Shkruan :Akademik prof.dr.Flori Bruqi,PHD
Ernest Hemingwai ishte gazetar dhe shkrimtar i shquar amerikan i shekullit të XX, fitues i Çmimit Nobel dhe Pulitzer, autor i romanit të famshëm, “Plaku dhe deti”. Ai shquhej për pasionet e tij të gjuetisë dhe peshkimit.
Ernest Hemingway lindi 21 korrik 1899 në Çikago. Babai i tij ishte mjek kurse për pasion kishte peshimin. Nëna e tij ishte muzikante dhe ëndërronte ta kishte vajzë foshnjën që më pas mori emrin Ernest. Hemingway e kaloi fëmijërinë dhe rininë pas peshkimit dhe gjuetisë. Ndërkohë, fillon të merret me gazetari pranë gazetës “Kansas City Star”.
Në vitin 1917 ai u bashkua Kryqit të Kuq si ambulancier në frontin e luftës në Itali dhe këtu, në moshën 18 vjeçare plagoset rëndë dhe dërgohet në spitalin e Milanos ku dashurohet me një infermiere. Kjo histori vjen te romani “Lamtumirë armë” (A farewell to Arms) i cili u hodh në qarkullim në vitin 1929. Me kthimin në SHBA, ai u martua me Hadley Richardson por mendja i rrinte gjithmonë në Europë. Së fundi arrin të shkëpus një mision gazetarie dhe akoma si i panjohur, vendoset në Paris. Këtu njihet me Gertrude Stein e cila i mëson stilin e shkrimit.
Në fillim botoi tre tregime dhe dhjetë poezi
Në veprën “Dielli lind përsëri”, (1926) e cila pati sukses të papritur, flet për heroin e tij të plagosur nga predha. Vepra përcjell jetën e të mërguarve të rinj anës Senës.. “Kjo është historia e brezit të humbur” pat thënë Gertrude Stein kur lexoi këtë vepër.
Në majin e vitit 1925, njihet me Scot Fitzgerald-in e famshëm, i cili konstatoi talentin e madh të Hemingway-it. Në mes tyre lindi një miqësi e vërtetë, por edhe një rivalitet i madh.
Ndërkohë e ndjekin ngjarje të vështira si vetëvrasja e babait, shkurorëzimi por edhe momente të lumtura si rimartesa dhe botimi i veprës “Lamtumirë armë”. Në vitin 1930 vendoset në Key West të Floride-s ku edhe shkroi “Vdekja pasdite”.
Më 1936 e gjejmë në Spanjë, të angazhuar në krahun e forcave republikane. Këtu jepet pas pijes, por vazhdon të shkruaj dhe boton librin “Të kesh apo të mos kesh” (1937) i cili ka për temë padrejtësinë shoqërore të kohës së vet dhe në vitin 1940 boton librin “Për kë bien kambanat” që është frymëzim nga koha e angazhimit të tij në Luftën e Spanjës.
Prej Spanjës vendoset në Havanë deri në vitin 1944 nga ky kthehet rishtazi në Paris. Më parë pati botuar “Dëborërat e Kilimanxharos (1936). Në vitin 1950 shkroi Përtej lumit që njëherësh është vepra e fundit me brendi dashurie ku flitet për një kolonel të moshuar të armatës amerikane dhe një venedikase nëntëmbëdhjetë vjeçare. Në vitin 1952 del libri Plaku dhe deti, me të cilin dy vjet më vonë, në vitin 1954 fiton Çmimin Nobel.
I moshuar dhe i sëmurë, i mbyllur në pronën e vet në Idaho, më 2 korrik 1961, përfundon jetën duke bërë vetëvrasje. Presidenti John Kenedi mbajti zi për vdekjen e Ernest Hemingwayt, të cilin e quajti një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.
Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.
Plaku dhe deti (titulli origjinal: The Old Man and the Sea) është një novelë e shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Hemingway në vitin 1951 në Kubë, dhe botuar në vitin 1952. Ishte vepra e fundit madhore fiksion e prodhuar nga Heminguej dhe botuar gjatë gjalljes së tij.
Vepra - një nga më të famshmet e autorit - rrotullohet rreth Santiagos, një peshkatar i moshuar që përpiqet të kapi një peshk Marlin në largësi të . Plaku dhe deti ka fituar çmimin Pulitzer për Fiksion (Pulitzer Prize for Fiction) në vitin 1953 dhe është cituar nga komiteti i Nobelit si një nga veprat që kontribuan në dhënien e Nobelit në Letërsi për Hemingwayn në vitin 1954.
