Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/28

Alparslan Celik, njeriu për të cilin Rusia dyshon se e ka vrarë pilotin e aeroplanit të rrëzuar rus SU-24, gjendet në Turqi .Nuk u frikësohem rusëve

Njeriu që e ka vrarë pilotin rus: Nuk u frikësohem rusëve (Foto)
Alparslan Celik, njeriu për të cilin Rusia dyshon se e ka vrarë pilotin e aeroplanit të rrëzuar rus SU-24, gjendet në Turqi, raporton agjencia turke e lajmeve DHA.
“Nuk frikësohem aspak”, ka deklaruar njëri nga udhëheqësit e luftëtarëve turkmen në Siri.
“Po luftojmë për fenë tonë... Do të vazhdojmë të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut”, ka shtuar Celik.
Inteligjenca ruse e ka etiketuar Celik, si njeriun që e ka vrarë njërin nga pilotët e aeroplanit SU-24, derisa po zbriste në tokë me parashutë në territorin e kontrolluar nga luftëtarët turkmen.
Madje, Celik ka bërë të ditur se së shpejti do të kthehet në Siri, dhe se nuk i frikësohet çfarëdo hakmarrjeje të mundshme nga shërbimet e inteligjencës ruse.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...