Akademik prof.dr.Eshref Ymeri
“Shqiptarët janë mendjelehtë”
Ish-Sekretar i Përgjithshëm
i NATO-s
Republika e Dardanisë vazhdon të mbajë
mbi shpinë peshën e rëndë të marrëveshjeve që kryeministri Thaçi, me suiten e
tij, patën nënshkruar me Serbinë fashiste në Bruksel për varrosjen e interesave
të popullit dardan. Të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare, në mbarë
trojet tona etnike, patën shpresuar shumë se pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes
Vetëvendosja më 14 shkurt 2021, pesha e rëndë e marrëveshjeve tradhtare të
Thaçit do të flakej me neveri në koshin e mbeturinave. Por, për fatin e keq të
mbarë kombit shqiptar, Lëvizja Vetëvendosja nuk e ndërmori kurrë një hap të
tillë. Por edhe më i çuditshëm dhe më i pabesueshëm është qëndrimi i Kryeministrit
Albin Kurti, i cili, kur ishte në opozitë, pati deklaruar publikisht se me
Serbinë nuk do të ketë kurrfarë dialogu pa njohje reciproke. Për habinë e të
gjithëve, kur mori postin e kryeministrit, e hëngri fjalën, nuk e mbajti
premtimin për çështjen e dialogut: pranoi të ulet në bsedime me Serbinë
fashiste. Ky qëndrim i tij i pashpjegueshëm e ka ulur dhe vazhdon ta ulë
gjithmonë e më poshtë autoritetin e Republikës së Dardanisë, e cila,
konkretisht, nuk gëzon pavarësi dhe sovranitet faktik.
Do të dëshironim me gjithë zemër që
Albin Kurti, sapo mori postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit
2021, të kishte pasur si busull orientimi politik shprehjen e shkëlqyer
aforistike të mendimtarit, personalitetit politik dhe filozofit Nikolo
Makiaveli (Niccolò
Machiavelli - 1469-1527), i cili ka thënë:
“Populli gjithmonë
është më i zgjuar, më i vendosur dhe më
i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”.
Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve vërtetoi
katërcipërisht se sa aktuale vazhdon të tingëllojë deklarata e ish Sekretarit të
Përgjithshëm të NATO-s, Gregori Xhonson, e cila ka një domethënie të thellë për
historinë e mbarë kombit shqiptar.
Në një informacion, të botuar në
internet dymbëdhjet vjet më parë, thuhet se autoritetet e Shkupit zyrtar, “...
më 13 gusht të vitit 2001 u detyruan ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Ohrit, nën
presion të forcave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilat nga Haraçina po
përgatiteshin të hynin në Shkup. Dihet, po ashtu, se asokohe, në
Shkup kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson,
dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin
luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të
nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’ i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe
do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si
Republikë jugosllave në vitin 1945” (Citohet sipas: Ahmet Qeriqi: “I robëruari nuk
ka çka humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. Faqja e internetit
“Radio Kosova e Lirë”. 21 tetor 2012).
Është sa e
çuditshme, aq edhe e pabesueshme se si është e mundur që Kryeministri Albin
Kurti (çka e kam theksuar edhe disa herë të tjera në internet) nuk organizoi
Referendum mbarëpopullor për të vjelë mendimin e opinionit publik lidhur me
marrëveshjet që kryetradhtari Thaçi, në mirëkuptim të ngushtë me tradhtarë të
tillë, si Isa Mustafa, Kadri Veseli, Edita Tahiri, Jakup Krasniqi, Enver Hoxhaj
etj., pati nënshkruar me Serbinë fashiste në Bruksel. Jam i bindur që vota e
mbarë opinionit publik do të ishte tërësisht në përkrahje të Kryeministrit
Albin Kurti, kundër atyre marrëveshjeve dhe për flakjen e tyre në koshin e
plehrave të tradhtisë thaçiste. Të gjitha ato marrëveshje, sidomos ajo për krijimin
e bashkësisë së komunave serbe, e kanë shndërruar Republikën e Dardanisë në një
qyqare të mjerë që ka mbetur pa zot.
