Ministria e Shëndetësisë shpreh shqetësimin e saj lidhur me gjendjen e krijuar në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Shërbimit Klinik Spitalor Universitar të Kosovës (SHSKUK), Curr Gjocaj, i ka dy opsione për ta nxjerrë Kardiologjinë e QKUK-së nga kriza nëse mjekët e kësaj klinike të sot pezullojnë punën.
Ai ka paralajmëruar se opsionet mund të mos jenë më të mirat të mundshme, por do ta ndihmojnë këtë institucion ta tejkalojë kaosin. Dr.Mr.sci.Curr Gjocaj ka menduar që të angazhojë disa mjekë nga spitalet rajonale në QKUK, nëse pezullimi i punës ndodh vërtet.
Pezullimi i punës nga kardiologët deri në sqarimin e statusit të tyre se a janë nën hetime ose jo, sipas kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, është ndërhyrje në një rast që është duke vazhduar.
Aleksandër Lumezi ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga këta mjekë me arsyetimin se “kryeprokurori nuk takohet me palë”.
Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi është takuar me përfaqësues të Federatës Sindikale të Kosovës. Lidhur me rastin “Stenda”, Lumezi ka konfimruar se prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe për disa të dyshuar të tjerë. Edhe njëherë ai ka thënë se në këtë rast bëhët fjalë për disa mjekë kardiolog dhe jo për të gjithë kardiologët e Kosovës.
Përmes një komunikate, MSh-ja konsideron se Klinika e Kardiologjisë është një prej shërbimeve të cilës është duke iu kushtuar vëmendje e veçantë dhe në këtë fushë vlerëson se janë realizuar të arritura të mëdha sidomos në vitin e fundit si në vëllim ashtu edhe në cilësi të shërbimeve shëndetësore.
“MSh nuk ndërhyn në punën e organeve të drejtësisë, ndërsa thekson nevojën e ruajtjes së dinjitetit personal dhe kolektiv të punonjësve shëndetësorë. Duke e vlerësuar punën profesionale të kardiologëve kosovarë, MSh kërkon që në pajtueshmëri me obligimet dhe përgjegjësitë profesionale, të mos lejohet cenimi i shërbimeve shëndetësore dhe rrezikimi i shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Kardiologët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot kanë filluar të mbajnë grevë në vendin e tyre të punës.
Kjo pasi që Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka nisur hetimet ndaj disa mjekëve në gjithë Kosovën, kryesisht kardiologë, me dyshimin se janë rekomanduar pacientët të shkojnë në spitale private, për vendosjen e stendave.
Gjthashtu mjekët akuzohen për mitmarrje dhe invasion fiskal.
Kardiologu Prof. Assoc. Gani Bajraktari, MSc, PhD, FESC, FACC , ka thënë se Prokuroria e Shtetit ka deklaruar se janë duke u hetuar 100 kardiologë, ndërkohë që pohon se sipas këtj numri, janë duke u hetuar të gjithë mjekët e këtij lëmi.
"Kardiologët e klinikës sonë në bashkërendim me sindikatën e QKUK-së, kanë filluar grevë për shkak të publikimit të lajmit se po hetohen 100 kardiologë, e që i bie se gjithë kardiologët e Kosovës po hetohen".
"Preteksti që kardiologët janë futur në këtë grevë, ndihen të pasigurt për tu ballafaquar me pacientët, për shkak të publikimit të lajmit. Normal që ne nuk jemi kundër hetimeve, pasi që prokuroria ka të drejtë të hetojë çdo individ, por për shkak të publikimit të lajmit janë të gatshëm të heqin dorë nga puna në sektorin publik", tha Prof.dr.sc.Gani Bajraktari.
Kryeprokuroria e Shtetit, përmes një njoftimi për medie, bëri të ditur se kryeprokurori, Aleksandër Lumezi , priti sot përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës.
Sot kryeprokurori i Shtetit të Kosovës Aleksandër Lumezi , ka pritur ne takim kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, kreytarin e Sindikatës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si dhe një përfaqësues të kardiologëve.
Siç thuhet në njoftim, kryeprokurori Lumezi gjatë këtij takimi i njoftoi të pranishmit me kompetencat ligjore dhe kushtetuese që ka Prokurori i Shtetit, duke theksuar se ai kujdeset të sigurojë trajtim të barabartë, objektiv dhe pa paragjykime për të gjithë qytetarët e vendit, pa marrë parasysh se çfarë funksione ose profesione kanë dhe nuk do të pranojë kurrfarë ndikimi, ndërhyrje apo tentativa për të penguar punën e Prokurorit të Shtetit në fazën e kryerjes së funksioneve prokuroriale në hetime penale, pa paragjykuar epilogun e hetimeve.
