2024-05-20

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndodhur në Lubjanë ku ka mbajtur një fjalë në Institutin Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), ka folur edhe për çështjen e ndalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.


Sipas  ish presidentit shqiptar zt.Ilir Metës, kjo që ka ndodhur me  ish kryeministrin shqiptar prof.dr.Sali Berishën është një çmenduri dhe se lideri i opozitës është ndaluar politikisht, sepse ka denoncuar çdo ditë korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës.

‘Ajo që ka ndodhur me  Sali Berishën është një çmenduri.

Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë provë, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama’, ka deklaruar  ish presidenti  shqiptar tash president i partisë Politike të Lirisë  në Lubjanë.

Një qytetar dhunohet fizikisht e psiqikisht, fyhet e maltretohet nga një polic brenda stacionit policor në Pejë.

 

Ku një qytetar dhunohet fizikisht e psiqikisht, fyhet e maltretohet nga një polic brenda stacionit policor.


Ky është një polic i Kosovës që si shumë kolegë të tij ndër vite po vazhdojnë ti maltretojnë qyterarët brenda e jashtë stacioneve policore.

Pasi të njejtët suspendohen dhe rikthehen sërish në punë derisa në gjykata në shumë raste lëndët parashkruhen.

E derisa ligji në Kosovë nuk funksionon, këta policë do vazhdojnë të kërcënojnë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, të maltretojnë e madje edhe t'i vrasin qytetarët e një vendi ku mesa duket nuk respektohet asnjë pikë e Konventës Europiane për të drejtat e njeriut.

Kosova sot.

Fati i presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi i cili u përfshi në një incident ajror pasditen e sotme, nuk dihet ende.

 


… Sfida me të cilën përballen ekipet e kërkim-shpëtimit është e madhe, me mjegull të dendur, shi dhe errësirë. Shpresa zbehet.

Fati i presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi i cili u përfshi në një incident ajror pasditen e sotme, nuk dihet ende. Nëse konfirmohet se presidenti i Iranit Ebrahim Raisi është vrarë në helikopterin që po e transportonte nga Azerbajxhani për në Iran, atëherë pasojat do të jenë të rënda, shkruan Sky News. Nën frikën për fatet e liderëve të vendit, ngrihet pikëpyetja se çfarë do të ndodhë në rast se presidenti Raisi ka ndërruar jetë.

“Ky është një moment delikat për Iranin. Presidenti Raisi është personi i dytë më i rëndësishëm në Iran, pas liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Vdekja e tij, nëse konfirmohet, do të ketë pasoja të mëdha. Në të ardhmen e afërt, nënpresidenti Mohammad Mohbar do të marrë kontrollin dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 50 ditëve.

Ka gjithashtu shumë grupe disidente në Iran, duke përfshirë një degë të Shtetit Islamik, të cilët do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Raissi u bë president në vitin 2021 me një pjesëmarrje të dytë dhe vetëm 41%, më e ulëta që nga revolucioni i vitit 1979, pasuesi i tij ka të ngjarë të jetë kandidati i zgjedhur i liderit suprem dhe sigurisht një tjetër ekstremist ultra-konservator.

Në planin afatgjatë, vdekja e Raisit do të kishte pasoja për liderin suprem. Sfida me të cilën përballen ekipet e kërkim-shpëtimit është e madhe, me mjegull të dendur, shi dhe errësirë. Shpresa zbehet.

Për iranianët fetarë dhe konservatorë, vdekja e Raisit do të jetë e papërballueshme. Por për shumë, do të jetë vdekja e një njeriu që kishte gjak në duart e tij.”

Kujtojmë se helikopteri i presidentit bëri një ulje të detyruar dhe te vështirtë për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Agjencitë iraniane të lajmeve thanë se arsyeja e kësaj uljeje ishte pasi ndërsa Raisi po kthehej nga një vizitë në Azerbajxhan, helikopteri po fluturonte mbi një zonë malore me mjegull të dendur.

Mediat e huaja shkruajnë se trupat ndihmëse ushtarake dhe policore kanë nisur një operacion në shkallë të gjerë me 20 ekipe shpëtimi dhe drone për të kërkuar helikopterin e presidentit Iranian fati i të cilit nuk dihet.

63-vjeçari Raisi u rizgjodh në postin e presidentit në vitin 2021. Që nga marrja e detyrës, ai ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe shtypjen e përgjakshme të protestave antiqeveritare. Ai ka bërë përpjekje të forta në rrafshin ndërkombëtar lidhur me aspiratat bërthamore të Teheranit.

2024-05-19

Nënsekretarja nënvizoi marrëveshjet me Serbinë, Kurti shkruan për reformat dhe MCC’në pas takimit

 

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth M. Allen, sot është pritur në takime të ndara fillimisht nga presidentja Osmani e më pas nga kryeministri Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Allen shkroi në “X” se Kosova dhe Serbia duhet t’i zatojnë të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut.


