2024-05-21

Fol mali me malin, pa e pyetur bajraktarin”. (Edi Rama në Kotor të Malit Zi më 16 maj 2024 e “shkeli” Kosovën, duke mos ia dhënë dorën Kryeministrit Kurtit (!).











Shkruan: Akademik Prof DR - Hakif Bajrami 


1.Ngarko në kurrizin e Kosovës sikur në gomarin pa pronar! 

Tani për tani Eskobari dhe Llajçaku detyrën e “shekullit” e kanë kryer.


Ata çështjen e Kosovës provuan për ta kthyer në gjendje lufte.
Prandaj, do të mbesin në histori si heroj të Serbisë.
 Kjo për faktin sepse votimin 131 vota pro Kosovës në Këshillin Evropës, dhe 29 kundër, e kthyen mbrapsht në favor të Serbisë dhe Sorrosit me masonët e vegjël që e rrethojnë.

 Lidhur me këtë,në vendet që janë koloni si Kosova, askush nuk e dëgjon këshillën e shkencës.

 Jo rastësisht pra nuk thuhet kot nga politikanët po edhe nga disa shkenctarë lojal pushteteve politike se të fortit e kthejnë ujin të shkojë përpjetë e jo kah e ka naturshëm gravitetin. 

Në këtë frymë Vudro Villsoni nuk e lejoi më 1919 për ta zhbërë Shqipërinë.

Së dytë, Harri Trumani nuk lejoi për ta zhbërë Jugun e Shqipërisë-Korçën, Gjirokastrën dhe Sernadën, më 1946.

Së treti, Gjon Kenedi nuk e lejoi Hrushqovin që ta sulmojë Shqipërinë pas largimit saj nga Pakti i Varshavës më 1960, edhe pse Moska e kishte limanin më të fuqishme në Perendim në Detin shqiptar - Pasha Limanin-Vlorë me 12 nëndetëse.

 Së katërti, Amerika nuk e pengoi sa duhet shkatrrimin e 500 fabriakve shqiptare më 1993, të cilat u bërën pre e trabandëve dhe të korruptuarëve të pafund shqiptarë.

Së pesti, Bill Klintoni nuk e lejoi Millosheviqin që ta shfarosë një pjesë të Kombit shqiptar (Kosovën) më 1999 dhe sigurisht pastaj RFJ do t` ia fillonte punën për marrshim në Tiranë, pasi që e kishte përgatitur terenin në mars 1997. 

Së gjashti, Amerika nuk u angazhua që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, jo për shkak të “kryeneqsisë Kurtit”, por për shkak të interesave gjeostrategjike shumë të thella, madje shumë më të thella se sa shihën sot,e të cilat do të kuptohën pas 30 vitësh.

 Ato dhe këto realitete, nuk janë kah ndodhin para syve tanë në stilin se ka ndodhur dje, dhe sot punojnë për të ndodhur nesër diçka më e madhe. 

Por, kush na ka faj se luftën nuk e bëjmë as me komandë e as me direktivë, por me “adetet dhe zakone të kanunit”madje edhe me kryeneçsi, me të cilin ndalohet që të:“fol mali me malin, pa e pyetur bajraktarin”. 

Këtë filozofi të Cionit që i përjetoi shekujt nuk na e fali askush, por vetëm lufta jonë e drejtë në stilin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, do të na nxjerr nga pozita e izolimit që po pretendohet. 

 Me që kjo gjendje duket brenda frymës shqiptare tragjike, mjafton të thuhet se asnjë ligj sot nuk mbetët pa u publikuar, sepse bota është bërë shumë e vogël, ndërsa informata është bërë fuqi prodhuese shumë e fuqishme.

 Madje informata sot po përfiton rreze radioaktive të intelegjencës robotike, sa që Kosova e vogël nuk ka shansë se do të ndikon që bota mos të futët në “avanturën e madhe” mëtej, që simbolikisht ka filluar të quhet: “Ukraina post atomike”.

 Edhe më konkretisht Edi Rama në Kotor të Malit Zi më 16 maj 2024 e “shkeli” Kosovën, duke mos ia dhënë dorën Kryeministrit Kurtit (!). 

Ndoshta, ai mendon se me miqësinë me A. Vuçiqin do ta “shkelin” sërish Kosovën, për të satën herë në emër të Sorrosit. 

Por, Edi Rama duhet ta dinë se pas Kosovës, Shqipëria Bregdetare pastaj e ka rendin. Të paktën kështu mendon dhe planifikon Beogradi qe dy shekuj, sips informatave të sigurta. 

Madje, Kosova nuk ia harron Edi Ramës padinë që e ka ushtruar ndaj Heroit të luftës dhe paqës  Ramush Haradini, kohë më parë.

 E këtë realitet të mundshëm, ne e kemi spjeguar nepër libra të historisë, qe 50 vjetë, se shqiptarët po i bren vetëvetja. 

Jo vetëm kaq, Edi Rama dhe ata që e rrethojnë, duhet ta dinë se kush e bëri: Lidhjën Shqiptare të Prizrenit më 1878; Lidhjën Shqiptare të Pejës më 1899; Kuvendin mëtë madhë Kombëtar që ndodhi në Ferizaj më 23 korrik 1908; Kush i bëri kryengritjet e viteve 1910-1912, dhe si u sollën patriotët shqiptarë të Vilajetit Kosovës me Ismail Qemalin, dhe në vijim me të gjithë prijësit e Shqipërisë etnike nga ajo kohë e deri në ditët e sotme. 

E them publikisht, se më 1968 ne studentët shqiptarë, kemi demonstruar për Shqipëri; ne profesorët dhe studnetët me popullin shqiptar kemi demonstruar për Shqipëri më 1981-1997; kemi demonstruar, duke menduar se AJO NËNË, pastaj do të na merr në gjiun e saj si NËNA FËMIUN E DESHIRIT. 

Ne mendojmë se Lufta e UÇK-ës më 1998/99 nuk ka mundur të bëhet pa Shqipërinë dhe se pavarësia e Kosovës është Projekt Shqiptaro (UÇK)-angloamerikan. 

Sot, realiteti vizuel politik por tregon ndryshe, se armatimi në Shqipëri ishte “konzervuar” dhe me qëllim nuk i është lejuar Ushtrisë Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Tahir Sinanit e idealistëve patriotë si këta, që ta bëjë luftën e drejtë ashtu si dijti Kosova nga viti 1844 e dei më 1999: me shkollën e Dervish Carës, Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Mujo Ulçinakut, Emin Durakut, Shaban Polluzhës, Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit.

Prandaj, ne e dijmë se po provohet të kete shkelje të Kosovës në fyt në emër të “OPEN BALLKANIT” sot. 

Ne e dijmë se sado të ketë investuar Sorrosi në ato 6 miliardë që i ka vu në treg BE për Ballkanin (më 2024). 

Mu për këtë A. Sorrosi nuk ishte rastësisht në Kotor më 16 Maj 2024. 

Madje ka zëra që sqenën për mos pershëndetje Rama-Kurti e ka bërë Sorrosi, për ta poshtruar Kosovën. 

Po ne mendojmë se ato para “evropiane” nuk janë para që falën. Të paktën, atë pjesë që e merr Kosova do ta paguaj me kamatë të lartë. 

Prandaj, ne mendojmë dhe kemi prova konfidenciale (!) se do ta paguajmë disa fish më shtrejtë, se sa të merrnim kredi ordinere, kudo nepër botë, madje në Bankat arabe që japin kredi pa kamtë.

 E verteta, virtualisht po duket se ndaj Kosovës, ndaj gjakut të Ukshin Hotit, Ilir Konushefcit, Tahir Sinanit, po kërkohet diçka që duhet sakrifikohemi, jo natyrshëm nga BE, në mënyrë që Rusia dhe Kina ta kursejnë Evropën nga ndonjë sulm eventual, i cili sipas disa strategëve edhe amerikan është: “ante portas”.

 Për tragjeditë botërore ne nuk ishim fajtor as më 1914, as më 1939, po ishim dhe mbetëm popull ushtar të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

E ne, në atë sulm eventual sottë programit rus: “Krejtë Ukraina, ose asgjë”, ne nuk kemi asnjë lidhje.

Po ato lidhje i kanë shokët e Edi Ramës si: Sorrosi, Vuçiqi e kompani. 

Madje, e dijmë se cilët individë nga Kosova operojnë me Sorosin dhe ata monitorohën.

Monitorohën ashtu si e monotoron CIA Eskobarin e vet, sot apo Grenellin e vet dje, e ndonjë tjetër nesër, gjithnjë në emër të “gradavedhe kvotave” të nëntokës politike .