Çdo
shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm
se Republika e Dardanisë ndodhet para tradhtisë së madhe nga ana e atyre ndërkombëtarëve
perëndimorë, të cilët, krahas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, dhanë
një kontribut të madh për çlirimin e saj nga zgjedha shekullore e bishës
fashiste serbe. Por duhet pasur parasysh se “gjella” e asaj tradhtie pati
filluar të gatuhej që pas mbarimit të luftës, në qershor të vitit 1999, pikërisht
me negociatat NATO-UÇK për demilitarizimin e UÇK-së. Ato negociata kanë qenë një
akt sa i turpshëm, aq edhe poshtërues për Dardaninë. Sepse, për shkak të
tradhtisë që iu bë Dardanisë, nuk u vu në jetë po ajo strategji që u zbatua
kundër Gjermanisë fashisto-naziste në pranverën e vitit 1945, e cila, për shkak
të krimeve të rënda që pati kryer që prej shtatorit të vitit 1939 kundër
popujve të Evropës, u mposht ushtarakisht nga forcat aleate dhe u nda në katër
zona pushtimi.
Tradhtinë e ndërkombëtarëve perëndimorë ndaj Dardanisë e ka pasë vënë në dukje
ish-Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, i cili, para disa
vjetësh, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, pati deklaruar:
“… pas ndërhyrjes
ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet
sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të
rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).
Të njëjtat
krime barbare pati kryer edhe Serbia fashiste në vitet ’90 kundër disa popujve
të gadishullit të Ballkanit, por forcat e NATO-s, pas përfundimit të bombardimeve,
nuk e vazhduan luftën me trupa tokësore në territorin e Serbisë për ndarjen e
saj në zona pushtimi. Përkundrazi, sipas Marrëveshjes së Kumanovës, të nënshkruar
mes NATO-s dhe Beogradit më 09 qershor 1999, Dardania qe ndarë në pesë zona të
përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Ajo marrëveshje mes NATO-s dhe
Beogradit ka qenë dhe mbetet sa befasuese, aq edhe paradoksale, sepse me një
shtet agresor, të mposhtur ushtarakisht, nënshkruhen jo marrëveshje, por akte
kapitullimi pa kushte, pikërisht si akti i kapitullimi të Gjermanisë naziste
para aleatëve. Nëse Serbia fashiste
do të qe pushtuar nga forcat tokësore të NATO-s dhe të qe ndarë në zona pushtimi,
duke e demilitarizuar krejtësisht ushtrinë e saj, atëherë nepërkës serbe do t’i
qe shtypur koka përfundimisht, ashtu siç i qe shtypur nepërkës gjermane në
vitin 1945, dhe tani Dardania do të ishte një Republikë krejtësisht e pavarur
dhe sovrane, pa pasur më kurrfarë shqetësimesh në kufijtë e saj veriorë. Gjatë
bombardimeve të NATO-s, 80% të të cilave i kryen Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
nepërka serbe vrerin e vet e zbrazte kundër popullsisë civile të Dardanisë, ndërsa
në territorin e vet rrinte kokëtulatur. Por pas mbarimit të luftës, filloi ta
ngrinte kokën dhe në parlamentin e saj kaloi ligjin kushtetues, sipas të cilit
Dardania konsiderohet pjesë e Serbisë.
Evropa perëndimore e stanit të brukselianëve,
vazhduesja e traditës antishqiptare të asaj Evrope, të cilën Fishta i Madh e
pati etiketuar ashtu siç e meritonte - kurva e motit, - pas shpalljes së pavarësisë
së Dardanisë më 17 shkurt 2008, vazhoi përkujdesjet e veta për Serbinë
fashiste. Në kuadrin e dialogut Dardani-Serbi, Evropa brukseliane, duke u
pozicionuar qëllimisht kundër Republikës së Dardanisë, emëroi si ndërmjetës dy
përfaqësues nga dy vende që nuk njohin pavarësinë e Kosovës - Borelin e Spanjës
dhe Lajçakun e Sllovakisë. Ky qëndrim i Evropës brukseliane ishte sa i turpshëm,
aq edhe i pabesë. Për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, asokohe në krye të
Republikës së Dardanisë ishte kryetradhtari me damkë i saj me bandën e tij.
