2016-01-29

KADAREA - GJENIU QË NUK QE E THËNË TË JETË DISIDENT

Image result for gezim alpion

Gëzim Alpion


Birmingham, Angli, 28 Janar 2016

Ndoqa me interes intervistën e fundit të Kadaresë.

Gjeniu yne i letrave, për fat të keq, akoma nuk e kupton se Shqipëria tani ka nevojë për disidencë morale po aq sa në kohën e komunizmit për disidencë politike.

Duke bastarduar konceptin e shtetit, lukunia e tanishme politike i ka shkaktuar vendit jo më pak trauma se Enveri dhe, të huazoj fjalët e Kadaresë, "qentë e tij besnik". E megjithatë, Kadarea nuk e ka ngritur kurrë zërin në Francë për të dënuar pa rezerva kleptokracinë që na e shpifi demokracinë.

Kadarea vazhdon të merret me fantazma dhe ndoshta jo për fajin e tij. Më kot kemi kërkuar që ai të luaj Zolanë apo Çomskin.

Gëzuar 80 vjetorin, Kadarea ynë. Të duam jo më pak kështu siç je pavarësisht shpresës se mund të sfidonit meskinitetin tonë kolektiv.

2016-01-28

Urime ditëlindja z. Ismail Kadare !

Image result for ismail kadare

Me rastin e 80-vjetorit i uroj ditëlindjen shkrimtarit tonë të madh kombëtar, z. Ismail Kadare. Një ditë e shënuar jo vetëm për të dhe familjen Kadare, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Në fillim të vitit, Kadare u nderua nga shteti francez me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Në listën e të dekoruarve ishin edhe 15 pjesëtarë të gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo”, që humbën jetën gjatë sulmeve në redaksinë e saj, në janar 2015.

Titulli “Legjioni i Nderit” jepet çdo vit në Francë për personalitet më të spikatura.




Nga Flori Bruqi



Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi.

 Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

 Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet.

 Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare. Nga viti 2015, me pëlqimin e autorit, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin "Kadare" për letërsi.

Image result for ismail kadare


Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Asim Zeneli”. Tregohet se në moshën 12 vjeçare Ismail Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën “falsifikues monedhash”; akuzë e pabazë që ngrihet nga 'lartë' për të dëmtuar gjeneralin Tahir Kadare, që ishte i martuar me një grua hebreje, në mënyrë që t'i bëhej qejfi Stalinit që kishte nisur fushata kundër hebrenjve.



Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" nga viti 1958 në vitin 1960.

Detyrohet t'i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS . Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les letres albanaises”.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.

Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar – shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

 Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.

Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975).

Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980).

E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981).
Image result for ismail kadare
Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi "Man Booker International Prize" dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Prince of Asturias, për Artet - që është një nga çmimet letrare më prestigoze në botë.

Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea . “Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e cmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”. Qëllimi i cmimit është promovimi i poezisë, në vecanti i poetëve të rinj, eksperimentimi i gjuhëve të reja poetike dhe njohja e poetëve të mëdhenj.

Image result for ismail kadare
Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

ë vjeshtën e vitit 2014 në revistën italiane Lettera Internazionale botohet një ese nën emrin e Ardian Vehbiut [5], ku ndër të tjera, në paragrafët e fundit ripropozohet për publikun e gjerë europian një trillim (shpifje) që në të shkuarën ia kanë atribuar ligësisht Ismail Kadaresë, por që ky dhe të tjerë autorë dhe publicistë e kanë përgënjeshtruar vazhdimisht

. Në esenë që mban emrin e Ardian Vehbiut shkruhet:

«In questo contesto si può spiegare anche la dichiarazione inquietante e inaudita dello scrittore Ismail Kadare che ha definito i profughi albanesi rifugiati nelle ambasciate straniere a Tirana, nel 1991, come "gli escrementi della nazione".» IT

Image result for ismail kadare

«Në këtë kontekst mund të shpjegohet deklarata tronditëse dhe e pabesueshme e shkrimtarit Ismail Kadare që i ka përcaktuar refugjatët shqiptarë të vitit 1991 “jashtëqitja e kombit”.» SQ


