Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/05/20

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndodhur në Lubjanë ku ka mbajtur një fjalë në Institutin Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), ka folur edhe për çështjen e ndalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.


Sipas  ish presidentit shqiptar zt.Ilir Metës, kjo që ka ndodhur me  ish kryeministrin shqiptar prof.dr.Sali Berishën është një çmenduri dhe se lideri i opozitës është ndaluar politikisht, sepse ka denoncuar çdo ditë korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës.

‘Ajo që ka ndodhur me  Sali Berishën është një çmenduri.

Kemi të bëjmë me një proces politik dhe ndalimi i tij është tërësisht politik, pa asnjë provë, por mbështetur vetëm mbi propagandë.

Ai është ndaluar sepse ka denoncuar çdo ditë energjikisht korrupsionin e Qeverisë dhe ka kundërshtuar energjikisht ndryshimin e kufijve të Kosovës, një projekt që është mbështetur nga Edi Rama’, ka deklaruar  ish presidenti  shqiptar tash president i partisë Politike të Lirisë  në Lubjanë.

No comments:

Post a Comment

Shumica e diktatorëve përfundojnë pas hekurave ose në arkivol

  Ali Hertica Një lider nuk është domosdoshmërisht një mjeshtër i të gjitha zanateve që është ose mund të jetë efektiv në të gjitha situatat...