Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/29

KADAREA - GJENIU QË NUK QE E THËNË TË JETË DISIDENT

Image result for gezim alpion

Gëzim Alpion


Birmingham, Angli, 28 Janar 2016

Ndoqa me interes intervistën e fundit të Kadaresë.

Gjeniu yne i letrave, për fat të keq, akoma nuk e kupton se Shqipëria tani ka nevojë për disidencë morale po aq sa në kohën e komunizmit për disidencë politike.

Duke bastarduar konceptin e shtetit, lukunia e tanishme politike i ka shkaktuar vendit jo më pak trauma se Enveri dhe, të huazoj fjalët e Kadaresë, "qentë e tij besnik". E megjithatë, Kadarea nuk e ka ngritur kurrë zërin në Francë për të dënuar pa rezerva kleptokracinë që na e shpifi demokracinë.

Kadarea vazhdon të merret me fantazma dhe ndoshta jo për fajin e tij. Më kot kemi kërkuar që ai të luaj Zolanë apo Çomskin.

Gëzuar 80 vjetorin, Kadarea ynë. Të duam jo më pak kështu siç je pavarësisht shpresës se mund të sfidonit meskinitetin tonë kolektiv.

No comments:

Post a Comment

Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka hequr disa prej masave ndaj Kosovës, sipas një letre të drejtorit të përgjithshëm për zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopma...