Shkruan Flori Bruqi,PHD
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar situatën në Veri, ku tha se shkak për tensionet janë bërë bandat e Beogradit. Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se Kosova ka respektuar ligjin dhe ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, ku citoi “Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës”.
“Braktisje e institucioneve erdhi dhe me braktisjen e komunave, e dinë që nuk janë të tyre por të Republikës. Ata nuk i duan ndërtesat dhe duan që dhe ne mos ti duam. Unë kam pasur hallin se kur të hyjnë kryetarët çfarë do ndodhë, por ata i kanë braktisur ndërtesat. Prezenca e policisë ka qenë e justifikuar për të mbajtur rendin."
"Ne duam të punojmë, Kosova këtë aset e merr në kontroll pasi ishte braktisur. Një pjesë e bandave u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën, kemi pamje e video që situata e tensionuar ishte e planifikuar, autori ishte Beogradi. Ngritja e shqetësimeve për eskalimin e situatës, bëri që Serbia të organizonte grupet kriminale.""Kosova ka bërë detyrën e saj, kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka pasur asnjë lloj befasi, pasi procesi ka qenë më hallka. Pasuria e objekteve të Kosovës i takojnë Kosovës, shteti është sovran. Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës. Shumë qytetarë serbë janë të detyruar ti shërbejnë për sulmet e këtyre grupeve, si pasojë e presioneve”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar situatën në Veri, ku tha se shkak për tensionet janë bërë bandat e Beogradit. Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se Kosova ka respektuar ligjin dhe ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, ku citoi “Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës“.
Braktisje e institucioneve erdhi dhe me braktisjen e komunave, e dinë që nuk janë të tyre por të Republikës.
Ata nuk i duan ndërtesat dhe duan që dhe ne mos ti duam.
Unë kam pasur hallin se kur të hyjnë kryetarët çfarë do ndodhë, por ata i kanë braktisur ndërtesat.
Prezenca e policisë ka qenë e justifikuar për të mbajtur rendin."
"Ne duam të punojmë, Kosova këtë aset e merr në kontroll pasi ishte braktisur.
Një pjesë e bandave u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën, kemi pamje e video që situata e tensionuar ishte e planifikuar, autori ishte Beogradi.
Ngritja e shqetësimeve për eskalimin e situatës, bëri që Serbia të organizonte grupet kriminale."
"Kosova ka bërë detyrën e saj, kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka pasur asnjë lloj befasi, pasi procesi ka qenë më hallka. Pasuria e objekteve të Kosovës i takojnë Kosovës, shteti është sovran.
Unë nuk mund ti mbyll sytë kur grupet kriminale kërcënojnë rendin e republikës.
Shumë qytetarë serbë janë të detyruar ti shërbejnë për sulmet e këtyre grupeve, si pasojë e presioneve”, tha ai.
Kohë më parë disa media serbe kanë shkruar për deklaratat e
presidenti rus Vlladimir Putin se Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njëjtë sikur edhe Krimea.
Agjencia e Lajmeve serbe " B92" ka shkruar një artikull, ku citohet presidenti rus Vlladimir Putini, duke thënë :"se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes".
edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Aleksander Vuçiç
“Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatitë rrugën për njohjen e Kosovës”, ka shkruar ai.
Një tjetër komentues ka shkruar se Koshtunica nuk është fajtori kryesor, tashmë e kemi një të ri: Putinin.
“Për mua është njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: “Putin, të duam”!, “Putin, Serbia është me ty”!. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s’i ‘kërcet’ për neve, bile as rusët nuk çmenden pas nesh…”, ka shkruar një serb tjetër i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot në mediat serbe.
Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, BILD, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar, në mbrojtje të aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Transmetuesi kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, BBC, ka publikuar një artikull për tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se ato po rriten.
Protestuesit kanë bllokuar rrugët dhe thuhet se kanë qëlluar me armë pasi u detyruan të vendosnin targa të Kosovës në makinat e tyre.
Ekziston frika se dhuna midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve etnikë mund të ndizet përsëri, 23 vjet pas luftës në Kosovë, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.
Ku është Kosova dhe kush jeton atje?