Këtë fakt e ka vënë në dukje Minella Aleksi në gazetën Panorama me një artikull të vetin të datës 12 dhjetor 2014 ku ndër të tjera shprehet me neveri ndaj shpifjeve dhe fabrikimeve të tilla; ndër të tjera M. Aleksi shkruan:

«[...] nuk ka më pikëpyetje se kush vazhdon t’i shpërndajë shpifjet për Kadarenë. Emri i autorit të artikullit është shkruar e zezë mbi të bardhë: Ardian Vehbiu! [...] Ky tekst nuk ka nevojë për koment. Ka vite që A. Vehbiu bën këtë lodër të dyfishtë, të pa pastër ndaj shkrimtarit dhe ndaj shoqërisë. E lavdëron shkrimtarin aty-këtu sa për të fshehur gjurmët, pastaj kur gjen rastin lëshon helmin kundër tij.»[6]

Image result for ismail kadare

Minella Aleksi, duke dashur të kuptojë arsyet e këtyre shpifjeve ndaj autorit shqiptar pretendent për Nobelin e letërsisë, vazhdon:

«Sulmet e kritizerëve ndaj shkrimtarit të shquar po kthehen në patologji te ne. Kjo është e njohur. Por që studiuesit tanë si Ardian Vehbiu, të katandisen në zëdhënës të mashtrimeve të ish-Sigurimit shqiptar, kundër një shkrimtari shqiptar, në një revistë ndërkombëtare, e cila botohet në gjuhët italisht, spanjisht, gjermanisht etj., kjo e kalon çdo masë!
Image result for ismail kadare
Kush e shtyn për një shpifje kaq të poshtër? Kujt i shërben këmbëngulja e përhapjes së kësaj shpifjeje?

Shkrimtari Kadare qëndron në avangardë të Shqipërisë europiane. Përse duhet përbaltur me shpifje? Ato forca që duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës nuk mund të jenë properëndimore. Rrjedhimisht janë mekanizma që manipulojnë, që fabrikojnë dhe dezinformojnë në favor të Lindjes, mecenatët e shpifësit A. Vehbiu. Për shqiptarët, Lindje nënkupton sllavo-komunizëm. [...]

Me siguri A. Vehbiu do bëjë të habiturin mbasi shpifës dhe spekulantë të tillë shoqëria jonë ka parë jo pak. E që u kanë ecur poshtërsitë, mbasi jo gjithmonë kanë marrë goditjen e pamëshirshme të së vërtetës.
Image result for ismail kadare
Nuk kam munguar t’i përsëris A. Vehbiut atë që ai harron: letërsia është sferë shpirtërore e njeriut, pasion dhe formim botëkuptimor. Letërsia e Kadaresë është vlerë shpirtërore e një popullit të tërë. Nuk përbën biznes spekulantësh.

 Duke e menduar si biznes krahas sulmeve, këta kritizerë dhe shpifës nuk harrojnë që të bëjnë presion mbi mbrojtësit e shkrimtarit, që ta braktisin atë.

Duan të ndihen të qetë dhe t’i kenë duart e lira për të vazhduar lojën e tyre të ulët si në këtë rast. Por, për fatin e tyre të keq, dhe për fat të mirë të letërsisë, mbrojtës të vlerave, mbrojtës të shkrimtarëve ka pasur dhe do të ketë gjithmonë.»


Pas denoncimit publik që Minella Aleksi i bën shpifjes rreth Kadaresë që Ardian Vehbiut ka botuar në Lettera Internazionale, Vehbiu ka reaguar nga blogu i tij, fillimisht duke e akuzuar M. Aleksin për shtrembërim të teksitit të vet të botuar në revistën italiane.

Vehbiu duke mos e kuptuar se M. Aleksi në artikullin e tij në gazetën Panorama ka cituar një burim te faktuar dhe të verifikueshëm, vazhdon me tej duke e akuzuar se: «Të gjitha ato që ka thënë më pas në artikull kundër meje janë gjepura të kategorisë së parë, të cilat vetëm sa dëshmojnë për fibrën e kalbur morale të këtij njeriu.»

