2023-04-14

“Regjimi kërkonte gjakderdhje më 25 prill”/ Deklarata e fortë e Metës: Rama burimi i tensioneve! Vrasja në Elbasan, plagosja në Kavajë dhe incidentet e tjera u provokuan prej tij

Ish Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ritheksuar se detyrë e tij  si President i Shqipërisë  ishte  mbrojtja e Kushtetutës.



Në një intervistë për Tv Apollon, ish presidenti i Republikës zt.Ilir Meta u ndal edhe te zgjedhjet e 25 prillit për të cilat shtoi se regjimi fashist kërkonte gjakderdhje dhe tensione , por ishte ai i cili bëri gjithçka për ta ndaluar.



“Detyra e tij ishte   të mbrojë Kushtetutën, pluralizmin politik dhe rendin kushtetues në situatat më të vështira. 

Burimi i tensioneve para 25 prillit 2022 ishte Edi Rama.

 Vrasja në Elbasan, plagosja në Kavajë dhe incidentet e tjera u provokuan prej tij. Regjimi fashist kërkonte gjakderdhje dhe tensione më 25 prill, bëra gjithçka munda për ta ndalur. Në mbrojtje të votës, për t’iu kundërvënë frikësimit të qytetarëve shqiptarë nga ana e Qeverisë dhe e bandave të organizuara të partisë në pushtet. Thonë pse shkoi Presidenti te selia e një partie politike (FRD) në Tiranë?! Rendi ynë kushtetues bazohet në pluralizmin politik. Të sulmosh e të dhunosh në mënyrë të paligjshme selinë e një partie politike në mes të Tiranës, dhe ky konflikt mediatizohet kudo dhe Presidenti të jetë 100 metra larg selisë dhe të mos shkojë të shikojë në vendngjarje se çfarë po ndodh, kur sapo ka nisur fushata zgjedhore si dhe kur kjo gjë bëhet qëllimisht se vetëm kjo parti politike u regjistrua në koalicionin me opozitën, ky është faji i Presidentit…? Presidenti duhet të rrijë pasiv në situata të tilla? Të shohë se si ushtrohet dhunë nga shteti kundër një force politike të ligjshme? Se si synohet të nxirret me dhunë një parti politike pa vendim gjykate, në shkelje të të gjitha ligjeve të Republikës së Shqipërisë? Nuk është Presidenti shkaktar i dhunës! Presidenti shkon se nuk e beson se po ndodh një situatë e tillë në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të bëjë zgjedhje demokratike! Dhe pikërisht, në praninë e Presidentit ushtrohet dhunë nga përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës! Ishte reagimi i Presidentit që frenoi këtë dhunim. Edhe sot e kësaj dite, selia është dhe i takon partisë përkatëse. Pse? Sepse Presidenti ekspozoi përpara të gjithë qytetarëve dhe përpara gjithë botës dhunën e paligjshme që po ushtrohej ndaj një partie opozitare. Sigurisht ata që frymëzuan këtë dhunë që nuk ishte thjesht ndaj një partie, por ndaj të gjithë elektoratit opozitar, ata u shqetësuan, sepse ata donin një President  pasiv, që mbyll sytë, që shikon vetëm ato interesat e veta meskine, dhe që shikon se si dhunohet rendi kushtetues. Dhunohen zgjedhjet! Pse shkoi Presidenti në Kavajë? Ata duhet të shqetësoheshin përse punonjësit e Bashkisë hynë të armatosur në zyrën e partisë më të madhë opozitare, përdorën armë, plagosën njerëz, derdhën gjak atje, dhe për 48 orë nuk kapen, derisa të bëjnë një marrëveshje me Policinë. Ata shqetësohen pse Presidenti angazhohet për të parandaluar raste të tilla! Shqetësohen se Presidenti denoncoi mosveprimin e institucioneve të Prokurorisë për çështjen e Elbasanit? Po të kishte vepruar prokuroria, nuk do të kishte ndodhur ajo ngjarje e Elbasanit! Të gjithë e dimë se cili i bëri ngjarjet e Fierit. Le të vijmë te ngjarja e Fierit! Se të gjithë e dimë se është bërë çështje e madhe kjo historia e mprehjes së sfurqeve! Ju e dini shumë mirë që atë ditë ka pasur një konflikt paradite, dhe konflikti është shkaktuar për fat të keq nga Bashkia e Fierit që nuk ka respektuar rregullat zgjedhore. Kur në mënyrë të dhunshme kanë dashur të heqin posterat e LSI-së në zyrën që ishte marrë, sipas ligjit, për arsye sepse në atë shesh do të zhvillohej një miting i Partisë Socialiste, pasdite. Presidenti ishte këtu në zyrë dhe u njoftua që në Fier po ndodh një konflikt i madh dhe një tension i madh, dhe Presidenti si njeri i përgjegjshëm, del dhe shikon mediat dhe vëren konfliktin. Shikon që praktikisht kjo parti po provokohej, sepse në çdo rast edhe Bashkia, edhe organizatorët e mitingut, duhet të bashkëpunonin, në rast se ata mendonin se këta posterat e kësaj partie provokonin ata që do të organizonin mitingun. Përkundrazi, ishte e kundërta! Dhe e kuptoj se ata po kërkonin një konflikt me pahir për të krijuar një gjendje tensioni, që situata të dilte jashtë kontrollit. Atëherë Presidenti çfarë thotë? I thotë deputetess, drejtpërdrejt, në konferencë shtypi:  Flisni edhe me zotin Ruçi! Hiqini ato postera! Mos bëni konflikt! Madje, ka mundësi, kërkojini zotit Ruçi posterat e zotit Rama dhe vëreni aty! Ose i vë edhe unë! Se atë ditë unë do ikja në Vlorë, se nuk kishte ndonjë problem! Vetëm lëreni këto konflikte sot, mos bini preh nën provokime të tilla! Sepse ata nuk po ju provokojnë vetëm për sot, ata e kanë problemin e tensionit si dhe të lojërave për ditën e zgjedhjeve! Prandaj sot lërini të qetë dhe nëse ata sot guxojnë t’ju prekin votën, nëse, atëhere mprehini ato cfurqet atje, se njerëzit në Fier e në Myzeqe, mbajnë cfurqe si mjete pune, t’i kenë aty, t’i kenë gati! Se dinë ata t’i përdorin, siç i kanë përdorur ato gratë e Libofshës! Kam qenë vetë unë atje ku policia dhe bandat u bënë njësh, jo vetëm duke manipuluar zgjedhjet, por edhe duke goditur banorët e zonës. Gratë ishin duke punuar. Morën cfurqet ato dhe vajtën… Kur ka qenë shkak Presidenti për tensione? Asnjëherë! Përkundrazi! Ne kemi skemën e patronazhistëve që është publike dhe që është denoncuar nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Met

