2023/04/29

U nënshkrua Marrëveshja Teknike në Fushën e Mjekësisë Ushtarake në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Italisë. Marrëveshja u nënshkrua në Romë të Italisë me autorizim të ministrit Armend Mehaj dhe zëvendëskomandantit të FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi.

 


Ky u fundit në cilësinë e udhëheqësit të delegacionit, kolonel Xhevdet Tahiraj komandant i Regjimentit të Mjekësisë në FSK si dhe Edona Abazi-Zylfijaj, zyrtare për bashkëpunim bilateral si dhe desk-oficer për Itali, janë pritur nga gjenerallejtënant Vito Ferrara, shef në Inspektoratin Gjeneral të Mjekësisë Ushtarake, admirali C. A. Egidio Fracasso, shef i departamentit për Politika Mjekësore, kolonel Luigi Principe shef i degës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e Mjekësisë dhe nënkoloneli Giuseppe Barone, dega e mjekësisë për marrëdhënie ndërkombëtare.




“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qellim zgjerimin e bashkëpunimi bilateral mes dy ushtrive në fushën e shërbimeve ushtarake mjekësore dhe se do të jetë çelës i hapjes së dyerve në dimensione të ndryshme mjekësore ushtarake”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kosovare të Mbrojtjes.

Gjate kësaj ceremonie, krahas agjendës nga pala italiane delegacioni kosovar ka vizituar edhe Institutin e Mjekësisë Ajrore Ushtarake.

Në këtë Institut, gjeneral Cikaqi u mirëprit nga gjeneralbrigade Fabio Morgagni drejtor i Institutit për Shërbime Mjekësore të Aviacionit, njofton MM.

Përveç takimit, stafi i këtij instituti gjeneral Morgagnin kishin përgatit një prezantim të përgjithshëm te të gjitha kapaciteteve që ofrojnë përmes vizitave në laboratorët dhe hapësirat e ndryshme brenda objektit të këtij instituti.

Gjeneral Cikaqi dhe delegacioni kosovar falënderuan palën italiane për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, me theks të veçantë për hapjen e mundësive në Fushën e Mjekësisë Ushtarake.

No comments:

Post a Comment

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...