2016-01-18

“Njerëzit fisnikë me ligjeratat e tyre fitojnë më shumë armiq, sesa njerëzit e ligjë me veprimet e tyre të liga”

Halit (Xhemë) Elshani                                                    KOSOVA ËSHTË SHQIPERI !

NË TRIDJET E KATËR VJETORIN E VRASJES SË JUSUF E BARDHOSH 

GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS
Njerëzit fisnikë me ligjeratat e tyre fitojnë më shumë armiq, sesa njerëzit  e ligjë me veprimet e tyre të liga” ( Zhan Pol)


Sa herë vjenë Janari, sa herë manefestohët Flaka e jnarit na kujtohët vrasja makabre e këtyre heronjeve nga sherbimi sekret ish jugosllav dhe varsve të tyre, na shtohet malli për ta, na përkujtohët kauza e tyre kombetare për bashkim, çlirim, për barazim më popujt tjerë evropian, padyeshim ishim dhe jemi pjesë e tryre. Sa here vjen janari na kujtohet gjaku i derdhur i heronjeve, deshmorëve dhe martirëve të këtij kombi.

Vizita në familjen Gërvalla -lagjeja nr. 8-të Tiranë


Më xhaxhin Jusuf (past ndjesë) udhëtuam nga Fieri për në Tiranë, me qëllim që ta vizitojmë familjen e Heroit Jusuf Gërvalla. Kur e kaluam urën, hasëm në  roje - polic që vëzhgonte qarkullimin, apo më mirë çdo gjë! Iu afrova dhe e pyeta :
«Ju lutëm, a dini se ku ndodhet banesa e familjës së Jusuf Gervallës? »

 « Jo nuk e di! », m’u përgjigj polici. Më dukët se ishte në fillim, ku ka qenë shtëpia e Rita Markos apo e Mehmet Shehut.

Duke vazhduar  rrugën, në një kthesë në të majtë pashë ca ushtarë  që ishin stacionuar në oborrin e një shtëpie –ndërtese të gjatë dhe më shumë dritare,sikur t’ishte kasarne ushtrie !U afrova të telat dhe po i pyes ushtarët:

 « Jam një kosovar, po e kërkoj  shtëpinë  e familjës Gërvalla, a e dini se ku ndodhët? »
« Jo ! »,  më  thanë.

« Po si more nuk e dini se ku  jeton familja e atdhetarit që e vrau UDB-ja në Gjermani?! »
« Jo, jo nuk e dimë! » Ishte kjo detyrë e tyre, apo nuk dishin?! » Mbet kjo enigmë edhe sot e kësaj dite!

«Jemi të ri, të ardhur nga bjeshkët, vërtët nuk dimë! »

«Ju lutëm, po këto armë që  i mbani në gadishmëri, a janë prodhim i Shqipërisë apo i dikujt tjetër? Kam qef me ditë a i prodhon Shqiperia, a jo?! »

« Po,i  prodhon more, si jo! Por këto i kemi kineze, se janë më të mira, nuk u nxehet, as nuk u zgjerohet tyta!»

Nuk shkuem largë e në anën e djathët po i shoh disa njerëz duke shiquar një shtëpi me oborr të madh të rrethuar me rrethojë të thjeshtë metali. 

U afrova dhe po pyes njerin, ishte nga Kosova, një ish polic nga Podujeva, të cilit ia kishin hapur nipat e mi një shitore  në Prishtinë për të mbijetuar  vetvehtën dhe familjen sepse e kishin suspendue nga puna Më vonë ishte berë truprojë e Ibrahim Rugovës!

 Pa ia lëshuar dorën, po thotë : « Shiqo more nanën e...  ku paska rrënue Enver Hoxha?! 

»Pse çka po do më thanë më këtë?! »

« Po shife ! Çka më pa : një shtëpi dy katshe, e thjesht, me disa dritare me xhama, një oborr  të mirë dhe të madh »

« Po s’qenka gjë kjo shtëpi, ore ?! Ti ke qenë te unë,e imja është tre katëshe dhe më e mirë. Pale kush jam une, e kush ishte ai! 

Shkuëm aq largë » sa erdhi dhe na shkëputi nga ish polici xha Jusufi.Vazhdojmë rrugën. Takojmë një grua aty, para një garazhe në anën tjetër të rrugës, pra në anën e majtë të shtëpisë se Enver Hoxhës  në një  vijë horizontale më shtëpinë në fjalë dhe e pyesim e na u përgjigj:  « Po!» tha ajo, « Ja po ju çoj unë !

 » Nëpër atë kompleks, kaluam disa pishnaja jo fort larg, më në fund e gjetëm banesën! Më ju thanë të drejtën mendoja se xha Jusufi i dinte këto shtëpi, së paku shtëpinë e familjës Gërvalla! 

