“ Kur njihesh me veprimtarinë shkencore në lëmë të përkthimit nga prof.Eshref Ymeri përgjatë më se gjysmë shekulli (në vijim, edhe në ditët tona), bindesh për barrën e rëndë të punës që ka mbajtur mbi supe ai, jo vetëm në fushë të dijeve enciklopedike e formimit si pedagog në aula universiteti, ku ka lënë gjurmë të një ndërgjegjeje të pakontestuar, por, në mënyrë të veçantë për realizimet e guximshme në disiplinën e leksikologjisë e leksikografisë, përndryshe, me prurjet e frazemave përballë shqipes dhe fjalorët dygjuhësh që ka hartuar i vetëm, apo me bashkautorësi. Ai na përcjell një përvojë të madhe në përpilimin e fjalorëve të veçantë, në përkthimin letrar prej autorëve të shquar nga letërsia botërore, por edhe me botimet origjinale, gjithë prurje kulturore e dokumentare mbi teoritë e përkthimit, pasionin ndaj kësaj mjeshtërie të lashtë, që ai e vuri në jetë edhe në interpretimin e drejtpërdrejtë në situata e nivele të larta e me aq përgjegjësi gjuhësore e politike.”
(T.Topalli)
***
Është i biri i Hasan Ymerit (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të R P të Shqipërisë me medaljen
“Për veprimtari patriotike”, me nr. 4040, datë 14 korrik 1965, me këtë motivacion:“Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.
25.12. 1938 lindi në Smokthinë, prefektura Vlorë.
1947 – 1955—-përfundon shkollën 7-vjeçare në Smokthinë. 1955 – 1959 përfundon gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë.
1959 – 1961 student në Shën Peterburg (ish-Leningrad).
1962 – 1966 përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin
e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.
1966 -1977—-pedagog i gjuhës ruse në Fak. Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.
1977 (shtator) Universiteti i Tiranës e qarkullon pashkak në Kukës. Rri pa punë
deri më 25 mars 1979.
Nga viti 1979-1991, punon si përkthyes nga rusishtja në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori” dhe shef i Redaksisë së Botimeve në gjuhë të huaja në këtë stabiliment; është përkthyes i jashtëm i veprave të E.Hoxhës në rusisht, ndërsa del në pension si pedagog i rusishtes në Fakultetin e GJH të Universitetit të Tiranës, 2003.
Aktiviteti pedagogjiko-shkencor Tekste mësimore
1968 Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të
parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).
1972 Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të
dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).
1974 Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve
të gjuhës ruse, me grup autorësh (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).
1981 Analizë teksti për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës
ruse, me bashkautor (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).
1982—-Tekst me tema bisedimi në ndihmë të zhvillimit të gjuhës së folur për mësuesit e gjuhës ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).
1984 Formula bisedore. Tekst në ndihmë të mësuesve të gjuhës ruse (botim i
Institutit të Studimeve Pedagogjike).
2002 Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës
së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).
Lëndë mësimore praktike
Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e Historië dhe të Filologjisë dhe në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ka dhënë:
Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.
Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.
Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.
Kurse leksionesh
Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret).
Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.
Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).
Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).
Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë
Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve ’70-80 të shekullit të kaluar.
Përkthime të letërsisë politike
Në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse. Prej 17 majit deri më 10 tetor të vitit 1975, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës, ku, në kryeqytetin Pekin, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse prej 1000 faqesh të vëllimit II të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.
Përkthime artistike
Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer e botuar vepra të shkrimtarëve: Aleksej Prijma: “Edgar Kejsi” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999). F.M. Dostojevski: “Një zemër e dobët” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1998 dhe ABC, Tiranë, 2008).
“Sozia” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).
“Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000). “E zonja e Shtëpisë” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).
“Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2002).
Italo Kalvino: “Përralla italiane” (Shtëpia Botuese DeaS, Tiranë 2000).
Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin (përgatiti për botim dhe botoi Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. Përkthyer në gjuhën ruse (Tiranë 2008).
Leonid Grossman: “Pushkini në kulturën ruse”, “Bota Shqiptare”. Tiranë 2014.
Nikollaj Kolada: “Nishani” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2003)
Ludmilla Razumovskaja: “E dashur Elena Sergejevna” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2007).
Vath Koreshi: Skenar i filmit “Porta Eva” (përkthyer në gjuhën ruse; prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).
Zheni Kostandinova: “Vanga” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).
Zhorzh Amadu: “Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).
Kobo Abe: “Gruaja e burgosur në rërë”. (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”.
Tiranë, 2012).
Fjalorë
Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (me b/autorë) (Botim i Akademisë Ushtarake,Tiranë, 1990).
Fjalor frazeologjik italisht-shqip (me bashkautor) (Shtëpia Botuese AFËRDITA, Tiranë1997).
Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë 2002).
Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).
Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (i pasuruar dhe i ripunuar) (me b/autorë) EDFA, Tiranë 2007).
Fjalor frazeologjik rusisht-shqip (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2015).
Fjalor frazeologjik anglisht-shqip (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2018).
Fja.or frazeologjik frëngjisht-shqip (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2021).
Redaktime fjalorësh
Fjalor rusisht-shqip (grup autoresh), Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë, 2005).
Fjalor shqip-rusisht (autore prof. as. Mukades Mançe), EDFA, Tiranë, 2007.
Publicistikë
Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar mbi 1500 artikuj publicistikë në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare për ribashkimin e trojeve tona etnike, përfshirë edhe artikujt me tema shoqërore apo edhe shkrime polemikë.
Botime të tjera
Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse (me b/a), TOENA, Tiranë, 2006.
Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-2012 (me b/a), Universiteti “Iliria”. Prishtinë 2012.
Përkthimi, një histori pasioni, Shtëpia Botuese “OMSCA-1”. Tiranë, 2015.
Arti i përkthimit gojor, Studio “Intergrafika”. Tiranë, 2018.
Shtigjeve të fjalës artistike, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”. Tiranë, 2021.
Kualifikimi shkencor
16.12.1989 merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208
të Komisionit të Lartë të Atestimit).
14.12.1994—-Grada “Kandidat i Shkencave”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.
13.12.1994—-merr titullin “As. Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).
11.05.2001 merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Lartë të
Kualifikimit Shkencor).
Përkthyes gojor (interpret)
Si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka marrë pjesë: në të gjitha konferencat e PABSEK-ut dhe BSEK-ut të zhvilluara në Tiranë që prej themelimit të tyre deri para disa vjetësh në disa veprimtari të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara nëTiranë; në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it, në Tiranë.
Si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka shoqëruar:
Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij: në Shën-Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995); në Moskë, ku u zhvillua konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).
Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me drejtues të qeverisë shqiptare të kohës.
Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.
Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:1998, 1999.
Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.