E vërteta, shqiptarët e Kosovës nuk e ndrrojnë demokracinë e shembullit anglo-amerikan me asnjë çmim, sepse me mbretëri e komunizëm, e kemi provuar në tërësi, çdo maje të pushtetit. 

Pra, Amerika na ka neve ushtarë të sigurtë dhe ky fakt në Amerikë dihet. 
 2. Pse Greqia nuk e heq gjendjën e luftës me Shqipërinë Para nja 30 viteve pata shkruar në “ZËRI” (Gazetë ditore shqiptare që botohej në Prishtinë), se i ashtuquajturi Ligji i Luftës i 9 qershorit 1940 i botuar në Fletorën Zyrtare nr. 93,më 10 qershor 1940, me të cilin Shqipëria (e okupuar-HB) “njihet e hyrë në luftë me ata Shtete me të cilat Mbretëria e Italisë ka pasë qenë në luftë”, është historikisht dhe “juridikusht” me vlerë zero.

Kjo për faktin se Kuvendi profashist italian më 1940 e kishte shpallur atë gjendje të “ligjëshme”. 

Por, Kuvendi pronazist i Tiranës në shtator 1943, e konsideronte të jashtë ligjëshëm dhe e aprovoi heqjën e gjendjës së luftës me Greqinë.Me këtë heqje konsideroi sot se më nuk mund të flitet as teoretikisht për gjendje lufte në mes Greqisë kuisllinge dhe Shqipërisë okupuar atëherë. 

Lidhur me këtë, këto ditë Kryatari i Qeverisë Republikës Shqipërisë Edi Rama në Athinë e shtroi çështjën: 
Pse Greqia fqinje nuk e heq gjendjën e luftës?

Lidhur me këtë pyetje, sikur Edi Rama nuk e ka konsultuar asnjë historian; sikur nuk është konsultuar fare dokumentacioni i mjaftueshëm i kohës. Por, kësaj pyetje mund t` i japim përgjegjën se: Greqia nuk e heq gjendjën e luftës me Shqipërinë fqinje për shkak të Çamërisë. 

Këtë çështje plotë plagë dhe xhak të humbur për shqiptarë, Greqia sot për sot edhe atyre afro gjysëm milioni shqiptarë që kanë emiguarar atje për shkak të varfërisë në vend pas vitit 1992, nuk ua pranon kombësinë.

 Madje pushteti grek tërë atë armatë punëtorësh të vyeshëm i detyron për t` i ndryshuar emrat e sidomos mbiemrat dhe religjionin, me shpresë se një ditë do të konvertohën në grekë. 

 3.Shqiptarët kudo me fqinjët kanë çështje të pazgjidhura tertoriale Shtrohet pyetja publike, mos është realiteti më i mirë në Turqinë Kemajliste, dje dhe sot kur janë në pyetje shqiptarët.

Madje, nëse në Greqi janë afro gjysmë milioni shqiptarë sot, në Turqi dihet botërisht se janë mbi 6 milionë “arnautë”, të cilët në çdo regjistrim pas vitit 1945 janë detyruar të regjistrohet për turqë. (shiqo: Njazi Straja, Rrathët e ferrit, Prishtinë 2019). 

Edhe më tragjik është “Ligji” –Marrëveshja sekrete në mes:

 Jugosllavisë socialiste, Greqisë mbretërore dhe RepublikësTurqisë më 1953. 

Ajo marrëveshje obligonte jo vetëm deportimin e shqiptarëve nga Jugisllavia në Turqi, me pazare të pushtetarëve jugosllavë, e ku Tito kishte rrolin kryeros, dhe Republikës Turke me Xhelal Bajarin në ball, me mentalitetin e sulltanëve:” Një familje shqiptare për Turqinë, vlen sa një kali turk për Jugosllavin”. 

Madje ai pazar, vërtetojnë dokuemnetet sekrete zyrtare, pati shkuar aq largë sa që Beogradi dhe Athina patën lidhur aleancë sekrete shtesë (posedohet nga një arkivë persoanle e një kroati) për ndarjën e Shqipërisë në lumin Shkumbim. 

Në jug të Shkumbimit, tërë toka dhe populli i kalonte në administim shtetit grek. Kurse në Veri të Shkumbimit, tërë toka dhe populli i kalonte në administrim shtetit Jugosllav
.(Akordim sekret i bërë në Athinë më 9 maj 1953).

Madje, për këtë pazar patën vënë myhyre anash akordit, edhe dy sherbine sekrete perendimore. Faktet janë të tmershme dhe targjike, por nuk janë aspak të reja, sepse posa Shqipëria u bë antare e Paktit Varshavës më 1955, menjëherë pushuan shterngimet e duarëve në mes Grekëve dhe Titistëve të Serbisë.

Pra mos të harrojmë se edhe atëherë friga nga Rusia ishte gjithëmonë “ante portas”, në stilin se helmi i gjarprit mund të sherojë. 

 Le ta përserisim mendimin nëse Ligji luftës i vitit 1940 ka qenë i një qeveria profashiste shqiptare, atëherë më 1943 hekja e atij Ligji gjithëashtu ka qenë i një qeverie pronaziste shqiptare.

I pari ka vën gjendje lufte, i dyti e ka hiekur gjendjën e LUFTËS me Greqinë, e cila më 1943 ishte e pushtuar. Atëherë Greqia pse nuk e hjek gjendjën e luftës me Shqipërinë. Lidhur me këtë ka prova se çështja është jo vetëm politike dhe raciste nga ana greke, por edhe rreligjioze e tokësore, në kuptimin e gjërë strategjik. Nga ky këndveshtrim, historianët duhet ta nxierrin prejardhjën e Shqiptarëve të Shqipërisë Veriore nga Ilirët, kurse për Shqipërinë Jugore ku hyn edhe Çamëria, prejardhja shqiptare duhet të ketë shtesë se ka bazamnet Pellazg. 

Kështu me që Pellazgët janë parahelen, kurse Ilirët janë parasllavë autokton, teoritë greke dhe sllave, për autoktoninë në Ballkan, bien si lagështia para diellit. 

 Kur jemi te kjo temë që peshon plagë vdekjepruese për shqiptarë qe dy shekuj e shtrojmë realitetin para opinionit, sepse po bje se po vajtojmë(!!!). Prandaj, po i shënoi disa “xhevahire” të politiës raciste Evropiane ndaj shqiptarëve, që kanë provuar dhe po provojnë që Shqiptarët t` i nxierrin si popull i “egër” sepse janë konvertuar në Islam, kuptohet një pjesë jo e vogël.

 Kuptohet se me racizëm ndaj shqiptarëve prijnë: Serbia, Greqia dhe gjashtë fuqitë evropiane nga Kongresi i Brlinit (më 1878) me që rast Serbia i shfarosi 714 katune dhe 6 qytete shqiptare (gjatë dhjetorit 1877 si pasojë e Marrëveshjës sekrete Wjenë-Peterburg më 15 janar 1877 në Budapesht) në një siperfaqe prej 10 972 km. katror, e që deri me sot, në asnjë tubim ndërkombëtar nuk është diskutuar. Lidhur me këtë në një dokument serbiantë vitit 1878 thuhet:

 “Me rastin e hyrjës së ushtrisë sonë në viset shqiptare të Sanxhakut Nishit dhe Sanxhakut Pirotit, fshatrat shqiptare janë boshatisur në tërësi nga ushtria serbe, me topat e të cilës operonin oficerët austriak. Fshatrave me rastin e hyrjës së ushtrisëserbe në Toplicë sidomos, as emrat e tyre nuk kishte njeri për t` ua treguar”.(Shiqo: J. H. Vasileviq, Albanska liga, Beograd 1909, f.15). Ndërsa, në Librin e Aleksa Bogosavleviq, O Aranutima, Nish 1897, f. 10 thuhet: “Lumenjët më të njohur të Shqipërisë janë: Buna, Shkumbimi, Vjosa, Drini, Limi, Vardari, Ibri, Sitnica dhe Llapi”.

E ku mbeti ajo Shqipëri e 114000 kilometrave katror, pyet publiku shqiptar sot, me fajin e kujtë. Po publiku shqiptar duhet ta pyet: Berlinin 1878, Londrën më 1913 pse vendosi me gërshrë një Shqipëri bregdetare, me plot moçale dhe kenta, me një varfëri që e kishte lërë okupatori osman jo pa qëllim në një siperfaqe prej 28000 kilometra katror.