Image result for ismail kadare
Më tej, përballë fakteve të paraqitura nga Minella Aleksi në gazetën Panorama, duke e njohur më në fund saktesinë e tyre, A. Vehbiu ndryshon linjë dhe shprehet se nuk ka asnjë dyshim që ai është viktimë e një makinacioni, duke shkruar tekstualisht se, sipas tij: «një dorë e panjohur e një harbuti rishkroi, në fazën redaksionale, paragrafin e fundit dhe kushedi ç’pjesë të tjera të tekstit të përkthyer në italishte.»


Pas reagimeve fragmentare dhe kontradiktore të Ardian Vehbiut që nga faqja e vet Pezazhe.com, Minella Aleksi në një artikull të dytë tek Panorama përpiqet të mbyll debatin duke uruar që Vehbiu të ndihmojë në sqarimin e plotë e të qartë të të gjitha rrethanave të kësaj shpifje ndaj autorit Ismail Kadare, meqë kjo është se pari në interes të vet Vehbiut. Shkruan Aleksi:

«Pas kaq ditësh zhurmë në shtyp dhe në rrjetet sociale, lexuesi ka të drejtë të dijë të vërtetën. A. Vehbiu ka përmendur disa herë se ka ndodhur diçka që ai s’e kupton dot. Një javë misteri. Lexuesi me të drejtë pyet se ç’është kjo revistë ndërkombëtare që nuk jep sqarime? Nga ana tjetër, ç’është ky autor që nuk ka të drejtë të marrë vesh se kush ia ka falsifikuar aq keq tekstin e tij? Nuk është fjala për një gjë të vogël, por për një mashtrim të përmasave të mëdha e tepër të rënda: Një autor i shquar shqiptar akuzohet se ka sulmuar e ka hedhur baltë mbi rininë shqiptare, atë që u përpoq të diskreditonte e të trondiste nga themelet diktaturën e vendit të vet.»

Vazhdon më tej Minella Aleksi:

«A. Vehbiu shkruan se i ka “dërguar Kadaresë një mesazh, për ta sqaruar për sa ka ndodhur”. Pas disa ditësh i kthehet prapë këtij sqarimi: “Për fat të mirë, ky incident më dha shansin të sqarohem me I. K., i cili u tregua shumë korrekt në shkëmbimet tona për këtë çështje, me gjithë fërkimet që kemi pasur më parë, kryesisht të nxitura ose të sajuara nga personazhe të kategorisë së katërt”.

Edhe kjo na lë përsëri të habitur. Kadareja disa herë ka reaguar me shumë indinjatë kundër kësaj shpifjeje. Një pikëpyetje ngre: sa e besueshme mund të jetë që ai ta ketë pritur me kaq gjakftohtësi, pothuajse me mirëkuptim shpifjen e neveritshme, siç jepet këtu prej A. Vehbiut?

Dyshoj shumë se edhe në këtë moment ka mungesë sinqeriteti. Më kanë tërhequr vëmendjen disa komentues, të cilët me të drejtë theksojnë se do hidhej më shumë dritë mbi të vërtetën nëse do njiheshim me reagimin mirëkuptues të shkrimtarit Kadare për këtë rast. Një mundësi e tillë do ndihmonte shumë në ndriçimin e së vërtetës.»


Në datë 24 dhjetor 2014, Ismail Kadare jep për Panoramën një intervistë të shkurtër ku ndër të tjera kundërshton çfarë Ardian  Vehbiu kishte raportuar më parë në blogun e vet rreth reagimit të Kadaresë dhe tonit të këtij reagimi. Ndër të tjera në intervistë Kadare shkruan:

«Jam në dijeni të këtij trillimi të rëndë, që po përsëritet kundër meje qysh prej një çerekshekulli. Kam shpresuar se pas përgënjeshtrimeve të shumta vetvetiu do të shuhej, siç ndodh me trillimet që nuk kanë asgjë të vërtetë. Nuk ka ndodhur ashtu.

Në vend të kësaj ka ndodhur gjallërimi kronik i tij, prej së njëjtës makinë që e ka prodhuar. Kalimi në shtypin ndërkombëtar, gjithashtu i përsëritur, ka qenë pjesë e shkallëzimit, gjer tek incidenti i fundit, që ka shënuar një kulm të ri.»


Kadare përfundon duke thënë se:

«Ndërkaq, merret me mend se më tepër se kushdo kam qenë dhe jam në pritje të një sqarimi bindës publik. Kurrsesi dhe në asnjë rast nuk kam dhënë të kuptohet se mund të kem qoftë dhe më të voglin mirëkuptim ndaj shpifjes dhe fabrikuesve ose përhapësve të saj, kushdo qofshin ata.»



Megjithatë, përtej polemikave, ndryshimeve të qëndrimit dhe thirrjeve për makinacione ndërkombëtare, Vehbiu shprehet në blogun e tij, se ai nuk ka interes t'i shkojë kësaj çështjeje më tej dhe të zbulojë se cili është/cilët janë personat që sipas Vehbiu kanë tjetërsuar shkrimin e tij. Vehbiu shkruan se: «[nuk ka] asgjë për t'i provuar askujt» «[...]vetë I. Kadaresë unë nuk kam [ka] asgjë për t’i vërtetuar akoma».
The General of the Dead Army (1963)Broken April (1978)Chronicle in Stone (1971)

The Pyramid (1992)The Palace of Dreams (1993)










Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare
Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare
Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare


Image result for ismail kadare


Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare


Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Image result for ismail kadare

Disa nga  veprat


Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë:
Gjenerali i ushtrisë së vdekur,
 Kështjella,
 Kronikë në gur,
 Dimri i madh,
Ura me tri harqe,
 Prilli i thyer,
 Dosja H,
 Piramida,
 Pallati i ëndrrave,
Darka e gabuar.

Etj.

Skenare filmash


Time of the Comet (2008)
Cendres et sang (2009)
Abril Despedaçado (2001)
Avril brisé (1987)
Të paftuarit (1985)
Il Generale dell'armata morte (1983)
Ballë për ballë (1979)
Radiostacioni (1979)
Kur vjen nëntori (1964)

Mirënjohjet


Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë
Man Booker International Prize, Britani, 2005
Premio Príncipe de Asturias de las Letras, Spanjë, 2009
Jerusalem Prize, Izrael, 2015

Etj.

Literatura e shfrytëzuar :


^ Panorama: Kadare u arrestua në moshën 12 vjeç për falsifikim monedhash
^ “Ylli i Shkrimtarit” – Ndriçim Kulla, Plejad, 2013 (486 fq.) ISBN 978-9928-4170-3-9
^ Ismail Kadaré, Books and Writers
^ Balkanweb: Kadare nderohet me çmimin Lerici Pea
^ a b Vehbiu, Ardian: "Valori di scarto", Lettera internazionale Anno 30, Numero 120, ottobre 2014], -ARKIVË- Teksti që lexohet është integrali i botuar në revistën italiane shtyp, i paraqitur këtu nga një agregator materialesh online.
^ a b c d Minella Aleksi: "Shpifjet ndaj Kadaresë për të penguar “Nobel”-in", Panorama, 12 dhjetor 2014
^ a b c Polemika e Vehbiut për refugjatët e ’90, Kadare: Asnjë mirëkuptim ndaj fabrikuesve të shpifjeve, Panorama, 24 dhjetor 2014.
^ Ardian Vehbiu, Peizazhe.com, [...]për të më akuzuar se jam kthyer në një shpërndarës të shpifjeve kundër Kadaresë[...] - ARKIVË
^ Ardian Vehbiu, Peizazhe.com, [...]një dorë e panjohur e një harbuti rishkroi, në fazën redaksionale, paragrafin e fundit dhe kushedi ç’pjesë të tjera të tekstit të përkthyer në italishte. - ARKIVË
^ a b Minella Aleksi:"Shpifja “pa autor” e firmosur nga A. Vehbiu", Panorama, 23 dhjetor 2014
^ Ardian Vehbiu, Peizazhe.com, - ARKIVË
^ Rebecca Wojno (January 15, 2015). "Albanian writer to receive Jerusalem Prize". The Times of Israel.