Trokitëm, na e hapen derën dhe hymë brenda, u përshendetëm dhe u ulem. Ishim pra në banesën  e  Syzanës, gruas  se Jusuf Gërvalles, përkatësisht në banesën e saj rruga - lagjeja nr. 8-të në Tiranë. U përshendetëm përzemersisht.

 Ajo për momentin nuk më njihte, xha Jusufi  ia bëri më die se ne ishim në Durrës për ta marrur edhe  Mustafë Shoshin, dajën tand e nipin tonë, por nuk e gjetëm! Erdhëm ne pa ta! Urdhëroni ju lutëm. Dhe filluam bisedën. Një bisedë e përzemërt. « Fillimisht kam qenë e vendosur në një banesë në përiferi, e cila nuk ka qenë aq e përshtatshme për banim, mungonte uji, etj. 

Kjo është banesë e mirë, shumë më e mirë, por këto orendi që po i shihni, këtë magnetofon,… më kanë ardhur dhuratë nga mërgimtarët ! » - na tha znj Suzana.  Nuk u ndjeva mirë, pasi nuk i kisha sjell asgjë nga Kosova.

 Me ju thënë të drejtën  nuk e mendoja që banesa të tilla ka Shqipëria. Banesa e kompletuar , e shtruar në parket që rrallë ndodhë për atë kohë në Shqipëri;  jo fort largë, blloku  i banesave te udheheqëve të Shqipërisë. Isha  kurreshtar  të bisedoja me znj Suzana, por, dorën në zemer, droja se  as Jusufi nuk kishte pasë rast kurrë të bisedonte më të edhe koishte mbi tridhjet vjet qe jetonte në Fier të Shqiperisë. Kisha dëshirë, në rend të parë, me  e kuptuar se si e kishte trajtuar Enver Hoxha familjen Gërvalla? Kishim ca informata jo aq të favorshme në Kosovë.

 Mësova se ajo ishte sistemuar në mesin e funksionarëve më të lartë në vendin më të mirë. Fëmijtë ishin duke u shkolluar në shkolla të larta, e ajo kishte zënë vend pune në Bibliotekën Univerzitare si bibliografe.

 Mjeku i saj ishte ai i Enver Hoxhës - kardiologu prof.dr. Sali Berisha. Znj Nexhmije Hoxha ishte shoqe e saj. Këto për mua, për gjithë shqiptarët  atëherë, ishte gëzimi dhe satisfikacioni më i çmuar për  familjen e heroit  Jusuf Gërvalla dhe për ne shokët qe kemi pasë fatin me jetue një kohë më të. 

Gjatë bisedës  vërejtja se Syzana kishte harruar ca gjëra. U dashtë me e gjetë librezeën e shkollës fillore të atëhershme  ish « V.Nazor », tash « Naim Frashëri »,  të Prishtinës për te parë se unë kam qenë kujdestari i klsës dhe arsimtari i lëndës së matematikës. Asaj  i kujtohej vtëm mësuesja, kolegëja e ime e nderuar Ajshe Govori. 

Më kujtohet miku im,ish kolegu mr. Kadri Rexha  që interesohej për femijtë e Jusufit sikur për mbesat e veta. Kjo afërsi ishte edhe themeli i librit, pastaj shoqërimi më të dhe  më vonë edhe miqsia me familjen Gërvalla me ndërmjetsimin e Jusufit. Ai e shkroi librin e parë për Isufin me titull :»Fati i luleve» Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla,  Shtëpia botuese « Gjon Buzuku » -  Prishtinë, shtypur në shtypshkronjën »Nova Makedonia »,Shkup 1993.

 Kadri Rexha : »Jeta dhe vepra e Jusuf Gërvallës nuk janë dy fenomene qe kundërshtojnë njera tjetrën, ashtu siç ka ditur të ngjajë shpesh në kohëra dhe në mjedise të  caktuara. Ato shkojnë dhe shkrihën në një fokus, duke dhënë sintezën e njeriut më gjithë urtësinë, njerëzinë, bukurinë dhe madhështinë e tij,..« 

           Lule, lule ç’fat paske pasur,
Gjithmonë  të njoma të ndërroni jetë,
Sa më të bukura që do jeni rritur,
Vdekja ju vjen më shpejt.
 
Koopertinat e librit »Fati i Luleve» Buzuku,1993

Kjo u bë nga një mërgimtar qe se kishte menduar kurrë, pra, në atë  kohë nga mërgata, sepse edhe ai, me prof.dr. Muhamet Pirrakun dhe prof. dr. Muhamet Tërnavën kishin  vuajtur  në burg ca vjet si shokë i vërtetë  të  Jusufit.Vuajtjet e tyre nuk mund të përshkruhen! 

Kadriu  mbet pa punë, pa ekzistencë për familjën, shkoi në fshat dhe nga kushtet e rënda emigroi në Shqiperi, por e kthyen  duke i thënë se ti i duhesh Kosovës,...dhe pastaj u desht më ik për në Litenshanjë të Zvicër ku njeton edhe tani. 

