Gjykata vuri në dukje se sipas udhëzimeve holandeze, dhuruesit e spermës lejohen të prodhojnë maksimum 25 fëmijë me 12 nëna, dhe se dhuruesi gënjeu prindërit e mundshëm për historinë e tij të dhurimit.
Dhuruesi, i identifikuar si Jonathan Jacob Meijer, ofroi spermën për disa klinika holandeze të fertilitetit dhe një klinikë në Danimarkë, si dhe për shumë njerëz të tjerë me të cilët lidhej përmes reklamave dhe forumeve në internet, tha gjykata në vendimin e saj me shkrim.
“Të gjithë këta prindër tani janë të konfrontuar me faktin se fëmijët në familjen e tyre janë pjesë e një rrjeti gjigant familjar, me qindra gjysmë-vëllezër/motra të cilët ata nuk i kanë zgjedhur”, ka thënë gjykata.
Gjykata e urdhëroi që menjëherë të ndalonte dhënien e spermës dhe të paguante 100,000 euro për rast nëse e shkelte vendimin.