Ismail Kadaresë, në 80 vjetorin e Lindjes!


Image result for beqe cufaj

Nga Beqë Cufaj

Ismail Kadare është shkrimtari më i madh shqiptar i të gjitha kohërave. Ismail Kadare është shkrimtari më me peshë i gjallë europian. Ismail Kadare është gjeniu shqiptar të cilin ky komb e lindi me vuajtjet e një historie me krajata të cilave zor që ua gjen shoqet në këtë Kontinent.


Me këto dhe këso komplimentesh mund të vijoj me rreshta e orë të tëra.

Por s’është koha dhe çasti i duhur për të vazhduar mëtej. Sepse Kadare sot mbush 80 vjet dhe shqiptarët duhet t’i gëzohen kësaj ditëlindjeje sikurse i gëzohet çdo komb një feste e cila kalon përmasa të një përjetësie për së gjalli. Sepse s’ka gjuhë të rëndësishme bote që sot s’e shënon dhe s’e uron shkrimtarin shqiptar për këtë ditëlindje!

Ashtu siç nuk është koha dhe çasti të flas për gjithë atë që kam folur me të në raste e situata nga më të ndryshmet qe sa vite e vite. Kam mirëkuptimin dhe i gëzohem çdo rrëfimi që tash disa ditë ka filluar të përçohet gjithandej nga miqtë e të njohurit, gazetarë e kritikë, shqiptarë e të huaj, që e urojnë dhe ndajnë çaste kujtimesh e gëzimesh me të e librat e tij.

Me Kadarenë kemi ecur me makina, trena, në këmbë… në Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë, Francë… dhe në këtë ditëlindje të tij do të kisha dëshirë të tregoja aq shumë saqë zor që do të mund të ndalesha.

Por s’mundem sepse s’ma lejon respekti që kam për të. Si shkrimtar po se po. Si njeri edhe më shumë. Janë kujtime që hyjnë në atë privatësinë e madhe!

Ajo që më duhet vetëm njëherë ta them dhe të mos e përsëris më kurrë. Sa e sa e biseda që kam patur me Kadarenë gjatë gjithë kohës sa kam patur nderin ta shoh do t’i përmbledhja me tri fjali:
Kurrë në jetë s’më ka rënë të shoh një njeri i cili:

Sheh çdo gjë!
Mban mend çdo gjë!
Dhe ka një humor aq fin!

Jo rrallë më ka rënë që njerëz që e kanë takuar një apo disa herë dhe nuk “janë ndarë” mirë me të. Hijerëndë apo mendjemadh. I vështirë apo nuk lëshohet në biseda.

Kurrë s’e kam patur asnjë nga këto vështirësi. Ashtu siç nuk e kam vështirë që sot t’ia uroj këtë ditëlindje.