Lidhur me rastin “Stenda”, për të cilin kanë filluar hetimet në vitin 2014, kryeprokurori Lumezi njoftoi se në bazë të provave të siguruara gjatë fazës së hetimeve, Prokuroria ka zgjeruar hetimin edhe për disa të dyshuar të tjerë. Në ketë rast bëhet fjalë për disa mjekë kardiologë e jo për të gjithë kardiologët në Kosovë dhe për disa persona juridikë, të cilët dyshohen së kanë kryer vepra penale.
Kryeprokurori Lumezi gjithashtu njoftoi se Prokuroria do të ftojë të gjithë mjekët e dyshuar, që janë të përfshirë në hetime, që të japin deklaratat e tyre, të sqarojnë dyshimet që iu vihen në barrë dhe për të paraqitur mbrojtjen e tyre lidhur me ato dyshime.
Në fund të këtij takimi, i cili ishte mjaft konstruktiv dhe frytdhënës, sipas njoftimit, përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Kosovës falënderuan kryeprokurorin Lumezi për bashkëpunimin e ofruar, duke shtuar se nuk kanë asnjë interes që të ndërhyjnë në hetimin e këtij rasti dhe presin zhvillimin e hetimeve të drejta nga ana e Prokurorit të Shtetit.
Gjinekologu Dr.Blerim Syla , nga FSSHK, ka thënë se janë kundër spektakleve mediatike, dhe jo kundër hetimit të mantel-bardhëve që duhet të hetohen.
"Nuk janë për keqpërdorim të detyrës, por për invasion fiskal, dhe mitmarrje, dhe është ëështje që nuk mund të ikë askush prej këtyre shkeljeve. Nuk janë nën hetime gjithë kardiologët. Hetimet nuk bazohen në shkelje të drejtave të pacientëve, por qeveria dhe prokuroria ka të drejtë të kryejë punën e vet. Ne kemi kërkuar që në të ardhmen mos të bëhen spektakle mediale".
"Nuk ka nevojë të bëhet mediatike, ata që kanë bërë gabime ata edhe do të japin përgjigje, e sigurisht prokuroria duhet të kryej punën e vet", tha Dr.Blerim Syla,
.Sidoqoftë, përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë kanë insistuar që të mos bëhen publike emrat e punëtorëve shëndetësor që janë nën hetime, deri sa të mirret vendim i formës së prerë nga ana e gjykatës për fajësinë e tyre.
Por, ata kanë njoftuar se greva në Kardiologji do të vazhdojë deri në reflektim për takim me ministrin e Drejtësisë, ministrin e Shëndetësisë, Bordin e Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.
Kardiologët e QKUK-së po konsiderojnë se hetimet që janë duke u bërë nga prokuroria paraqesin presion ndaj tyre, duke e bërë të pamundur vazhdimin e punës.
Ata nëpërmes një letre që i dërguan drejtorit të SHSKUK-së kanë bërë të ditur se në bazë të informatave që kanë pranuar për hetimin e pothuajse të gjithë komunitetit të kardiologëve të Kosovës e konsiderojnë si të pamundur vazhdimin e punës në Klinikën e Kardiologjisë.
Në këtë letër të nënshkruar nga 22 kardiologët e kësaj klinike i kërkohet prokurorisë që të japë sa më shpejt sqarime rreth statusit të tyre, në mënyrë që ata t’i kthehen punës në shërbim të pacientëve.
E, në mënyrë që drejtorit t’i lihet hapësirë për ta zgjidhur situatën, kardiologët e QKUK-së kanë theksuar se kujdestaritë do t’i mbajnë deri në fund të muajit.
Ky vendim i kardiologëve e ka shtyrë Dr.Mr.sci. Curr Gjocaj Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës që të kërkojë nga Bordi drejtues të SHSKUK mbledhje urgjente
për ta shqyrtuar këtë pezullim të punës.
Një shkresë, që ka marrë drejtori i Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, e ka vënë atë thuajse para aktit të kryer, pasi të gjithë kardiologët e QKUK-së e kanë paralajmëruar se do të pezullojnë aktivitetin profesional nga e enjtja, më 28 janar 2016
Ata këtë e kanë bërë pas deklarimeve të Prokurorisë se 100 mantelbardhë janë nën hetime si rezultat i zgjerimit të hetimeve në rastin “Stenta”.
Mjekët kështu kanë thënë se nuk do të punojnë derisa Prokuroria të sqarojë statusin e tyre, që stafi mjekësor i Kardiologjisë t’i kthehet punës.
Sipas kardiologëve të QKUK-së, nga deklaratat e Prokurorisë kuptohet se është duke u hetuar i tërë komuniteti i kardiologëve në lidhje me skandalin e stentave.
Sipas tyre, ky hetim po ua pamundëson atyre kryerjen profesionale të punës. “Është obligim profesional, por edhe ligjor që pacientëve t’u ofrohet forma më bashkëkohore dhe më e suksesshme e mjekimit që është në dispozicion. Nëse këto mundësi të trajtimit nuk mund të realizohen në Qendrën terciare shëndetësore publike, atëherë është obligim ligjor (i mbështetur me akte ligjore dhe nënligjore) që të sëmurit t’i ofrohet mundësia për referim në ndonjë qendër tjetër brenda ose jashtë vendit”, thuhet në letrën e këtij grupi të kardiologëve...