Pra, pse jemi të denuar, faji politikisht po mbete jetim.

 4.Si na trajtonin evropianët 

Në fillim të shekullit XX-t në Parlamentin e Anglisë është ndier edhe kjo thirjje publike: “E quaj për turp që quhëm njeri, derisa Perendia edhe muslimanët i bëri njerëz, për këtë arsye jam kundër Prendisë, sepse më bëri edhe mua njeri”- (Thënje e Loid Gjorgjit). Madje ky qëndrim “individual” shkonte deri aty sa që nepër disa klube të Londrës shkruante se: “Ndalohet hyrja për muslimanët dhe për qenë”. Ky “fllad demokratik” ishte realitet edhe në Itali, Francë e Ausytro-Hungrai dhe Rusi, fakt ky që u kopjua me 1912 nga Mbretëria serbe. Prandaj mbreti i serbian shkruante: “ Në Kosovë po vijnë shumë informatorë evropian; ata po i shohin shqiptarët që i kemi zënë rëb; Evropianët po binden se këta njerëz memzi mund të quhën njerëz; shumë prej tyre po na thonë se Ballkani duhet të pstrohet nga këto egërsira”. Si shtesë e këtij qëndrimi po e plasojmë shkrimin e Vlladan Gjorgjeviqit, Arnautët dhe Fuqitë e mëdha, Beograd 1913, “ Shqiptarët nuk kanë histori, nuk kanë alfabet, nuk dijnë çka është sheqeri, nuk dijnë çka është krypa, nuk kuptohën në mes veti dhe sipas një dijetari , shqiptarët kanë bisht dhie….). Kjo shkollë nazifashiste i ka mësuar serbianëtqë më1993 në Prishtinë,në dyertë e Hotelit “GRAND” ta shkruajnë me germa të mëdha: “Ndalohet hyrja për qentë dhe për shqiptarët”. Lidhur me këtë mund të parashtrojmë edhe shumë argumente kur viset shqiptare u coptuan në bazë të një telegrami sikurse ishte ai i 17 dhjetorit 1912, ku shkruante: “Provoni nga Peja, Gjakova, Prizreni, Dibra t` i shkruani Konferencës në Londër, qysh nesër (18 dhejtor 1912) që kjo popullsi e këtyre viseve ndihet se është serbe, serbisht në famlje flasin, dhe duan që t` ibashkangjitën Serbisë”. Dhe Konferenca e Londrës (1913), me pompozitet këtë “kërkesë”, që e kishte bërë me dorë të vet Nikolla Pashiqi, e plotsoi për faktin se ishte koha: “Kur çdo gjurmë islame duhet të shlyhet nga Evropa, ashtu si u largua Prandoria Osmane”.Madje nëse për Evropën Lufta Ballkanike ka qenë rreligjioze, për shqiptarë Lufta Ballkanike ka qenë antishqiptare.Ja argumentët: “Më 20 tetor 1912 në Shkup, Prizren, Prishtinë me 1 lirë ari bleheshin 82 fesa turq. Më 20 nëntor 1912 me 82 lira ari kushtonte 1fes”, sepse ushtria serbiane kend e gjente në rrugë me fesë nuk e vrante, kend e gjente me plis e ekzekutonte në vend”.(Lexo informatat e: Ndre Mjedës; Lav Trockit; Leo Fraindllingut etj. botuar më 1913; Shiqo telegramet: AVIIB P. 4. K. 48/1/27/1-1912; shiqo në librin: Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, libri 1, Prishtinë 2003, f.180/83, tri treelgarmet në fototip në origjianl, të shkruara me dorë, çirilicë). 5.Deri në ditët e sotme Evropa nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve Nuk po shkojmë largë në kohë.Para dhjetë viteve (2013) pati filluar “epoka” e negociatave në mes Serbisë dhe Kosovës. Nga ajo kohë fare pak ka pasë lëvizje të qëndrimeve në Perendim ndaj shqiptarëve. Se në shtetet e Lindjës qëndrimi vetëm sa është përkeqsuar ndaj shqiptarëve, për faktin se Aleksandër Sorros, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama, Millorad Dodik të shtyrë nga Putini nuk pajtohën me asnjë çmim që Serbia të “natyralizohet” në ambicjet qiellore. Dhe, dihet me çfar propogande është prolonguar lejimi vizave për Kosovën. Ka pasëshkrime që ishin aq të zeza, sa që edhe shqiptari më optimist do ta pyes vetën:” A jemi shqiptar, apo kjo Evropë po insiton të na bëjë njerëz që flasin me gojë e nuk lehin?!!!”. Madje me veshët e mi e kam ndie gazetarin shqiptar kah i thot ambasadorit amerikan: “Këta muslimanët në Kosovë janë tharmi i fundamentalizmit”.Ka zëra të tillë edhe sot që e pshtyjnë kombin në gjoks. Madje sot, Gabriell Eskobar, Xhozef Borrel dhe Vlladisllav Llajçak posa pushteti i Republikës Kosovës e ofrojnë për zgjidhje ose ekryejnë një detyrë të shtruar , bje fjala për t` u pranuar në Këshillin e Evropës, me që rast i dhurohet Manastirit Deçanit toka e premtuar nga Bozha Maksimoviq Kundak më 1927 si dhuartë, me kusht që të largohën dy peticionet e Hasan Prishtinës (më1925 dhe më 1927), drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë, për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Për ta evituar këtë çështje nga rendi i ditës, Mbretëria SKS ia dhuron Anglisë Trepçën në koncesion, për pesëdhjetë vjetë. Ndërsa Franca e mori në koncesion Minjerën e Borit dhe e shfrytëzuan deri më 1941. Si përmbledhje, çështjën e tokave të Deçanit që nuk janë të Manstirit fare, por janë prona shqiptare me tapi edhe mesjetare, duhet ta realizojë Qeveria e Kosovës më 2024, në emër të kryqzatës sllavo ortodokse.Pse, sepse politika e kryqzatave evropiane nuk ka ndryhsuar fare. Prandaj, vënja e Kryeministrit Albin Kurtit në Kryq, për Eskobarin dhe Llajçakun ka një çmim dhe atë çmim e ka paguar Serbia, fakt ky që dihet tani botërisht, sepse hapur janë dëshmuar të korruptuar sakjshmërisht. Madje, me dorë të vet, A. Vuçiq ia ka dhuruar Llajçakut librin e Vlladan Gjorgjeviqit, Shqiptarët dhe fuqitë e Mëdha-Aranauti i Velike sille, Beograd, 1913). Aty figuron edhe ky zbulim serbian ku thuhet se:” Më 1903 Austro Hungaria dhe Greqia lidhën marrëveshje sekrete për ndarjën e tokave shqiptare: Greqia ta okupojë Shqipërinë në Jug të Shkumbimit, kurse Austro-Hungaria ta okupojë tokën shqiptare nga Tivari deri në Jeni Pazar, Mitrovicë, Prishtinë, Kumanovë, Shkup e deri në Manastir”. 5.Ngarko Kosovën sikur në gomarin pa pronar! Shtrohet pyetja, pse kur u pajtua Qeveria e Kosovës t` i rregjistrohën Manstirit tokat e shqiptarëve (shiqo AJ. Agrarna reforma i kolonizacija viti 1927), të nesemën këtij lejimi Llajçak dhe Eskobar i shtojnë si obligim kosovar krijimin e Asiciacionit serbian. Pastaj,Eskobar e shtron çështjën e dinarit, pastaj Llajçak e shtron çështjën e këmbimit territoreve, pastaj Eskobar e shtron çështjën e marrjës së Trepçës në koncesion nga Sorrosi i Edi Ramës me kallauz të Viktor Urbanit. Më fund edhe tërë Kosova del në Pazar në Bokë të Kotorit më 16 maj 2024, për ta hapur kështu Beogradi ‘kaptinën” e 7, për dalje në Durrës, ose Shën Gin, mundësi kjo që Trampi ia imponoi Kryeministrit Republikës Kosovës në Zyrën Ovale,vite më parë. E ky obligim nuk është lojë fjalësh, por thyerjee JO-s nga Sulltan Abdyl Hamidit për Vlladan Gjorgjeviqi si kërkesë më 1897 se: “Nuk ka dalje të Serbisë në det përmes toakve shqiptare”. (hulumtoni kujtimet e Valldan Gjorgjeviqit, madje të botuar një shekull më parë). E vërteta, diplomatët dhe burshtetasit tanë vijnë e shkojnë nga pushteti me dituri solide për me qenë arsimtar në ndonjë shkollë qytetëze në Ballkan.Kaq është vlera e tyre, ose e këshilltarëve të tyre, sepse asnjëri kurrë-kurrë shknecën nuk e pyesin për asgjë. 