* * *
E s e
Shqipëria është “pa kokë, pa shpatulla dhe pa këmbë”
Viti 2020 është viti i përkujtimit të dy përvjetorëve për familjen time. Më 18 shkurt 1970, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Babai im i dashur, Hasan Ymeri. Kurse më 16 gusht 1980, po në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë nëna ime e shtrenjtë, Hanko Ymeri. Çdokush prindërit i kujton me nderimin dhe respektin më të madh, sepse ata janë njerëzit më të shtrenjtë të jetës së tij. Ata janë busulla orientuese, janë ylli i karvanit për fëmijët e vet, të cilët i rritin dhe i edukojnë me një kujdes të jashtëzakonshëm.Kur kthej kokën prapa dhe kujtoj rrugën e jetës që kam ndjekur sipas këshillave që më patën dhënë prindërit që në moshë të vogël në fshatin Mesaplik, njëri nga katër fshatrat e Smokthinës së Vlorës, ku jetonte familja jonë,
them me plot gojën se ata, ashtu si edhe të gjithë prindërit për fëmijët e tyre, kanë qenë shenjtorë për mua dhe menjëherë më vijnë në kujtesë ca fjalë të arta të disa prej personaliteteve të shquara të lashtësisë, si Menandri (342-291 p.e.r.), komediografi i lashtësisë greke, i cili ka lënë një këshillë fort të vyer për pasardhësit: “Prindërit nderoji gjithmonë, ashtu si edhe Hyjninë”.Vlera mjaft të çmuara edukative përcjellin fjalët e Ciceronit (Marcus Tullius Cicero – 106-43 p.e.r.), filozofit, oratorit dhe personalitetit politik të lashtësisë romake, i cili theksonte: “Dashuria ndaj prindërve është themeli i të gjitha virtyteve”. Më kujtohet Horaci (Quintus Horatius Flaccus – 65-8 p.e.r.), poeti i “shekullit të artë” të letërsisë romake, i cili thoshte: “Virtytet e prindërve janë paja më e madhe për fëmijët”…. Nga Babai i ruaj të pashlyera në kujtesë disa këshilla dhe porosi që më pati dhënë, sidomos derisa mbarova shkollën e mesme, dhe një mendim shumë të çmuar, të cilin e kam pasë vlerësuar lart deri tani, kur po i afrohem moshës 82-vjeçare, mendim që më shërbeu edhe si titull i këtij shkrimi. Më 30 gusht të vitit 1955, në oborrin e shtëpisë sonë, kur po më përcillte për të vazhduar Gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë, për ku do të më shoqëronte i ndjeri vëllai i madh, Babai më dha tri porosi:
E para: “Dëgjo, bir i Babait, ki parasysh se këtu e tutje do të jesh larg nënës e Babait. Prandaj ki mendjen, të jesh i kujdesshëm në jetë se Shqipëria është baltë e mallkuar, e ka mallkuar Zoti se shqiptarët nuk e duan njëri-tjetrin. Kur shqiptarët ta duan njëri-tjetrin, atëherë Zoti do ta bekojë baltën shqiptare”.
Disa dhjetëvjeçarë më vonë, Nënë Tereza, 42 vjet pas porosisë së Babait tim, dhe pikërisht pas katrahurës së vitit 1997, erdhi për vizitë në Shqipëri. Para se të hipte në aeroplan për t’u larguar nga aeroporti i Rinasit, ajo iu drejtua Zotit: “O Zot, hiqja mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”.
E dyta: “Atje në gjimnaz përpiqu të jesh i pari në mësime, siç ke qenë këtu në shtatëvjeçare. Por po nuk pate mundësi të jesh i pari, mundohu të jesh mes të parëve dhe atë që është i pari, ta duash dhe ta respektosh si veten tënde, se po pate smirë për të, do t’i bësh shumë dëm kokës”. Falë kësaj këshille aq të çmuar, nuk e kam njohur kurrë smirën në jetën time dhe ata që kanë qenë më të aftë se unë, i kam nderuar dhe respektuar si veten time.
E treta: “Mos vër kurrë dorë në mallin e botës se, siç të kam thënë dikur, do ta kesh dëmin njëqindfish. E kam porosi nga i ndjeri im atë”. Këtë porosi Babai ma kishte dhënë që kur isha nxënës në klasën e gjashtë të shtatëvjeçares. Përveç porosisë së të atit, ai kishte pasur edhe një përvojë të hidhur nga jeta e vet. Njëherë, diku aty nga fillimi i viteve ’50, ai kishte shkuar për pazar në Vlorë, e cila ndodhet 54 km larg Smokthinës. Atë ditë, pasi kishte blerë gjërat që i duheshin, qe nisur për në Smokthinë pa perënduar dielli. Kishte kaluar mesi i shtatorit. Kur kishte edhe dy orë natë, ai pati arritur në anën e djathtë të lumit të Smokthinës, përballë shtëpive tona, që ndodheshin në një gjysmë lartësie të anës së majtë të lumit. Aty, çuditërisht, kishte sjellë ndër mend atë porosinë e të atit për të mos vënë dorë në mallin e botës. Dhe, aty për aty, kishte thënë me vete: do ta provoj një herë për
të mos e vënë në zbatim atë porosinë e tim eti dhe do të shikoj nëse do ta kem dëmin njëqindfish ose jo”. Pati zbritur nga kali dhe i qe afruar një are me misër që ndodhej në anë të lumit, pronë e një fshatari nga fshati Ramicë. Kallinjtë e misrit ishin të shëndetshëm. Këputi njërin prej tyre, i hipi kalit dhe u nis për në shtëpi. Kur arriti, lidhi kalin dhe i hodhi haje, kurse vetë shkoi pranë furrës që kishim në oborr. Nëna, zakonisht, që në darkë, thëngjijtë i mbulonte me hi që të mos fikeshin, në mënyrë që të nesërmen ta ndizte zjarrin me lehtësi. Aty ai i zbuloi, u hodhi ca lëmishte përsipër dhe ndezi zjarrin, zhveshi kallirin e misrit, e poqi, e hëngri dhe shkoi të flinte. Njerëzit e shtëpisë të gjithë ishin në gjumë. Natën e nesërme, gjë që nuk kishte bërë vaki kurrë, një tufë derrash të egër, zbresin nga pyjet në lindje të shtëpive tona, hyjnë në arat me misër dhe batërdisën një dynym e gjysmë. Kur njëherë pati qëlluar që t’i kthehej kësaj ndodhie, unë i thashë me shaka: po ndoshta rastisi që derrat e egër atë natë dëmtuan arat tona, jo se shkaktar qe ai kalliri i misrit që ti more nga ara e huaj. Jo, bir i Babait, – ma ktheu ai. – Ishte ndëshkim nga Ai atje lart në qiell, sepse syrit të Tij nuk i shpëton asgjë nga prapësitë që bëjnë njerëzit këtu në Tokë….
Në maj të vitit 1956, mbarova klasën e parë të gjimnazit në Vlorë dhe u ktheva pranë familjes. Komunistët kishin filluar fushatën e ethshme për kolektivizimin e bujqësisë. Ishte muaji qershor. Po korrnim grurin. Bënte vapë dhe vendosëm të çlodheshim pak në hijen e një peme. Ndërhyn Babai: “Këta komunistët qenkan bijtë e djallit, kërkojnë të na marrin tokat dhe bagëtitë dhe të na kthejnë në argatë të shtetit”. Ç’t’i thoshja? Po ndoshta e kanë për mirë, o Baba, – ia ktheva unë. Në fund të majit të vitit 1959, mbarova mësimet e klasës së katërt të gjimnazit dhe gjatë qershorit do të kishim provimet e maturës. Shkova pranë familjes dhe çdo javë kthehesha në Vlorë për dhënien e tyre. E mbaj mend si sot. Ishte data 10 qershor. Po hanim drekë nën hijen e shtratit të hardhisë në oborr. Më 25 maj pati ardhur për vizitë Nikita Hrushovi. Qëndroi tetë ditë në vendin tonë dhe u largua më 3 qershor. Babai pyeti: “Po ky Enveri pse nuk bisedoi me Hrushovin që të ndërhynte te Titua për ta kthyer atë Kosovën këtej nga ne, se ajo është truall shqiptar, është toka jonë?”. U zura ngushtë dhe s’dija ç’përgjigje t’ jepja….