Ndërkaq, Kurti ka shkruar se kanë diskutuar për reformat demokrative dhe programin e MCC’së.

“Kënaqësi të takohem me nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike Liz Allen. Diskutova reformat e gjera demokratike të bëra në vendin tonë dhe mbështetjen kryesore të SHBA-së dhe @MCCgov për të ndihmuar këtë tranzicion pozitiv në të gjithë sektorët”, ka shkruar Kurti në “X”.




Osmani falendëron ish-sekretaren Clinton dhe presidentin Clinton për ndihmën amerikane ndaj Kosovës

 Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës.

“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia”, ka shkruar ajo.






Letra e Fan Nolit për Enver Hoxhën

 



Zoti Kryeministër,

Kolloneli Tuk Jakova, në lamtumirën që botoi në Diellin, 18 shtator, të mbyllur këtu Brenda, më hapi luftën me disa akuzata dhe insituata të shëmtuara. Nuk mund t’i përgjigjem botërisht tani për tani, se nuk dua të embararasoj guvernënnë këtë kohë kritike as tërthorazi, duke goditur delegatin e saj. Do të flas pasi të shkonjë kriza. Sa për tani, nuk më mbetet veçse t’ju qahem juve, që na  derguat këtë kërcu të pagdhendur.


Për të nisur, Kolloneli nuk di shqip, as gegërisht as toskërisht; Në çdo dialekt që i flinsja ay nuk me merrte vesh nga shaku që është një budalla pa kulturë. Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq sa kur pashë këtë njeri si përfaqësonjës të Shqipërisë së Re. Me gjithë këtë, posa arriu në New York, i blatova ndihmën time, dijen time, dhe eksperiencën time pa kondita, pa rezeva, dhe pa pritur as ndonjë çperblim, as ndonjë memuriet. Po ay më shikonte shtrembër me mosbesim instiktif të barabarit kundrejt njeriut të mësuar. Flas vetëm për Kollonelin, se delegatët e tjerë ishin aq të dominuar prej tij sa ay as i përfillte fare. Në mbledhjen e parë biseduam mi konferencat, që do të bënin nëpër kolonitë shqiptare.

Më polli shpirti gjersa shtruam një program, të cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e sakatonte, dyke dëgjuar mëndjet të atyre që u kishte besim, çiliminjve që i njihte si vëllezër nga mentaliteti.

Konferencat van mjaft mirë sa kohë ishte këtu  z. Behar Shtylla po kur ky shkoi në Paris pushuan menjëherë. Duket qe Kolloneli nuk i shijonte aspak. Pas konferencave u hothmë në veprimin diplomatik. E këshillova Kollonelin të kërkonte menjëherë një pjekje nga Sekretari i Përgjithshëm z. Trygve Lie. Ia gatita udhën me anën e profesorit Laugier, një zyrtari të lartë të UNO- së, i cili është Ndihmës Sekretar për Punët Shoqerore dhe Ekomomike. Po Kolloneli e shikonte me dyshim çdo çap që i këshillonja. Kujtonte se unë i vinja ndonjë grackë. Mezi Pranoi dhe e bëri kabull ta shikonte Profesorin.

Ky mirëpriti delegatët dhe ua regulloi pjekjen me Trygve Lie-në. Bashkëfjalimi u zvarris pak  minuta me dy dragomanë. Kolloneli fliste shqip, Behari ia kthente frëngjisht, edhe një dragoman i Sekretariatit ia kthente Trygve Liesë inglisht, meqenë që ky nuk dinte as frëngjisht as shqip. Nga ky muhabet me dy tërxhumane, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, që hyrja e Shqipërisë në UNO ishte punë e mbaruar, telegrafoi në Tiranë, dhe e vuri guvernën në gjumë me lajmën e nje triumfi imagjinar.

Unë isha në prakun e derës së tij, gati qe t’i shërbenja si dragoman, po nuk më thirri, se nuk kishte besim. Bëri vetëm një përjashtim, kur më mori si përkthonjës në pjesën me delegatin Amerikan. Për çudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe i vazhdoi bashkëfjalimet me anë dy dragomanësh edhe në disa raste të tjera. Lajmën që Kolloneli e kishte vënë guvernë në gjumë me fjale e bukura të Trygve Liesë e mësova disa javë pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet diplomatike. I çfaqa dyshimin që  fjalët e ëmbla dipllomatike nuk duhen marrë si senet, po ay veshin shurdhër. Që në pjekjen e parë e këshillova të shkonte në Washington dhe të hynte në kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin e Kuq Amerikan. Nuk më dëgjoi. I la këto vizita kryesore për ditën e funtme të gushtit, dy muaj më vonë.