6.Jugu i Shqipërisë në pazar më 1946 sepse për Kosovë pazari bëhej me plumba pas shpine Në Nëntor –Dhjetor 1943 në Konferencën e Teheranit, Ruzvellt, Stalin dhe Cherchill do ta ndajnë Ballkanin në sfera interesi. Aty, qartë u caktua që Greqia të jetë zonë interesi anglez. Ndërsa, Jugosllavia u caktua të jetë zonë e përbashkët anglo-sovjetike. Kurse Shqipëria nuk u zu në gojë fare. (Shiqo: Kostë Çerkezi, Plani i tretë për coptimin e Shqipërisë, Tiranë 2013, f. 47; hulumto burimin e dorës parë në: Arkivi i Londrës, dok i fotokopjuar më 1977 nga Prof Dr Zhivko Abramovski për pazaret e luftës; Shiqo: Hakif Bajrami, Dokumenti i mbrapsht 1943 në një pako të cigarës Cherchillit- mbi ndarjën e Ballkanit në sfera interesi, ku Shqipëria nuk figuron fare.). Po çka ngjanë më Korçën, Gjirokastrën dhe Serandën pas vitit 1946, nga një skenar i një senatori progrek i quajtur Papen. Ngritët një senator i SHBA me emrin Papen, dhe përpilon Rrezolutë që: “Korça, Gjirokastra dhe Seranda t` i takojnë Greqisë”. Dhe kur reagohet në Ambasadën e BRSS në Vashington, zyrtarët më të lartë u thon shqiptarëve-Fanë Nolit etj: “Ne nuk mirremi me Shqipërinë, nëse ato vise janë greke, le t` i marrin”. Rrezolutën pastaj e aprovon Senati i SHBA-ve dhe mbetët pas shumë peripetive të Nolit dhe Çerkezit, që ekzekutimin mos ta nënshkruaj Presidenti Harri Truman.(Shiqo detalisht: Kostë Çerkezi, Plani i tretë për coptimin e Shqipërisë, Tiranë 2013, detalisht në 130 faqe dëshmi arkivore të kohës).Më 1944/45 ndaj shqiptarisë u kurdisën komplote të shumta.Po e theksojmë fatin e kryengritësve në Rrethin e Ferizajit, në Rrethin e Gjilanit dhe sidomos në Rrethin e Drenicës.Dihet se Shaban Haxhia me brigadën e tij shkoi në Srem për të luftuar fashizmin.Shaban Polluzha në Kosovë u pajtua që të shkojë në Srem për të luftuar nazifashizmin. Por pas shpine, komunistët serbian ia masakruan popullin në trevën e Drenasit, duke i hudhur kufomat nën akull. Dhe Shabani e bëri dekën duke mbrojtur heroikisht truallin arbror. Jo vetëm kaq, në Rrethin e Pejës detyroheshin nxënsit për të shkuar dhe për t` i parë kah pushkatohën: Emrush Miftari, Begollët dhe shumë patriotë tjerë. Pra, shqiptarët nuk e kanë për herë të parë që vritën pas shpine. 7. Një shqiptar sugjeron që Patrikut serbian t` i lejohet hyrja në Kosovë në maj 2024 Madje shqipfolësi e arsyeton se:“Kryemiftiu i Kosovës po e festueka ditlindjën e ndonjë sulltani në zyret ose në shtëpinë e tij”. Ja deri në këtë deregje ka ardhur mentaliteti i shqiptarit fanatik rreligjioz deri në fashizëm të plotë. Madje ka raste kur alamet “shkenctari”, në librin voluminoz, e quan kohën për tokat shqiptare 1939-1944: “vise të lirueme”. Madje, ka edhe shkenctar shqiptar që thonë se: “Shqipërinëe themeloi Austro Hungaria”. Madje, ka shqiptar që po provojnë për çdo ditë ta rehabilitojnë Esat Pash Toptanin, fakt ai që tregohet se nuk i kanë lexuar kurrë Marrveshjet Toptani-Pashiq më 1914 dhe Toptani-Gjenrali Serbian më 1915 dhe tri marrëveshje tjera, njera e vitit 1917 për deportimin e të gjithë shqiptarëve të rreligjionit islam të Vilajetit Kosovës dhe Vilajetit Manastirit në Anadolli”, me leje të Guvernatorit të Shkodrës (Austriak). Po ku të mbesin Konventat Jugosllavo-Turke të vitit 1923; 1933; 1934; 1938 dhe 1939 edhe për ndarje të Shqipërisë në mes Italisë dhe Jugosllavisë. E ne hulumtuesit shqiptar këtë realitet të dokuemnetve që kanë mbetur, nëse e bartim për krahasim në kohët e sotit, vrehet hapur se asgjë nuk ka ndryshuar nga jashtë, por brenda ka ndryshime, madje esenciale.Kuptohet se “pazargjinjët” janë më perfid. Madje, për këta soj civilizatorësh si: Eskobar, Borrel, Llajçak sikur të vepronin më 1946, kur thuhej se:“pa Ahmet Zogollin nuk ka Shqipëri”, dhe po të ishte Zogolli në pushtet do të thonin se: “Pa Enver Hoxhën nuk ka Shqipëri”. Po, mirë a ishte Zogolli mbret nga viti 1929, dhe hiku për ta ruajtur lëkurën më 1939 por edhe pse i kishte jo më pak se 15 kontrata proitaliane,kur ky far Zogolli ia fali çka i kërkuan. E sa kontrata tradhtie i lidhi me Jugosllavë për të ardhur në pushtet, në bazë të dokumenteve që na janë lejuar janë jo më pak se gjashtë marrëveshje: 1. Ministrinë e Punëve të brendëshme në Shqipëri e drejton njeriu projugosllav; 2. Për xhandarmërinë jugosllave në Shqipëri; 3. Për koncesion Minjerën e Pukës Jugosllavisë; 4. Për falje të Shën Naumit dhe Taraboshit; 5.Për obligim të përdorimit të gjuhës serbe në Shqipëri dhe 6. Për korigjim kufijësh në mes trevës Pejës dhe Prizrenit në favor të Mbretërisë Jugosllave. 8.Një shembull që tregon se trupin e kemi plotë plagë koloniale Të shohim tash se çka ishte nazifashizmi për shqiptarë.Me 1940 Italia e futi në armiqësi Shqiptarinë me popullin grek, i cili edhe ashtu majft kishte grabitur toka shqiptare. Por,më 1941 shkoi Ferat Draga në Tiranë, dhe bëri kërkesë te Jakomoni (Komesar italian) dhe Kolë Bib Miraka (kryetar i Partisë Fashiste Shqiptare) që Çarku i Mitrovicës t` i takoin Shqipërisë që ishte nën pushtetin e Viktor Emanuellit dhe Benito Musolinit.Kjo kërkesë ishte në kundërshtim me Marrëveshjën e Vjenës në mes Italisë dhe Gjermanisë për ndarjën e sferave të interesit në Ballkan. Çështja vajti deri atje, sa që personalisht Adollf Hitleri e dha verdiktin definitiv: “Zgjidhja e çështjës shqiptare ( muslimane-si shprehj ai,dok. gjerman) për Çarkun e Mitrovicës është e mundur që ajo popullsi të trasferohet brenda dy muajëve në pjesën tjetër që administrohet nga Italia mike”. Dhe, me që shqiptarët nuk pranuan të shpërngulën, Lidhja Popullore Shqiptare me seli në Beograd, e publikoi këtë qëndrim: “Ne shqiptarët në Jugosllavi më 1938 kemi qenë të shitur Turqisë. Tani kërkohet t` i shitemi Italisë së Kolë Bib Mirakës.Të shitur se të shitur, po kërkojmë që të mbesim pa u shitur në trojet tona” (1942). Mu për këtë qëndrim, pas 30 ditësh, agjentët e “Bella Rukës” serbianeia vranë vllaun Ali Dragës në Beograd, duke e përgojuar se u: “nxu dhe u vra nga një lavire që e kishte dashnore”. Madje kohë më vonë do të vritët në Tiranë Ilaz Agushi dhe në Shkodër djali i Isa Boletinit.Në fakt djali i Ferat Dragës ishte me gradë mjekut në Beograd.Por prapa të gjitha atentatetve qëndronte Bella Ruka e finanasuar nga Qeveria e Millan Nediqit. (Shiqo:AJ. Nediçeva Arhiva, viti 1942-Aranutsko pitanje, strogo pov. 1942/43, e ku është edhe Dosja për gjenocidin në Bihor në janar 1943.).Po në këtë Dosje është edhe Nëndosja e Kosta Peçancit ku thuhet se: “Posa ta marrë urdhërin, Llapi, Sitnica, Ibri dhe Drini, do të bartin dy mauj plisa dhe koka të shqiptarëve”. 