Me respekt dhe nderim të madh kujtoj Nënën e shtrenjtë, e cila njihej për zemrën e saj bujare, për ngrohtësinë e jashtëzakonshme të shpirtit human, për natyrën e saj aq mikpritëse, saqë banorët e lagjes sonë Parika thoshnin: “Hankua i pret mysafirët me bukë që në oborr”, sepse ishte mjeshtre e vërtetë në përgatitjen e gatesave nga më të ndryshme. Veç kësaj, ajo ishte e famshme për punë artistike në vegjë, nga e cila nxirrte qylyma shumë të bukur shumëngjyrësh. Ngrohtësia e shpirtit të saj ishte e përmasave mitike në edukatën që na jepte neve, si fëmijë. Fjalët e saj “kujdes në jetë, të keqen Nëna, që as mizën të mos e shkelni me këmbë”, qenë skalitur për jetë në kujtesën time dhe të të dyja motrave dhe vëllait të madh, Selfos, që prehen në atë jetë. Unë me time shoqe, Havanë, jemi përpjekur që, të dy fëmijët tanë, djalin
dhe vajzën, t’i rritim dhe t’i edukojmë sipas këshillave dhe porosive të prindërve tanë. Dhe ne e ndiejmë veten krenarë me sjelljen e tyre. Të dy erdhën për studime
universitare këtu në Shtetet e Bashkuara (djali në vitin 1996, kurse vajza në vitin 1998), ku mbaruan dy fakultete secili dhe tani janë të nderuar në vendet e punës ku japin kontributin e vet. Me rastin e përkujtimit të datës 18 shkurt dhe 16 gusht, kur Babai dhe Nëna ime patën ndërruar jetë, respektivisht në vitin 1970 dhe 1980, dëshiroj me gjithë zemër që gjithë prindërve dhe fëmijëve të tyre, t’u drejtohem me urimin në vijim: Qofshin të bekuar prindërit që i edukojnë fëmijët me virtyte të larta! Qofshin të bekuar fëmijët që prindërit i nderojnë po ashtu si edhe Hyjninë! Kolumbus, Ohajo, 16 gusht 2020
PROF. DR. ESHREF YMERI, FJALOR FRAZEOLOGJIK ANGLISHT-SHQIP,
SHTËPIA BOTUESE “BOTA SHQIPTARE”, TIRANË, 2019, 1253 FAQE491
Fjalorët japin tablo të ndryshme të gjuhës. Ky Fjalor jep njërën tablo të gjuhës angleze. Dhe të gjuhës shqipe. Është një tablo mjaft e gjerë sepse, siç dihet, njësitë frazeologjike (dhe fjalët e urta) janë, jo vetëm mjet komunikimi, por edhe burim të dhënash për kulturën social-kulturore (dhe materiale) të një populli.
Edhe nga një vështrim i pjesshëm i këtij Fjalori shihet shtresa social-kulturore specifike e jetës angleze dhe amerikane. Edhe e jetës shqiptare. E sjell barasvlerësi në gjuhën shqipe. Dhe kështu, nëse një Fjalor leksemor dygjuhësh është ndërkombëtar, sepse ka dy gjuhë, dy struktura gjuhësh, dy semantika dhe dy barasvlerës, Fjalori anglisht-shqip frazeologjik i prof. Eshref Ymerit është dyfish ndërkombëtar. Mu për atë shtresën social-kulturore specifike. 492
Fjalorët frazeologjikë hyjnë te fjalorët specialë (kësisoj, janë diferencues). Dhe sa më gjerë të konceptohet detyra e fjalorit frazeologjik, aq më i rëndësishëm është roli i tij si mjet i kulturës së gjuhës. Në leksikografinë angleze na duket se ka një koncept mjaft të gjerë për frazeologjinë.493
491 Në Studime filologjike 1-2, 2019, f. 269-277.
492 Krahaso në anglisht dhe në shqip: Have eyes in the back of one’s head i bën sytë katër; pull the wool over smb.’s eyes i hedh hi (pluhur) syve; be a badluck Charley ka lëkurën e ujkut dikush; be at loggerheads with smb. i vë gjilpërat majë më majë me dikë; live from hand to mouth rroj me zgrip; have one’s heart in one’s mouth më shkoi zemra te thembra; like a drowned rat si bollë e vrarë; si pulë e lagur; dead men tell no tales nuk flasin varret; know which side one’s bread is buttered di ta rrjepë patën; have one’s bread buttered on both sides i bën edhe gjeli vezë; the devil has found his mate ka gjetur tenxherja kapakun; (save smth.) for a rainy day paraja e bardhë për ditë të zezë; bite the hand that feeds you ha bukën dhe përmbys kupën; be born with a silver spoon in one’s mouth ka lindur me këmishë dikush; the early bird catches the bird kush mënon, bluan
/ kush ngrihet herët, ha dardhat e buta / macja që fle, nuk zë minj.
493 Tek “Oxford Advanced Learner’s Dictionary” kemi vënë re, p.sh., që togfjalësha emërorë me përsëritje (tipi day by day, day after day, the day after tomorrow etj.) dhe togfjalësha ndajfoljorë, gjithashtu me përsëritje (tipi once again) përfshihen tek idiomat.
Autori i ka njohur mirë konceptin njësi frazeologjike dhe kufijtë e fondit frazeologjik të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe – veçoritë strukturore tipologjike dhe përmbajtjesore figurative të njësive frazeologjike dhe variantet e tyre, funksionet e tyre gramatikore dhe kushtet e tyre përdorimore, pra, rolin e tyre komunikues-funksional.494
Në Fjalor janë përfshirë edhe fjalë fluturake (shih, p.sh., There is but one step from the sublime to the ridiculous, me origjinë nga frëngjishtja, me autor Napoleon Bonapartin). Mendojmë se është vepruar drejt, sepse duke u frazeologjizuar, fjalët fluturake e humbasin lidhjen e drejtpërdrejtë me tekstin
494 Zakonisht, katër pyetje shtrohen për këtë koncept: Cila është struktura e njësisë frazeologjike? Cila është gramatika e njësisë frazeologjike? Si vjen figurshmëria te njësia frazeologjike? Cila është përmbajtja konkrete e njësisë frazeologjike? Pas përgjigjes për to, besojmë se vjen përfundimi për rolin e tyre komunikues-funksional.
a) Meqë shumica e njësive frazeologjike ndërtohen sipas modeleve të togfjalëshave të qëndrueshëm, do të thotë që ato kanë të bëjnë me këtë a me atë fjalë shënuese. Kjo është arsyeja që gjymtyrët bosht (mbështetëse) u përkasin vetëm katër pjesëve të ligjëratës
– emrit, mbiemrit, foljes, ndajfoljes. Dhe tipat më produktive të njësive frazeologjike emërtohen sipas tyre.
b) Te forma e jashtme e njësisë frazeologjike bëjnë pjesë, siç dihet, edhe variantësia dhe fjala fakultative. Variantësia është rezultat i ndryshimeve formale ose fjalëformuese etj. Fjala fakultative shoqëron njësinë frazeologjike. Ajo ruan pavarësinë e vet, prandaj nuk konsiderohet pjesë e frazeologjisë (shih, p.sh., homewards tek turn one’s steps (homewards / towards …).
c) Siç dihet, mund të flitet për njësi frazeologjike vetëm në atë rast, kur humbasin (ose dobësohen) tiparet kategoriale të fjalëve që hyjnë në përbërje të saj. Në qoftë se në strukturën e aksh togfjalëshi nuk kanë humbur tiparet e tyre themelore (kuptimi leksikor etj.), atëherë kjo përbërje është togfjalësh i zakonshëm e nuk është frazeologji. Ky është kufiri frazeologjik në nivelin e togfjalëshit. Në nivelin e fjalisë – te proverbat, fjalët e urta, aforizmat e fjalët fluturake (siç do t’i përveçojmë më tej, sepse ato pasqyrohen në Fjalor) fjalët nuk i humbasin tiparet e tyre leksikore. Por shumë proverba e fjalë të urta mund të futen te frazeologjitë sepse sintaktikisht janë të pandashme dhe siç do ta themi më poshtë, brenda tyre gjallojnë idiomat.
