2023-04-12

James Rubin: Po mos të ishte vendimi i guximshëm i Hashim Thaçit, sot s’do të ishim të lirë në Prishtinën evropiane

 





James Rubin në një intervistë për REL ka folur edhe për rolin e UÇK-së për t’i dhënë fund luftërave të Serbisë, ku ai vetë ishte i përfshirë si i dërguar shtetit amerikan. Rubin ka vlerësuar kjo ka ndodhur kur Hashim Thaçi mori vendimin e guximshëm për të pranuar marrëveshjen e Rambujes.

James Rubin, në kohën e luftës në Kosovë si ndihmëssekretar i Shtetit amerikan ishte i përfshirë dhe kishte rol të madh në të gjithë ndërmarrjen amerikane të asaj kohe për ta ndalur Serbinë në atë që po bënte në Kosovë, në fund madje edhe me bomba, pasi negociatat nuk ndikonin te ish presidenti serb Slobodan Millosheviq. Rubin sërish i është kthyer rajonit të Ballkanit, por me një rol tjetër. Ai është ngarkuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, për të luftuar dezinformimin rus në rajonin e Ballkanit i cili sponsorizohet prej Rusisë përmes mediave të caktuara, me bazë në Serbi, e me degë të tyre edhe në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut, por pa përjashtuar edhe vendet e tjera të rajonit.

Rubin, i cili ishte pjesë e rëndësishme e ekipeve amerikane që po merreshin me Kosovën gjatë kohës së luftës, u pyet për rolin e UÇK’së në atë kohë. Ai riktheu në kujtesë se si SHBA në ditët e para të daljes së UÇK’së kishte pasur qëndrim krejt tjetër për këtë organizatë, qëndrim i cili me kohën evoluoi.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për UÇK-në evoluoi. Në ditët e para, para se të dija shumë për të, ne i kishim dënuar aktivitetet terroriste që ishin kryer nga grupet shqiptare”, tha Rubin.

Ai tutje tha se UÇK me kalimin e kohës u bë faktor kryesor dhe ishte vendimi i guximshëm i Hashim Thaçit për ta pranuar marrëveshjen e Rambujesë ai që më pas solli procese të tjera të cilat në fund rezultuan që Kosova të jetë kjo që është sot, një vend i lirë, demokratik, me vlera perëndimore.(REL)



181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...