Shkruan Aklademik Profesor Dr.Ali Aliu
“Antologji e poezisë moderne shqipe” e Rudolf Markut më solli ndërmend një kujtim të hidhur nga vitet shtatëdhjeta të shekullit të kaluar: një botuesi maqedonas në Shkup i ofrova për botim një antologji të poezisë bashkëkohor shqipe, që e pranoi; u zgjodh grupi i përkthyesve nga gjuha shqipe në maqedonishte dhe pas disa muajve dorëshkrimi shkoj për radhitje në shtypshkronjën e njohur Goce Dellçev; në procesin e lidhjes, (e ndiqja edhe vetë tërë procesin) një politikan i lartë shqiptar, (S.S.), e denoncoi përmbajtjen e antologjisë, e cila u tërhoq dhe u ndalua, me akuzën se në të janë përfshirë poetë nga shteti (armiqësor) shqiptar dhe, si e tillë synon Shqipërinë e madhe…. Ajo antologji, me tridhjetë e një poetë, rreth gjysma nga Shqipëria, pa dritë në Shkup pas afro tridhjetë viteve, më 2001. Një vit më vonë, pra më 2002, me plus tetë poetë të rinj, u botua edhe nga shtëpia botuese Albin në Tiranë…
Në vitin 2023, në Tiranë, botohet një antologji e poezisë shqipe, pa gjysmën e saj, që të le pa fjalë; mendësi që të sjell në kujtesë politikën e Beogradit, ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në ish Jugosllavi, përmes së cilës afirmonte idenë se ne në Kosovë jemi botë ndryshe nga ajo e Shqipërisë, që kemi një tjetër gjuhë, një tjetër histori, etni…, ngjashëm me këtë të antologjisë së Rudolf Markut…
Një zhgënjim që duhet të harrohet!
Pse e bën këtë Rudolfi? Ne, të zemëruarit, nuk kemi të drejtë të kërkojmë nga ai, që të ndryshojë qëndrim, bindje, të heqë dorë nga antologjia e vet, nuk kërkojmë të pamundurën, të heqë dorë nga vepra e vet, që ai të mos jetë i tillë çfarë është, por kemi të drejtë dhe obligim t’i shtrojmë pyetje: pse mendon, pse vendosi t’a heqë gjysmën e poezisë shqipe, nga tërësia e saj? Pse e bën këtë duke qënë në paqe me veten, me “ndërgjegje të rehatuar”? Rudolfi, fundja edhe mund të çmendet dhe, për kënaqësinë e vet dhe lekët e veta, mund të botojë çfarë t’i dojë qejfi, por ama, nën ombrellë e institucioneve shtetërore përkatëse, të hedhë në treg një libër të lig, që e përjashton gjysmën e letërsisë shqipe, nuk duhet kaluar pa u përgjigjur në pyetjet e shtruara.
P.s.
Dhe në fund, në vend që të diskutonim për standardet e projektit, për përzgjedhjet e poetëve dhe poezive të tyre, për statuset që autori ua vendos të përzgjedhurve në hierarki, si e vendos dhe ku e vendos veten autori i antologjisë në këtë renditje dhe hamendësime të shumta që, edhe e tillë çfarë është, ajo ha debat të fortë, për fat të keq ne merremi me lugatin kufi.
Kush është Rudolf Marku ?
