2024-05-21

Avokati i Enver Sekiraqës, Besnik Berisha, ka deklaruar se klienti i tij është duke u trajtuar në një spital jashtë Kosovës.

 Avokati i Enver Sekiraqës, Besnik Berisha, ka deklaruar se klienti i tij është duke u trajtuar në një spital jashtë Kosovës.


Ai ka ka thënë se për shkak të sigurisë së Sekiraqës nuk mund ta zbulojë vendndodhjen e tij.

“Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar me probleme shëndetësore serioze. Të cilat kanë qenë të evidentuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe për të cilat është trajtuar dhe a kërkuar leje dalje e shoqërim nga Polica”, ka thënë avokati i tij, Besnik Berisha.

“Për shkak të sigurisë së tij personale…nuk mund të zbulojmë këtë. Shteti e dinë sepse nuk ka dalë as tu fluturuar ka kaluar nëpër pikat pika kufitare si qytetar…Nuk është në Kosovë është në spital. Për shkak të sigurisë së tij personale nuk mund të zbuloj vendndodhjen. Kujt i intereson prej shtetit mund me ditë”, ka shtuar Berisha.

Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza para 17 vjetësh, është arratisur së fundmi, pasi u në fillim të këtij muaji Gjykata Themelore e Prishtinës e la të mbrohej në liri. Kur Gjykata e Apelit vendosi ta kthente në paraburgim, ai nuk u gjet në shtëpi.

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani tha se “mund të ndodh që është edhe në Kosovë”, por tha shtoi se kjo është më pak e mundshme sesa të ketë ikur jashtë vendit.

“Ata që e kanë mbështetë në të kaluarën, mund t’i ofrojnë mbështetje edhe tash”, tha Sylejmani, që dikur ishte drejtor i departamentit të hetimeve në Polici.

“Mund të ndodhë që është në Serbi apo Maqedoni”, tha ai. “Njerëzit e lidhin mbështetjen e tij, ndikimin e tij… Ai ka pasur njerëz që e kanë mbështetur edhe në Serbi, por edhe në vendet tjera”, tha ish-koloneli.

Ai tregoi se pse është më e mundshme që Enver Sekiraqa të ketë ikur për në Serbi.

“Më e sigurt për të ka qenë të shkojë në Serbi, sepse ne s’kemi raporte me të ai do ta kishte më të lehtë”, tha Sylejmani.


I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...