Shkruan :Flori Bruqi,PHD
Një urolog i njohur shqiptar ka treguar sesi mjekët kanë mashtruar meshkujt që donin të trajtonin inflamacionin e prostatës dhe ënjtjen e prostates”-raportohet në faqen online që jo më kot titullohet “Jetë e shëndetshme”.
Artikulli që qarkullon online është ndërtuar në formën e intervistës gjëja me një mjek urolog nga Kosova , që quhet Akademik Dr. Dijon Elesi.
Në shkrim theksohet se ai është urolog, akademik, shkencëtar.
Por, a është vërtetë ai mjek në sistemin tonë shëndetësor? Floripress , vendosi të bëjë një verifikim të shkrimit, fillimisht duke kërkuar mbi mjekun në fjalë,
Nga kërkimi i bërë në listën e mjekëve shqiptarë, dhe Kosovarë, por edhe në faqen zyrtare të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” , apo të QKUK-së si dhe në LIstën e Odës së mjekëve të Kosovës , një akademik profesor DR.të tillë nuk rezulton të jetë një specialist shëndeti me këtë emër.
Ne bëmë edhe një verifikim të imazhit të përdorur për mjekun në fjalë, ku rezulton se në fakt foto qarkullon në internet së paku që prej vitit 2021 dhe është një imazh i arkivave të fotove që shiten online me imazhe gjeneraliste.
Pra, në këtë rast, intervista është e sajuar me mjekë të rremë, për ta bërë të besueshme për lexuesit online dhe për t’i nxitur që të blejnë produktin.
Në një sërë artikujsh të publikuar nga Floripress , mjekët kanë këshilluar që të tregohet kujdes me përdorimin e këtyre suplementeve që shiten online, duke sugjeruar që paraprakisht të këshilloheni me mjekët specialistë.
Përsa i përket efektit shërues të trajtimit ndaj inflamacionit të prostatës, që reklamohet nëpërmjet këtij artikulli, Fondacioni Amerikan i Kujdesit Urologjik këshillon konsultë tek mjeku për të marrë një diagnozë të saktë prostatiti dhe, si rrjedhojë, trajtimin e duhur.
Marketingu i rremë dhe këshillat për t’iu mos besuar mjekëve, me qëllim shitjen e medikamenteve të caktuara, përbëjnë një shqetësim serioz në mediat sociale në Republikën e Dradanisë dhe Shqipërisë .
Lexoni dallaverën-gënjeshtren e web
faqës https://oustebya.com/?flow_hash=rkNyH45J&clickid=cp94r7un6s0s738t7qq0&data1=19576609&data2=57364231.
Lexoni gënjeshtën sa vijon: