Në 10-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka përkujtuar atë përmes një postimi në Facebook.
Shihni të plotë postimin e ambasadorit britanik:
Kam pasur nderin ta njoh, për pak kohë, Presidentin Rugova. Në javën time të dytë në Kosovë, si një diplomat i ri në vitin 2004, unë e kam shoqëruar Shefin e Misionit në një takim me të. Isha nervoz dhe i emocionuar. Presidenti Rugova ishte një nga gjigandët e brezit të liderëve të viteve 1990-ta që e drejtoi Evropën Qëndrore dhe Lindore nga represioni deri në demokraci. Por, ai ishte shumë i sjellshëm. Unë ende e mbaj kristalin që ai zgjodhi për mua në fund të takimit. Vizioni i Presidentit Rugova për një Kosovë demokratike, dhe besimi se bota nuk do ta braktisë Kos ovën, ka ndihmuar për të mbajtur gjallë shpresat edhe në momentet më të errëta. Në fund të jetës së tij, udhëheqja dhe vizioni i tij krijoi ” Ekipin e Unitetit” që siguroi unitet dhe bashkëveprim gjersa Kosova negocionte rrugën e vështirë drejt pavarësisë. Në funeralin e tij, unë e pashë respektin që bota kishte për të, dhe, sidomos për Kosovën. Ai kurrë nuk e pa pavarësinë, por ai e pa lirinë për të cilën luftoi.
U prehtë në paqe.