ujedinjenje ili smrt”) 1911;
10. Jovan Cvijiq,Çështja e Shqipërisë Veriore ( Pitanje
Severne Albanije);
11.Zgjërimi
territorial I Serbisë (Teritorialno sirenje Srbije) 1913 I 1919;
12. Stojan Protiq (Ballkanikus),Problemi Shqiptar (Arbanski problem) 1920;
13. Vasa Çubriloviq,Shpërngulja e Shqiptarëve ( Iseljavanje
Aranuta) 1937;
14.Konventa për
shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi (Konvencija
za iseljavanje Aranbuta u Tursku) 1938;
15.Ivo Andriq,Ndarja
e Shqipërisë ( Podela Albanie) 1939;
16. Stevan Moleviq,Serbia homogjene (Homogena Srbija) 1941;
17. Drazha Mihajloviq, Shfarosja e muslimanëve (Likvidacija muslimana) 1942;
18. Vasa Çubriloviq,Pakicat
në Jugosllavi (Manjine u Jugosllaviji) 1944;
19, J. B. Tito-F. Kyprili, Marrëveshja xhentelmene (Xhetelmen
dogovor) 1953;
20. Draza Markoviq , Libri
I Klatërt (Plava kniga) 1976;
21. Paltforma
politike për Kosovë (Politiçka Paltforma za Kosovo) 1981;
22.Memorandumi I
Akademisë Serbiane (Memorandum SANU) 1986;
23,Programi Jugosllav për Kosovën ( Jugoslovenski Program
mera I aktivnosti za zaustavljanje iseljavanja Srba I Crnogoraca sa Kosova I
povratak onih koji su ga napustili, dolazak svih kjoi zele da zive I rade na
Kosovu) 1988 (ky dok. Ishte
Naçertania e dytë serbiane me ndihmën e tërë Jugosllavisë që po fashizihej-hb);
24.Kolonizmi I katërt I Kosovës ( Çetverta kolonizaia Kosova)
1988-1994;
25. S. Milloseviq,Koridoret shfarosëse “PATKOI” (Koridori
istrebljenja) 1995/6. Këto programe në shkallëm me mekstreme
fashiste, do të shpërthejnë si qelbi I ithatit në fund të shekullit XX, për ta
shfarosur popullin shqiptar në Kosovë dhe për ta siellë në radhë Shqipërinë.
Këto programe kanë synim ekstrem daljen e Serbisë në Detin Adriatik, përmes
tokave shqiptare.
Në bazë të këtyre progarmeve kush ka sot të drejtë sërish të
TREGTOJË me kufijtë e Kosovës, më së
pakut që të thuhet dihet se nuk e njeh historinë tragjike të këtij populli të
përgjakur nga grigjat e kriminelëve Serbian, të çdo lloji. Këto progarme
tregojnë sa e vështirë ishte e kaluara, por që e japin një mesazh, se si nuk
duhet të punohet. Japin mesazh se kur sllavët, sidmos Malazezët, Sllovenët,
Kroatët, Maqedonët, nuk munden të jetojnë me serbët, atëherë si të jetojnë në
një shtet Shqiptarët.
Serbia do të pranohet si shtet në Kongresin e Berlit më
1878. Nga kjo kohë politika, ushtria dhe kisha serbiane nuk do të ndalen së
punuari për ta realizuar projektin e Naçertanisë 1844 (Serbisë së Madhe e cila duhej të ishte
një fotokopje e Pernadrisë mesjetare të Dushanit, i cli më 1346 u promovua si
“Car Srba, Arbanasa I Bugra”, pra edhe atëherë nuk ka qenë “carevinë” e pastër. E çka provoi S.