9. Tani ku është Kosova dhe Shqiptaria Shqipëria dhe Kosova sot janë dy shtete, kryetarët e të cilave nuk flasin për “hatër” të Sorrosit të Beogradit dhe Kremlinit. E vërteta, A. Sorros ka arritur që politikën shqiptare ta bëjë copa-copa. Dhe nuk ka rëndësi për te, a është Tirana pro, apo Prishtina kundër tij. Me rëndësi për Beogradin dhe Kremlinit është që këto dy shtete te të njejtit komb të janë të përçara. Këtë fakt Albin Kurti e ka të njohur dhe është fare larg lojës që luhet në Tiranë dhe Beograd. Por, Edi Rama po tetarizon dhe e ka zgjedhur rrugën e mitingjeve për të bërë politikë “kombëtare”. Dhe nuk ka fare rëndësi se kush e merr ujemin sot, as për mitingje, as për politikë masone, por me vlerë për Sorrosin është që plaga të mbetet e shënuar dhe madje pa diagnozë. Ai si mason që është, po shpreson se do të përfitoj nga anamneza, që “do ta kryen vet”, përmes mercenarëve që janë të shumtë, por pa diagnozë të ektraktivës, sepse minjerat i dukën pak të vlerëshme edhe pse i janë premtuar nga Beogradi. Prandaj, lirisht mund të thuhet se shqiptarët politikisht janë më të përçarë se kurrë më parë. E vërteta, Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha ishin të “përçarë”, por komunikonin pa probleme përmes Bije Vokshit për 30 vite rresht, dhe askush nuk pati fuqi t`i zbulojë. Tani, kreu i Qeverisë Shqipërisë dhe i Qeverisë Kosovës, nuk komunikojnë.Kush e mabn lidhjën në mes tyre nuk dihet. Por le të dihet se kur të zbulohet “lidhja e shkurtër” do të jetë fare i vonë sherimi. Madje, Edi Rama zbulohet se për kend po punon qe katër vite, dhe publikisht nuk ia jep dorën Albinit në Kotor më 16 maj 2024 fare. Jo vetëm kaq, Edi Rama e pati paditë Ramush Haradinin, e tash e shiqon Albinin kah përshëndetet me Evropianë dhe Amerikanë,kurse pasha i Tiranës pozon para kamerave televizive që të bëjnë horë për çdo grimasë, sikur të ishte Ali Pashë Tepelena. Unë mendoi e lexuesi le të pleqëroi se Albin Kurti është kah e luan lojën politike mjaftë mirë, por suksesi po mungon sepse përmes Kosovës Evropa dhe Amerika po provojnë ta largojnë Serbinë nga Rusia e ai largim nuk do të ndodhë kurrë. Këtë aksiomë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka të njohur në detale. E vërteta, e keqja nuk mbaron me kaq. Më 17 maj 2024 në Bruksel ministrat e Këshillit Evropës e refuzuan Kosovën që të jetë antare, sepse Serbia më 29 vota, e Kosova me 131 vota kohë më parë u avulluan dhe avulli shkoi në konton e Kremlinit. Me këtë verdikt Franca dhe Gjermania treguan se dëshirojnë të fitojë Putini dhe Sorosi i Edi Ramës dhe A. Vuçiqit në çështjën e Ballkanit. E këtë pazar Edi Rama e ka bërë me gjestin e pozës në karrikë për minati të Lulzim Bashës, që foli drejtë në Këshillin e Evropës, kuptohet në favor të së drejtës dhe të Kosovës. E pra: Shqiptarë, bashkohuni në një front politik sepse askush nuk do të na nxjerr nga gremina nëse vet biem në te. Madje evropianet do të na shiqojnë nga bregu,kurse sllavët do të na zgërdhihën nga afërsia.Ndërsa Kremlini saluton. 10. Pse na e kthyen shpinën Franca, Gjermania dhe Italia Në vendimet e këtyre shteteve që më 17 maj 2024 t` i kthehet shpina Kosovës dhe të përkahet Serbia nazifashiste, nuk ndodhë për herë të parë. E them publikisht se Serbia nazifashiste nuk do të largohet tani për tani nga prehri i Putinit dhe Kinës, për faktin se u përputhën ideologjitë totalitare. Mbi të gjitha, shqiptarët e Kosovës janë të shokuar, pse edhe SHBA të gjëndet në anën e Francës, kur e dijnë orientimin e Beogradit.I them opinionit se këto moralizime politike e kanë një bazë për t` i mbuluar Evropa gjurmët e identifikimit, se për kend punon në esencë. Po, do ta dali dikush so të thot se për: “ta shptuar Shqiptarinë NATO ka bomabrduar më 1999 agresorin serbian për 78 ditë, madje me 1058 aeroplanë”. Mbi këto realitete, do të dali një “asistent” i Llajçakut këto ditë dhe do të deklarojë: “Amerikanët e krijuan Republikën Serbe në Bosnje, pa qenë kurrë.Pse ne evropianët mos ta krijojmë një Republikë Serbe në Kosovë, madje me mundësi që Manastiri i Deçanit me kishat dhe komunat serbiane në Jug të Ibrit, mund ta shpallin një ditë eksteritorialitetin”.Pra, këtë realitet sot Kosova e ka të njohur.Po çka mund të bëjë nëse sërisht Edi Rama me sugjerim të A. Sorrosit kërkon nga Kosova që të “këmbehen territoret”. E vërteta, këtyre kërkesave shtesë dhe të njohura nuk u dihet fundi, sepse si duket janë pishman pse na ndihmuan të çlirohemi më 1999. Në lidhje me tërë këtë relaitet, do të dalin opozitarët në Kosovë dhe do ta kritikojnë Qeverinë e Republikës Kosovës, për deshtim në Këshillin e Evropës. U bëhet pyetje publike, cilën rrugë e ofroni ju për të mbetur Kosova pa asociacionin serb. Madje duke shtuar faktet: Kush i fali Maqedonisë Debellden; kush ia fali Malit Zi Çakorin dhe Kullën; kush po kërkon që Veriu i Kosovës së pari të avansohet në Republikë serbe dhe kërkesa pa mbarim deri sa “Kosova të kthehet në okupimin Serbian”. E ne shqiptarët e Kosovës, nuk mund të luftojmë kundër tërë botës, por le të dihet se amanetin e Adem Jasharit nuk do ta harrojmë. Nëse do të jemi të detyruar ta pranojmë pozitën e popullin nënshtruar, atëherë shqiptarët do ta përqafojnë shkollën e Hasan Prishtinës, Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit. Vetvendosja, mendoi se do të jetë në pushtet edhe për një kohë të gjatë me këtë filozofi që po e kultivon, por asociacionserbian nuk do të ketë, sepse dihet prapavia e saj. Madje populli shqiptar është edhe më i vëndosur për të kërkuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar jo verifikim të miqësisë, por verifikim të përkrahjës, sepse shqiptarët janë pro Perendimor. Më 19 maj 2024 Shkrimi iu kushtohet: Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit

Fshije prapanicën z.Stano ju nga BE-ja dhe Serbia , më komunikatë !

 

Stano paralajmëron reagim nga Bashkimi Evropian

Për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit në konferencën e sotme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është përgjigjur se kjo ngjarje ishte “e padobishme”, ndërsa paralajmëroi se do të lëshojnë një komunikatë për media për ta shpalosur më tej qëndrimin e tyre mbi këtë çështje.


 

“Ishte një ngjarje e padobishme që ndodhi dhe reagimin tonë do ta bëjmë të ditur përmes një komunikate për media që do ta lëshojmë këtë pasdite”, tha Stano.

Ndërkaq, qëndrimin për aksionin e djeshëm veçse e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit, i cili  shprehu zhgënjim dhe shtoi se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë”.

“Ai (veprimi) minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.


“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si rruga e duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe t’u përgjigjet adresojë nevojave bazë të të gjithë qytetarëve të saj — përfshirë ato të pakicës serbe – e ndikuar negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhën”.

Avokati i Enver Sekiraqës, Besnik Berisha, ka deklaruar se klienti i tij është duke u trajtuar në një spital jashtë Kosovës.

 Avokati i Enver Sekiraqës, Besnik Berisha, ka deklaruar se klienti i tij është duke u trajtuar në një spital jashtë Kosovës.


Ai ka ka thënë se për shkak të sigurisë së Sekiraqës nuk mund ta zbulojë vendndodhjen e tij.

“Enver Sekiraqa është në spital duke u trajtuar me probleme shëndetësore serioze. Të cilat kanë qenë të evidentuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe për të cilat është trajtuar dhe a kërkuar leje dalje e shoqërim nga Polica”, ka thënë avokati i tij, Besnik Berisha.

“Për shkak të sigurisë së tij personale…nuk mund të zbulojmë këtë. Shteti e dinë sepse nuk ka dalë as tu fluturuar ka kaluar nëpër pikat pika kufitare si qytetar…Nuk është në Kosovë është në spital. Për shkak të sigurisë së tij personale nuk mund të zbuloj vendndodhjen. Kujt i intereson prej shtetit mund me ditë”, ka shtuar Berisha.

Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza para 17 vjetësh, është arratisur së fundmi, pasi u në fillim të këtij muaji Gjykata Themelore e Prishtinës e la të mbrohej në liri. Kur Gjykata e Apelit vendosi ta kthente në paraburgim, ai nuk u gjet në shtëpi.

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani tha se “mund të ndodh që është edhe në Kosovë”, por tha shtoi se kjo është më pak e mundshme sesa të ketë ikur jashtë vendit.

“Ata që e kanë mbështetë në të kaluarën, mund t’i ofrojnë mbështetje edhe tash”, tha Sylejmani, që dikur ishte drejtor i departamentit të hetimeve në Polici.

“Mund të ndodhë që është në Serbi apo Maqedoni”, tha ai. “Njerëzit e lidhin mbështetjen e tij, ndikimin e tij… Ai ka pasur njerëz që e kanë mbështetur edhe në Serbi, por edhe në vendet tjera”, tha ish-koloneli.

Ai tregoi se pse është më e mundshme që Enver Sekiraqa të ketë ikur për në Serbi.

“Më e sigurt për të ka qenë të shkojë në Serbi, sepse ne s’kemi raporte me të ai do ta kishte më të lehtë”, tha Sylejmani.


Prof.dr.Sali Berisha godet Gabriel Escobarin: Po ju thua shqiptarëve do të hani bar

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar, gjatë një interviste televizive, ku tha se ‘shpresoj që zgjedhja për drejtimin e opozitës të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90’.




Në një postim në Facebook, prof.dr.Sali Berisha i përgjigjet se koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë Berisha shkroi se në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar.“Në një intervistë të tij, dhënë gazetares Ilva Tare, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit z. Gabriel Eskobar ndër të tjera ka deklaruar: “Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”. Me këtë rast i rikujtoj z. Eskobar sa vijon: Koha më e keqe e shqiptarëve kanë qenë ajo kur opozita ishte e ndaluar me ligj dhe më pas ajo që e ktheu opozitën në një fasadë. Në një vend demokratik opozita zgjidhet me votë dhe nuk emërohet me kërcënimet e tipit të Enver Hoxhës për të ngrënë bar. Qytetarët opozitarë me votën e tyre në dy palë zgjedhje pavarësisht manipulimeve, heqjes arbitrare të logos së përfaqësimit, mungesës së plotë të fondeve, komisionerëve dhe numëruesve, kërcënimeve të turpshme, kanë treguar me kurajo se kush është përfaqësuesi i tyre legjitim. Ata që kërkojnë opozita të emëruara nuk i shërbejnë demokracisë, por putinizimit. Sa për kujtesë vitet ‘90 kanë qenë vitet e zgjimit dhe daljes nga diktatura. Vitet kur Partia Demokratike udhëhoqi revolucionin demokratik të përmbysjes së diktaturës më të egër të Hitlerit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhës dhe kalimin e vendit nga monizmi në demokraci. Në atë kohë James Baker do u thonte shqiptarëve: “Ju keni të drejtë të zgjidhni liderët tuaj”! Sa keq që pas 30 vjetesh një burokrat u thotë atyre se nëse zgjidhni atë që dëshironi do të hani bar! Jam i sigurt që shqiptarët dhe demokratët e kanë shumë të thjeshtë zgjdhjen mes këtyre dy modeleve“, shkruan Berisha.

Suspendohet nga puna gjyqtari pas arratisjes së Enver Sekiraqës

 Këshilli Gjyqësor i Kosovës pas mbledhjes së jashtëzakonshme të mbajtur sot ka marrë vendim për suspendimin e gjyqtarit të rastit, pas arratisjes së Enver Sekiraqës.


“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të dy rasteve disiplinore ka themeluar panelet hetimore. Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit. Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar”, thuhet në njoftim.

Burime e mediave brenda KGJK-së bëjnë të ditur se bëhet fjalë për gjyqtarin Agim Kuçi.



Suspendimi vjen pasi i njëjti më 3 maj 2024 pas shpalljes së dënimit me 25 vjet burgim për Sekiraqën për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, mori aktvendim që t’ia ndërpres masën e arrestit shtëpiak dhe të mbrohet në liri.


Një gjykatë në Shën Petersburg ka shqiptuar 14 vjet burgim për fizikanin rus, Anatoly Maslov, pasi ai u gjet fajtor për akuzën për tradhti.

 


Paraprakisht, prokurorët kishin kërkuar që shkencori rus të dënohej me 17 vjet burgim.

Maslov, 77 vjeç, është ekspert në fushën e gazrave të lëngshme dhe profesor në Departamentin e Aerohidrodinamikës në Universitetin Teknik të Novosibirskut. Ai ishte arrestuar më 2022 nën dyshimet se kishte kaluar informacione të klasifikuar te një shtet i huaj.

Maslov ka mohuar akuzat. Ai është në mesin e tre shkencëtarve nga i njëjti institut, që të tre specialistë të hipersonikës, që janë arrestuar më 2022 nën akuza për tradhti. Dy shkencëtarët e tjerë, Alexander Shiplyuk dhe Valery Zvegintsev, ende po presin gjykimin.

Këta tre shkencëtarë kanë kryer punë teorike për zhvillimin e raketave hipersonike, që janë armë të avancuara, të afta të fluturojnë 10 herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe të shmangin sistemet e mbrojtjes ajrore.


