2024-02-02

4 muaj nga sulmi, policia identifikon pjesëtarët e grupit që vepruan në Banjskë

4 muaj pas sulmit në Banjskë, Policia ka arritur të identifikojë 25 pjesëtarë të grupit paraushtarak serb, ndërkaq Inteligjenca ka identifikuar edhe 12 të tjerë. Ditën e sulmit, tre nga terroristët u vranë, dy të tjerë u kapën, e i treti është arrestuar më vonë. Në mesin e terroristëve të identifikuar është edhe njeriu që besohet se shtypi butonin për ta aktivizuar minën e kurdisur në barrikadë, nga e cila u vra polici Afrim Bunjaku. Për pjesën më të madhe të tyre janë dhënë dëshmi nëpërmjet imazheve. Krahas 37 serbëve të dyshuar, në sulm morën pjesë edhe Igor Milenkoviç, Bojan Mijailoviç dhe Stefan Nedeljkoviç, të cilët u vranë nga policia gjatë përballjes së armatosur më 24 shtator. Ndërsa tre të tjerë ka arritur t’i arrestojë.

Qeveria Kurti paguan terroristët? Lista Serbe financohet nga Kosova edhe pas Banjskës

Në më pak se 4 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilin Qeveria e Kosovës mbajti përgjegjës Serbinë dhe Listën Serbe, po kësaj organizate ia dhanë 360 mijë euro. Më 12 janar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024. Më shumë se Lista Serbe përfituan vetëm Lëvizja Vetëvendosje, PDK e LDK. Ky vendim u cilësua si goditje ndaj integritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Lista Serbe nga 24 shtatori 2023 nuk do të duhej të ishte fare pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të shpallet subjekt politik me motive dhe prapa skene që organizon grupe terroriste për dëmtim të institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

"Potencial për tensione në Kosovë", Stoltenberg paralajmëron: Situata në Ballkan, e brishtë

Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende shumë e brishtë dhe ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje-Hervegovinë. Është shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg që e bëri një paralajmërim të tillë, pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi Millojko Spajiq. Ai tha se aleanca ushtarake është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnje dhe Hercegovinë. Ballkani Perëndimor, forcimi i NATO-s, dhe përgatitjet për samitin e Uashingtonit, ishin temat kryesore të këtij takimi. “Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Dhuna që ka shpërthyer në Kosovë ishte e papranueshme. Kjo ka bërë që NATO të angazhojë menjëherë forca shtesë në Kosovë”. Shefi i aleancës theksoi se NATO ka bashkëpunim të ngushtë me BE-në, sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përmendi rëndësinë e mbështetjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Stoltenberg paralajmëroi se javën që vjen, Këshilli i Atlantikut të Veriut, trupi më i lartë politik i aleancës, do të vizitojë Bosnje -Hercegovinën, për të dëshmuar në këtë mënyrë edhe mbështetjen e pa rezervë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës. Nga ana e tij, kryeministri i Malit të Zi, Spajiq, ka thënë se për vendin e tij, stabiliteti në Kosovë ka rëndësi të veçantë dhe, në rast nevoje Mali i Zi është i gatshëm për të rritur praninë e ushtarëve të saj në misionin e KFOR-it.

Ambasadori amerikan i Prishtinë, Jeff Hovenier takon guvernatorin e Bankës së Kosovës: Shtyni zbatimin e vendimit për dinarin

Ambasadori amerikan i Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka kërkuar guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, që të shtyjë zbatimin e vendimit për përdorimin vetëm të valutës euro sa i përket operacioneve me para të gatshme. Në një postim në rrjetet sociale ai deklaroi se është takuar me guvernatorin Ismaili, të cilit i ka përsëritur shqetësimin e SHBA-së dhe vendeve të tjera të QUINT-it. “Sot pata një takim produktiv me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ te qytetarët”, shkruan ambasadori amerikan. Serbët në Kosovës e kanë cilësuar këtë si një vendim që do t’iu pamundësojë atyre të përdorin dinarin. Rregullorja e miratuar nga BQK-ja, është parashikuar të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

“Sistemi shtetëror nën sulm kibernetik”, eksperti: Të shpallet emergjenca e jashtëzakonshme kibernetike!

