Takimi Kurti-Abazoviq ka rezultuar me nënshkrimin e marrëveshjes për shërbimet ajrore në mes të dy qeverive. Dakordimi i arritur do ta mundësojë shfrytëzimin e hapësirës ajrore për kompanitë ajrore dhe do t’i shkurtojë fluturimet për rreth 15 minuta.
“Marrëveshja që nënshkruam sot ofron mundësi të reja të zhvillimit të Aviacionit Civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e të kohës së fluturimit për 15 minuta. Një kompani ajrore që ka fluturuar katër herë në ditë, me këtë marrëveshje lehtësisht mund të shtojë edhe një fluturim”, ka thënë Kurti.
Mes dy kryeministrave është diskutuar edhe për projektet e përbashkëta për finalizimin e protokollit për qarkullimin e transportit të mallrave dhe të qytetarëve, si dhe dinamizmin e zbatimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për ndërtimin e rrugëve Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë.
Në vizitën e tij në Kosovë, Abazoviq ka takuar edhe liderë të tjerë institucionesh e krerë politikë. Ai është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Memli Krasniqi.
Abazoviq është pritur edhe nga drejtuesit e pushtetit në kryeqytet, me ç’rast kryetari Përparim Rama ia ka dorëzuar “Çelësin e Prishtinës”.
2023-04-14
Dritan Abazoviq thotë se s’do të ketë ndryshim të qëndrimeve të Malit të Zi ndaj Kosovës
Dritan Abazoviq thotë se s’do të ketë ndryshim të qëndrimeve të Malit të Zi ndaj Kosovës
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në takimet me liderët institucionalë dhe partiakë të Kosovës ka konfirmuar vazhdimin e raporteve të mira fqinjësore e ndërshtetërore mes dy vendeve. Ai dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë firmosur marrëveshjen për shfrytëzimin e hapësirës ajrore e po ashtu kanë diskutuar për projektet e përbashkëta, përfshirë zbatimin e marrëveshjes për ndërtimin e rrugëve Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë
Rezultati i zgjedhjeve të fundit presidenciale në Malin e Zi nuk do të reflektojë në raportet ndërshtetërore me Kosovën, ka thënë kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, të premten gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë. Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Abazoviq është shprehur se të dyja vendet aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Qëndrimi i tij është edhe përgjigje ndaj paralajmërimeve se zgjedhja e Jakov Millatoviqit president, do të ndikojë negativisht në raportet me Kosovën.
“Në Mal të Zi kanë ndodhur disa procese politike, por kjo nuk do të ndërrojë asnjë politikë ndaj Kosovës zyrtare. Mund të llogaritni në Malin e Zi për mbështetje ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare. Jemi të gatshëm ta përkrahim në mundësitë që i kemi”, ka deklaruar Abazoviq.
Kryeministri i Malit të Zi ka lavdëruar Qeverinë e tij dhe atë të Kurtit, për rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit. Ai madje i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës që ta intensifikojë përpjekjen në këtë drejtim.
“Mendoj se edhe Kosova edhe Mali i Zi vitin e kaluar kanë treguar se në dy sfidat kryesore, njëra që ka të bëjë me drejtësinë me luftën kundër korrupsionit dhe tjetra që ka të bëjë me ekonominë, kanë pasur shumë sukses. Unë uroj kryeministrin të vazhdojë me këtë drejtim, ndoshta edhe më intensiv”, ka deklaruar ai.
E kryeministri i Kosovës ka përmendur rritjen e shkëmbimin tregtar me Malin e Zi. Kurti ka thënë se bashkëpunimi rajonal çon në integrimin e të dy ekonomive drejt Bashkimit Evropian.
“Krahasuar me vitin 2021 në vitin 2022, eksportet e Kosovës në Mal të Zi janë rritur për 55%. Gjatë vitit 2022 mbi gjysmë milioni hyrje-dalje të qytetarëve janë regjistruar në pikat kufitare me Malin e Zi. Natyrisht, pa llogaritur këtu hyrjet përmes Shqipërisë, ku dihet që një pjesë e mirë e qytetarëve para se të vijnë në Mal të Zi kalojnë nëpër Shqipëri”, është shprehur kryeministri Kurti.
A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?
Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...