Millosheviqi, të krijoi nga shqiptarët deri më 28 VI 1999, përpos ta shndërrojë
një popull në kufoma. Këtë fakt duhet ta mësojë populli serbian sot, për të
startuar një ditë në fqinjësi të mire me shqiptar, pse jo. Nga viti 1836, Kisha
serbiane do të hulumtojë për ta promovuar në çdo etapë një ‘Car Dushan’, por që
do të ishte vetëm I serbianëve, duke I luftuar shqiptarët në rend të pare dhe
pastaj, malazezët, kroatët, boshnjakët, maqedonët, dhe të fillojë pastaj me bullgarët
në fund. Dhe, me që shqiptarët, sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX, nuk kishin
asnjë patron nga Fuqitë evropiane, militarizmi Serbian do të kujdeset që
Shqiptarët t` i shfarosë për një herë (si veproi në Sanxhakun e Nishit
më 1877 e I trimëruar nga vendimet e Kongresit Berlinit-1878), dhe nepër etpa si do të veprojë nga viti 1913 e
deri më 1999, duke e rritur “tirazhin” e krimeve, pa kursyer asgjë.
Shpernguljet nepër etapa: Më 1877/78 Serbia I largoi nga
viset e veta etnike 350 000 shqiptarë; Serbia dhe Mali I Zi më 1912-1914 I
deportuan në Anadoll mbi 500 000 shqiptarë, Boshnjak dhe Turq të deklaruar;
Mbretëria SKS 1918 1929 (mbretria Jugosllave 1929-1941) I deprotoi në Anadolli
255 384 shqiptar etnik; Serbia federale (jugosllavia fedrale) në Anadolli
1950-1966 I depërtoi 415 000 shqiptarë,
boshnjak dhe turq të deklaruar ; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut) 1992-1999 I deportoi
nga viset e veta etnike mbi 1 000 000 shqiptarë në të gjitha viset e botës. Ky
deportim është realizuar nepër tri vija largimi me dhunë:1. Pyka nga Mali I Zi;2.
Pyka nga Shqipëria (prmes Kuksit dhe Tropojës) dhe 3, Pyka përmes Grykës
Kaçanikut (Bllacës) për Maqedoni, që shënon kulmin e të gjitha tragjedive
njerozre në Ballkan, nepër të cilin kanë kaluan 440 000 shqiptarë. Këtë
tragjedi nuk do të ket laps që do të mundet për ta përshkruar në detale kurrë,
sepse tmerri aty ishte më I eger se ferri, më i përgjakshëm se Matahuzeni, dhe
çdo kamp Serbian që kishte provuar ngjajshëm kunder shqiptarëve ( lexo kampe
Mbretpria SKS themloi kundër shqiptarëve
më 1919 -1923 në: Nish, Leskovc dhe Nikshiq).
Mizoritë nepër etapa i kanë drejtuar:1. Millan Obrenoviq më
1878; 2.Mekëmbsi Aleksander Karagjorhjeviq,3. Nikolla Pashiq,4. Kosta Peçanac,5.
Punisha Raçiq, 6.Mihajlo Cerviq, 7.Toma Popoviq, 8.Millan Stojadinoviq më 1919-1941), 9.A Rankoviq 1950-1966,10. S.
Millosheviq 1989-1999.
Në fund të shek. XX-të, Lufta e drejtë e UÇK-ës ishte për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar, për ta çliruar vendin, për ta mbrojtur popullin dhe për ta krijuar shtetin e Kosovës. Lufta Serbian ishte për ta mbrojtur shtetin fashist, për ta shfarosur popullin shqiptar duke masjaruar civilë, duke bartur kufoma deri në Beograd për të humbur gjurmë, duke dhunaur femara, duke kriminalizuar kufirin shqiptaro shqiptar, krejtë me qellimin final, për ta hudhur shqiptarizmin deri më 28 VI 1999, në detin Adriatik.