Dihet që Hashim Thaçi ishte peshkuar me kohë nga shërbimi sekret francez për
t’u vënë në shërbim të Serbisë fashiste. Prandaj ai dhe banda e tij i pranuan
me kënaqësi dy emisarët brukselianë në shërbim të Begradit.
Me kalimin e viteve, ajo deklarata e
cituar më lart e Lamberto Zanierit u vërtetua në praktikë edhe me shtimin e
radhëve të bashkësisë ndërkombëtare në përkrahje të Serbisë fashiste. Madje në
anën e saj u rendit edhe kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Donald Tramp.
Në dhjetor të vitit 2015, i kapluar keq nga afshet e fushatës së
ardhshme zgjedhore për postin e presidentit, ai shprehej se për të gjitha
fatkeqësitë e Serbisë, fajin e paskej
administrata e Klintonëve. Ai deklaronte:
“Pikërisht ata organizuan kaosin në Ballkan dhe në Kosovë. Shikoni se
çfarë bënë ata në Serbi me bombardimet nga lartësi të mëdha. Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë.
Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë
para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë
do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së
jashtme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas:“Trampi
i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Faqja
e internetit “stihiya.org”. 25
dhjetor 2015).
Në njërin nga emisionet e
veta të muajit tetor 2016, “Zëri i Amerikës”, po ashtu, ka dhënë informacionin
në vijim:
“Kandidati
presidencial nga radhët e republikanëve në Shtetet e Bashkuara, Donald Tramp, u
ka kërkuar ndjesë serbëve për bombardimet e NATO-s … Duke iu kërkuar falje
serbëve për politikën amerikane e veçanërisht të presidentit Klinton, ai
paralajmëroi që nëse bëhet president “do të forcojë lidhjet me qeverinë në
Beograd...”” (Citohet sipas: “Donald Trump i kërkon ndjesë Serbisë për
bombardimet e NATO-s”. Faqja e internetit “zëriamerikës”. 13 tetor 2016).
Trampi,
paturpësisht, u kërkonte falje serbëve për bombardimet e NATO-s, sepse as që
donte t’ia dinte absolutisht për krimet e tyre aq të rëndë kundër popullit
dardan.
Dihet që Trampi, pasi u
zjodh president, në qëndrimin ndaj Republikës së Dardanisë, për të kënaqur
plotësisht interesat shoviniste të Moskës së Putinit dhe të Beogradit,
fillimisht, si të dërguar special për Kosovën, pati emëruar këshilltarin e vet Xhon Bolton, armikun e pavarësisë së
Kosovës. David
L. Filips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut
në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia
në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e
Ballkanit Perëndimor, ka botuar sa e sa materiale në mbrojtje të shtetit të Dardanisë
dhe përgjithësisht të shqiptarëve, për këtë këshilltar të Trampit, ka shkruar:
“Gjatë dhjetëvjeçarëve, Boltoni
ka qenë i papërmbajtur në simpatinë e vet parësore ndaj Serbisë. Ai është në
përkrahje të planit të tanishëm të Beogradit për ndarjen e Kosovës, në këmbim
të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Bolton's Bias
Against Kosovo - Paragjykimet e Boltonit kundër Kosovës”. Faqja e
internetit e gazetës “Dielli”. 18
shkurt 2019).
Pas Boltonit, Trampi emëroi Metju Palmerin, dhëndrin e Serbisë, i
cili pati deklaruar se kur të dilte në pension, do të zhvendosej me banim në
Serbi. Më në fund, siç themi ne në Labëri, Trampi “e shtiu në hi” (në kuptimin:
e “ndriti” me atë që bëri), si të dërguar special emëroi Riçard Grenellin, një njeri të pamoralshëm dhe aspak dashamirës
ndaj Dardanisë.
Ish-diplomati amerikan Xheims Perdju, njohës i
mirë i Ballkanit, në një analizë të botuar në fillim të muajit maj 2020,
shkruan:
“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, e
ka quajtur Grenellin “një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam
hasur ndonjëherë…”. Pse po mban Grenelli një qëndrim proserb në bisedime? Pse
SHBA-të po destabilizojnë një vend proamerikan në një kohë kaq të ndjeshme? Diçka mban erë këtu. Si një luftëtar entuziast i dhënë pas Trampit, Grenelli mund të
jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë forcat për të kënaqur shefin e vet.