ç) Shumica e njësive frazeologjike, përveç kuptimit leksikor-objektiv, kanë edhe ngjyrim shprehës-emocional. Sigurisht, ngjyrimi shprehës-emocional nuk shihet si kuptim themelor i njësisë frazeologjike, por, sidoqoftë, është pjesë e tij përbërëse, është ngjyrim kuptimor plotësues, që e bashkëshoqëron gjithnjë atë. Janë pikërisht kjo shprehësi e veçantë emocionale dhe kjo figurshmëri e njësisë frazeologjike që e fuqizojnë përdorimin e saj në ligjërimin bisedor letrar, në gjuhën e letërsisë artistike, publicistike, madje, edhe shkencore-popullarizuese.
d) Njësia frazeologjike është njësi semantike (kuptimore). Më e ndërlikuar se fjala, por funksionalisht, e afërt me fjalën. Tërësia kuptimore që zhvillohet si pasojë e zbehjes kuptimore të komponentëve të njësisë frazeologjike, qëndrueshmëria e saj (domethënë, riprodhimi në ligjërim si njësi e gatshme), kuptimi i mbartur, shprehësia emocionale – stilistike janë tipare të njësisë frazeologjike.
nga janë formuar. Tashmë, janë me karakter të figurshëm.495 Tashmë, si citate, janë modele të njohura letrare. Për cilësinë e një fjalori dygjuhësh mund të gjykohet nga: 1. zgjedhja e fjalësit; 2. gramatika e fjalësit; 3. barasvlerësia;
4. përveçimi i dallimeve kulturore; 5. Shembullsimi.496 Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof. Eshref Ymerit i ka zgjidhur të gjitha shkencërisht – drejt e leksikografikisht – qartë. Fjalori është diferencues (Ai është Fjalor frazeologjik dhe jo fjalor i përgjithshëm leksemor). Dhe, detyra e tij ishte të përzgjidhte njësi frazeologjike.497 Dhe i ka përzgjedhur gjuhësisht dhe leksikografikisht drejt. Ato janë të gjuhës standarde (vetëkuptohet bashkë me gramatikën e tyre) – edhe në anglisht, edhe në shqip; kanë kuptim të mbartur e të figurshëm. Çfarë u tha më sipër, besojmë se e plotëson këtë vlerësim. Një krahasim i thjeshtë i disa njësive më poshtë në anglisht e në disa gjuhë të tjera, besojmë se e vërtetëson këtë: Ariadne’s clew (thread) / fil d’Ariadne (frëngjisht) / filli i Arianës (shqip); the heel of Achiles / talon
d’Achile (frëngjisht) / thembra e Akilit (shqip); appetite comes with eating (nga frëngjishtja) oreksi vjen duke ngrënë; look for a needle in a haystak (stack of hay) kërkon gjilpërën në kashtë; etj….
Vargu sinonimik në gjuhën shqipe shkon deri mbi 40 njësi.498 Së pari, kjo tregon zhvillimin e vrullshëm të frazeologjisë shqipe. Së dyti, kjo tregon shkallën e zhvillimit të letërsisë artistike, publicistike etj. Së treti, kjo tregon mundësitë për përdorimin stilistik të njësive frazeologjike.499 Së katërti, tregon njohjen e thellë të sinonimisë frazeologjike të gjuhës
495 Logjikisht, të dy rrafshet ruhen – rrafshi i drejtpërdrejtë dhe rrafshi i figurshëm.
496 Për arsye se ngarkohej shumë vëllimi (Fjalori ka mbi 1250 faqe), autori nuk ka dhënë shembuj përdorimi. Përdoruesit i del shembulli në tekstin që lexon a përkthen.
497 Siç u tha më lart, edhe fjalë të urta e proverba.
498 Autori ka dalluar mirë format sinonime të frazeologjive nga frazeologjitë sinonime. Në format sinonime ka komponentë që ndryshojnë, por që nuk e prekin kuptimin. Për frazeologjitë sinonime nuk është tipar struktura e njëjtë. Përputhja e strukturës mund të jetë e jashtme, e rastit. Për format sinonime është e domosdoshme njëtipësia e strukturës ; ndryshe, bëhet i pamundur ndryshimi i ndërsjellë i komponentëve në frazeologji. Dhe që të mos gabosh, duhet të mendosh (e të gjesh si barasvlerës përkthimorë) të gjitha format e mundshme për frazeologjinë e dhënë. Shih, p.sh., te : kick hell out of smb. e bën peshk (fërtele / lakër / lesë / kopan / kallame / lakror / lëkurë / lloç / petë / pelte / pambuk / pleh / patështinë / lëndinë …) dhe: e bën për ujë të ftohtë (për ujë me kripë (për vaj e për uthull) dhe: e bën për vig (për shkalc / për lesë) etj.
499 Vlerësimi stilistik i sinonimeve në kolonën shqipe i lihet përdoruesit të Fjalorit (përkthyesit etj.). Autori ia vë përpara dhe i thotë: Zgjidh. Në këtë zgjedhje prin, sigurisht barasvlerësi
shqipe nga autori. Në vargun sinonimik te kolona e shqipes, njësia e parë është barasvlerësi më i parë i njësisë së huaj. Sinonimet që e ndjekin atë, janë relative. Zgjedhja e tyre i takon përdoruesit të Fjalorit (le të themi, përkthyesit nga gjuha burimore) për kontekstin, që e kërkon ai.
Shënimet stilistike. Frazeologjia, në masë është bisedore. Prandaj të gjitha njësitë frazeologjike mund të etiketohen si bisedore. Por ato përdoren në stile të ndryshme. Ka frazeologji me ngjyrim mospëlqyes. Ka frazeologji të ligjërimit të shkujdesur. Ka edhe frazeologji me burim ose me përdorim libror. Frazeologjitë kufizohen edhe nga figurshmëria. Atëherë, duhet njëfarë kujdesi në punë të ngjyrimit shprehës – emocional, kohësor-historik etj. Autori i ka shenjuar stilistikisht aty ku është dashur. Janë përdorur dy lloje shënimesh: a) gjuhësore: bisedore, librore, e vjetruar etj.; b) sociale: përçmuese, përbuzëse etj.
