Falenderim dhe mirënjohje, mik i mirë i
së vërtetës, estet i frazeologjisë së goditur për çdo shkrimtar që mundohet të
paraqes Realitetin Real me të gjitha përmasat dhe dukuritë e tij!
Si në përkthim edhe në analizat letrare apo
politike, Akademik, Prof. Dr. Eshref Ymeri, përdor bukurinë dhe estetikën e
pasurisë së artit gojor. Po e filloj me titullin e
Akademik,Prof. dr. Eshref Ymeri shkruan për librin :
“Në botën letrare të Kadri Tarellit”
shkrimit të tij te “Fjala E Lirë”për librin “Në botën e letrave të Kadri Tarelit”, kushtuar këtij
shkrimtari të talentuar dhe të palodhur durrsak, Prof.dr.Eshref Ymeri ka botuar
analizën me titull, “Shkrimtarët, këta fisnikërues të
shpirtit njerëzor”.
Po
nisem nga titulli i shkrimit. Nëse akademik Ymeri me të drejtë shkrimtarët i
quan “fisnikërues të shpirtit njerëzor”, kurse unë
diku, poetët dhe shkrimtarët i kam quajtur, “Hyjnit
e shpirtrave njerëzor! Them me
bindje se më afër realitetit është shprehja e bukur frazeologjike e Prof. Dr.
Ymerit, nga thënia ime. Ja si shprehet profesori i nderuar: “ të të gjitha gjinive, e përshkon si një fill i
kuq repekti për njeriun, ngrohtësia rrezatuese e shpirtit të saj fisnik dhe
pasuria e admirueshme e leksikut të saj.” E të gjitha këto cilësi virtyti të vëna në dukje në
analizë, të mbushin shpirtin me besim, tolerancë, mirëkuptim, vëllazërim,
ndihmë reciproke dhe dashurinë atdhetare për njëri-tjetrin. Eh sikur të gjithë
shkrimtarët e poetët, idetë e të cilëve fshihen përmes paragrafeve dhe faqeve
të librave voluminoz, të ishin kaq të hapur, bujar dhe zemërgjerë, nuk do të
ishin ndarë e të përçarë, ku secili kërkon të jetë i pari, apo kryetar. Nëse të
gjithë do të ishin të barabartë mes njëri -tjetrit, asnjëri nuk do lutej për
t’u dukur, por do të votonte për aftësitë e individit të shquar në intelekt dhe
krijimtari. Mjerisht shoh se sot, kudo dhe kurdo mbijnë shoqatat kulturore
atdhetare si kërpudhat pas shiut. Nuk e kuptoj se të gjithë krijuesit me veprat
e tyre kërkojnë të lartësojnë emrin, të forcojnë dinjitetin dhe ta bëjnëtë famshëm kombin. Po në gjendjen
që jemi ne sot, në mëri, të ndarë e të përçarë nga egua, intriga dhe smira,
asnjëherë nuk mund të nxjerrim në dritë një art apo letërsi kombëtare, që të
jetë e aftë për t’u ballafaquar me artin apo letërsinë botërore.Behari nuk vjen
me një apo disa lule. Që të jetë e bukur kjo stinë e ripërtëritjes, duhet që
kopshtet të lulëzojnë të gjithë me ngjyrat dhe zërat e tyre. Për sa kohë që mes shkimtarëve ekziston zilia,
urrejtja dhe mllefi, letërsia jonë kurrë nuk do të ngjitet në nivelin kombëtar.
Ka për të ngelur një art provincial.
Ndaj ju lutem lexoni Prof.Eshref Ymerin i
cili ka dalë me disa përfundime pozitive që janë porosi për gjithë krijuesit e
çdo niveli. Unë këtë analizë do ta quaja shkollë për krijuesit e rinj dhe
korregjim për ata që u ka ngelur ora në Realizmin Socialist. Për fat të
keq, nuk e përtypin dot Artin Real, bashkëkohor dhe modern. Vetëm realiteti i
së vërtetës e çon poetin, shkrimtarin në maja të pashkelura. Pikërisht këto parime
për të cilat ka nevojë letërsia shqiptare
përmenden me forcë në këtë analizë.
-Analisit Ymeri, duke marrë si shembull librin, “Në
botën letrare të Kadri Tarellit”, me autoreVilhelme Vrana Haxhiraj, prej
kompozimit të tij nxori disa parime:
*Çdo
shkrimtar në veprat e tij duhet t’i bëjë skanerin realitetit që përjetojmë.
*Shkrimtari
duhet të ndajë mjeshtërisht me lexuesit emocionet dhe mendimet e tyre, përvojën jetësore përmes veprave të tij.
*
...si
mjeshtra të fjalës, duhet të ndërtojnë fraza të bukura, mjaft të goditura, të përzgjedhin
figura dhe të krijojnë një kompozim të harmonizuar të tekstit.
*Është e domosdoshme mjeshtëria e zotërimit
të gjuhës, pasuria leksikore e reflektuar përmes gramatikës - morfologjisë,
sintaksës dhe rregullave të pikësimit.
*I
suksesshëm është ai shkrimtar që punon me një tendosje të energjive
intelektuale, vetëpërkushtim, vendosmëri, disiplinë këmbëngulje dhe
palodhshmëri...
*Shkrimtari
gjykohet nga tiparet e karakterit të
heronjve të tyre që i përshkon fund e krye ngrohtësia e shpirtit. *Dashamirësia në penën e tyre përfshin
krejt përmbajtjen e botës së tyre emocionale, shpirtërore dhe intelektuale.
*Shkrimtarët me vlerësimet për njëri
-tjetrin të njohura këto brenda dhe jashtë vendit, shërbejnë si një shembull i
shkëlqyer i bashkëpumit intelektual, për të cilin janë krejtësisht të huaj
cinizmi, smira dhe xhelozia e njerëzve me karakter të plagosur rëndë nga
dashakeqësia.
Së
fundmi Profesor Eshrefi jep një mendim dashamirës :
“Do të ishte
një mrekulli që vargjet e shkëlqyera poetike, me shije të lartë artistike, si
ato të Bashkim Saliasit pë Kadriun dhe të Kadriut për Vilhelmen, do të skaliteshin në një tabelë të posaçme dhe
të ekspozoheshin në selitë (nëse ekzistojnë seli të tilla) e Lidhjes së
shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit dhe të Vlorës.”
I nderuar akademik. Prof.dr. Eshref Ymeri!
Si protagonist ose ( si autorë dhe aktorë
) të nxitjes së këtij shkrimi të mrekullueshëmm, të kësaj shkolle letrare, shkrimtari Kadri Tarelli dhe unë Vilhelme Vrana Haxhiraj, ju shprehim
mirënjohje pafund. Libri kushtuar
letrave të K.Tarellit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme veç Realitetit Real.
Veçanërisht unë, duke kërkuar ndjesë, Ju
falenderoj që u kam detyruar të lexoni në internet gjithë librin “Në botën
letrare të Kadri Tarellit” . Ishte ngarkesë për moshën, shëndetin dhe punën
Tuaj studimore. Ju uroj jetë gjatë dhe suksese, Profesor i nderuar!
Miqësisht Vilhelme
Ps. Parimet janë janë të prof. Eshrefit, të
perifrazuara dhe të përshtatura nga
unë...-Vivra