Por dyshoj se këtu bëhet fjalë për diçka më shqetësuese,
veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për marrëdhënien mes Trampit
dhe Vladimir Putinit. Unë dyshoj - pa pasur prova - se Putini i ka paraqitur
Trampit pikëpamjet e tij proserbe, i ka theksuar se shqiptarët janë myslimanë
dhe më pas i ka kërkuar Trampit ndihmë për negociatat. Ashtu si me emërimet e
tjera të keqpeshuara, Trampi bëri shërbëtorin e tij besnik, agresivin dhe
antagonistin Grenell, njeriun kyç në Kosovë. Kjo do të ishte një dhuratë e
fituar lehtë për Putinin, i cili kënaqet kur shkakton telashe të
çfarëdollojshme në Evropë” (Citohet
sipas: Xheims Perdju,. “Vashingtoni
ngatërrohet në Ballkan, ndërkohë që flakët e COVID-19 gllabërojnë botën”.
Uebfaqja amerikane e lajmeve “The Hill”. 04 maj 2020).
David L. Fillips, me një guxim të admirueshëm
intelektual, ka deklaruar:
“Presidenti Donald J. Tramp ka tradhtuar besimin e
Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur përgjatë dekadave… Kam pasur nderin të punoja për
Kosovën me Ambasadorin Riçard C. Hollbruk. Unë nuk mund të flas për të, por
mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet antishqiptare të Trampit… Trampi
e ka tradhtuar Kosovën. Kur të votojnë në nëntor, shqiptaro-amerikanët duhet të
kërkojnë ndryshimin e regjimit në Amerikë” (Citohet sipas: David L. Filips. “Trampi e
tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).
Ndërsa në një tjetër analizë,
ka theksuar:
“Diplomacia e Trampit dhe
paragjykimi proserb ka qenë një dështim. Ajo çnderon mijëra shqiptarë të
Kosovës që vdiqën për shkak të agresionit të Serbisë” (Citohet sipas: David L. Filips. “Administrata Tramp kërkon zgjidhje të shpejtë, por s’ka
zgjidhje të tillë për krimet e Serbisë”. Faqja e internetit “Zëri”, 25 gusht 2020).
Shqiptarët me
brumosje të shëndoshë nacionaliste në mbarë trojet tona etnike, patën besuar
dhe shpresuar se ndryshimi i administratës në Vashington, me ardhjen në pushtet
të partisë demokrate, formacionit politik të Bill Klintonit, do të mbahej një qëndrim
krejt tjetër, fort dashamirës, jo vetën ndaj Republikës së Dardanisë, por edhe
ndaj Republikës së Shqipërisë. Por nuk ndodhi kështu absolutisht. Në krye të
Departamentit të Shtetit u emërua Antoni Blinken, njeriu i Sorosit, armikut të
kombit shqiptar. Dhe cilat qenë pasojat?
Së
pari, doli në pah përkrahja e fuqishme e përfaqësuesve
të Departamentit të Shtetit për kryeministrin Rama, kryetradhtarin e kombit
shqiptar, i cili ka flirtuar dhe vazhdon të flirtojë me kryekriminelin Vuçiç për
copëtimin e territorit të Republikës së Dardanisë. Shembullin më konkret të kësaj
përkrahjeje e pati dhënë ish-ambasadorja Juri Kim, e cila, gjatë tërë mandatit
të saj diplomatik në Tiranë, duke u reklamuar pranë Ramës dhe pjellës së tij
Erion Veliaj, pati mbajtur të tilla qëndrime, sikur të ishte anëtare e asamblesë
së partisë socialiste. Madje opozitën e pati kërcënuar me shprehjen e famshme të
kohës së diktaturtës komuniste: “do të hani bar”.
Së
dyti, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Bill
Klintoni (të cilit mbarë kombi shqiptar i është jashtëzakonisht mirënjohës për
bombardimin e Serbisë fashiste në pranverën e vitit 1999), deklaroi:
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani
në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë! Nuk është më vendimi im,
por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve, për t’u dhënë
katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tani kanë bërë një
gabim, që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë,
që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre,
por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi” (Citohet sipas: “Tensionet në
veri të Kosovës, Klinton mesazh Kurtit nga Tirana: T’i jepet fund kësaj
marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar”. Faqja e internetit e
gazetës “Shqiptarja.com”. 03 korrik 2023).