Fjalori është filologjik. Çdo njësi frazeologjike është glosë më vete. Kur janë variante, bashkohen në një glosë. Përbërja leksikore e njësisë frazeologjike, e fjalës së urtë etj. jepet e plotë (sipas fjalorëve të gjuhës angleze standarde). Renditja ka të bëjë me vendosjen e lidhjeve ndërmjet aksh frazeologjie me frazeologjitë e tjera në sistemin e gjuhës. Njësia (frazeologjike) mund të pasqyrohet aq herë, sa gjymtyrë ka (përveç fjalëve shërbyese). Vendosja sipas gjymtyrëve përbërëse na e sjell njëherësh të njëjtën frazeologji në grupe të ndryshme. Por kjo kërkon shumë hapësirë. Në një fjalor dygjuhësh, njohja e grupeve nuk vlen edhe aq shumë. Prandaj në këtë Fjalor renditja është bërë vetëm një herë: a) sipas boshtit semantik (shih, p.sh., te fjala battle);
b) sipas gjymtyrës së parë (kur nuk është fakultative dhe kur nuk ka variant leksikor); c) sipas vokabulit. Vokabul është vetë njësia frazeologjike…
Siç dihet, letërsia artistike e publicistike, ligjërimi bisedor etj. janë trualli ku frazeologjitë e fjalët e urta gjejnë përdorim stilistik. Arsyeja? Aty gjen vend më shumë funksioni shprehës i gjuhës. Dhe autori veçon Biblën si burim i rëndësishëm për njësitë frazeologjike të gjuhës angleze. Arsyeja? Bibla ka qenë libri më i lexuar dhe më i cituar në Angli. Pastaj përmend Shekspirin, Dikensin e shkrimtarë të tjerë anglezë e amerikanë. Kushdo që lexon, rilexon, përkthen e ripërkthen letërsi artistike, publicistike, fetare etj. nga anglishtja, ka në tryezën e punës një ndihmëtar të veçantë – Fjalorin anglisht-shqip frazeologjik të prof. Eshref Ymerit.
Leksikografia (teoria dhe praktika e hartimit të fjalorëve) lidhet ngushtë me zhvillimin e gjuhësisë dhe para së gjithash, me zhvillimin e leksikologjisë,
(sinonimi) më i parë. Shih, p.sh., te fly on the wheel mbahet më të madh. Dhe pastaj: i duket hunda dyfek / fryn pendët / kapardiset si gjeli majë plehut etj.
si shkenca për leksikun e gjuhës. Fjalorët frazeologjikë – njëgjuhësh dhe dygjuhësh, të botuar deri tani, pasqyrojnë bindshëm arritjet në fushën e leksikografisë e veçmas, të frazeologjisë si disiplinë gjuhësore. Ky Fjalor e vërtetëson këtë. Kemi parasysh edhe Fjalorin tjetër të madh të prof. Eshrefit, “Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (2017). Në Fjalorin frazeologjik anglisht- shqip të prof. Eshref Ymerit, të gjithë studiuesit e frazeologjisë kanë përpara zgjidhje të caktuara shkencore në ballafaqimin anglisht-shqip. Doktorantët
– për disertacionet e tyre. Etnolinguistët kanë përpara fushat konceptore e grupet tematike të frazeologjisë (edhe të leksikut) së gjuhës angleze e të gjuhës shqipe. Leksikografët shqiptarë kanë përpara një fjalor sinonimik frazeologjik te kolona e shqipes. Etnografët kanë përpara doket e zakonet angleze, të materializuara gjuhësisht. (Shih, p.sh., të ashtuquajturën privacy). Kushdo që dëshiron të njihet me histori frazeologjizmash, fjalësh të urta, fjalësh fluturake etj., mund të lexojë me ëndje në këtë Fjalor. Fjalorët janë zakonisht libra referimi dhe nuk lexohen. Por ky Fjalor mund të lexohet mu për këto histori, shpjegime e motivime jashtëgjuhësore. Shih, p.sh., te: Teddi boy qejfli huqesh (rrebesh, trillesh). Shpjegimi e motivimi jashtëgjuhësor: Teddy është shkurtim i emrit Edward. Shprehja e ka prejardhjen nga emri i mbretit anglez Eduardi VII (Edward VII – 1841-1910), i cili dallohej për mënyrën origjinale të të veshjes. Teddy boys kanë qenë imituesit e tij në radhët e rinisë së viteve ’50 të shekullit të kaluar. Shih edhe te Punic faith; Knights of the Round Table; There is but one step from the sublime to the ridiculous; Fortune’s wheel; Put on the buskin(s); Fools rush in where angels fear to tread; Strain at a gnat and swallow a camel; etj. Anglishtja është gjuha e huaj, nga e cila përkthehet më shumë në shqip dhe e cila mësohet më shumë në Shqipëri. Dhe në fund, nuk mund të rrimë pa thënë:
Fjalori është një vepër madhore (mbi 1250 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze e mijëra barasvlerës shqip), që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i prof. Eshref Ymerit. Me këtë Fjalor frazeologjia shqipe dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze. (HAJRI SHEHU)
***
Kjo përmbledhje e gjuhëtarit dhe përkthyesit prof.E.Ymeri, që mban shënimin “Klubi i Poezisë, Tiranë”, u botua më 2021, me 544 faqe. Autori ka renditur mbresa të përjetuara nga leximi i veprave artistike, të cilat ia kanë dhuruar, mikesha e miq që janë pena të talentuara në botën e letrave shqipe.
Tek “Pasqyra e lëndës” mësojmë se krijuesit e kësaj letërsie janë të njohur e të panjohur, emra të rinj dhe prej atyre që kanë fituar përvojë në poezi e prozë. Për vlerat e këtij vëllimi, nuk do të gjenim shkrim më analitik se ai i prof.dr. Fatmir Terziut, prej të cilit po shkëpusim një fragment.
“…Kjo vepër është një ndalesë e gjatë e autorit ku në thelbin e ndërmarrjes së tij u jep përgjigje të thellë e kuptimplote mjaft enigmave ku rreken burimet e frymëzimeve të autorëve të ndryshëm, në atë pikë ku shkrimet e para janë të lidhura me faktet dhe me prototipat dhe në pikën ku krijimtaria e vëzhguar thellë,
e në detaje, merr zhvillimin më të madh…Mbi pesëdhjetë ndalesa, pydyshim te vepra dhe autorë të ndryshëm, në leximin e veprës së autorit Ymeri, pra, këto shkrime analitike dhe diskursive, tregojnë dhe flasin me indeksin dhe konvencialitetin e tyre diskursiv, se padyshim, mbresa lënë në tërë vitet, domosdoshmërisht momentet e leximit efikas, ndryshe dhe tërësisht të aplikueshëm në standarte të sotme, ku thelbi nënkuptohet me shndërrimet e mëdha narrative dhe me spektrin e komunikimit mes gjuhës e figurave të ndryshme. Nga fakti jetësor, që është leximi i këtij akti të prurë nga autori, tek riformatimi i veprës letrare në një racionim të detajuar, natyrisht jeta i ka falur dhe vazhdon t’i dhurojë përditë frutin e mjeshtërisë në përkryerjen e kësaj mjeshtërie, që rrallë kush e ka në syrin dhe pjekurinë e Eshref Ymerit. “Kur lexoj Verën kujtoj Anën e Dostojevskit”, si një pikënisje në këtë vepër, përpos citimit të Tomas Manit, si zgjedhje e autorit. “Ne arti na mrekullon kur di të flasë me gjuhën e jetës. Veçse jeta na mrekullon edhe më shumë kur ajo, pa e kuptuar as vetë, na flet me gjuhën e një arti të vërtetë”, kuptojmë qartë se autori përdor stilin e tij të depërtimit në thelbin e shkrimit, duke na dhënë faktin se jeta është një arsye më shumë në shkrim, ashtu sikurse dhe shkrimi ka arsyen e vet për shkrimin…. Me këtë ndalesë të thellë filozofike, që nënkupton jo vetëm thelbin e shkrimit dhe arsyen e tij, autori kërkon të shkojë përtej jetës, përtej ngushëllimit tek rigjetja e një bashkudhe në memorje, në gërshetim të plotë të gjërave që lidhjen me kujtimet dhe respektin ndaj jetës së njeriut, e sidomos intelektualit, sikurse ishte dhe mbeti i paharruari Feim Ibrahimi….
