Shkruan Flori Bruqi
Shkodër 15 maj 2023.
Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka postuar një foto krah kandidatit të Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin.
“Për pak shihemi në Shkodër, e dini vet ju”- thotë Luizi në një video të postuar në Instagram pas fotos me Benet Becin.
Këngëtari e ka falënderuar publikisht Becin edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother, pasi sipas tij ai e ka ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar në kohën kur Beci drejtonte KESH.“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – ka thënë Luizi.
Teksa tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, Benet Beci ka surprizuar në sondazhin e fundit të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce”. Në ndryshim nga sondazhet e kaluara duket se fushata e socialistit Benet Beci ka funksionuar dhe ai ka fituar 3.2 përqind nga hera e fundit duke dalë në krye me 50,2 përqind ndërsa kryebashkiaku Bardh Spahia ka rënë me 3,2 përqind duke shkuar në 49,6 përqind. Shifrat janë pothuajse të barabarta gjë që tregon se gara e Shkodrës do jetë me fotofinish. Kjo bashki është drejtuar nga PD e Berishës që pas komunizmit dhe vetëm në një rast, pushteti i Berishës nuk është përfillur, në zgjedhjet e vitit 1994 kur kandidati i së djathtës shkodrane, një formacion i përkohshëm pa PD, mundi kandidatin zyrtar të PD në atë kohë.
Ish Drejtori Ekzekutiv prej 13 vjetësh i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, ka pranuar propozimin e kryeministrit Rama për të drejtuar një tjetër institucion strategjik, siç është Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Një lëvizje e konsideruar prej shumëkujt si e papritur duke pasur parasysh faktin se Beci është një prej drejtuesve më të sukssesshëm në bilancin e tij, në krye të FSHZH.
?E pranova me kënaqësi këtë propozimsi shenjë të besimit, por edhe si mundësi që përvojën time prej shumë vitesh si menaxher dhe drejtues, ta zbatoj edhe në një sektor tjetër strategjik, siç është KESH?, ka thënë Beci pas emërimit drejtor i Korporatës Elektronergjitike Shqiptare.
Ajo që bie në sy, edhe në njoftimin që ka ardhur nga vetë KESH, është se Benet Beci është propozim i vetë kryeministrit Rama, megjithëse formalisht emërimi është bërë nga Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku.
Që prej vitit 2005 Benet Beci është drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i krijuar në vitin 1993 me fonde të donatorëve të huaj me mision zbutjen e varfërisë në zonat rurale. Beci e mori drejtimin e FSHZH në kohën kur portofoli i këtij institucioni ishte rreth 116 milionë Euro. Gjatë drejtimit të tijky portofol u rrit në më shumë se 480 milionë euro, ose 8 herë më shumë.Nga viti në vit aktiviteti i FSHZH u zgjerua duke u transformuar nga një institucion me aktivitet kryesisht nëzonat rurale, në instrumentin më të besuar të donatorëve për investime në të gjithë territorin e vendit në infrastrukturë, turizëm, bashkëpunim ndërkufitar etj.Donatorët e mëdhenj si Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka e Këshillit të Europës, etj. i kanë besuar FSHZH projektet madhore të zhvillimit. Rreth 20 projekte madhore dhe 2,100 nënprojekte në funksion të zhvillimit të infrastrukturës, turizmit, kulturës janë realizuar me sukses gjatë këtyre 13 viteve.
Benet Beci ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë në vitin 1987, ato master në Administrim Biznesi me një temë mbi sistemin bankar në vitin 2003 dhe doktoraturën në vitin 2015 me një temë mbi zhvillimin rajonal.
Ai ka kryer edhe një sërë specializimesh të tjera brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në sistemin bankar dhe atë të mikrofinancës, analizës financiare e menaxhimit të riskut, por edhe mbi partneritetet publiko-private dhe inovacionet në qeverisje.
Gjatë karrierës së tij, Benet Becit i janë besuar detyra të rëndësishme sidomos në sistemin bankar ku ka pasur disa pozicione, nga të cilat më i spikaturi ka qenë ai i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Por Beci ka një përvojë të gjerë edhe në menaxhim financiar në institucione të Financimit Rural.
Sidoqoftë pa dyshim, detyra më e rëndësishme ka qenë ajo e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, një institucion publik që implementon projekte zhvillimi në nivel lokal dhe kombëtar. Beci e ka drejtuar me sukses këtë post që prej vitit 2005 deri më sot.
Luiz Ejlli votoi sot në Shkodër, ndërsa ka shprehur mbështetjen për kandidatin socialist, Benet Beci.
Luizi: Kjo është shtëpia ime, po të mos kisha le ktu s’do kisha fitu. Unë nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëz që më kanë ndihmu dua t’i shoh sa më lart.