Dhe bashkangjitur me të ta lidhi me një rrëfim që dje, me 27 Janar më ngjau- ndërlidhur me Kadarenë.
Shoh që telefoni më ka cingërruar disa herë. Numër që s’e njihja. Mëpas lexoj një mesazh. Ishte shefi në detyrë, shefi i ditës, i faqeve të Kulturës së gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung të cilin e njoh tash e sa vite. E thërras dhe fillojmë bisedën për Urimin të cilin ai më propozonte që t’ia bëja në faqet e FAZ-it për numrin e sotëm.
I them që s’mundem sepse kam diçka të them… dhe mendoj që s’do t’i takonte pikërisht vegjëlisë sime ta uroj…
Ju mund të thuani çdo gjë dëshironi dhe këtë gjë e keni bërë tash 17 vjet në gazetën tonë, më kundërvihet redaktori.
Nuk mundem sepse i kam uruar tek kolegët tuaj në Neue Zürcher Zeitung para dhjetë vitesh kur i pat mbushur 70 vjet, i them unë paksa i hutuar.
E di që keni shkruar para dhjetë vitesh për të. Por tani kanë kaluar dhjetë vite…, më përgjigjet ai.
Pikërisht për këto vite është fjala, i them unë paksa me mëdyshje nëse vërtetë e dinte që kam shkruar para dhjetë vitesh.
Tani, si të doni ju. E dini që gjithmonë do jeni pjesë e kësaj gazete, më thotë ai.
Prandaj i them unë. Prandaj kam pak frikë dhe të nisi të bërtas në një gazetë e cila më ka rritur ngase jam aq i hidhëruar…, i them unë.
Pse jeni i hidhëruar, më pyet ai.
Sepse prej para 10 vitesh që e kam uruar, Nobelin s’e mori ende. Por Kadare u nderua me Çmimin Man Booker International, është bërë Princ i Asturias, së fundmi mori edhe Çmimin Shtetëror të Izraelit për Letërsi… Për çmimet në Francë as të mos flasim. Kurse ne gjermanët disi s’e kemi nderuar me Çmimin Kryesor- atë Paqes.
Përshëndetemi përzemërsisht. Dhe e mbyllim bisedën me premtimet e dyanshme që së shpejti edhe do shihemi.
Rrëfeva këtë bisedë sepse them që Kadarenë së shpejti do ta shohim edhe në Gjermani. Më gëzon sepse edhe ashtu ka tashmë një vit e kusur që s’jemi parë!
Deri atëherë: Ismail Kadaresë i uroj shëndet!


80-vjetori i Ismail Kadaresë si Komandant i Legjionit të Nderit në Francë

ISRAEL-ALBANIA-LITERATURE-NOBEL-KADARE
Shkrimtari i shquar është ngritur në gradën e Komandantit të Legjionit të Nderit, titull ky i dhënë nga presidenti francez, François Hollande, në ceremoninë tradicionale që zhvillohet në ditën e parë të vitit e që u akordohet figurave të shquara në sfera të ndryshme publike qysh prej vitit 1802. Ky dekorim përkon edhe me 80-vjetorin e shkrimtarit, ndërsa Bashkia e Gjirokastrës e ka shpallur 2016 –ën vitin kulturor të Ismail Kadaresë

Muaji i 80-vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit të madh nuk kishte si niste me lajm më të mirë. Më 1 janar të këtij viti si u dekretua nga presidenti francez François Hollande me urdhrin “Komandant i Legjionit të nderit”, në ceremoninë tradicionale që zhvillohet në ditën e parë të vitit e që u akordohet figurave të shquara në sferave të ndryshme publike qysh prej vitit 1802.

Përveç shkrimtarit shqiptar, i cili jeton dhe e zhvillon karrierën e tij letrare prej vitit 1990 në Paris, nga bota e artit janë dekretuar komandantë të këtij legjioni shkrimtari francez 91 –vjeçar Michel Tournier, si edhe muzikanti Michel Legrand, ndërsa këngëtarja Vanessa Paradis ka marrë urdhrin e Kavalierit të Legjionit të Nderit. Aktorja Mireille Darc u dekretua me urdhrin e oficerit. Emmanuelle Béart dhe Emmanuelle Bercot, që kanë marrë çmimin e interpretimit femëror në Festivalin e Fundit të Kanës janë emëruar kavalierë, ashtu edhe aktori Christophe Malavoy. Piktori Gérard Garouste u emërua oficer, ndërsa krijuesi i modës Kenzo Takada, u emërua kavalier si i huaj që jeton në Francë. Ceremonia tradicionale, botuar në Fletoren Zyrtare, ka nderuar edhe viktimat e disa prej sulmeve të janarit të vitit 2015 si edhe heronjtë që penguan sulmin në një tren “Thalys”, i nisur nga Amsterdami drejt Parisit në fund të gushtit të kaluar.