***
Ilir Meta, sa ishte president i vendit ,  sulmon amerikanët pas sinjaleve se do shpallet “non Presidentit Ilir Meta duket se nuk i del inati me amerikanët. Pas disa ditësh qetësie, presidenti Meta ka shfrytëzuar një intervistë për mediat, për t’iu treguar muskujt kundërshtarëve të tij veçanërisht kryeministrit Edi Rama dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo “revoltë” e Metë ka ardhur pas thirrjeve të SPAK për ta hetuar atë dhe pas zërave se pas largimit nga Presidenca, ai do të këtë të njëjtin fat si ish-kryeministri Sali Berisha, duke u shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ka qenë një pyetje ngacmuese e gazetarit Arjan Çani në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, e cila ka detyruar Ilir Metën të dalë nga vetja dhe t’iu rikthehet sulmeve ndaj SHBA. “Ka kohë që përflitet që Meta sa të mbarojë detyrën do të shpallet non-grata”, deklaroi ai. Por Meta në përgjigje e sipër u shpreh se nuk ka frikë nga asnjë amsho ndëshkuese që mund të aplikohet ndaj tij. “Të shpallet, çfarë problemi ka”, deklaroi ai. Mirëpo gazetari Çani i kujtoi Metës të mos bëj të fortin, por të shikojë mundësinë për të bërë një fjalim, që ta ketë gati, pasi amerikanët ta shpallin “non grata”. “Nëse ndodh kjo, çfarë deklarate do të bësh publike? Nuk mendon se është momenti ta kesh një fjalim gati? Që mos mbetesh… Kush kruhet me amerikanët, shpallet non-grata”, tha Çani. Ndërkohë Meta u përgjigj, duke leshura madje një paralajmërim të fortë në adresë të amerikanate, duke ua bërë të qartë se do t’i presë me pushkë në dorë si pushtues. “E vetmja gjë që nuk më shqetëson është kjo që thoni ju. E dyta, kam vetëm një raport të shenjtë me Shqipërinë. E treta, partnerët që sillen si partnerë, i respektoj, kur sillen si pushtues, do ti trajtoj si pushtues. E katërta, kam lindur në male dhe kjo më ndihmon që të mos e njoh fare frikën. Ata që lindin nëpër male, jetojnë me ujqër dhe çakej. Mësohen që fëmijë”, nënvizoi Meta. Pra, kjo pyetje thumbuese e gazetarit Çani ka bërë që Ilir Meta të kthehet në origjinë, duke sulmuar amerikanët dhe treguar edhe njëherë se nuk ka qenë kurrë i denjë për postin e Presidentit të republikës së Shqipërisë, pasi më shumë i ngjan një rrugaçi se sa shtetari. Meta shfaqet si Mujo Ulqinaku dhe sfidon SHBA Por teksa shikon çdo javë ngushtimin e lakut, Meta vijon sulmet dhe shantazhet, sikundër e tregojnë këto fakte që ai ka kërcënuar disa ditë më parë amerikanët. Meta tha se nuk ishte ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, i cili pasi u dënua për korrupsion, u arratis në Hungari, pranë deles së zezë të Evropës, Viktor Orban. Madje, Meta tha se ishte si Mic Sokoli, Avni Rustemi, Vojo Kushi dhe Mujo Ulqinaku, duke paralajmëruar rezistencë, kur SPAK-u të firmosë urdhrin për arrestimin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. “Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit! Është President i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë! Është i racës së politikanit të tipit Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, Vojo Kushi, etj. Mujo Ulqinaku vërtet ishte një oficer i thjeshtë dhe i doli Italisë fashiste vetëm. Pse kujtoni