Kur mori pyetjet nga Komisioni i Anëtarësisë, Kolloneli më bëri favorin të më pranojë si dragoman, dhe kështu e ndihmova në formulimin e përgjigjeve dhe të memorandëve, të cilat më kanë mbajtur pa gjumë disa netë. Ditën Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetëm në esencën, po edhe në retorikën e kulluar. Kur ardhi çështja e trakteve, e këshillova të pyeste guvernën përpara se të përgjigjej me argumentin e vjetërsuar të vendimeve të Përmetit, të cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti paqes me Italinë prej Këshillës së Ministrave të Jashtëm në Paris. Kolloneli refuzoi t’ju pyeste, pse pretendonte që jua dinte mejtimin. U çudit kur mësoi më vonë që ju e kishit rikonsideruar çështjen dhe i kishit pranuar traktatet multilaterale pa kondita.

Në funt të gushtit Kolloneli shkoi në Washington dhe kur u kthye në New York, më siguroi se rilidhja e marrëdhënieve midis Kryqit të Kuq Amerikan dhe Kryqit të Shqiptar ishte punë e mbaruar. Siç u muar  vesh pastaj, Kolloneli u bë prapë viktima e naivitetit dhe e padijes së gjuhës. Puna jo vetëm nuk ishte ndrequr, po ishte prishur fare.

Tani Kryqi i Kuq Amerikan, sipas fjalës, i lidhi ndihmat e mbledhura këtu dhe nuk i la të shkojnë në shqipëri. Sa për çështjen e bashkimit, ju lutem të këndoni një komunikatë që botoi Vatra në Diellin, më datë 25 shtator, të mbyllur këtu brënda. Nga kjo do të merrni vesh qe Vatra ka bërë një propozim për tretjen e plotë të dy organizatave, dhe nuk ka marrë ndonjë përgjigje  nga Shqipëria e Lirë. Këtë gjë di fare mirë Kolloneli po nuk e përmendi në Lamtumirën. 

Veç kësaj, ky propozim i Vatrës është akoma i hapur, dhe negociatat nuk jane prerë. Përse ahere Kolloneli i deklaroi lu, ftë Vatrës edhe mua pa pritur përfundimin e këtyre bisedimeve. Më në funt, rolli i nërmjetarit është t’i pajtojnë të dy anët jo ta përkrahë njërën anë dhe t’i deklarojnë lu, ftën anës tjetër, siç bëri Kolloneli.

Tani vinj në konkluzjen: Nga budallallëkët e Kollonelit nuk do ta ndyshoj qëndrimin tim përpara Shqipërisë dhe guvernës suaj në theori. Po në praktikë puna ndryshon. Në doni  bashkëpunimin tim, duhet të dërgoni një njeri, i cili të më ketë besim dhe i cili të dijë të paktën  shqip që të merremi vesh. Sa për të huajt, duhet të dijë të paktën inglisht, meqenëqë këtej nuk shkon shumë frëngjishtja. Nga ana tjetër nuk duhet të më impononi zevzekë të këtushëm si bashkëpunëtorë, të cilët ju nuk mund t’i njihni.

Dy fjalë për marëdhëniet me Amerikën, të cilat janë kyçi i problemeve tuaj këtu. U  lodha dyke ju përsëritur që duhet t’i pranoni traktatet në  parim pa  kondita, se fundi i fundit kjo nuk është vetëm  një çështje formulle pa rëndësi praktike.  Pasi të lithni marëdhënënje diplomatike me Amerikën, ahere çështja e Kryqit të Kuq Amerikan do të zgjidhet vetetiu me pak durim, dhe vetem ahere do të hapet udha për te nisur një fushatë serioze. Një fjalë për të mbaruar.

Kolloneli kur më hapi lu, ftën, nofta kishte harruar që ishte delegat i Shqipërisë. Po milei kujtojnë që ay flet në emrin e guvernës. Tani, në qoftësë nuk jinni në një mendje me Kollonelin, duhet ta këshilloni t’i marrë prapë që më ka bërë. Në mos i marrtë prapë, do të jem i shtrënguar të konkludonj që guverna e aprovon lu, ftën që më deklaroi Kolloneli. Ashtu e do llogjika për fat të keq. Dhe ahere bashkëpunimi ynë merr funt në praktikë.

Kam shpresë që episodi i Kollonelit është vetëm makthi i një nate të keqe, dhe që kurrë nuk kini patur qëllim t’u bini me shkelmë miqve tuaj.

Me të fala vëllazërore,

Juaji me besë

Peshkop F.S.Noli

26 Blagden Street

Boston, 16 mass

30 shtator 1946. 

