Kur Oruelli u kthye në Europë ishte në një gjendje të mjerë ekonomike dhe bëri punë që paguheshin shumë pak, në Francë dhe Angli. Më në fund, në vitin 1928, ai vendosi të bëhej shkrimtar profesionist. Duke filluar nga viti 1930, Oruelli u bë një kontribues i rregullt për "New Adelphi" dhe në vitin 1933 ai e mori emrin Xhorxh Oruell, me të cilin ai do të bëhej i famshëm. Për romanin e tij të parë, ai përdori si frymëzim përvojat e tij të fundit me varfërinë dhe shkroi "Doën and out in Paris and London" (1933). Ndërsa jepte mësim në një shkollë private, ai botoi veprën e tij të dytë të rëndësishme "Burmese Days" (1934). Dy vjet më vonë ai u martua me Eileen O'Shaugnessy.
Gjatë viteve '30, Oruelli kishte adaptuar pikëpamjet e një socialisti dhe udhëtoi për në Spanjë, për të raportuar mbi luftën e tyre civile. Ai mori anën e militantëve të Partisë Marksiste të Punëtorëve të Bashkuar dhe luftoi përkrah tyre. Ishte kjo luftë që e bëri atë ta urrente komunizmin dhe të favorizonte socializmin anglez. Oruelli shkroi një libër mbi Spanjën, "Homage to Catalonia", që u botua në vitin 1938. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Oruelli shërbeu si oficer në Gardën Rezervë dhe gjithashtu punoi si gazetar për BBC – në, Observer – in dhe Tribune – n, ku ishte redaktor letrar nga viti 1943 deri në vitin 1945.
Aty nga fundi i luftës ai shkroi "Fermën e kafshëve" dhe kur lufta mbaroi ai shkoi në Skoci. Ishte "Ferma e kafshëve" që e bëri më në fund të suksesshëm Oruellin. Suksesi tjetër i tij mbarëbotëror ishte "Nineteen Eighty – Four", për të cilin Oruelli tha se ishte shkruar "për të ndryshuar mendimin e të tjerëve mbi llojin e shoqërisë për të cilën ata duhet të luftojnë". Fatkeqësisht, Oruelli nuk jetoi aq gjatë për të parë sa i sukesshëm do të bëhej, sepse ai vdiq nga turbekulozi në Londër, më 21 janar 1950.
Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.
No comments:
Post a Comment