Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/01/28

Mimoza Kusari Lila kritikon ashpër Behgjet Pacollin dhe distancohet nga AKR

Mimoza kritikon ashpër Pacollin dhe distancohet nga AKR (Video)
Ndonëse mban ende postin e zëvendëspresidentes në Aleancën Kosova e Re, Mimoza Kusari Lila nuk ka kursyer kritikat për këtë parti duke theksuar se ajo ka dështuar në reformën e saj.
Në emisionin ‘Republika’ me Dardan Gashin Kusari Lila ka thënë se ajo vet është distancuar nga aktivitetet e kësaj partie, duke thënë se si parti ka dështuar në reflektimin pas humbjes.
Kusari madje ka deklaruar se reformat është e vështir të arrihen nëse kryetari Behgjet Pacolli udhëton kaq shpesh jashtë vendit.
‘Megjithatë në vazhdimësi largimi fizik i tij dhe mos qëndrimi i tij në Kosovë i ka shkaktuar këto ciklet e pasojave të vazhdueshme që janë krijuar si rrjedhojë, hajde në Kosovë qëndro me partin në formë të vrullshme mbajë diçka dhe mungesë konsistencës njëjtë ka qenë edhe deklarata për kthimin e tij në parti dhe menjëherë tani hypi aeroplanit edhe shko diku tjetër’ është shprehur Mimoza Kusari Lila 

Mimoza kritikon ashpër Pacollin , dhe distancohet nga AKR ja :
https://www.youtube.com/watch?v=i5_TgDMps7w



No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...