Prokuroria e shtetit përmes një njoftimi për media në lidhje me rastin “Stenda”, ka sqaruar se bëhet fjalë për disa kardiolog dhe jo për të gjithë, që dyshohen se kanë kryer veprat penale. Ky institucion protestën e paralajmëruar nga disa kardiolog e konsideron si presion për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit, duke thënë se hetime janë duke vazhduar.
"Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se lidhur me rastin “STENDA” për të cilin kanë filluar hetimet në vitin 2014, në bazë të provave të siguruara gjatë fazës së hetimeve ka zgjeruar hetimin edhe për disa të dyshuar të tjerë.
Në ketë rast bëhet fjalë për disa mjek kardiolog e jo për të gjithë kardiologët në Kosovë, të cilët dyshohen së kanë kryer veprat penale:
· Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par.1 dhe 2 nënparagrafi 2.2 dhe 2.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,- Marrje e ryshfetit nga neni nga neni 428 paragrafi. 2 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;
· Dhënie e ryshfetit, nga neni nga neni 429 paragrafi. 2 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;
· Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor, nga neni 260 paragrafi 1 dhe 4 lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;
· Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike, nga neni 262 paragrafi. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, në këtë rast janë zgjeruar hetimet edhe për tre persona juridik për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprat penale:
· Dhënie e ryshfetit, nga neni nga neni 429 paragrafi. 2 lidhur më nenin 40 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe
· Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor, nga neni 260 lidhur më nenin 40 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria do të ftoj të gjithë mjekët e dyshuar, që janë të përfshirë në hetime, që të japin deklaratat e tyre, të sqarojnë dyshimet që iu vihen në barrë dhe për të paraqitur mbrojtjen e tyre lidhur me ato dyshime.
Gjithashtu, informojmë se institucioni i Prokurorit të Shtetit protestën e paralajmëruar nga disa kardiologë të vendit tonë e konsideron presion për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit.
Prokurori i Shtetit kujdeset të siguroj trajtim të barabartë objektiv dhe pa paragjykime për të gjithë qytetarët e vendit, pa marrë parasysh se çfarë funksione ose profesione kanë dhe nuk do të pranojë kurrfarë ndikimi, ndërhyrje apo tentativa për të penguar punën e Prokurorit të Shtetit në fazën e kryerjes së funksioneve prokuroriale në hetime penale, pa paragjykuar epilogun e hetimeve.
Kardiologët e QKUK-së që nga dita e enjte do të pezullojnë punën, duke ofruar vetëm shërbimet emergjente dhe kujdestaritë.
I ftuar në Zonën B ishte kohë më parë gjinekologu Dr. Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Dr.Belerim Syla tha se dikujt nuk i konvenon që as QKUK-ja e as spitalet private në Kosovë të punojnë.
“Spitalet e Maqedonisë janë më të dobëta se në Kosovë. Në qoftë se krijohet ky mosbesim, ky imazh për mjekët e Kosovës se ata janë kriminelë, të gjithë do të ikin”.
Dr.Blerim Syla ka thënë se prokuroria e ka shkelur ligjin e mjekëve, pasi që mjeku është shërbyes civil dhe jo zyrtar i lartë.
“Vepër penale s’mund të quhet nëse mjeku e udhëzon pacientin për shërim aty ku mund të shërohet, vepër penale është nëse e lë të vdes”.
“Ligji për mjekun është thyer nga vetë prokurori. Ky ligj parasheh formimin e komisioneve të ndara që vlerësojnë punën e mjekëve. Në rast se në klinikën publike s’mund të ofrohen shërbimet kardiologjie, pacienti duhet të udhëzohet për një klinikë ku mund të bëhet një gjë e tillë”.
Këto reagime të Sylës kanë ardhur pasi Prokuroria e Shtetit kanë njoftuar se disa kardiologë janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare, dhënie të ryshfetit, trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhënie të ryshfetit, trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
“Krejt baza për një veprim të tillë është juridike dhe legale”.
“Nuk mund të hapet rast për çdo gjë që thotë një pacient i caktuar. Gjatë tërë kohës sa kam qenë kryetar, kam kërkuar të takohem me kryeprokurorin që të formohet një komision për vlerësimin e punës, e të mos burgosen mjekët”.
Syla tha se spitalet private duhet të jenë ndihmë e Qendrës Klinike Universitare, për shkak se e kanë të pamundur që të punojmë me kushtet që i ofrojnë këto klinika.
“Nuk ka as ligj për sigurimet shëndetësore që do t’i ndihmonte me para kësaj klinike”.
Ndërsa Syla ka thënë se mjekët janë më të bashkuar se kurrë në këtë situatë.
“Jam në krye të kësaj proteste dhe do të hyjmë edhe në grevë. Prokuroria e ka shkelur ligjin”.
Flori Bruqi