“Po bëhen 5 vite që Shqipëria zyrtare punon kundër Kosovës duke lobu në favor të strategjisë panserbe në Ballkan. Dhe derisa punët e jashtme të Serbise i kryen Shqipëria, është normale që Vuça me radojat e tij të merren me taktika sabotimi dhe të bëjnë gati inkursione tjera terroriste për ta marrë me forcë veriun ose të paktën për ta obligu Kosovën që t’ia plotesojë kërkesën Shqipërisë me « kryerjen e detyrave » në favor të Serbisë”, shkroi ndër të tjera profesori.
Botë e çuditshme…
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, të cilit as emrin nuk ia di prej kur Edi Rama u shpallë ministër i krejt ministrive e përgjegjës i asnjëres, e kishte ftu Kosovën që « t’i kryejë detyrat nëse dëshiron Këshill të Evropës ».
Po bëhen 5 vite që Shqipëria zyrtare punon kundër Kosovës duke lobu në favor të strategjisë panserbe në Ballkan. Dhe derisa punët e jashtme të Serbise i kryen Shqipëria, është normale që Vuça me radojat e tij të merren me taktika sabotimi dhe të bëjnë gati inkursione tjera terroriste për ta marrë me forcë veriun ose të paktën për ta obligu Kosovën që t’ia plotesojë kërkesën Shqipërisë me « kryerjen e detyrave » në favor të Serbisë.
Ndërkohe, Edi Ramës, i përbuzur dhe demaskuar nga çdo shqiptar që shqip mendon, i duhet të shkojë në Greqi për t’u patriotizu artificialisht me kengën Kuq e Zi në sfond. Këngë që së shoejti do zëvendësohet me brohoritjet çetnike «vrite shqiptarin» dhe «Kosova është Serbi» tash që edhe futbollin, sportin që e ka bërë realitet bashkimin kombëtar, Shqipnia jonë e bashkoi me Serbinë.