(Londër, 4 korrik 2019)
Vepër e çmuar në fushën e kulturës 500
“Më shumë se për një temë të veçantë dhe për një fushë karakteristike të dijes, ky libër i ri i Eshref Ymerit është një vepër e çmuar në fushën e kulturës dhe të dijeve njerëzore në kuptimin më të gjerë të fjalës, një trajtesë që e shpie lexuesin në horizonte të gjera të kulturës, shkurt – është një tekst që nuk i drejtohet thjesht një
500 Eshref Ymeri, Arti i përkthimit gojor, Intergrafika, Tiranë, 2018 (530 faqe).
mase të ngushtë lexuesish të ineresuar, por lexuesit të gjerë. Në mënyrë të natyrshme, puna ia ka dashur të nisë me nocionin e përkthimit gojor, me shpjegimin e thelbit të tij e të terminologjisë së veçantë, por edhe këtu i është shmangur trajtimit ngushtësisht akademik, posaçërisht për studentët e gjuhëve të huaja apo për të interesuarit për të…Mendoj se vlerën si libër për të gjithë e ka siguruar kalimi nga dhënia e dijes së veçantë në mënyrë sistematike e me kërkesa shkencore, te përvojat e shumta e të larmishme të përkthyesve konkretë, në kohë e hapësira nga më të ndryshmet, në momente historike e politike, por edhe të tilla në rrafshin njerëzor psikologjik, të sjelljes njerëzore, të karaktereve
e të temperamenteve të personaliteteve të ndryshme, të cilëve përkthyesi gojor u shërben si ndërmjetës me gjithë bagazhin e tij jo vetëm gjuhësor…Pasqyrimi i përvojave konkrete të përkthyesve të shquar në rrafsh botëror e rajonal e kanë bërë këtë libër një vepër për të gjithë, edhe pse, në mënyrë të natyrshme, lënda që mbush faqet e librit ka marrë ngjyrime zhanrore e stilistike të larmishme, duke kaluar edhe në publicistikë e memorialistikë, apo në karakterizime psikologjike të personaliteteve me përkthyesin në mes. Kalimi në meridiane e paralele të ndryshme të globit e josh lexuesin drejt hapësirash gjeografike intereante, ashtu si dhe ndalesat në momente e ngjarje epokash historike e tërheqin lexuesin drejt një informacioni të pasur e dijesh të reja apo të rifreskuara. Brenda këtyre hapësirave e ndalesave në kohë gjenden personalitete që kanë bërë historinë, duke u ndeshur mes tyre apo duke u marrë vesh, por kurdoherë me përkthyesin e pranishëm…Autori ka mundur që, duke kaluar në momente publicistike, në kujtime përkthyesish, në përvijime rrethanash konkrete të përkthyesve, të mos i largohet artit të përkthimit si të tillë. Po doemos do të jepte, sikundër e ka dhënë në titullin e librit, edhe “ankthet”të cilat shprehen në mënyrë të gjallë jetësore në masë të madhe nga sfera e kujtimeve, e përshkrimeve publicistike, e kalimeve në histori. Meritë e autorit është se ka gjetur një barazpeshë të admirueshme elementesh të brendisë e të stilit
– përvojat e përkthyesve të shumtë në numër u kanë dhënë pikëvështrimeve me karakter studimor, akademik e didaktik një shtrirje gjerësisht kulturore.(f.23-25)
(Abdurrahim Myftiu, – Tiranë, korrik 2018).
Dy fjalë
“ Ka qenë e kahershme dëshira për ta shkruar këtë libër për të gjithë ata lexues
që kanë interesa për fushën e përkthimtarisë.
Por mundësitë m’u krijuan vetëm vitet e fundit.
Ua blatoj të gjithë atyre Njerëzve të Shquar të Kombit Shqiptar, që ia kushtuan jetën artit të përkthimit,
duke dhënë një kontribut të pamohueshëm për pasurimin e kulturës sonë kombëtare me thesare të kulturës botërore…” (Autori)
***
Nga këto tri vepra të fushës së përkthimit, të prof.Eshref Ymerit, “Përkthimi, një histori pasioni”, shprehet gjithë kuintesencën e teorisë së përkthimit, si akt i lashtë dhe modern i kulturës dhe bashkëpunimit të shoqërisë njerëzore. Është njëherësh edhe një libër dijeje që nga retorika, komunikimi, shprehësia e stili i të shkruarit përgjatë kalimit nga një gjuhë në tjetrën, që është njëkohësisht edhe një kalim gjithëkulturor i mënyrës së jetesës së dy popujve, që i bartin këto gjuhë. Përkthyesja dhe shkrimtarja Mira Meksi, që ka hartruar Parathënien, e ka quajtur veprën:
“Një vepër me vlera të jashtëzakonshme njohëse”
“Libri “Përkthimi, një histori pasioni”i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat…Është e udhës të vihet në dukje fakti se në këtë libër, autori, para së të trajtojë llojet e përkthimit në aspektin e tekstit të përkthyer (materiale dokumentare, informative dhe shkencore, prozë publicistike, politike dhe filozofike, prozë artistike dhe poezi), është ndalur në analizën e përkthimit, si njëri nga llojet e kahershme të veprimtarisë së njeriut, që
nga antikiteti e deri në ditët tona. Theksi është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të përkthimit në pasurimin e gjuhës përkthimore, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. Ai, përmes fjalëve të Montenjit (Michel de Montaigne), ka nxjerrë në pah kontributin e shquar të Zhak Amios (Jacques Amyot) në pasurimin e gjuhës franceze me përkthimin e veprës së Plutarkut “Jetë paralele” dhe, përmes fjalëve të Pushkinit – kontributin e Nikollaj Gnjediçit në pasurimin e gjuhës ruse me përkthimin e “Iliadës”. Me këtë rast, Eshref Ymeri ka nënvizuar se kultura jonë kombëtare krenohet me përkthyesin e saj të shquar, profesorin Gjon Shllaku, i cili, me përkthimin e “Iliadës”, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e lesksikut të gjuhës shqipe. Nënkuptohet që është e vështirë, në mos e pamundur, të zbresësh në “fushëbetejën” e përkthimit pa një përgatitje të shëndoshë shkencore, çka nënkupton përgatitjen gjuhësore, filologjike dhe kulturore të përkthyesit.