se Mujo do të mundte Italinë?! Jo? Mujo Ulqinaku nderonte Lartmadhërinë. Prandaj shqiptarët çdo 7 prill nderojnë Mujon, nuk nderojnë Mbretin”, tha Meta. Më tej, Meta u ka dhënë një tjetër mesazh amerikanëve, duke nënkuptuar se ka shumë njerëz me vete, të cilët nuk do të lejojnë arrestimin e tij. Nëse unë jam këtu ku jam dhe kam 30 vjet që populli shqiptar më ka votuar, më ka zgjedhur, më ka kërkuar të jap dorëheqje për zgjidhje krizash, e kështu me radhë, jam vetëm falë demokracisë”, u shpreh ai. Ja si Meta paralajmëroi se do vras veten si Allende Pak muaj më parë, Meta kërcënoi se ishte gati të vriste veten dhe të luftonte kundër SHBA-ve si presidentit i Kilit Salvador Allende. “Jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”, tha ai. Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri. Po a e pranojnë SHBA-BE presionin e politikanëve të korruptuar të Ballkanit? Faktet konfirmojnë që jo. Nikola Gruevski, para se të dënohej, kërcënoi SHBA-BE ashtu si Ilir Meta. Edhe Nikola Gruevski foli për komplot ndërkombëtar, shkelje sovraniteti etj. Ndër të tjera, Gruevki tha se “diplomatët perëndimorë po influencojnë anëtarët e Komisionit Zgjedhor për të manipuluar rezultatet e zgjedhjeve”. Ashtu si LSI-ja e Metës, edhe Gruevski bojkotoi raundin e dytë të zgjedhjeve dhe kërcënoi me destabilizim. Megjithatë, organet e reja të drejtësisë në Maqedoni e dënuan Gruevskin për korrupsion, bazuar në fakte dhe prova. Të njëjtin fat kishte edhe ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader. Ashtu si Meta, edhe Sanader, para se të arrestohej dhe të dënohej sulmoi drejtësinë dhe kërcënoi ndërkombëtarët. Por, dënimi i Sanaderit i hapi dyert e integrimit Kroacisë. Rama: Metës i duket vetja një Vojo Kushi mbi çatinë e selisë së BE Por pas këtyre kërcënimeve të lëshuara nga presidenti Ilir meta, ka treguara edhe kryeministri Edi Rama. Përmes një editoriali, Rama theksoi se Meta duhet ndëshkuar, pasi sipas tij, i duket vetja një Vojo Kushi mbi çatinë e selisë së BE dhe SHBA. “Si mund të ketë Shqipëria e sotme, Shqipëria në NATO, Shqipëria kandidate për në Bashkimin Europian, një kryetar shteti që duket si një aktor komik që imiton Presidentin e Republikës; Një kryetar shteti që, kur flet seriozisht, të bën për të qeshur dhe kur flet me të qeshur, të bën për të qarë; Një kryetar shteti që e parafytyron veten si një Vojo Kush me kravatë mbi çatinë e ambasadës së Bashkimit Europian dhe që e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjoksin e tij prej Mic Sokoli me kostum banjoje?! Si mund të ketë Shqipëria e sotme, një kryetar shteti që arrin thotë në konferencë për shtyp se është gati të përballet me testin e shëndetit mendor, çka në fakt nuk ia ka kërkuar askush, edhe pse askush nuk ka mbetur pa pyetur veten se mos vallë ky njeri është realisht i ikur nga mendja e kokës. Po kjo pyetje nuk çon askund, madje mund të çojë në drejtim krejt të gabuar. Sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti, të futur në qorrsokakun e inatit pa krena, është ajo e atij personazhit të Dostojevskit, i cili gënjen veten, për të gënjyer të tjerët”, deklaroi Rama.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...