2016-01-22

Hasan Muzli Selimi -Hije dheu

Poezia e Hasan selimit udhëton...
Poezitë e këtij libri më përçuan një ndjenjë të veçantë.....Fjalët nxisin shpresë,ndezin pasion dhe frymëzojnë besnikëri.Poeti Hasan Selimi për një gjysëm shekulli ka derdh vargje''mbi kalldremin e heshtjes''.
Dhe erdhi një kohë kur heshtja të ishte e pafuqishme ndaj poezisë. Gjurmët poetike të lëna në vite, në rrugëtime të vetmuara, ngarkuar me një durim dhe një peng poetik të panjohur, të pathënë, të pashkruar, gjurmë të mbetura në dëborën e ngrirë të thellësive veriore apo në baltën e butë të vendlindjes. Një energji e fshehur thellë, e kthyer në vargje që koha nuk i ka fshi pa mëshirë. Ja si shprehet poeti për vendlindjen e tij tek poezia KASAJ.
Nga larg të shoh,lule çel prej PERËNDIE
Nga brenda je si det freskie.
Rrugës për tek ti mbushem me gëzim.
Kur në zemrën tënde brenda tani unë jam

Poeti e ka pushtuar me tërë magjinë e miteve dhe plagët e sotme vendlindjen jo thjesht si truall me rudina e male, me gurra e ujvara, por si rrënjët që të lidhura me njëra tjetren ,zgjaten, hijeshojnë, dhe rigojnë me vargje malli e krenarie për vendlindjen.
Tek çdo poezi ka tension të fortë mendimi, shihet qartë tradita dhe pasuria shpirtërore, dëshira dhe dashuria, drithërima e shpirtit, mërzia dhe gëzimi. Ja ç'farë thotë në poezinë...

”Në rrugën e bjeshkës”
Në rrugën e bjeshkës emra shkruar kudo
Emra gdhendur gur më gur.
Emra në drurë ,gërvishur me thonjë,
Në rrasen e kronit ,emri i ndërtuesit
Gjithkund tregon identitet.
Bjeshkët janë të miat
Në tokë flasin varret.

Me një zotësi lakmuese poetike di të japë në vargje gjendjen shpirtërore të njeriut, pamje të natyrës, të tokës dhe qiellit, të vështrojë dhe të dëgjojë edhe atje, ku nuk vështrohet dhe dëgjohet. Në adoleshencën e tij e përjeton edhe dashurinë me fishkëllima si një puthje të pa marrë ndonjëherë, por tek lexuesit vjen si një mbrëmje e ngrohtë me mendjen në krahët e lumturisë. Urrejtjen, thotë autori, do ta çoj në ferr.
Në ndonjë varg është vëlla, diku mik, është prind, gjysh, diku fshatar a punëtor, pra udhëton gjithmonë me dashurinë njerëzore në gji.
Veçohet për gjerësinë e tematikës, për thellësinë e vargut, cilësinë e fjalës, për sinqeritetin e ndjenjës, për fisnikërinë e mendimit, për mesazhin e lartë njerëzor.
Poezia e Hasan Selimit udhëton.Ai që udhëton...jeton.
Zenun Hysenukaj
Poet
Tiranë, 19 janar 2016

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...