2.Bllaca ’99 ‘ Mathauzeni’ i mizorive Serbe ndaj shqiptarëve
Gjenocidi që e kishte planifikuar Serbia dhe pushteti I saj
në fund të shekullit XX e kishin bazën ideore, teoriek dhe praktike në një varg
progarmesh të cilat do të përpilohen në etapa të ndryshme, por në kontinutet,
që gjithëmonë të shfaroset I tërë kombi shqiptar. Lidhur me këtë Vlladan
Gjotgjeviq në Librin “Aranutët dhe Fuqitë e Mëdha”, botuar frengjisht, serbisht
dhe gjermanisht do të shkruaj I bazuar në një varg progarmesh para tij se
shqiptarët: “nuk janë njerëz, ata kanë bisht dhe jetojnë nepër shpella”. Këtij
atentati politik mjerisht një pjesë jo e vogel e shteteve evropiane I besoi më
1913, me faktin se “Aranutët” ( janë persona nuk largohen nga lufta) prandaj
duhet shfarosur sikurse Petandorinë Osamne nga tërë Ballkani. Ja faktet: Shpernguljet
e shqiptarëve nepër etapa: Më 1877/78 Serbia I largoi nga viset e veta etnike
350 000 shqiptarë; Serbia dhe Mali I Zi më 1912-1914 I deportuan në Anadoll mbi
500 000 shqiptarë, Boshnjak dhe Turq të deklaruar; Mbretëria SKS 1918 1929
(mbretria Jugosllave 1929-1941) I deprotoi në Anadolli 255 384 shqiptarë etnik;
Serbia federale (jugosllavia fedrerale)
në Anadolli 1950-1966 I deprotoi me dhunë 415 000 shqiptarë, boshnjakë
dhe turq të deklaruar nga vitet 1949-9153; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut)
1992-1999 I deortoi nga viset e veta etnike mbi 1 000 000 shqiptarë në të gjitha viset e botës, më shumë se në çdo
pushtet parafshist dhe fashist. Këtu duhet kërkuar palnin për GJENOCID të
Serbisë për dekadën 23 mars 1989- 28 VI 1999.
Dhe mu për shkakun se gjenocidi ka vazhduar për dy shekuj, shqiptarët nuk duhet ta pushojnë frigën se Serbia e Vuçiq-Daçiqit sot (2017….) nuk do ta përseritë krimin po pati kushte dhe iu krijuan rrethnat politike .
3.Si u krijua Kampi i Bllacës më 1999
Largimi I shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni do të ndodhë për faktin se gati 40% e populsisë në Republikën fqinje ishte shqiptare. Pjesa dermuese nga numri prej 440 000 frymësh do të largohen me trenin e tmerrit që nisej nga Fushë Kosova për çdo ditë, drejtë Kaçanikut dhe Elez Hanit. Treni nuk hynte në Maqedoni por ndalej nja 500 metra large kufirit. Aty refugjatët kalonin nepër një kontroll vetëm me leternjohtim për të kaluar pstaj në Doganën Maqedone ku kontrolli ishte vetëm rutinor. Pas largimit nga Dogana, në afersi pritnin nga 20-30 autobus, të cilët mbusheshin me refugjatë. Kjo popullsi drejtohej në dy kampe pastaj. Në Kampin e pare, në Stanokvec dhe në Kampin e dytë në Çegrean vëndosjen e caktonte policia dhe Kryqi I Kuq. Një pjesë e refugjatëve që kishte farefis ose të njohur, ata dilnin dhe I pritnin në kufi me vetura të tyre. Pas “rahatimit” të refugjatëve, kudo që vendoseshin, duhej nënshtruar një administrimi: fotografimi falas për ta fituar një leje qendrimi për deri në 12 qershor 1999. Thue se dihej deri kur do të kapitullojë Milloshi pa kushte. Por në fillim të fushatës së largimit nga Kosova në BLLACË, do të krijohet një Kamp ku për shkak të shiut dhe të ftoftit, deshmojnë dokumentet do të krijohet një atmosfere e një kampi nazist. Këtë atmosferë e kishin krijuar edhe disa qarqe maqedone që ishin në lidhje me bandat ushtarke dhe policore serbiane. Megjithë këtë, tragjedinë në këtë kamp dhe jo vetëm në te, do ta zbusin veprimet e oragnizatave bemires si :Kryqi i Kuq, Nëna Tereze, El Hilal, mjekët pa kufi etj. Kryesorja këto oragnizata që drejtoheshin nga shqiptarët u siguronin gjërat elemtare të gjithë refuxhatëve pa dallim.
4.Treni i tmerrit Fushë Kosovë- Hani Elezit
Treni I tmerrit si e quanin refugjatët nisej nga Fushë
Kosova heret në mengjes. Deri në stacion të trenit refugjatët shkonin me
autobus privat (disa kompani) e që pagunin nga 10 marka. Bileta në Fushë Kosovë
nxirrej si udhtim I rendomt, pa asnjë fryrëje të çmimit. Me rastine instalimit
të trenit në satcion, refugjatët e përlotur ngarkoheshin të qetë për nja 15 minuta. Pastaj treni I tmerrit nisej
për Lipjan-Ferizaj-Kaçanik-Hani ELEZIT. Rrugës kishte refugjatë të rralë,të
cilët shoqërohshin nga milicët me fytyrë banditësh, shumica nga Bosnja dhe
Lika, por kishte edhe Serbian vendas. Pas nja pesë minuatve për çdo ditë
(Mars-qershor 1999) treni nisje për Kaçanik, për t` u ndalur rrugës nja dy tri
herë mos pale ndokush po zbret nga treni për t` u arratisur në male, pa e ditur
se në tren ishin nga 15-20 milicë të armatosur me automatik dhe municion
adekuat, plus ata që ishin si civilë. Me kohë plus minus të caktuar treni
arrinte në stacionin e Elez Hanit, dhe aty duhej këmbë për ta kaluar të
rrethuar nag milicia në të dy anët, deri te kufiri. Aty fillonte kontrolli
rutinor I leternjohtimve, ose pa to fare. Nuk kishte malltretime sepse kishte
edhe vezhgusesi I OSBE-s dhe UNHCR-it dhe Kryqit Kuq. Ka pasë raste kur
leternjohtimet janë qkyer, sepse ata impnoheshin se po e lëshojnë me “vullnet”
Kosovën.
5.LARGIMI PËRMES
AUTOSTRADES KOSOVË-BLLACË
Largimi me maikna dhe traktor nga Kosova zhvillhej në dy
drejtime: kah Kaçaniku dhe kah Rruga nepër Shar drejtë doganës në drejtim të Glloboçicës. Ata që drejtoheshin kah Hani Elezit zakonisht veturat për kalim nuk iu
lejoheshin refugjatëve fare. Ato u sekuestroheshin pa shkuar te kufiri dhe
pastaj shkohej këmbë drejtë kufirit me Maqedoninë.
6.DHE KOSOVË –
Glloboçicë (Tetovë)
Në veri të Kaçanikut një kahje e autostradës drejtohet kah Glloboçica (kufiri
Kosovë-Maqedoni) dhe pastaj kah Tetova. Këtë rrugë refugjatët do ta kalojnë me
vetura dhe traktor e rimorkio me plot refugjatë. Afer Doganës në Glloboçicë për dy mauj e gjysmë në
malet e Sharit, do të ndalen me mija refugjatë. Ata kohë pas kohe ishin të
lejuar të kalojnë në Maqedoni individualisht, por kishte raste kur kishte
kalime të rralla por ato ishin individuale. Lidhur me këtë diku rreth 10 majit
1999, do të ndalohet kalimi dhe një pjesë e refugjatëve serish do të kthehen në
Kosovë. Kjo masë e refugjatëve për të dytën herë do të detyrohet të marr rrugën
drejtë Maqedonisë me trenin e tmerrit nga Fushë Kosova, me që rast do të pësojë
porfesori I njohur Fehmi Agani, sepse ishin hjkesuar nga dikush prej
Prishtine!!! Hijeksia kishte ndodhur duke i telefonuar një kryetari partie në Maqedoni, se filani është në tren. Dhe kush
garanton që telefonata nuk është inçizuar nga të dy anët (serbe e maqedone që
bashkpunoni atëbotë).