P

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të politikës

Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave, që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. Disa prej tyre janë nisur nga bindjet e veta politike, disa për sigurimin e përfitimeve, disa nga frika për t’iu shmangur ndëshkimit të saj, disa të tjerë për shkak të natyrës së tyre servile, kurse një pjesë fare e vogël patën zgjedhur rrugën e heshtjes. Interesant është një informacion, të cilin Aleksej Orllovi, njëri nga hulumtuesit rusë të shtigjeve të jetës së Maksim Gorkit, e pati botuar në internet ca vite të shkuara. Ai shkruan: “Kisha kohë që më hanin duart për të shkruar për vizitën e Maksim Gorkit në Nju Jork, por s’po më krijohej rasti kurrsesi. Njëqindvjetori i vizitës së tij – viti 2006 – kishte kohë që pati kaluar, por një tjetër vit jubilar – 125 vjetori – është ende larg. Por rasti m’u krijua para pak kohësh. Gazeta“Ëall Street Journal” i pati kërkuar profesorit të Universitetit të qytetit të Nju Jorkut Majk Uolles (Mike Ëallace) të përmendte, në këndvështrimin e tij, pesë librat më të mirë që i qenë kushtuar Nju Jorkut të viteve të para të shek. XX. Uollesi, bashkautor i librit për historinë e Nju Jorkut që nga dita e themelimit deri në vitin 1898, një libër ky, për të cilin ai ishte vlerësuar me Çmimin Pulitzer, ndër pesë librat më të mirë, përmendi esenë e Maksim Gorkit “Qyteti i djallit të verdhë”. Pikëpamja e Uollesit qe publikuar në numrin e shtunë-e diel të datave 4-5 nëntor 2017, në prag të 100-vjetorit të revolucionit bolshevik, se Gorki ishte tellall i bolshevikëve. Përzgjedhja e Uollesit dhe data jubilare m’i zgjidhën duart për të hedhur në letër rrëfimin për vizitën e “zgalemit të revolucionit” në Nju Jork” (Citohet sipas: Aleksej Orllov. “Pse Gorki nuk e pëlqeu Nju Jorkun”. Faqja e internetit “GazettCo”. 18 nëntor 2017). Në vijim, Aleksej Orllovi vazhdon rrëfimin për esenë e Gorkit, e cila, në shkollat sovjetike, kishte qenë e përfshirë në programin e leximit të detyrueshëm për nxënësit, çka nuk vazhdoi më, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Në rrëfimin e vet, autori tërheq vëmendjen për një fakt interesant: “Eseja e Gorkit përbëhet prej 3402 fjalësh dhe të thuash që shkrimtari ziente nga urrejtja për Nju Jorkun, do të thotë që nuk ke thënë asgjë”. Gorki, i shoqëruar nga dashnorja e tij, artistja e shquar e teatrit Maria Andrejeva, pati arritur në Nju Jork 115 vjet më parë, pikërisht si sot, më 10 prill 1906. Sapo zbriti në tokën amerikane, ai u befasua dhe ja se si reagoi: “Unë e ndiej veten si në shtëpi. Nuk është mbushur as një orë që kur kam ardhur këtu, por tashmë e kuptova që ky është qyteti më i madh dhe Shtetet e Bashkuara janë vendi më madhështor në botë. Kjo është një fantazi befasuese prej guri, xhami dhe hekuri. Të gjithë këta berlinët, parisët dhe të tjera qytete “të mëdhenj” janë një hiç në krahasim me Nju Jorkun. Socializmi duhet të fitojë fillimisht këtu – kjo është gjëja e parë që të vjen ndër mend kur shikon këto pallate, makina dhe të tjera gjëra mahnitëse… Një gjë madhështore… Nuk kam për t’u larguar derisa të mësoj se si ka qenë e mundur të ndërtohet një gjigant i tillë!” – ngazëllohej Gorki tek këqyrte rrokaqiellin e ndërtuar një vit më parë, në të cilin kishte selinë redaksia e gazetës “Nju Jork Tajms”. Midis njerëzve që kishin dalë për ta pritur Gorkin, sapo ai zbriti nga anija transoqeanike “Kaizer Vilhelm dep Grosse”, ishte edhe ndërtuesi milioner Hejlord Uilshir(Gaylord Ëilshire – 1861-1927), ishte ai që pati financuar vizitën e “zgalemit” të revolucionit bolshevik. Për mysafirin dhe zonjën e tij (kështu qe regjistruar Andrejeva në hotel) ai kishte zënë një dhomë në katin e nëntë të hotelit luksoz “Bellecllaire” dhe e pati reklamuar figurën e Gorkit në mënyrë amerikane: shkrimtarin e pritën si në mjedise letrare, ashtu edhe në mjedise socialiste. Gorki kishte shkuar në Amerikë jo për problemet e letërsisë, por për… djallin e verdhë – për dollarë. Qëllimi kryesor i tij ishte grumbullimi i parave për arkën e bolshevikëve. Për udhëtimin e Gorkit e kishte dhënë miratimin vetë Lenini. Mysafiri shpresonte të siguronte miliona dollarë. Uilshiri nuk dyshonte se Gorki me ato miliona dollarë do të largohej nga Amerika. Më 11 prill, për nder të Gorkit, dha një pritje Ivan Narodni, përfaqësues amerikan i organizatës “Revolucionarët ushtarakë rusë”…Reporterët e shoqëronin Gorkin gjithandej. Majtistë të të gjitha ngjyrave – socialistë, anarkistë, nihilistë – i shkonin pas me turma dhe ai ua plotësonte kërkesat me kënaqësi. Por më 14 prill, siç njofton Aleksej Orllovi që citon gazetën “Neë York Ëorld”, shpërtheu stuhia kundër Gorkit: “… e ashtuquajtura madam Gorki nuk është aspak madam Gorki, por është aktorja ruse Andrejeva, me të cilën ai bashkëjeton disa vjet pasi është ndarë me bashkëshorten”. Gazeta pati botuar një fotografi të Gorkit me të shoqen dhe me dy fëmijë, si edhe fotografinë e Andrejevës. Ky informacion e pati revoltuar në kulm administratorin e hotelit “Bellecllaire” Milton Robli, i cili u deklaroi gazetarëve: “Hoteli im është hotel për familjarë, prandaj këtu nuk ka vend për Gorkin me shoqëruesen e tij”. Reporterët e sulmuan me pyetje Roblin, ndërkohë që Gorki dhe Andrejeva vazhdonin ekskursionin e radhës nëpër qytet, pa ditur se ç’i priste. Uilshiri vendosi t’u paraprinte ngjarjeve. Ai u ngjit në katin e nëntë dhe priti sa të ktheheshin mysafirët. Dhe vijnë reagimet e para të Gorkit plot zemëratë: “Një skandal i pistë! Publikimi i një shpifjeje të tillë është një turp për shtypin amerikan. Jam i befasuar që në vendin që njihet për dashurinë ndaj së vërtetës dhe nderimin ndaj grave, mund të gjente vend një shpifje e tillë…”. Në paradhomën e hotelit qenë mbledhur reporterët, të cilët e kishin marrë vesh se mysafirët do të dëboheshin. Uilshiri vazhdonte të kujdesej për mysafirët, të cilëve u propozoi shtëpinë e vet, por ata nuk pranuan dhe prej aty u zhvendosën në hotelin “Lafayette-Brevort”, ku nuk qëndruan gjatë dhe u larguan për t’u strehuar në një apartament jo larg atij hoteli. Mark Tueni nuk pranoi ta komentonte ngjarjen. Shkrimtari socialist Leroi Skot (Leroy Scott – 1875-1929) u tha gazetarëve: “E ndiej veten keq të flas për një temë të tillë”. Shumica e atyre që e patën pritur Gorkin me urra, mundoheshin ta harronin sa më shpejt. Ngjarja e lartpërmendur çoi, praktikisht, në dështimin e misionit të Gorkit për të grumbulluar para për fondin e partisë bolshevike. Megjithatë, ai nuk u nxitua të largohej nga Amerika. Ai vizitoi edhe Bostonin dhe Filadelfinë, por, në vend të miliona dollarëve, mezi mundi të sigurojë gjithë-gjithë 10 mijë dollarë. Fundi i “torturave” të Gorkit dhe të Andrejevës, erdhi pas gjashtë muajsh. Më 13 tetor ata u larguan nga Amerika për në drejtim të Evropës. Shumë shpejt, pra, po atë vit, Gorki do të botonte esenë “Qyteti i djallit të Verdhë”. Ja disa skena nga ajo ese: “Atje poshtë, nën një rrjetë hekuri të “rrugës ajrore”, mes pluhurit dhe pisllëkut të urave, vërtiten në heshtje ca fëmijë… Një plak gjatahul dhe kockë e lëkurë, me një fytyrë egërsore, pa kapelë në kokën me thinja, duke pulitur qepallat e skuqura të syve të sëmurë, gërmon me kujdes në një pirg mbeturinash… Një djalosh pranë një feneri, shkund kokën kohë pas kohe, duke shtrënguar fort dhëmbët nga uria…Në qiellin e zymtë, të mbuluar nga bloza, shuhet dita… Nga muret e pallateve, nga perdet, nga dritaret e restoranteve derdhet drita verbuese e Arit të shkrirë. Kjo magji e shpifur i vë në gjumë shpirtrat e njerëzve, ajo i shndërron ata në armë të lehta në dorën e Djallit të Verdhë, i kthen në mineral, prej të cilit ai shkrin Ar pa pushim, gjakun dhe mishin e vet. Qyteti bie në