Ali Aliu lindi më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Tituj të veprave Kërkime, Rilindja, Prishtinë,1971. Shqyrtime, Rilindja, Prishtinë, 1974. Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1977. Katër romane të Petro Markos, Flaka e vllaznimit, Shkup, 1974. Kritika, Rilindja, Prishtinë, 1980. Artikuj kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1983. Ese letrare, Rilindja, Prishtinë, 1987. Kërkime, Naim Frashëri, Tiranë, 1990. Don Kishoti te shqiptarët, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1996 Reflekse letrare, Flaka, Shkup, 1999. Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar, Tetovë, 1999. Antologji e poezisë shqipe, Albin, Tiranë, 2002. Teoria e letërsisë, Enti i Teksteve Shkollore, Prishtinë, 1985. Teori e letërsisë, (ribotim i plotësuar) Enti Shkollor, 2001 dhe Vatra, Shkup, 2002. Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar - 94, Tetovë, 2000 Antologji e poezisë shqipe, (ribotim i plotësuar), Albin, Tiranë, 2002 Antologija na albanskata poezija (maqedonisht), Pro Littera, Shkup, 2004 Letërsia bashkëkohore shqiptare, koautor, për klasat e katërta të shkollave të mesme) Alb-ass, Tiranë - Tetovë, 2001; Libri Shkollor, Prishtinë më 2002. Letërsi, koautor, për klasat e para të shkollave të mesme, Alb-ass Tiranë-Tetovë, Kush do ta vrasë ujkun, tekst plus për maturantët: zgjedhje dhe analizë e poezisë së Ali Podrimjes, Alb-ass Tiranë, Tetovë dhe Libri Shkollor, Prishtinë, 2002, Si ta lexojmë poezinë?, Alb-ass, Tetovë-Tiranë, 2004. Magjia e fjalës, Dukagjini, Pejë, 2003. Kronika letrare, Logos, Shkup, 2003. VEPRA TË ZGJEDHURA, I, II, III, IV, Serembe, Shkup, 2004. Don Kishoti shqiptar, ASHAK, Prishtinë, 2005. Miti ballkanik te Kadareja, Onufri, Tiranë, 2007. Fjalë për fjalën, Serembe, Shkup, 2008 Dëshmi letrare, ASHAK, Prishtinë, 2008. Shtegtimi i metaforës, Toena, Tiranë, 2009. Don Kishoti shqiptar, Toena, Tiranë 2010. Kënaqësia e leximit, ASHAK, Prishtinë, 2012. Azem Shkreli – lirika që la gjurmë të një epoke, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Dritëro Agolli – poeti lirik dhe prozatori i sfidave, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Fatos Arapi- poezia lririke që vendosi standard, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Kadare mund titanët e letërsisë, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Kim Mehmeti dhe imagjinata kreative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Majlinda Nana Rama dhe universaliteti krijues i saj, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Zija Çela dhe tërmetet narrative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019. Lirika dhe tradita letrare, Studim, Agora Tiranë, 2019 Një lexim i poezisë, Agora, Tiranë, 2022. Në gjuhë të tjera: Maqedonisht: Don Kihotot medju albancite, Kultura, Skopje, 2004. Skenderbeg (bashkë me Gane Todorovskin), ASHAM, Shkup, 2005. Bullgarisht : Don Kihotot meždu albancite, Blgarski pisatel, Sofija, 2008. Anglisht: Don Quixote among Albanians, St. Clement of Ohrid, National and University Library, Skopje, 2011. Vlerësimet Nderi i Kombit dorëzuar nga presidenti Bujar Nishani Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Penda e Artë nga Ministria e Kulturës, Tiranë Çmimi shtetëror "11 Tetori", Maqedoni Çmimi kritik 'Dimitar Mitrev', Maqedoni Çmimi 'Azem Shkreli'për vepër jetësore nga Ministria e Kulturës, Kosovë Çmimi i Madh Kombëtar 'Harpa 2015' Çmimi 'Poeteka' Rudolf Marku lindur në vitin 1950 në Lezhë, është shkrimtar e publicist shqiptar.Vitet e fundit, Rudolf Marku ka botuar romanet “Allahland” dhe “Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës”. Për “Allahland”, ka shkruar një revieë tepër pozitive revista e mirënjohur akademike që botohet në Texas Dallas Translation Magazine. “Allahland”, është një roman satirik konician; karikatura e politikës dhe gazetarisë shqiptare të tranzicionit. Ndërsa romani “Kësulëkuqja vjen me trenin e dhjetës” është pritur me entuziazëm në shtypin letrar të Tiranës. Romani është nderuar me çmimin PEN si romani më i mirë për vitin 2012. Përmbledhja e fundit poetike “Një ballkanas në Londër” ka fituar çmimin Penda e Argjendë, si libri më i mirë poetik për vitin 2012.
Në vitin 2014 boton përmbledhjen me Ese “Një letër që na vjen pas vdekjes”, në vitin 2017 Marku doli para lexuesve me “Antologjine e Poezisë Botërore ''. Për romanin e tij "Tre divorcet e zotit Viktor N." Rudolf Marku u shpërblye me çmimin "Kadare" në vitin 2015, i pari shkrimtar shqiptar që e merr këtë çmim. Është nderuar me çmimin e Poezisë Evropiane në Berlin në vitin 2007, me çmimin Naim Frashëri, me çmimin At Zef Pellumi për librin poetik.
Në vitin 2020 Rudolf Marku boton librin poetik '' Rrathë të brendashkruar” - një libër i pritur shumë mirë nga qarqet letrare dhe lexuesit. Tre muaj më vonë, autori boton romanin “Pritja” edhe ky një sukses.