Pas sulmit më të fundit në sistemin e Institutit të Statistikave, ekspertët e teknologjisë bëjnë thirrje për shpalljen e emergjencës së jashtëzakonshme kibernetike. Jo vetëm INSTAT sipas tyre, të gjitha institucionet ndodhen në gjendje alerti për shkak të formës së implementimit të teknologjisë. “Në institucionet shtetërore ekziston centralizimi që nëse sulmohet qendra sulmohen edhe pjesët e tjera. Në infrastruktura të tilla kërkohet decentralizimi.”, tha eksperti i teknologjisë, Edmond Liçaj. Është mungesa e burimeve njerëzore sidomos asaj të kualifikuar sipas ekspertit Liçaj që nuk ndihmon në marrjen e masave të duhura. Ai ngre sugjerimin e ndërmarrjes së një VKM-je që mundëson punësimin edhe të ekspertëve ndërkombëtare me kohë të kufizuar. “Shteti nuk ka kapacitete të mjaftueshëm për burimet njerëzore nuk ka ekspertë të duhur, mund të ketë drejtues por jo specialist. Një pagesë ditore me orë sic e kanë dhe shtetet e tjera, ku mund të kontribuojnë jo vetëm ekspert kombëtar por dhe ndërkombëtar sipas rastit. Në rastin e instatit ky institucion ka nevojë për 5-10 ekspertë të tillë dhe mund të jenë në dispozicion. Ekspert që përgjigjen gjithmonë në raste emergjence”, vijoi Liçaj. Grupi Iranian i hakerave kanë reaguar përsëri për sulmin e së enjtes tek INSTAT teksa bëjnë të ditur se asnjë e dhënë nuk është më në këtë sistem. “INSTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, thuhej në deklaratën e Homeland Justice. Nga fotot e publikuara nga këta hakera në rrjete sociale kuptohet të jenë vjedhur të dhëna sensitive të punonjësve siç është numri i llogarive bankare, nr. personal, emër, mbiemër, numër telefoni, adresë e-maili, adresë banimi, IBAN. “Shqipëria është në alert sepse jemi vazhdimisht të sulmuar ku na dalin të dhëna dhe nuk mund të themi që është i sigurt dhe private pasi kompania që i ruan në këto momente ka patur sulm edhe para disa kohësh.”, deklaroi eksperti Liçaj. Shqipëria që prej viti 2022 është sulmuar nga hakerat iranianë. Sulmi më i fundit para INSTAT ishte dhe ai i faqes së Kuvendit.

Shkëlqimi i Arben Ahmetajt dhe dhe rënia politike hajnit Edi Kristaq Rama

2024 shënoi zyrtarisht fundin politik të Arben Ahmetajt. Politikani i cili shkallët e karrierës nuk i ngjiti asnjëherë një nga një, arriti të merrte postet më të lakmuara të ekzekutivit shqiptar ku në duart e tij qarkullonin financat shqiptare. Ndonëse arsimimi i tij në gjuhën angleze nuk përkonte me menaxhimet financiare, ajo shërbeu si start për të hyrë në botën e financave, e nga financat tek jo publike tek paratë e shtetit. Posti i parë i Ahmetajt në kostumi ne zyrtarit të lartë ishte ajo e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Financave në vitin 1997-1998 e më pas të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për 12 muajt pasues. Pas Tatimeve, Ahmetaj pati një pauzë në postet e larta shtetërore, për t’u emëruar në vitin 2003 në postin e zëvendësministrit të Energjisë dhe Industrisë e një vit më vonë në postin e zëvendësministrit të Integrimit Europian. Ndonëse socialistët ikën nga pushteti në vitin 2005, Arben Ahmetaj hyri në sallën e parlamentit duke marrë mandatin e deputetit. Deri në vitin 2013 ai ishte ndër zërat kryesor opozitar të Edi Ramës në Komisionin e Ekonomisë të cilët i bënin oponencë qeverisjes së Sali Berishës, oponencë e cila u shpërblye në vitin2013 kur Edi Rama hyri për herë të parë në godinën e Kryeministrisë duke bashkuar një portofol ministrish për të. Arben Ahmetaj mori detyrën e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2016 kur arriti të merrte besimin e Edi Ramës për t’u emëruar Ministër i Financave. Këtë detyrë Ahmetaj arrit ta mbante edhe në fillim të mandati të dytë të Edi Ramës deri në dhjetorin e vitit 2018 kur ai u shkarkua nga detyra ekzekutive për t’u zgjedhur kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në parlament. Por qëndrimi larg ekzekutivit ishte për një kohë të shkurtër. Pas tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019, Arben Ahmetaj rimori besimin e Edi Ramës për ta rifutur në qeveri, këtë herë për të menaxhuar paratë e rindërtimit. Puna e tij në këtë dikaster duket se bindi Edi Ramës që ta bënte numrin dy të qeverisë shqiptare deri në 25korrikun e vitit 2022 kur u shkarkua nga ky post. Këtu nisi edhe rënia e shkëlqimit të Arben Ahmetajt, ku pas largimit nga ekzekutivi nisën fletëthirrjet e një pas njëshme nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin që e vuri nën akuzë për aferën e inceneratorëve. Por pavarësisht se Edi Rama nuk e donte më, ai vijoi të shkonte në parlament deri në datën 6 korrik të vitit 2023, kur nisën zyrtarisht edhe procedurat e arrestit për të. Arratia nga vendi ishte rruga që ish-numri dy i qeverisë zgjodhi duke shmangur përballjen me drejtësinë. Socialistët nuk e përjashtuan për asnjë moment nga grupi parlamentar sepse 6 muaj erdhën shumë shpejt, kohë e mjaftueshme që Kuvendi t’i ndërpriste mandatin dhe KQZ të niste procedurat për zëvendësimin e tij si deputet. Tashmë pas afro 19 vitesh Ahmetaj nuk do të ketë më koperturë politike.

Deklaratat e Ahmetajt, Basha: PS, bandë kriminale, të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ish-numri dy i qeverisë Rama, në një intervistë të transmetuar, mbrëmjen e së enjtes. Në një postim në mediat e tij sociale, Lulzim Basha, e cilëson Partinë Demokratike si një bandë kriminale, figurat më të larta të së cilës “kërcënojnë njëri-tjetrin me kode mafioze.”

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...