Ushqimi në këtë arterje ishte kryesisht I përgatitur nga
refugjatët, të cilët për të dytën dhe të tretën herë ishin të detyruar ta
largohen nga vendbanimet nga kecnimet e udbashëve me farmerka (zakionishtë ata
ishin nga tre e i kateri ishte një officer që rrinte disa metra larg hyrjeve të
kuartreve në vndbanime. Kërcnimet me shkorpionë dhe automatik vinin edhe nga
paramilitarët, sigurimsat dhe ushtrakët që ishin me uniforma dhe mbanin grada.
E verteta, deri në jug të Elez-hanit sin jë kamp I Luftës Dytë botërore ishte
krijuar pra në Bllacë. Ndërsa, nja tri kolometra larg Glloboqicës ishte krijuar
një kamp refugjatësh të cilët qëndronin për ditë të tëra në rrugë në malet e
Sharit. Zakonisht flenin natën nepër makina. Lidhur me këtë, makinat ishin të parkuara
në anën e djathtë të rrugës, ndërsa në anën e majtë, kohë pas kohe lëviznin mkiant
ushtarake. Ata ushtrak ishin të merzitur dhe brutalisht duket se ishin serioz.
Ata nuk e kanë ngacmuar askend në atë rrugë, na thane pas kthimit hallëgjinjët.
Zakonisht nga një kasollë ,nja pesë kilometra largë Glloboqicës, ushtarët e kishin
një stacionim. Nga ajo pikë ndrroheshin kohë pas kohe (çdo tri orë) në punktin
tejtër afër kufirit ku kishte kontroll rigoroz të çdo kalimtari.
Në të hyrë te Doganës në Glloboçicë, në rrugën automobilistike
për çdo kohë ishte kolona a autombilave për nja pesë kilometra. Nja dy
kilometra afër kufirit ishte një roje ushtarke ku seleksioneshin refugjatët.
Kishte raste kur kalohej ndonjë i smurë rendë me maikinë, por këmbë zakonisht lejohej
kalimi gati pa problem, sepse politika ishte te spastrimi i Kosovës.Nga pjesa
tjeter e kufirit në Glloboçicë në Kampin e rrugës sillej ushqimi, zakonisht buk
dhe disa konzerva të cilat vinin nga Kryqi I Kuq dhe Shoqata “El Hilal”, Nëna
Tereze etj.
7.KAMPI I STANKOVECIT dhe drama shqiptare 1999
Pjesa dermuese e refugjatëve që kalonin nepër kufirin e
Tabanofcit në Jug të Elez -hnit ndaleshin në Kampin special të Stankovecit, të
cilin e kishte themeluar UNHCER-I dhe Kryqi I Kuq Ndërkombëtar. Në disa etapa
aty ishin nga 25 deri në 35 000 refugjatë. Një pjesë e tyre pas një kohe do të
largohen në të gjitha anët e botës, përmes aeroportit Shkupit.
8.KAMPI I ÇEGRANIT dhe drama shqiptare 1999
Edhe në një zallinë ku kishte xharpijë dhe egersira tjera,
do të stacionohen refuxhatët shqiptarë. Aty ishin zakonisht nga 15-30 000
refugjatë shqiptarë. Edhe nga ky kamp kishte largime nepër të gjitha vendet e
botës që pranonin refugjatë. Largimi bëhej me paln dhe në bazë të kërkesave të
çdo shteti veç e veç.Ushqimi edhe në këtë kamp sigurohej nga qendra e caktuar
nga Kryqi I Kuq dhe në këtë drejtim po thuej se nuk kishte ndonjë problem. Edhe
në këtë Kamp kishte kujdestari të mjekëve. Hyrja dhe dalja nga Kampi bëhej me
kontroll rigoroz nga kompetentët sikur në kampet naziste në Poloni dhe Austri.