Vallë nuk
ishte i informuar Bill Klintoni që serbët në ato katër qyteza nuk i ndaloi Kryeministri
Albin Kurti të merrnin pjesë në zgjedhje, por ishte kryekrimineli Vuçiç që i
ndaloi. Prandaj thirrjen për “ndalimin e asaj marrëzie” Bill Klintoni duhej
t’ia drejtonte kryekriminelit Vuçiç, jo Kryeministrit Albin Kurti. Dhe do të
kishte qenë me shumë vend që Bill Klintoni, atë thirrje, të shkonte t’ia përplaste
në fytyrë Vuçiçit në mes të Beogradit.
Së treti,
gjatë vizitës së tij “fluturake në Tiranë,
Sekretari i Departamentit të Shtetit Antony Blinken, e dëshmoi fare shkoqur se
kishte ardhur me të vetmin qëllim, për të ngritur sa më lart kredinë e Ramës në
sytë e opinionit publik shqiptar. Prandaj, pa e çarë kokën absolutisht për
skandalin me Mcgonigalin dhe gjëmën që Rama kërkon t’i bëjë tash sa kohë
Republikës së Dardanisë, për copëtimin e saj, në bashëpunim të ngushtë me kryekriminelin
Vuçiç, duke sfiduar keq opozitën dhe të gjithë ata shqiptarë, të cilëve Rama u
ka hedhur në qafë lakun e varfërisë, lëshoi një deklaratë skandaloze:
“Zoti kryeministër është jo vetëm
udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i mirë”. (Citohet
sipas: “Blinken propagandë
Ramës: Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të
bukura”. Faqja e internetit “Bold
News”. 15 shkurt 2024).
Së katërti, ambasadorit
amerikan në Republikën e Dardanisë Xhefri Hovenier, ka kohë që i ka zënë gjuha
lesh për krijimin e një shteti serb brenda territorit të saj, të ashtuquajturës
bashkësi e komunave serbe (asociacion).
Së pesti, ambasadori
amerikan në Beograd, Kristofer Hill, s’po lodhet së përsërituri se është koha për
krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Republikën e Dardanisë.
Së gjashti, i dërguari
i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, i
radhitur vendosmërisht në anën e Serbisë, para më shumë se një viti, pati
deklaruar me një ton arrogant, sikur të ishte në shtëpinë e vet:
“Asociacioni
është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim, Kosova e ka kuptuar që duhet të
bëhet”. (Faqja e internetit e gazetës
“Shqiptarja.com”. 28 shkurt 2023).
Pra, Gabriel Eskobari, në harmoni të
plotë me diplomatët e ish-administratës së Trampit në qëndrimin fort miqësor
ndaj Serbisë, kërkonte me çdo kusht
krijimin e bashkësisë së komunave serbe, pa e çarë kokën absolutisht për gjashtë
kushtet e kryeministrit Albin Kurti, të renditura në vijim:
1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën
dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
2. Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri,
nuk mund të bartë asnjë pushtet publik.
3. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave, çfarëdo të
drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi.
4. Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen
strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen.
5. Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale
vetëm pas njohjes reciproke, me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës
së OKB-së.
6. Vuçiçi të tërheqë letrat e mosnjohjes që ka dërguar
ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.
Të gjithë bashkëkombasit tanë në trojet e veta etnike, u
gëzuan pa masë kur më 16 prill 2024, shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të
Këshillit të Evropës mbështeti raportin që rekomandonte anëtarësimin e Republikës
së Dardanisë në këtë organizatë me seli në Strasburg. Anëtari i bandës kriminale
të Beogradit, ministri i punëve të jashtme të Serbisë, faqeziu Ivica Daçiç, u
shpreh se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të
Këshillit të Evropës”” (Citohet sipas “Asambleja
Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës”. Faqja
e internetit “Shqiptarja.com”. 16 prill 2024).