Permbajtja
Kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme : Plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, ate fuqi te pambarueshme. Personazhi kryesor Santiago është perzierje e vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot zhgënjim e pabesi. Santiago lufton me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar.
Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore : trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda.
Është një luftë e pabarabartë ndërmjet njeriut dhe natyrës por që gjithsesi i lejon njeriut të masë forcat e veta. Njeriu plaket ndërsa natyra mbetet po e njëjtë, deti mbetet po i pamase dhe i pabesë. Ne qendër te veprës "Plaku dhe Deti" është plaku Santiago, një peshkatar i zoti.
Ndërsa Santiago vazhdon udhëtimin e tij per tu kthyer në breg, peshkaqenët janë të tërhequr në gjurmët e gjakut të lëna nga Marlin në ujë. Ai pa një peshkaqen te madh Mako, dhe Santiago e vret me fuzhnjen e tij, duke humbur armen në këtë proces. Ai bën një fuzhnjë te re nga leukoplasti me thikën e tij dhe me fund të rrem për të ndihmuar të shmangjen e nje linje tjetër peshkaqenësh, në total, janë vrarë pesë peshkaqenë dhe shumë të tjerë janë shtyrë larg. Por peshkaqenët të mbetur vijnë, dhe ne mbrëmje peshkaqenë i gllabërojnë pothuajse tërë trupin e pajetë të Marlin-së, duke lënë një skelet të përbërë kryesisht nga shtylla kurrizore e saj, bishtin e saj dhe kokën e tij. Së fundi duke arritur në breg para agimit në ditën e ardhshme, Santiago lufton në rrugën për në kasollen e tij, duke mbajtur nje shtyllë te rëndë mbi shpatullat e tij. Pastaj, në shtëpi, ai shtrihet mbi shtratin e tij dhe bie në një gjumë të thellë.
Kopshti i Edenit, bestseller në vitin 1986, edhe pse libri i fundit i pambaruar i Ernest Heminguejit, me të cilin punoi prej 1946-s deri sa vdiq në 1961. Libri tregon historinë e një shkrimtari të ri amerikan, David Bourne, dhe gruas së tij Catherine.
Të shkruara gjatë kohës kur Hemingueji ishte në kulmin e fuqisë së tij krijuese, në tregimet e tij Fitimtari nuk merr asgjë shkëlqen vula e talentit të veçantë. Karakteret, dialogët, mjediset, bota e brendshme, mund të kenë ardhur vetëm nga imagjinata e Heminguejit.
Për kë bie këmbana nga Ernest Heminguej u publikua në vitin 1940. Ky roman tregon historinë e Robert Xhordan, një i ri amaerikan i brigadës ndërkombëtare i angazhuar në një njësi guerrile republikane gjatë Luftës Civile Spanjolle.
Subjekti tërheqës është vendosur me mjeshtëri në sfondin romantik të Spanjës. Në libër lexuesi përjeton një atmosferë dhimbjej.
Veprat
- Three Stories and Ten Poems, 1923
- The Torrents of Spring, 1925
- In Our Time, 1925
- The Sun Also Rises, 1926
- Men Without Women, 1927
- A Farewell to Arms, 1929
- Death in the Afternoon, 1932
- The Snows of Kilimanjaro, 1932
- Winner Takes Nothing, 1933
- Green Hills of Africa, 1935
- The Fifth Column, 1938
- The First Forty-Nine Stories, 1938
- For Whom the Bell Tolls, 1940
- Across the River and Into the Trees, 1950
- The Old Man and the Sea, 1952
- A Moveable Feast, 1964
- Islands in the Stream, 1970
- The Garden of Eden, 1987
- True at First Light, 1999
Vepra te Heminguejit ne shqip
- Plaku dhe deti
- Dëborërat e Kilimanxharos
- Për kë bien këmbanat
- Të kesh e të mos kesh
- Vërtetë në dritë të parë
- Lamtumirë armë
- Jeta dhe vepra
Ernest Hemingway ishte një novelist amerikan, shkrimtar i historive të shkurtëra dhe gazetar. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në USA.
I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.
Ky shkrimtar kolosal amerikan është lauruar me shpërblime prestigjioze letrare, madje në vitin 1953 ky shkrimtar merr Çmimin Nobel me " Plaku dhe deti " u vetevra me 2 korrik te vitit 1961 vetem tre jave para 62-vjetorit te lindjes se tij.
Në gjuhën shqipe janë përkthyer një varg romanesh, e vëllimesh me prozë tregimtare të këtij shkrimtari. Vlen të përmenden shqipërimet kolosale të Ismail Kadarese, Vedat Kokonës.
No comments:
Post a Comment