Këtyre tre aspekteve të rëndësishme në veprimtarinë e përkthyesit, autori u ka kushtuar faqe të tëra, duke ndarë me lexuesit edhe përvojën e tij të pasur, jo vetëm si përkthyes, por edhe si pedagog i përkthimit me një stazh të gjatë pune në Universitetin e Tiranës…
Autori flet edhe për pikëpamjet e Humboldtit, njëri nga themeluesit e gjuhësisë, si shkencë në tërësi, dhe të gjuhësisë së krahasuar, në veçanti, i cili e pati çuar më tej doktrinën për gjuhën, si një proces të pandërprerë krijues, dhe për formën e brendshme të gjuhës, si shprehje e botëkuptimit individual të popullit. Nisur nga ky këndvështrim, Humboldti i përmbahej pikëpamjes se përkthimi është i pamundshëm. Në këtë libër sqarohet bindshëm se ky këndvështrim pesimist për përkthimin e kishte burimin në përfytyrimin mistik për gjuhën, si një pasqyrim i drejtpërdrejtë irracional i shpirtit të popullit, i cili nuk mund të ketë barasvlera në një gjuhë tjetër. Pikëpamjet e Humboldtit gjenin njëfarë mbështetjeje edhe te shkencëtarë të tjerë. Kjo për faktin sepse fjalët që merren si barasvlerës, në të vërtetë, ngjallin përfytyrime të ndryshme te mbartësit e gjuhëve të ndryshme. Pikëpamjet për pamundësinë e përkthimit mund të shpjegoheshin edhe me vështirësitë që dilnin para përkthyesve, sidomos në rastet kur gjuha burimore dhe gjuha përkthimore u përkisnin kulturave të ndryshme…Saktësia e një përkthimi mund të vlerësohet shkencërisht vetëm duke pasur parasysh veçoritë e të dyja gjuhëve. (f.21-22, 26-27)
(Mira Meksi, Paris, 03 Gusht 2015)
Përkthimi dhe zanafilla e tij (fragment nga vepra)
“Përkthimi, një profesion fort interesant ky, që është sa i magjishëm, sa tërheqës, aq edhe i vështirë për t’u përballuar, të mahnit me misteret artistike që fshihen në labirintet e tij. Po ç’është përkthimi? Para se t’i jepet përgjigje kësaj pyetjeje, le të shikojmë si është krijuar fjala “përkthim”. Ciceroni që pati përkthyer veprat e Platonit dhe të Demostenit, si edhe Horaci, në traktatin me titull “Shkenca e poezisë”, patën përdorur fjalën “interpres” në kuptimin “përkthyes”, “komentues”. Këtë emërtim ka përdorur edhe përkthyesi i Biblës në latinishte Shën Jeronimi (347
– 420). Edhe në shekujt e mesjetës, murgjit përkhyes përdornin fjalët “interpres” dhe “hermeneuma” (parashtrim, sqarim, shpjegim). Megjithatë, aty nga fundi i kësaj epoke, kjo terminologji erdhi e u bë më pak e përdorshme. Në gjuhën romane në formim e sipër, nocioni “shkruaj në gjuhën popullore”, domethënë në latinishten popullore, përcillej po me ato folje, si edhe nocioni “përkthej nga latinishtja në gjuhën popullore”: enromacier në frëngjisht, romancar në spanjisht, romanzare dhe vulgarizzare në italisht… Po në të periudhë, në frëngjisht, nga fjalët e latinishtes translation (zhvendosje e kuptimit, metaforë) dhe translator (që i përcjell diçka dikujt), u krijuan fjalët translation dhe translateur në kuptimin “përkthim” dhe “përkthyes”, të cilat filluan të përdoren edhe në gjuhë të tjera europiane.
Shpikja e shtypshkronjës nxiti veprimtarinë përkthimore. Pikërisht aso kohe u krijuan termat që përdoren tani. Në vitin 1539 lidhet krijimi i foljes traduire (përkthej), kurse në vitin 1540, Etjen Dole (Entienne Dolet), për të cilin do të flitet më poshtë, në një traktat të vetin përfshin fjalët traduction (përkthim) dhe traducteur (përkthyes). Në Spanjë u krijuan neologjizmat traducir dhe traduccion, kurse në Itali – tradurre dhe traduzione. …Një periudhë e shënuar në zhvillimin e përkthimit lidhet me emrin e Shën Jeronimit (347-420) që ishte filolog, teolog, shkrimtar dhe përkthyes. Pikëpamjet e tij lidhur me përkthimin e Septuagintës në gjuhën latine, patën ndikuar mbi përkthimet e mëvonshme të Shkrimit të Shenjtë. Septuaginta (në latinishte Interpretatio Septuaginta Seniorum – përkthim i shtatëdhjetë murgjëve të moshuar) është një përmbledhje e përkthimeve të Dhjatës së Vjetër në greqishten e lashtë. Ky përkthim u bë në Aleksandri në shek.II p.e.r. Ky është përkthimi më i hershëm që njihet i Dhjatës së Vjetër në greqishten e lashtë. Në një legjendë thuhet se mbreti i Egjiptit Ptolemeu II Filadelf (309-246 p.e.r.), dëshironte të siguronte shkrimet e shenjta të ebrenjve, të përkthyera në greqisht, për t’i pasur në bibliotekën e tij të famshme në Aleksandri. Për këtë qëllim, ai i qe drejtuar kryepeshkopit të hebrenjve, Eleazarit. Në përgjigje të kësaj kërkese, kryepeshkopi i dërgoi mbretit shtatëdhjetë pleq të ditur, shpjegimtarë. Këta shtatëdhjetë burra të moshuar, secili në mënyrë të pavarur, i mbyllur në një qeli më vete, duhej të përkthenin pesë librat e parë të shkrimeve të shenjta hebraike. Sipas një gojëdhëna shumë të mëvonshme që përshkruhet në Talmud (përmbledhje në shumë vëllime e tezave juridike dhe etikofetare të judaizmit), ata jo vetëm që i përfunduan përkthimet në të njëjtën kohë, por edhe tekstet e përftuara ishin absolutisht njëlloj. Kjo ishte arsyeja që përkthimi i tyre mori emërtimin “Septuaginta” ose “Përkthimi i të Shtatëdhjetëve”.
…(f. 42-45).
Kur ishim në përfundim të shkrimit lidhur me portretizimin akademik të prof..Eshref Ymerit, ai na njofton se sapo më ka nisur veprën e tij madhore “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, publikuar nga Shtëpia botuese “Klubi i Poezisë”, Tiranë, 2022, me 1204 faqe! Është një libër shkencor filologjik i fushës së leksikografisë, që do të ishte krenari ta hartonte një institut kërkimor gjuhësie. Para kësaj vepre nuk mund të heshtësh, pa renditur dy fjalë përcjellëse të një pune disavjeçare të autorit tonë. Albanologjia ka edhe një fjalor tjetër, publikuar nga prof. Akademik Jani Thomai, në vitin 1999, si vepër e shkëlqyer akademike, me 1166 faqe. Natyrshëm gjykojmë se pasuria e një gjuhe, në fjalët e urta, në anekdota, në leksik e frazeologji, nuk mund të regjistrohet shterueshëm, prandaj dhe prof..E.Ymeri, ka vite e vite që vjel e përzgjedh lëndë gjuhësore nga kjo lëmë për të realizuar Fjalorin frazeologjik të gjuhës sonë. Vepra e tij ka disa veçori, të cilat i gjejmë vetëm tek puna e këtij albanisti, poligloti dhe përkthyesi të shquar.
Më së pari, vëmë në dukje që prof.E.Ymeri e ka ndërtuar Fjalorin, duke renditur fjalët bazë (bërthamat) e frazemave sipas alfabetit, çka e lehtëson gjetjen dhe përdorimin e lexuesit apo kërkimtarit të njësive gjuhësore, quajtur frazeologji. Për shembull, pas fjalës-bazë të frazemës në trajtë sintagme “Dora e djathtë” (f. 155), autori sjell 246 frazema me dhjetëra e qindra shembuj përdorimi me fjali ose edhe thjeshtë, si njësi të ngurosura të ligjërimit.