Fjalën e fundit për një anëtarësim të tillë, do ta jepte
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në mbledhjen e 16 majit 2024.
Fatkeqësisht, Komiteti në fjalë, Republikën e Dardanisë nuk e përfshiu
absolutisht në rendin e ditës, çka vihet në dyshim serioziteti i mbështetjes së
Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës që rekomandonte anëtarësimin e Rerpublikës
së Dardanisë në këtë organizatë. Injorimi i pahijshëm që Komiteti i Ministrave
të Këshillit të Evropës i bëri Republikës së Dardanisë, dëshmon pa mëdyshjen më
të vogël se Evropa brukseliane, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar nuk ka hequr dorë
absolutisht nga tradita antishqiptare e Evropës fishtiane.
Ja një reagim nga radhët e eurodeputetëve:
“Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar lidhur
me mospërfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të
Këshillit të Evropës. Në profilin e tij në “X”, eurodeputeti shkruan se shtetet
anëtare të Këshillit të Evropës iu kanë përulur Serbisë, duke përmendur
Gjermaninë, Italinë dhe Francën (Citohet
sipas: “Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulën Serbisë”.
Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 18 maj 2024).
Për çfarë dëshmon toni arrogant i Gabriel Eskobarit, me
fjalët “Asociacioni është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim...?”.
Dëshmon për një të vërtetë tragjike për kombin shqiptar:
vendimet për fatet e tij i kanë marrë dhe vazhdojnë t’i marrin gjithmonë të
huajt dhe shqiptarët vetëm duhet t’i zbatojnë për rrudhosjen e përhershme të
trojeve të tyre etnike, për të kënaqur epshet shoviniste të serbogrekëve.
Lind pyetja: ato vendime pse i kanë marrë dhe vazhdojnë t’i
marrin vetëm të huajt?
Përgjigjen e gjejmë te bindja që kishte krijuar
ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Gregori Xhonson, se shqiptarët janë
mendjelehtë. Kjo nuk ishte bindja e tij personale. Ajo ishte reflektim i një
gjykimi të konsoliduar të Perëndimit evropian për ne shqiptarët. Sepse
terrenin për një gjykim të tillë ne e
patëm krijuar vetë. Ne, së pari, në krahasim me shtetet fqinje, u
shkëputëm të fundit nga errësira otomane, kur ajo kishte marrë tatëpjetën, dhe,
së dyti, ai që quhet themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail
Qemali, e pati dëshmuar në praktikë që ishte kryemendjelehti i kombit shqiptar.
Sepse, së bashku me dyzet firmëtarët, pasi firmosi shpalljen e pavarësisë, nuk
lëshoi kushtrimin e menjëhershëm për ngritjen e popullit më këmbë, që nga Arta
e Preveza e deri në Nish, për rrëmbimin e armëve dhe krijimin e forcave të
armatosura për mbrojtjen e trojeve tona etnike nga bisha serbogreke. Përkundrazi,
duke marrë me vete Isa Boletinin dhe disa të tjerë, u ngrit e shkoi në Londër,
për t’i lypur Eduard Greit, ministrit të jashtëm anglez, mbrojtjen e tokave
tona nga ujqit evropianë, të cilët na i patën copëtuar e bërë çarçaf. Në vitin
1915, heroi i Dibrës dhe i mbarë kombit shqiptar, trimi legjendar Elez Isufi
(1861-1924), i tha një leksion të shkëlqyer kryemendjelehtit Ismail Qemali dhe
firmëtarëve të tij: lëshoi kushtrimin, ngriti më këmbë popullin dibran dhe
lumin Drin i Zi e mbushi me kufoma
ushtarësh serbë, çka edhe sot e kujtojnë me tmerr në Beograd. Po sikur Ismail
Qemali me firmëtarët e tij të kishin lëshuar kushtrimin për mobilizimin e mbarë
popullit, a mund të përfytyrohet se sa trima, si Elez Isufi, do të kishin dalë
në skenën e historisë shqiptare?