‘Leksioni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro – amerikane’, një vepër që përshfinte 352 akademikë

 




Biblioteka Kombëtare në Prishtinë dalë nga dalë filloj që të mbushej me njerëz, në karriget që tashmë ishin vendosur për mysafirët, filloi që të vërehej entuziazmi për pjesëmarrjen në përurimin e Leksionit Enciklopedik të Akademisë shqiptaro – amerikane të Shkencave dhe Arteve dega në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në fjalimin e tij hyrës Akademik profesor dr Hakif Bajrami theksoi faktin se ndonëse kanë kaluar më shumë se 100 vite prej kur shqiptarët kanë shtetin e tyre, ata nuk kanë arritur që të kenë një enciklopedi të tyre.

“E ky publikimi më ka gëzuar shumë. Edhe pse ka pasur zëra tendencioz që të na plasojnë në germën Iliria. Ju betohem në gjakun e Adem Jasharit, as s’ka pasur as s’ka komb kosovar. Është një pjesë e tekstit që do ta botoj sepse jam njëri ndër ata, kam përjetuar edhe kërcenim me armë e që sot janë bërë shqipe. Të gjithë popujt me te cilët kufizohemi ne shqiptarët kanë enciklopedi shqiptare. Edhe pas 100 vjet shtetësie ende nuk kemi enciklopedi”, ka thënë Bajrami.

Profesori Haki Bajrami ka kritikuar edhe politikanët shqiptarë duke thënë se ata nuk janë duke punuar aq sa duhet për popullin shqiptar në përgjithësi. Sipas tij qeveria nuk merr as mundimin që të investoj në shkencë. Madje ai ka shtuar se arti nuk mund të krijohet më ‘poqavra’, por vetëm me punë serioze, modesti dhe përkushtim.

“Vepra leksikon është një fryt i një pune kërkimore. Sa po investon Qeveria në shkence afër zeros. Nuk krijohet arti me poqavra, por me pune me seriozitet dhe modesti e përkushtim”, ka shtuar ai.

Ndërkaq veprimtari politik i çështjes kombëtare, Jahja Lluka ka thënë se Leksioni Enciklopedik është një vlerë e veçantë dhe e domosdoshme për kohën, sepse bënë trajtimin e shkencës dhe artit në mënyrën e duhur. Ai ka shtuar se ky libër përpos lexuesve mund t’ju hyjë në punë edhe studiuesve në kërimet e tyre shkencore.

“Leksikoni është vepër e parë që përfshin 352 akademik. Specifikë e veçantë është se përmban leksikone vlerësuese. Mendoj se këtë punim është bërë një sistemim i plotë. Lexuesi dhe studiuesi do të lexojë dhe studioj këtë libër”, ka potencuar Lluka.

Autori dhe botuesi Flori Bruci, theksoi se me datën 28 nëntor të 1995 në Neë York u shënua një kthesë e madhe në themelimin e akademisë së shkencave. Sipas tij, për herë të parë në trojet shqiptare, në fushën e shkencës doli Leksioni Enciklopedik.

“Në kuadër të këtij përpunimi akademia shqiptaro amerikane ka nënshkruar memorandum me shtypshkronjën ku do të publikohen punime shkencore të akademikëve”, ka pohuar autori dhe botuesi Guci.

Krejt në fund të këtij përurimi u bë edhe ndarja e çmimeve nga ana e të Akademisë shqiptaro – amerikane të Shkencave dhe Arteve, si dhe u bë e ditur se këto çmime do të ndahen çdo pesë vite nga ana e kësaj akademie.

Akademiku dhe profesori, Skënder Kodra fitoi çmimin ‘Skëndërberu’ për kontributin e tij në fushën e shkencës dhe çështjes kombëtare. Akademik Flori Bruqi u nderua me çmimin ‘Adem Jashari, kurse çmimi ‘Adem Demaçi’, ju dha akademikut Haki Bajrami për punën  e tij në fushën historisë dhe çështjes kombëtare.

Akademiku Dibran Fylli u nderua me çmimin ‘Hasan Prishitna’, për punën e tij në fushën e letërsisë, artit dhe shkencës dhe çështjes kombëtare. Kurse Jahja Lluka u nderua me çmimin ‘Maxhun Bruqi’.

Lluka pas marrjes së këtij çmimi tha se ndihet i privilegjuar pikërisht për faktin se ky çmim ndahet pikërisht nga familja e Maxhun Bruqit.

Edhe Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës gjatë këtij përurimi ka bërë ndarjen e një çmimi meritor për akademikun Flori Bruqi.

Gjithashtu në këtë përurim u prezantuan edhe anatarët e rijnë të Akademisë shqiptaro – amerikane të Shkencave dhe Arteve degës në Prishtinë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...