Poezitë e Markut janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të botës, duke u përfshirë në disa Antologji prestigjioze të botës.
Kush është Ali Aliu ?
Ali Aliu lindi më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Tituj të veprave
- Kërkime, Rilindja, Prishtinë,1971.
- Shqyrtime, Rilindja, Prishtinë, 1974.
- Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1977.
- Katër romane të Petro Markos, Flaka e vllaznimit, Shkup, 1974.
- Kritika, Rilindja, Prishtinë, 1980.
- Artikuj kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1983.
- Ese letrare, Rilindja, Prishtinë, 1987.
- Kërkime, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
- Don Kishoti te shqiptarët, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1996
- Reflekse letrare, Flaka, Shkup, 1999.
- Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar, Tetovë, 1999.
- Antologji e poezisë shqipe, Albin, Tiranë, 2002.
- Teoria e letërsisë, Enti i Teksteve Shkollore, Prishtinë, 1985.
- Teori e letërsisë, (ribotim i plotësuar) Enti Shkollor, 2001 dhe Vatra, Shkup, 2002.
- Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar - 94, Tetovë, 2000
- Antologji e poezisë shqipe, (ribotim i plotësuar), Albin, Tiranë, 2002
- Antologija na albanskata poezija (maqedonisht), Pro Littera, Shkup, 2004
- Letërsia bashkëkohore shqiptare, koautor, për klasat e katërta të shkollave të mesme) Alb-ass, Tiranë - Tetovë, 2001; Libri Shkollor, Prishtinë më 2002.
- Letërsi, koautor, për klasat e para të shkollave të mesme, Alb-ass Tiranë-Tetovë,
- Kush do ta vrasë ujkun, tekst plus për maturantët: zgjedhje dhe analizë e poezisë së Ali Podrimjes, Alb-ass Tiranë, Tetovë dhe Libri Shkollor, Prishtinë, 2002,
- Si ta lexojmë poezinë?, Alb-ass, Tetovë-Tiranë, 2004.
- Magjia e fjalës, Dukagjini, Pejë, 2003.
- Kronika letrare, Logos, Shkup, 2003.
- VEPRA TË ZGJEDHURA, I, II, III, IV, Serembe, Shkup, 2004.
- Don Kishoti shqiptar, ASHAK, Prishtinë, 2005.
- Miti ballkanik te Kadareja, Onufri, Tiranë, 2007.
- Fjalë për fjalën, Serembe, Shkup, 2008
- Dëshmi letrare, ASHAK, Prishtinë, 2008.
- Shtegtimi i metaforës, Toena, Tiranë, 2009.
- Don Kishoti shqiptar, Toena, Tiranë 2010.
- Kënaqësia e leximit, ASHAK, Prishtinë, 2012.
- Azem Shkreli – lirika që la gjurmë të një epoke, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Dritëro Agolli – poeti lirik dhe prozatori i sfidave, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Fatos Arapi- poezia lririke që vendosi standard, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Kadare mund titanët e letërsisë, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Kim Mehmeti dhe imagjinata kreative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Majlinda Nana Rama dhe universaliteti krijues i saj, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Zija Çela dhe tërmetet narrative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
- Lirika dhe tradita letrare, Studim, Agora Tiranë, 2019
- Një lexim i poezisë, Agora, Tiranë, 2022.
Në gjuhë të tjera:
Maqedonisht:
- Don Kihotot medju albancite, Kultura, Skopje, 2004.
- Skenderbeg (bashkë me Gane Todorovskin), ASHAM, Shkup, 2005.
Bullgarisht :
- Don Kihotot meždu albancite, Blgarski pisatel, Sofija, 2008.
Anglisht:
- Don Quixote among Albanians, St. Clement of Ohrid, National and University Library, Skopje, 2011.
Vlerësimet
- Nderi i Kombit dorëzuar nga presidenti Bujar Nishani
- Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
- Penda e Artë nga Ministria e Kulturës, Tiranë
- Çmimi shtetëror "11 Tetori", Maqedoni
- Çmimi kritik 'Dimitar Mitrev', Maqedoni
- Çmimi 'Azem Shkreli'për vepër jetësore nga Ministria e Kulturës, Kosovë
- Çmimi i Madh Kombëtar 'Harpa 2015'
- Çmimi 'Poeteka'
- Marrë nga Wikipedia shqip.