9.Vendosja e
refuxhatëve nepër shtëpia të
shqiptarëve në Iliridë
Pjesa më e madhe, që nuk duhet harruar kurrë e refuxhatëve
ishte e vendosur nepër shtëpia private të shqiptarëve mikpritës. Është për t` u
mahnitë se si gjatë atyre tre muajëve ishte tragjedi të jesh refuxhatë
shqiptar, por ishte siguri dhe bujari e
besë të jesh nepër shtëpia të bashkomabsëve tanë shqiptar kudo jashtë Kosovës.
Kjo solidarësi sot studiohet në të gjitha meridianet e botës. Në atë strehim
askush nuk ka vuajtur për ushqim , sherbim mjekësordhe veshmbathje.
Rroli I Kryqit Kuq
Ndërkombëtar, ishte me peshë humanitare dhe në disa raste edhe politike, sepse
refuxhatëve u sigurohej vendstrehimi shtetëror. Pra kjo organizatë nuk e kishte vetëm rrolin humanitar por edhe më
tepër se human-sigurinë.
Të njejtin rrol humanitar dhe “politik” e ka pasë edhe
Shoqata “Nëna Tereze”, sepse firma e saj ishte pashaportë më e vlefshme se çdo dokument zyrtar. I gjatë do të ishte lloji I sherbimeve të kësaj
oraganizate, por edhe të tjerave si kjo.
Të njejtin qëndrim dhe efektivitet e kishte edhe organizata
“El Hilal”. Në asnjeren prej këtyre oranizatave nuk është vrejtur rroli rreligjioz, por ekskluzivisht humanitar
–shpetimatar me ushqim dhe sherbim shendetësor por edhe me strehim, gja që “El
Hilal” dallohet nga të tjerat organizata. Dhe kur jemi këtu, duhet të themi se
kjo organizatë më së shumti ka kontribuar në strehimin në shtëpitë private
nepër tërë Maqedoninë, ay ku kishte shqiptar, bujari ajo që kurrë nuk do të
harrohet.
10.Aktivistet
shqiptar që nuk kursyen asgjë prej vetvetës
Është mahnitës aktiviteti I shumë të rinjëve dhe të rejave
shqiptare që nuk kursyen as shëndet e as mund për t` u bërë KONAK dhe për t` I
furnizuar me ushqim refuxhatët e mjerë. I gajtë do të ishte rendi I
personaliteteve që kontribuan në këtë tragjedi. Mendoi se Kryesia e shtetit
Kosovës në të ardhmen duhet të interesohet kush ishin ata dhe t` I plasoi me
mirënjohje për të mbetur emra lavdie në historinë tonë kombëtare.
11.Largimi I një
pjese të refuxhatëve nepër botë
Asgjë ma në këtë botë nuk mundet të mbetet në terr e
panjohur, sepse informata është bërë fuqi prodhuese edhe për të shtypurit dhe
të shfrytëzuarit. Për ata që kanë shtypur dhe shfrytëzuar, shfrytëzojnë dhe do të
provojnë të shtypin në të ardhmën, bota do të jetë shumë më e egër dhe
mosduruese. Lidhur me këtë,se refuxhatët shqiptarë nuk ishin të rastësishëm por
fati I tyre tragjik ishte më i thellë, madje i planifikuar, e për qëllimin e
fundit ndoshta me saktësi nuk do të dihet kurrë, por aty kah 29 marsi 1999 do
të fillojë interesimi që Shqipërisë dhe Maqedonisë, e pastaj edhe Malit Zi t` i
“lehtësohet” pesha e tragjedisë së refuxhatëve shqiptarë. Shpërndarëja e
refuxhatëve shqiptarë do të fillojë përmes porteve ajrore të Riansit dhe
Aeroportit “Aleksandri I Madh” nga Shkupi. Dhe, nëse studiohet kjo shpërngulje
më thellë, rezulton se largimi i tyre ishte lehtësim për psikologjinë e smurë të
Millosheviqit dhe rethit tij, sidomos të Kishës Serbiane e cila palnifikoi që
“Shqiptarët deri më 28 VI 1999 të janë sa më largë Kosovës”. Ky largim ishte me
një qëllim që Milloshi më 28 VI 1999, ta festojë “Vidovdanin” pa shqiptarë në
Gazimestan. (Lexone: Çernomiridin, shënime zyrtare….!!). Bile në këtë progarmim
(I posedojmë të dhënat-hb) në Beograd ishte organizuar një tubim HISTORIK për
27 V 1999, në Patrikanën serbiane. Aty, të dy kryesitë e kishave (Ortodokse dhe
Katolike) sipas KOS-it duhej ta shënonin “bashkimin e krishtërizmit në një
Religjion të krishterë”, ku Serbia do të promovohej në “PIEMONT” historik për gjithëmonë, duke e kthyer “Krishtin në Kryqin
e rendomtë të para vitit 1054”!. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, S.