gjumë në një gjendje zagushie, nxjerr një britmë të përvajshme, si ndonjë kafshë gjigante. Kjo ka gëlltitur lloj-lloj ushqimi gjatë ditës, ka zagushi, i vjen zor dhe sheh në gjumë ca ëndrra idiote, ca ëndrra të rënda. Dhe në mbyllje, fjalët e fundit: “Ra në gjumë dhe po përçartet në ëndrra qyteti i zymtë i Djallit të Verdhë”. Siç shihet, në këtë ese Gorki ka përshkruar ca skena të frikshme, të cilat i ngjallin lexuesit ankth dhe tmerr. Dhe lexuesi rri e përsiat: si është e mundur që një shkrimtar me penë të talentuar t’i lejojë vetes ta tjetërsojë personalitetin deri në atë shkallë, saqë të arrijë të mohojë gjithë atë ngazëllim që i pati ngjallur Nju Jorku, sapo vuri këmbën në tokën amerikane? Pra, ja ky ishte “dajaku” i Maksim Gorkit për Nju Jorkun, që “ia dha” për të vetmen arsye se gazeta “Neë York Ëorld” zbuloi të vërtetën për dashnoren Maria Andrejeva, të cilën e pati prezantuar si bashkëshorten e vet. Dhe s’e pati për gjë ta sulmonte gazetën për “shpifje”. Gorki ka qenë i njohur për lakadredhat e veta në raport me politikën dhe me diktaturën. Pas Revolucionit të Tetorit, megjithëse, siç u theksua më lart, i pati simpatizuar bolshevikët, Gorki mbajti një qëndrim të hapur kundër vijës së tyre politike dhe, konkretisht, kundër Leninit. Në artikujt e tij polemikë, Gorki përsiat për fatet e revolucionit dhe të kulturës në Rusi. Aty Gorki akuzonte Leninin për marrjen e pushtetit me dhunë dhe për shpërthimin e terrorit. Edhe ca vjet më vonë Gorki do të vazhdonte të mbante të njëjtin qëndrim kundër regjimit sovjetik. Më 21 prill 1923 ai i shkruante Romen Rolanit nga ishulli Kapri: “Unë nuk kam as më të voglën kënaqësi për t’u kthyer në Rusi. Unë nuk mund të shkruaj, kur e di se humb kohën kot duke llomotitur të njëjtin avaz! Por, fatkeqësisht, pikërisht po ky Maksim Gorki, që shkruante kësisoj, përkitazi më 30 janar 1918 dhe më 21 prill 1923, disa vjet më vonë, i tërhequr tashmë nga pozitat e mëparshme nën presionin e propagandës dhe të autoriteteve sovjetike, do të mohonte vetveten, do ta ndërronte pllakën dhe do të lëshonte një deklaratë krejt të kundërt. Në një tjetër letër, që i drejtonte Romen Rolanit nga Moska më 02 nëntor 1930, Gorki, i cili tashmë i kishte përqafuar përfundimisht idetë e shefit të Kremlinit, do të shkruante fare ndryshe për ngjarjet e përgjakshme që po zhvilloheshin në Bashkimin Sovjetik në kuadrin e fushatës së ethshme për kolektivizimin e bujqësisë: “…regjimi sovjetik dhe pararoja e partisë punëtore ndodhen në gjendje të luftës civile, që do të thotë në luftë klasash. Armiku, kundër të cilit ata luftojnë dhe duhet të luftojnë, është inteligjencia, që mundohet të instalojë regjimin borgjez, dhe fshatari i pasur, që, duke mbrojtur pronat e veta të vogla, baza të kapitalizmit, pengon punën e kolektivizimit”…Kjo tregon se deri në ç’derexhe e katandis veten një ish-shkrimtar disident, i cili vihet kokë e këmbë në shërbim të diktaturës! Pra, Gorki, vjen e bëhet zëdhënës i drejtpërdrejtë i diktaturës në zhvillimin e luftës së klasave. Maksim Gorki “e pati një arsye” që i dha “një dajak të fortë” Nju Jorkut. Po cila ishte “arsyeja” që Kadarea, 65 vjet më vonë, pikërisht në vitin 1971, atij qyteti “i dha një dajak edhe më të fortë”. Atë vit, në Nju Jork, u zhvillua një kongres i rinisë botërore, ku mori pjesë edhe një delegacion i rinisë shqiptare. Në radhët e delegatëve të rinisë shqiptare ishte edhe Kadarea. Kur u kthye nga Nju Jorku, në gazetën “Zëri i Popullit, Kadarea botoi esenë e gjatë me titull “Një botë në rënie”. Të vjen keq që eseja e Kadaresë nuk qe përkthyer për t’u botuar në anglisht. Sikur eseja të qe përkthyer dhe botuar në këtë gjuhë, me siguri që profesori Uolles, krahas esesë së Gorkit, do ta kishte përmendur si njërin nga librat “më të mirë” që i qenë kushtuar Nju Jorkut. Pra, nëse eseja e Gorkit zë një vëllim prej 10 faqesh libri, eseja e Kadaresë arrin në më shumë se 20 faqe. Nuk dihet arsyeja e vërtetë se pse Kadarea u përfshi në përbërjen e delegacionit të rinisë shqiptare. Gjasat janë se duhet të ketë qenë porosi nga lart dhe ka shumë mundësi që atë ta ketë dhënë vetë kryediktatori, të cilit, si armik i imperializmit amerikan, i interesonte që popullin shqiptar ta mbante sa më larg Amerikës. Prandaj do të priste që, pas kthimit nga Nju Jorku, Kadarea, si një servil i regjur i tij, të botonte një shkrim mjaft fshikullues për demaskimin e atij imperializmi. Dhe Kadarea, autori i korpusit të njohur poetik në shërbim të kryediktatorit, porosinë e kreu për bukuri. Le të citojmë një pjesë të shkëputur nga ajo ese, e përfshirë në serinë “Vepra Letrare”. Shtëpia botuese “Naim Frashëri”. Vëll. 12, f. 271-294). “…Pas pasurisë borgjezia kërkon pushtet dhe pas pushtetit kërkon lavdi… Kur bie nata, Broduej shfaqet lakuriq me gjithë vulgaritetin e vet, i babëzitur, i paturpshëm… Në Broduej, në sfondin e shkëlqimit të çmendur, mjerimi dhe degjenerimi shfaqen lakuriq… SHBA janë bërë vendi klasik i shantazheve dhe vrasjeve politike. Përgatitja e atentateve ka arritur këtu përfeksionimin më të lartë… Statuja e lirisë është monumenti që borgjezia i ka ngritur lirisë së saj, lirisë për të sunduar… Ka disa muaj që në ekranet mund të shikosh gjëra më të shthurura që mund të sajojë imagjinata më e sëmurë e maniakëve seksualë… Ky mit është një nga shfaqjet e shkallëzimit të degjenerimit të shoqërisë së sëmurë amerikane… Asnjëherë dhe asgjëkundi nuk mund të jetë poshtëruar femra në këtë mënyrë… Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj… Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Çe Guevarës. Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë është Lenini!”. Kadarea ka harruar ta theksojë se ka qenë “mëkat i madh” që “veprat” e kryediktatorit Enver Hoxha asokohe nuk figuronin ende të përkthyera dhe të ekspozuara nëpër libraritë e letërsisë politike në Nju Jork, se të rinjtë amerikanë “do të bënin njërën për t’i blerë”… Kadarea nuk e njeh absolutisht institucionin e pendesës, siç e ka pranuar vetë në një intervistë për zonjën Mimoza Kelmendi së cilës i ka pasë deklaruar: “…tek mua s’ka vend fjala pendim për asgjë” (Citohet sipas: “Kadare për dashurinë, femrat, pasionin dhe pendesën.Sipas një bisede të lirë me shkrimtarin Ismail Kadare në Paris”. Faqja e internetit “Epoka e Re”. 10 tetor 2014). Sot, kur lexuesit kujtojnë esetë e Gorkit dhe të Kadaresë që ia patën kushtuar Nju Jorkut, sjellin ndër mend dy relikte që kanë ardhur deri në ditët tona si mbeturina të kohëve të lashta, relikte këto që i bëjnë të bien në përsiatje se deri në ç’mjerim e katandis veten një shkrimtar i talentuar që vihet në shërbim të politikës dhe të diktaturës. Prandaj skenat e shëmtuara që përshkruajnë Gorki dhe Kadarea për Nju Jorkun, fshihen nga kujtesa vetvetiu dhe para syve të lexuesve shfaqen bukuritë e Brodueit që pasqyron diplomati Alfred Papuçiu dhe sidomos ato skenat madhështore që jep gazetari dhe publicisti i njohur Beqir Sina në esenë me titull“Udhëtim nëpër Amerikë: Nju Jork, qyteti i “Rrokaqiejve”, simboli i madhështisë së Amerikës”, botuar në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot”, 22 mars 2021. Mjerimin e vet, si një shërbëtor i regjur i diktaturës veteranokomuniste dhe i diktaturës neokomuniste, Kadarea e vulosi me vizitën që nisi në Vlorë më 11 prill, pikërisht në 36-vjetorin e largimit të kryediktatorit për në botën e përtejme. Qëllimin e asaj vizite e ka shtjelluar fort bukur analisti i njohur Adriatik Dosti (në artikullin me titull “Po në Vlorë ç’deshe në këtë mes-prilli o Kadare?”, të botur në faqen e internetit të gazetës “Telegraf”të ditës së sotme), i cili e ka nxjerrë në pah mjeshtërisht artin e servilizmit të Kadaresë ndaj Ramës, si trashëgimtar besnik i kryediktatorit.