Kosova është një vend i vogël, pa dalje në det në Ballkan, në kufi me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.
Shumë serbë e konsiderojnë atë vendlindjen e kombit të tyre.
Por nga 1.8 milionë banorët që jetojnë në Kosovë, 92% janë shqiptarë dhe vetëm 6% serbë. Pjesa tjetër janë boshnjakë, goranë, turq dhe romë.
Si e fitoi Kosova pavarësinë?
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, në vitet 1990, Kosova kërkoi autonominë dhe pavarësinë e saj.
Serbia u përgjigj me një goditje brutale kundër shqiptarëve etnikë që kërkonin pavarësinë.
Kjo përfundoi në vitin 1999, me një fushatë bombardimi të NATO-s kundër Serbisë, midis marsit dhe qershorit.
Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova – por për shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, konflikti nuk është zgjidhur kurrë.
KFOR-i i udhëhequr nga NATO është ende në Kosovë, me një forcë aktuale prej 3,770 trupash.
Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë.
Gjithsej 99 nga 193 vende të Kombeve të Bashkuara e njohin tani pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe 22 nga 27 shtete të BE-së.
Por Rusia dhe Kina, të cilat nuk e bëjnë këtë, e kanë bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq është zotuar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si një vend të pavarur.
As Kosova dhe as Serbia nuk janë në BE – por: Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012. Kosova ka treguar se dëshiron të aplikojë deri në fund të vitit 2022.
Pse janë ndezur telashet tani?
Marrëdhëniet mes qeverisë së dominuar nga shqiptarët dhe pakicës serbe kanë qenë të acaruara prej vitesh.
Fundjavën e kaluar, tensionet kaluan në mosbindje civile.
Qeveria e Kosovës donte t’i detyronte ata në zonat me shumicë etnike serbe t’i ndërronin targat e tyre të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.
Rreth 50,000 njerëz në këto zona nuk duan t’i përdorin targat e Kosovës sepse refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.
Të dielën, serbët etnikë në rajonin verior të Kosovës, i cili kufizohet me Serbinë, barrikaduan rrugët dhe disa persona thuhet se qëlluan me armë në shenjë proteste.
Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e rregullave të reja për një muaj.
A është e përfshirë Rusia?
Qeveria e Kosovës thotë se Serbia po nxit tensione etnike dhe Rusia po e mbështet atë.
Serbia dhe Rusia janë aleatë tradicionalë.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, Serbia refuzoi t’i bashkohej regjimit të sanksioneve të vendeve të tjera europiane.
Në vend të kësaj, në maj, Vuçiq nënshkroi atë që ai tha se ishte një marrëveshje e favorshme gazi me presidentin rus Vladimir Putin.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova fajësoi për tensionin në Kosovë autoritetet kosovare që tha se vendosën “rregulla të pabaza diskriminuese”.
Një deputet nga partia e Vuçiqit tha se Serbia së shpejti do të detyrohet të fillojë “denazifikimin e Ballkanit” – duke përdorur të njëjtën gjuhë që Putin e përdori për ta justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë.
tij.Kosova me gjithë potencialin e saj njerëzor, politik e ushtarak e vetme nuk përballet dot me Serbinë”, shprehet Shahu.
“Serbia edhe të fuqizohet edhe tri herë më shumë nuk fërkohet dot me Amerikën e NATO-n që e mbrojnë dhe garantojnë Kosovën.
SHBA i heq ndihmën Kosovës? Anëtari i Senatit: Po e rimendojmë!
Edhe një herë, nga Amerika vijnë sinjale se Kosova konsiderohet përgjegjësia kryesore e ashpërsimit të tensioneve aktuale në veri.
Edhe pse Washingtoni shpesh ka fajësuar Beogradin për nxitjen e trazirave, kritikat këtë herë shkuan për Prishtinën zyrtare. Pas ankesave të përsëritura të sekretarit të shtetit Antony Blinken, edhe anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Chris Murphy, tha se situata mund të ishte trajtuar me diplomaci në vend të forcës.