Milosheviqi në Dejton të Ohajos më 1995 ishte shpallur “paçebërës”, duke ia
rritur mendjen se mund të ushtrojë Srebernica të reja, dhe mos t` i përgjigjet
askujt, sepse e kishte “lejen e shumë kujtë” por që I doli tërësisht ndryshe
nga muskujt protestantë-tomahokët e NATO-s.
12. Kampi i Kuksit 1999
Kjo është e verteta tragjike, pse KUKSI gjatë qershirit 1999 arrijti në 434 175 refuxhatë (Morinë-368
688; Q. Prushi-55 377 refuxhatë; në drejtimin Tropojë vetëm 110 refuxhatë. Kjo është e verteta që që Maqedonia u
popullzua për 440 000 shqiptarë më tepër, për ta “denuar Bullgarinë ndryshe”,mendonte
Milloshi.(Lexoni faktet detale:K. Glogorv, Koridoret/s.p. 1/99; lexoni në
librin e të nderuarit: Besim R. CENGU, Përmasat e mbijetesës, Kukës 203,f.364
detalisht me ditar).
Përfundim
KE E AKUZOJNË KAMPET E PËRQENDRIMIT
NË KOSOVË -janar-qershor 1999
Serbia zyrtare ka
bartë KUFOMA dhe ato i ka varrosë nepër Serbi. Këto fakte janë prova të gjalla
për ta mshefë GJENOCIDIN. E vërteta në Aeroportin e Mosokës kanë qëndruar 6
avion suhtark për të bartur kufoma të shqiptarëve nga Aeroporti i Beogradit dhe
për t` i varrosë ato nepër Rusi. (Lexo: KUJTIMET E QERNOMIRDINIT, të botuara.).Sipas
të dhënave që disponojmë, në Kosovë pushteti okupator I kishte koncentruar
forcat elite që kishin bërë krime në Kroaci dhe Bosnje. Asnjë njësie nuk I
vinte keq pse vritej publikisht fimiu para nënës, nëna para fëmijëve, pse
maskarohej plaku dhe hudhej në bunar për të humbur gjurmët, pse bartëshin
kufomat deri në Danub, gjithnjë për të humbur gjurmë, pse digjeshin kufomat në
shkritore për ta zvogluar çdo shenjë të gjenocidit klasik. Po, në çdo lokalitet
të Kosovës janë bërë studime ku janë bërë krimet dhe ku gjinden varrezat
amsive. Ato janë hiq më pak se nja 319 lokalitete ku varret janë të renditura
nga 5 e deri në 357 në Mejë.
Në bazë të këtyre fakteve
duhet thenë publikisht se askush sot nuk ka të drejtë të TREGTOJË me kufijtë e
Kosovës, që janë siguraur me vargojë gjaku dhe vuajtje dhe mundime tantaliste.
Pra duhet thenë STOP profiterëve dhe tregatrëve të flamujëve, fajdexhive dhe
derbederëve, korruptivëve dhe puthadorëve, duke udhtuar tinzisht deri në
Bruksel dhe gjetiu, kinse po I sigurojnë viza shtetit Republikës Kosovës. E
vizat dihet se nuk i jep në shallter Johanes
Hanni, as F. Mogerini e skuqur nga turpi I pazareve me një popull, por
ministrat e punëve të brendëshme të BE.
23 prill 2023
Prishtinë