2016-01-28

ZANA DAUTI :CIKËL POETIK (8 POEZI)

1

ATY , KU KOHA HUMBI NJË DASHURI 




Aty ku jeta me perplasi,
destinacioni yt te jete aty,
nese do gjesh gjurme dashurie,
kthehu dhe njehere ,perseri.
Nese ka mbetur ende shpres,
ne ato rruge ku dikur shkele,
portret i mbetur ne zemer,
thesar i pazbulur,ngele.
"Ndjeje eren kur perkedhel,
gjithcka qe une lash per ty,
nese bota do rrotullohej,
prap,diku do i gjeje ata sy"
Une humba,,,mes kohes...
Koha,,,humbi nje dashuri.





2

ZANA 
... Dhe e pyes veten serish
Ku mbeti bota, s shoh njeri ?? 
Kur digjet shpirti behet prush, 
Vetem leter , laps dhe nje gote vetmi .. !!






3


FSHIVA PLUHURIN S'MBAJTA ZI !!


Kompozova simfoninë e parë ,
Atëherë kur lotova për ty ,
Veç shpirti e di ç’ka parë ,

Ndaj e quajti simfoni …


Nuk lotova un' jo ,
Por lotoi shpirti për ty ,
Mbi tastierën e harruar ,
fshiva pluhurin s’mbajta zi !

Mbi letër s’kalit shkronjën e thinjur të plakur
Dhe notat mbi tastier lëshoj ,
Simfoninë e jetës time ,
Duke shkruar kompozoj …




4

KUR LOTI ZBRET NGADALË




Kur loti zbret ngadalë ,
mos kërko ti preshë udhën
ai zbret nga shpirti i vrarë

kërkon t`më njomë buzën,


Kur shpirti lëshon ofshama,
nxjerr dufin përvëluar,
zemra çirret nga brenda
e shpon dhimbja e mallkaur,

Nëse jam zbehur e tretur,
mos mendoni se kam vdekur!
dhimbja m`i përpiu fjalët,
prandaj po kërcas dhëmbët,

Nëse syri mbylli qepallën
loti zbret i përvëluar
shpirti 


5

SI NJË VEGIM  



Sa të largëta mbetën ditët kur ti vije 
Buzë detit përplasen valët heshtur 
Me valën shuhen ato fjalë dashurie 
E refleksesh venitet jotja e qeshur

Ra muzgu dhe nata po zbret ngadal
Yjet si xixellonja e dehën sonte qiellin 
Me argjend hënë e shkruajta një fjalë
Ajo ves mëngjesi u kthye me diellin




6


SHPIRTI I NJË SHQIPONJE  


Mesa duket,

u linda me forcen , shpirtin e nje shqiponje,
e kam ne gjak ,
te ngrihem dhe kurre mos te gjunjezohem...
Pak uje,
pak gjelberim ,
dhe egzistoj kur te shoh ngado.. 
Ngre peshen e gjithe botes ,
me te vdekur e te gjalle mbi supe,
mesoj te flas gjithe gjuhet e botes,
po per ty ...?
nuk gjej dot fjale....jo....


'Nent vite pa ju  pare ..pa jua degjuar zerin ..pa ju te shtrentit e Mi .
Me Mungoni sa me ther shpirt  Prinderit e im ..'

7

GJUMI LETARGJIK


Sa do doja me zëmrën tënde të qëndroja ,
Bashkë me shpirtin të dremisja ..,
Sa do të doja më dhemje të mos kish ,

Dhe vdekja të vdiste e unë mos të vdisja !

Sa do të doja pranë të t'kisha ..,
Pranë zjarrit të oxhakut të qëndronim ,
Në ëndrrat e fjetura të trokisnim ..,
E nga gjumi letargjik ti zgjonim .

Sa do të doja nga syt lotët të ti fshija ,
Jashtë.. borë gjethe e acar ,
Unë brënda zemrës tënde tik- taket ti ndihja ,
Dhe dimrin e ftohtë ta bënim behar...



8


...DO SHKOJ DHE VETË

-Në vdeksh ti, dhe unë do vdes,
e në jetofsh, jetoj dhe unë.
E dashura, e imja shpresë
të duhemi veç pak më shumë!

-Nëse ti ikën ,do shkoj dhe vetë
në varr me ty e shtrenjta shpresë.
Se veç me ty qëndroj në jetë
ndaj ti mos vdis, që të mos vdes!

Përgatiti: F.Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...