Ndër njëzet figurat e nderuara, pesëmbëdhjetë janë nderuar me dekretin “Legjion i Nderit” pas vdekjes. Në mesin e njerëzve të dekoruar në rangun e Kavalierit janë karikaturistët Charb, Cabu, Honoré dhe Tignous, gazetarja Elsa Cayat dhe korrektori Mustapha Ourrad, të vrarë nga vëllezërit Kouachi më 7 janar të vitit 2015, në zyrat e Charlie Hebdo -së. Dizajneri Georges Wolinski dhe kolumnisti Bernard Maris, të cilën gjithashtu vdiqën në sulmin kundër së përjavshmes satirike, ishin emëruar kavalierë, i pari më 2005-ën, ndërsa i dyti më 2014-ën. Gazetari Michel Renaud, i cili ishte ftuar në redaksinë e Charlie Hebdo –së ishte dekoruar më 24 korrik dhe agjenti i mirëmbajtjes Frédéric Boisseau, i cili qëlloi në ndërtesë u dekoruan më 20 janar të vitit të shkuar, janë shpallur kavalierë. Ceremonia e 1 janarit ka akorduar këtë urdhër edhe për katër pengjet e vrarë më 9 janarin e shkuar në marketin “Hyper Cacher nga Amedy Coulibaly; Philip Braham, Yohan Cohen, Yoav Hattabi dhe François-Michel Saada. Ndër të dekretuarit kanë qenë edhe policët e vrarë gjatë sulmeve të janarit 2015 si Togerët Franck Brinsolaro dhe Ahmed Merabet, të vrarë më 7 janar në Paris, oficerja Clarissa Jean-Philippe, e vrarë 8 janar në Montrouge, të tre kalorës të dekoruar më 13 janar nga François Hollande, vitin e kaluar u emëruan kavalierë. Edhe pesë persona që kanë ndërhyrë gjatë sulmeve si Eric Tanty, konduktori i trenit “Thalys” nga Amsterdami për në Paris, kapiten Michel Bruet dhe akademiku franko-amerikan Mark Moogalian, e të cilët ndërhynë gjatë të shtënave janë emëruar kavalierë. Dispozita e atribuimit të Legjionit të Nderit për të huajt ka lejuar të dekorojë më 24 gusht tre amerikanët Spencer Stone, Alek Skarlatos dhe Anthony Sadler, si edhe britanikun Chris Norman që kishin ndihmuar në neutralizimin e njeriut të armatosur. Pengu i vëllezërve Kouachi në shtypshkronjë Dammartin-en-Goële (Seine-et-Marne) Michael Catalano dhe punonjësi i tij Lepère Lilian, i cili kishte fshehur nën një lavaman, janë emëruar kavalierë. Lassana Bathily, punonjësi i “Hyper Chacher” që fshehu pengjet në dhomën frigoriferike në bodrumin e marketit nuk ka kaluar pa u dalluar. Ai ishte natyralizuar në javët në vijim sulmeve. Nga bota politike, në këtë nderim civil që vlerëson më shumë se gjashtëqind persona, dy figura janë ngritur në rangun e Kryqit të Madh, më i larti i Legjionit të Nderit, duke përfshirë ish-kryeministrin Lionel Jospin. Ish-ministra t Thierry Breton dhe Lionel Stoleru janë promovuar komandantë dhe homologu i tyre Jacques Toubon, oficer. Nga bota e ekonomisë dy drejtues të sipërmarrjeve emblematikë të French Tech, janë emëruar kavalierë: Eric Carreel, president i fabrikës Withings dhe Ludovic Le Moan, drejtor i përgjithshëm i Sigfox. Gazetarët Laure Adler (oficer) dhe Jean-Marie Colombani (kavalier) ishin pjesë e vlerësimeve. Annette Chalut, presidente e komitetit ndërkombëtar të “Ravensbrück”, është lartësuar në nivelin e Oficerit të Madh. N ë botën sportive, Bernard Lapasset, president i Federatës ndërkombëtare të ragbisë është emëruar komandant. Ky dekretim është i fundit i tre dekretimeve kalendarike të vitit 2015, pas atyre të Pashkëve dhe 14 korrikut. Gjithashtu, çdo vit shpallen edhe dy dekretime ushtarake. Që nga viti 2007, këto dekretime civile aplikojnë barazinë gjinore. Themeluar nga Napoleon Bonaparti më 1802 –shin dhe akorduar për herë të parë më 15 qershor të 1804-ës, “Legjionit i Nderit” është më i larti nga vlerësimet kombëtare franceze dhe ka nëntëdhjetë e tre mijë anëtarë. Çmimin në fjalë viteve të kaluara e kanë marrë figura të shquara ndërkombëtare si shkrimtari izraelit Amos Oz kompozitori i shquar italian, Xhusepe Verdi, Princi Aleksandër i Serbisë, aktori amerikan Clint Eastwood etj. Me titullin “Legjion i Nderit” nga bota shqiptare janë vlerësuar edhe shkrimtari Fatos Kongoli, i cili është emëruar kavalier në një ceremoni të viteve më parën ë ambasadën franceze në Tiranë, urdhër ky i akorduar nga presidenti i asokohe Nicolas Sarkozy, si edhe përkthyesi i shquar Jusuf Vrioni. Urdhri është dekorimi më i lartë në Francë dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme: Chevalier (kalorës), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand’Croix (Kryqi i madh). Ky dekorim i shkrimtarit është përshëndetur nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili përmes një postim i në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohje dhe respekt për Ismail Kadarenë. “Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës”, shkruan kryeministri Rama. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në një postim në rrjetet sociale në datën 1 Janar, theksoi se ky vit nisi me një lajm fantastik, pasi shkrimtari i madh Ismail Kadare u dekorua “Komandant i Legjionit të Nderit”. Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Më 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca, më 1996 u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë, më 2005 fitoi “Man Booker International Prize” dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Prince of Asturias, një nga çmimet letrare më prestigjiozë në botë. Në vitin 2010 nderohet në Itali me çmimin “Lerici Pea” Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Vitin e kaluar ai ka marrë edhe çmimin “Jerusalem Prize”.

2016, Viti Kadarean për Gjirokastrën

Ky vit, siç e ka theksuar edhe Kryeministri Rama në postimin e tij në Facebook përkon me 80 –vjetorin e shkrimtarit Kadare, është shpallur nga Bashkia e Gjirokastrës si viti kulturor i Ismail Kadaresë. Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami tha se përgjatë gjithë vitit 2016 do të zhvillohen aktivitete të shumta në qytetin e lindjes së shkrimtarit, duke nisur me hapjen e shtëpisë-muze të shkrimtarit, e restauruar kohëve të fundit. Bashkia pritet të propozojë edhe ngritjen e një shtatoreje të shkrimtarit në një nga sheshet qendrore të qytetit. Ismail Kadare ka lindur më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër dhe është shkrimtari më i njohur shqiptar. Është i përkthyer në 50 gjuhë të botës dhe është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në Letërsi.

Gazeta austriake “Österreich”: Hashim Thaçi President i Kosovës



Gazeta austriake “Österreich” ka publikuar një artikull, ku paralajmëron se javën në vazhdim, zëvendëskryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi do të zgjidhet president i Kosovës.
Sipas gazetës, Thaçi gëzon një përkrahje shumë të madhe të popullit të Kosovës, meqë 48 vjeçari kishte udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë.

“Presidenti kosovar zgjidhet nga një parlament i përbërë nga 120 deputet. Në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, në raundin e tretë mjaftojnë vetëm 60 vota”, shkruan gazeta.
“Österreich” po ashtu shkruan për paralajmërimin e përfaqësuesve të opozitës për të organizuar një protestë, pikërisht në përvjetorin e tetë të pavarësisë.

Sipas gazetës përmes protestave, opozita në Kosovës po mundohet të detyrojë Qeverinë e Kosovës të heq dorë nga dy marrëveshje, atë për Asociacionin me Serbinë dhe për Demarkacionin me Malin e Zi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...