Specialja ka publikuar aktakuzën ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ngarkohen me krime të luftës.
Përveç katër prej figurave kyçe të UÇK-së, në aktakuzë përmenden edhe disa emra të tjerë. Në mesin e tyre është edhe ish-komandanti i UÇKsë,Rrustem Mustafa.
Gjeneral Rrustem Mustafa i njohur si “Komandant Remi” thotë se drejtësia është me të dhe bashkëlufëtarët e tij.“Bashkë kemi kaluar ditët më të rënda për popullin tonë e për ne, por edhe ditët për të cilat krenohemi më së shumti.Gjeneral Rrustem Mustafa i njohur si “Komandant Remi” thotë se drejtësia është me të dhe bashkëlufëtarët e tij.“Bashkë kemi kaluar ditët më të rënda për popullin tonë e për ne, por edhe ditët për të cilat krenohemi më së shumti.
Prej atëherë çdo ditë jemi afruar më shumë, i kemi besuar njëri tjetrit më shumë, jemi forcuar më shumë. Dhe, ajo që e di me siguri është se çdo ditë ka qenë më mirë. Kemi fituar kundër mijëra tankeve e do të fitojmë edhe kundër ngrehinave të të gjithë atyre që nuk u ndalën së sulmuari e njëllosur të gjithëve bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.Ai tha në Konfrontin e KTV-së të se prej kur ka përfunduar lufta në Kosovë, Serbia dhe Rusisë kanë punuar që të njolloset Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e me këtë rast edhe bashkësia ndërkombëtare dhe NATO-ja. Sipas Mustafës, akuzat e Dhomave të Specializuara janë ndërtim i rrejshëm dhe propagandë.“Akuzat e Speciales janë ndërtim i rrejshëm. Propagandën dhe rrenat s’kemi mundur t’i ndalim për UÇK-në. Serbia ka pasur strategji për të luftuar UÇK-në. Akuzat kryesore ranë ende pa filluar gjyqi. Të gjithë ata dëshmitarë që munden të jenë dëshmitarë në Gjykatë, janë të tillë duke mos besuar as ata vet, dëshminë e shfaqin në media dhe në publik. E shoh që interesimi i Serbisë është vetëm të hapë flluska, fjalë dhe propaganda të ndryshme kundër akterëve të UÇK-së”, tha RemiSipas tij, kurrë s’do të faktohen akuzat e Serbisë për krime të kryera nga UÇK-ja, pasi siç tha ai, UÇK-ja ka luftu për liri.
“Kemi qenë të detyruar ta pranojmë Specialen duke ditur se pas luftës, boshti i së keqes ruso-serb kishte nisur denigrimin e UÇK-së dhe të njerëzve që udhëhiqnin si shkas për të goditur NATO-n. UÇK-ja ka marrë në krah NATO-n dhe botën e qytetëruar. Serbia s’na e ka falur këtë, e ka përdorur boshtin ruso-serb që është edhe më tutje për të bërë të gjitha ato që i ka bërë”, theksoi ai.
Remi shtoi se gjatë luftës kanë ndodhur probleme të ndryshme, por që sipas tij, vrasjet e individëve kanë vazhduar edhe pas luftës. Një numër i madh i të vrarëve sipas ish-komandantit të Zonës së Llapit, ka ndodhur edhe ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së.
No comments:
Post a Comment