E dyta, në shumnë frazema, lexuesi do të gjejë njoftime diturake me vlerë enciklopedie: shoqërore e historike, politike dhe diplomatike, filozofike dhe psikologjike, siç ngjet me frazemën “larg duart nga….!”, ku ka prurje dhe përqasje me ngjartje e popuj, të dhëna e krahasime me gjuhët të tjera ku gjallon frazeologjizmi, duke i dhënë në origjinal: nga anglishtja, gjermanishtja, gjuhët sllave, për më tepër edhe duke sjellë emrat e politikanëve që i kanë përdorur për herë të parë dhe kontekstin historik e gjuhësor të pjesëmarrësve, si: do not touch, hands hoff (angl.); ne touchez pas (fr.); Hȁnde weg (ger.); giù le mani (it.); ruki proç (rus.). Zanafillën historike të frazemës autori e lidh me vitin 1878, kur Perandoria Dualiste Austro-Hungareze pushtoi Bosnjën dhe Hercegovinën dhe kryeministri anglez Gladston ( Wulliam Ewart Gladstone – 1809 – 1898) e përdori në Parlamentin e MB. Po kështu, tek frazema “lau duart” për dikë a për diçka – doli (u hoq) mënjanë, bëri sikur s’dinte gjë, bëri të paditurin për dikë apo për diçka…ka prejardhje biblike (Bibla sipas Mateut, 27-24;….sipas së cilës Ponc Pilati (Pontius Pilatus) prefekt i Judesë në vitet 26-36 e.r., duke qenë i detyruar ta miratonte ekzekutimin e Krishtit, lau duart para turmës dhe tha: “Nuk jam fajtor unë për gjakun e këtij të virtytshmi.”
Pasazhe të tilla shpjegimi ka përgjatë gjithë tekstit voluminoz, si tek frazema “përçaj e sundo” (f. 761), “pika shpon gurin” (f. 774), tek “djalë plëngprishës” (f.791), “politika e grushtit të hekurt” (f. 795-796), “politika e tokës së djegur” (f.796-797), “në pritje të Godosë” (f.808), “puna e Danaidave” “puna e Penelopës”, “puna e Sizifit” (f. 813) etj., etj., të cilat janë frazema intelektuale, nëse mund të quhen kështu, sa u takon përmbajtjes së tyre, lidhur me një autor apo veppër, me mite apo gojëdhëna.
Së treti, autori është kujdesur që Fjalori të pëmbajë shpjegime të thelluara edhe kur frazemat lidhen me epoka apo ngjarje historike e politika shtetërore; e tillë është fraologjizmi “pushteti i gjashtë”, pranë së cilës lexojmë se ka lidhje me shkrimtarin e madh anglez Filding, në fillimet dëshmuara si përdorim, më tej, shpjegohet se shprehja është tgransformuar në kuptim si “fuqia e gjashtë” – si kundërvënie me fuqitë e mëdha: Anglia, Austro-Hungaria, Gjermania, Rusia dhe Franca. Në vijimësi të kohës, shkruan autori, shprehja kaloi në pushtetin e publicistëve. Historiani dhe kulturologu anglez, Piter Berk (Peter Burke – 1937) pati thënë se në parlament është ulur shtresa e katërt, më e fuqishme sa tri shtresat së bashku….sot është bërë e zakonshme që shtypin ta quajnë pushteti i katërt, pas pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. (f. 827). Këtu gjen edhe frazema me shpjegime aq interesante si aforizmi frazemë “qëllimi justifikon mjetin” (f.847), apo edhe “reaksioni zingjir” (f.866), “republikë bananesh” (f. 870), “ndërton në rërë” (f. 873), “Sezam hapu”, (f. 907), “stuhi në gotën e ujit” (f.923) “shpif shpif se diçka do të mbetet” (f. 975-976), “shtet brenda shtetit” (f. 993), “shtet tampon” (f. 994), “gjuetia e shtrigave” (f. 998-999). “shtyllat e Herkulit” (f. 1000), “shtyp i verdhë” (f. 1001), “tetari i vogël” (f. 1019), “tigër prej letre” (f. 1022-1023), “tokë e panjohur” (f. 1025), “tokë e premtuar”, “Zoti do trininë” (f. 1035-1036), “Harku i triumfit” (f. 1036) etj.
Së katërti, zëra me shumë pasuri gjuhësore, na vijnë edhe në shpjegimet e mjaft frazemave me përmbajtje nga jeta e gjallë e popullit, si: është pykë në diell, s’e prek dot as me pupë, është shkundur puplash, iu prish puna, kalbet në punë, i këputet qafa, kur të shohë qafen, i këputet qafa, di vetëm të bëjë qejf, i ka mbetur qejfi, ia tregoi qejfin, e rrahu si qenin në bostan, ka mbetur si qeni në qerre, s’ka ku ta kap qeni, tredh qentë, është me krye në qiell, i ktheu sytë nga qielli, mbahet te një qime, i kanë ndezur qiririn, i ka dalë qumështiu i nënës, kur të këndojë qyqja e kuqe, i kanë hipur rrebet, i bëri një reng, i sillet rreth, ia ndreqi samarin, e futi në sekëlldi, sillet sokakëve, jeton me sot, me nesër, është bërë spec,kur të shohë shpatullat, ia bëri shpinën më të butë se barkun, ia ka ngrënë shpirtin, është bërë teneqe, i ka kërcyer trilli, i hedh trutë e gomarit, është tufan, është tul fare, është tym e bën konak, etj. etj.
Fjalori frazemat të prof. E.Ymerit sjell jo vetëm një vepër më tepër në fushë të gjuhësisë sonë, i pajisur me aq shumë prurje bashkëkohore për artin e oratorisë, polemikës, apologjisë, humorit dhe mbarë zhanrave të letërsisë, por dëshmon se si gjuha shqipe merr e përthith sintagma e shprehje, fjali e sentenca, thënie e struktura të pafund, për t’i përdorur sipas situatave komunikative, në raste gëzimi e hareje, dëshprimi e empatie. Vepra si kjo e prof.E,Ymerit, si libër tryeze para gazetarëve, shkrimtarëve dhe studiuesve, do të jetë një garanci që frazema të pafund që kanë gjuhët natyrore, (në rastin tonë shqipja) të mos përdoren gabim, por në vendin e duhur e kontekstin e kërkuar. Lënda aq e pasur e këtij fjalori është njëherësh edhe një pasuri e jashtëzakonshme për karakterizime letrare, me shumë tregues të shfaqjes intelektuale apo mungesës së saj, pa dyshim që do t’u shërbejë lexuesve dhe studiuesve të kësaj fushe si libër këshillimi e krahasimi me fjalët e urta, proverbat, të cilat janë formime aforistike apo të përvojës së gjatë të jetës së popullit. Kam bindjen se autori, me këto vepra të shënuara, po u bën një shërbim të veçantë edhe atyre që duan të hulumtojnë gjuhësisht si janë ndërtuar këto frazema, cili është rendi i përbërësve brenda strukturës, cili është roli i foljes – vetës së përdorur – dhe i njësive emërore të ngurtësuar prej shekujsh, por që ende, sipas modeleve të lashta, vijojnë ta pasurojnë gjuhën shqipe, që është një gjuhë e hapur, në këtë kohë kontaktesh globale të shoqërisë njerëzore.