2024-05-22

Ish i burgosuri në burgun e Nishit, Njazi Kryeziu, ka thënë se shumë shqiptarë që kanë qenë në këtë burg nuk kanë treguar që kanë qenë të plagosur pasi janë frikësuar që nëse dërgohen në spital mund të vriten.

Njazi Kryeziu , tha se është takuar edhe me kryeministrin Albin  Kurti, për të cilin tha se e ka pasur mundësinë që t’i udhëheqin rebelimet në këtë burg, duke nënkuptuar që s’e ka bërë një gjë të tillë. “Këto mitet e ngritura kur njeri bëhet kryeministër ose kur vjen në pushtet nuk janë debat real. Unë kam një përvojë personale me Albin Kurtin që s’kisha pas qef me pasë, por muj me iu thanë diçka tjeër. 

Në vitin 2000 kanë fillu rebelimet në burgjet serbe, Albin Kurti  edhe shumë tjerë e kanë pasë mundësinë me i udhëheq ato rebelime dhe s’e kanë bërë dhe pyeti të gjithë se çka ka ndodhë në Nish.

 Ne e kemi bërë një rezistencë titanike në burgun e Nishit. Asnjë shqiptar nuk u rreh as u lëndu në burgun e Nishit për 49 ditë, asnjë shqiptar, asnjë pjesëtar i UÇK’së, kemi bërë rezistencë. 

Në burgjet tjera s’kanë bërë rezistencë. Kjo do të thotë se secili kemi pasur mundësinë me tregu që kemi sens për me rreziku për të mirën e përgjithshme dhe ata që kanë qenë me Albin Kurtin në Pozharec e dinë, mundesh me i pyt ata”, ka thënë  Njazi Kryeziu.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...