Në këto kushte, kur diplomacia
sorosiste amerikane dhe Evropa brukseliane janë bërë palë kundër Republikës së
Dardanisë dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi Kryeministrin Albin Kurti për
krijimin e një shteti serb (të ashtuquajtur asociacion) brenda territorit të
saj, është duke u vënë në provë vendosmëria e qeverisë dardane dhe mbështetja e
saj mbarëpopullore. Tani është koha mëse vendimtare që Kryeministri Albin Kurti
të vërë në zbatim premtimin parazgjedhor për ndërprerjen e çdolloj dialogu me
Serbinë fashiste, si edhe me çdolloj ndërmjetësish të huaj, si Boreli, Eskobari
dhe Lajçaku, të cilët janë rreshtuar tërësisht në krah të Serbisë, duke shprehur
vendosmërinë e tyre kundër Republikës së Dardanisë.
Si adhurues dhe simpatizant mjaft i
vendosur i popullit dardan, mendoj dhe propozoj shumë miqësisht që Kryeministri
Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, të
kenë përherë parasysh shprehjen aforistike të Nikolo Makiavelit, të cituar më
lart.
Me siguri që ata janë të bindur plotësisht
se Departamenti i Shtetit, me sorosistin Blinken në krye, nuk është më
Departamenti i kohës së Zonjës së Shquar Medlin Obrajt, e cila dallohej për
karakterin e saj tepër të vendosur. Në një informacion, të botuar në internet
para më shumë se dhjetë vjetësh, në të cilin bëhet fjalë për pragfillimin e bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999,
thuhet:
“Kur ministri i punëve të jashtme të
Britanisë Robin Kuk, vetëm sa kishte arritur të thoshte se juristët e tij asnjëherë
nuk do ta aprovojnë ultimatumin që i është paraqitur Beogradit dhe nuk do ta përkrahin
planin e bombardimeve, Ollbrajti përgjigjen tashmë e kishte pasur në majë të
gjuhës: “Pajtoni në punë juristë të tjerë!”. Ja kështu bëhet politika sipas mënyrës
amerikane” (Citohet sipas: “Intervistë e gjeneralit rus Leonid Ivashov për
revistën “Itogi”. Faqja e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010).
E kuptoj dëshpërimin dhe revoltën e thellë që po përjetojnë në
heshtje tre udhëheqësit kryesorë të Republikës së Dardanisë dhe të gjithë vëllezërit
tanë dardanë me vetëtije të lartë kombëtare, për shkak të tradhtisë së lartë të
Ramës, si argat i pështirë i Beogradit. Diktatura komuniste e Tiranës dihet që
ishte agjenturë e serbosllavizmit, prandaj rolin agjenturor kundër vëllezërve
tanë dardanë e ka luajtur dhe vazhdon ta luajë deri tani trashëgimtarja e saj,
partia neokomuniste e Tiranës me mantel socialist. Në periudhën mes viteve 1997
deri në vitin 2005, kjo parti ka qenë në pushtet. Pra, pikërisht në atë peridhë
të fundviteve ’90 - 1997-1999, - kur bishat serbe po masakronin vëllezërit tanë
në Dardani, dy kryeministrat neokomunistë, Fatos Nano dhe Pandeli Majko, luajtën
rolin e tradhtarit Enver Hoxha në qëndrimin ndaj Dardanisë. Intelektuali i
shquar ushtarak, kolonel Dilaver Goxhaj, i radhitur vullnetarisht në radhët e
Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, me detyrë zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm,
më ka pasë rrëfyer se asokohe shteti shqiptar i Tiranës kishte të instaluar në
veri të vendit 400 tanke, por nuk ndërmori kurrfarë hapi për të futur në
Dardani qoftë edhe një tank të vetëm kundër bishave serbe. Prandaj popullit
shqiptar të Dardanisë i duhet medoemos të bëhet mbështetje e fuqishme e treshes
udhëheqëse, për t’i dalë zot vendit, kundër kryekriminelit Vuçiç dhe kundër
kryetradhtarit Rama. Sot, për Republikën e Dardanisë, si kurrë ndonjëherë, kanë
një tingëllim mjaft aktual vargjet e shkëlqyera të poetit Kolë Jakova
(1916-2002), me një pështatje fare të vogël:
“Çka po thot’ Perlati? / Burra bahi gati /
Se ka ardh sahati / T’i dalim vendit zot”.
Kaliforni, 20 maj 2024