“Kurti nuk duhej të lëvizte kaq shpejt me vendimin për të marrë në zotërim këto ndërtesa”, tha Murphy për “National Journal”, duke iu referuar vendimit të kryeministrit që kryetarët e rinj të hynin në ndërtesat e komunave veriore.
“Tani për tani, pengesa më e madhe është këmbëngulja e qeverisë së Prishtinës për të vepruar në mënyrë të njëanshme. Ajo që ndodhi gjatë fundjavës ishte e papranueshme”, shprehet ai.
“Kurti e dinte saktësisht se çfarë do të ndodhte nëse do t’i dërgonte këta kryetarë komunash për të marrë në pronësi këto ndërtesa komunale. Ai e dinte se kjo do të shkatërronte dialogun, dhe e bëri gjithsesi”.
Muprhy shton se kryeministri aktual është një ish-aktivist studentor dhe i burgosur politik, i cili kundërshton kompromisin me Serbinë dhe la të kuptohet se SHBA-ja mund të fillojë të rimendojë ndihmën e saj të sigurisë për Prishtinën nëse nuk ka përparim.
“Është ndryshe kur je organizator i jashtëm dhe ndryshe kur je kryeministër i të gjithë vendit. Nëse qeveria në Prishtinë po kërkon të zgjidhë zënkat, ne duhet të marrim një vendim si Kongres nëse jemi plotësisht të gatshëm për këtë rrugë”, shprehet ai.
Pas telefonatave me disa zyrtarë amerikanë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nënvizoi me tonë të ulura se është i përkushtuar të punojë me SHBA-në për të ulur tensionet” në veri të Kosovës.
Siç njoftoi dhe vetë përmes Twitter-it, ka diskutuar me zëvendës-këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer, dhe senatorët Chris Murphy, Pete Ricketts dhe Jeanne Shaheen.
“Ulja e tensioneve kërkon përfundim të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, thuhet në njërin prej postimeve të tij.
Por deri në zgjedhjet e reja, siç nënkupton kryeministri, rruga drejt shtensionimit të situatës është “largimi i turmave të dhunshme para ndërtesave të komunave dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes se Brukselit është rruga drejt de-përshkallëzimit deri në zgjedhjet e reja”.
Kërkesën për zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës e paraqitën më herët Gjermania e Franca, e thirrjes së tyre iu bashkua edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Borell shpjegoi se përveç kësaj, duhet të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në procesin zgjedhor dhe të fillohet puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Dështimi për ta bërë një gjë të tillë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkroi Borrell në Twitter. Për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës, kryediplomati evropian u takua në Moldavi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe liderët e Francës e Gjermanisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje për takimin që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe ka bërë të ditur kërkesën e presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, të cilëve ia ka konfirmuar se mund të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit, gjithnjë duke respektuar legjislacionin në fuqi.
Osmani në një konferencë për media, në kuadër të samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau, ka thënë se nuk kishte plane ta takonte presidentin e Serbisë, Vuçiç por se është takuar pasi kishte këmbëngulje nga shumica e liderëve evropian.
Gjatë këtij takimi, Osmani tregoi se çka kërkoi nga Vuçiç. Osmani tregoi se si presidenti Macron dhe kancelari Scholtz, i kërkuan Kosovës që të organizojë zgjedhje të reja në veri, për të cilat ajo shtoi se ato mund të mbahen.
Osmani foli edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër, duke thënë se të kërkosh vetëm nga njëra palë për ta zbatuar nuk do të ndihmojë në besueshmërinë e procesit. Sipas saj, Kosova është në anën e duhur të historisë dhe po mbron demokracinë, sovranitetin, diçka që u arrit me shumë sakrifica. Osmani ka folur edhe për bashkëpunimin me aleatët e Kosovës.
“Pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve të ditëve të fundit, unë jam duke punuar shumë gjerësisht me partnerët tanë amerikanë, si dhe me partnerët nga BE-ja, dhe të gjithë jemi të të njëjtit mendim se një rrugë përpara, një zgjidhje për de-përshkallëzimin është shumë afër, por ne duhet të sigurohemi që fokusi të jetë në zbatimin e plotë të marrëveshjes, jo vetëm në një pjesë të saj”, tha ajo.