Nuk ka qenë e lehtë të botohet e të shpërndahet ai libër i ndaluar në atë kohë të monizmit serbosllav, të cilin e « gërryente  uji nga brenda » siç thoshte populli.U botua në Shkup në mënyrë ilegale. 

U shpërnda  gjithandej Kosovës dhe më gjerë në diasporë. Gjendjen në Gjimnazin e Pejës më së miri e përshkruan Kadri Rexha në këtë libër: « Më këngë printe për herë Jusufi i cili ishte bërë i njohur si këngëtar edhe përtej dyerve të Gjimnazit. 

Jo rastësisht nxnësit merrnin më vehte instrumentët gjëja për piknik! Për herë fillohej me këngën: »Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë », »O trima luftëtar », »Të gjith ne ,o djema », »Elbasan qytet i bukur », »Vlora,Vlora », »Kur është lëshue kushtrimi n’Kosovë »,etj.

 Vitin e kaluar në një promovim të tri librave të Jusufit, përgatitur nga shkrimtari i njohur Ibrahim Kadriu, që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare, ishim bashkë më Kadriun. Pasi nuk kishte vend për t’u ulur, pas  një kohe unë u largova, ndërsa Kadriu mbet. Jam i indinjuar për mos afrin e Kadriut, shkrimtarit të parë të librit për Jusuf Gervallën!? Sot askush nuk e përmend! 

Por le t’i kthehëm bisedës se filluar me znj Zuzana Gervalla: Gjatë bisedës prekëm edhe Kashicvën, ngjit më fshatin tim Dasam. Në kullën tradicionale më gurë të gdhendur nga mermeri i Banjës që vizllonte kur i binin rrezët e diellit sikur xixillojat.

 Pra në kullën tre katshe të Avdyl  Shoshit ishte burrnue Suzana duke ndejt të dajtë si mbesë e dashur, intelegjente që më vonë do bëhet gruaja e veprimtarit, Heroit Jusuf Gërvalla. 

Një legjendë e sotshme, një gjendje e rëndë e saj, medet për këtë kullë. Më kujtohet, pleqët tanë kur tuboheshin e pytnin njëri-tjetrin: si je? «Si  kulla e Avdyl Shoshit! », thonin! Kulla e dikurshme tre katëshe, e ndërtuar me gurë mermeri të nxjerrë nga bazeni-toka e Banjës se Istogut,  të gdhendur  nga mjeshtrit tradicional « Dibranë » (gurë me të cilët ndërtohet edhe në SHB-ës). 

Gurë   feniksi, që nga largë  rrezatonin si një spekter ngjyrash. Duke u shuar ajo familje, duke mos pas kush ta mirëmbaj,asaj iu ka kalbur çdo gjë  që ka qenë prej druri. Thonin për jashta si kulla në fjalë e për brenda qe ka fillue më u kalb! 

Pra nga jashtë shkëlqente, e nga brenda kalbej! Kështu e përshkruanin gjendjën shëndetsore pleqtë! Kisha lexue dhe ndegjue se :Diku në një vend u tha për familjën për hidherimin në një darkë, verimet në stanët e Dragobisë,  akomodimi, shkollimi në insatnca më të larta, përkujdesja mjekësore,  janë dëshmi e pa kontestueshme që ia ka berë Shqipëria familjës në fjalë. 

Në një intervistë me  Donika Gervallën dhënë në gazetën « Koha Ditore », me titull : »Zhgënjimi me Shqiperinë dhe diaspora e të nendëdhjetave », datë 21.maj 2012, në faqen 4 shkruan : KD - « Keni pasur komunikim, kontakte me udhëheqjen e Shqiperisë, Enver Hoxhën, Nexhmijen,… ? 

»Donika Gervalla: Nexhmia vinte rregullisht një here në vit, kur ata e kishin ditën e Deshmorëve - vinte rrinte 10 minuta, e pinte një kafe  dhe shkonte. Me Enver Hoxhën nuk ka pasur kontakte. 

Unë jam e vetmja qe kam pasur kontakte kur isha në moshën 11 vjeçare : Mue më murren nga shkolla dhe më caktuan  që ti çoja lule në tubim për paradën e Një Majit. Per të vazhduar :  Ramiz Alia e preku pak në krah dhe i tha : « Shoku Enver kemi një femijë të Gervallëve këtu » Ai me morri para vetes në prehen ,nderkohë qe vazhdonte parada ai qante sepse lotët e tij më binin mbi kokë. Ai përkulet dhe më thotë në vesh :»Baba juaj është « Qemal Stafa » i Kosovës » Dhe për ironi nuk i kujtohët pse Enver Hoxha e krahasoj Jusufin me Stafen !

Donika Gervalla më Enver Hoxhën, Donika Gervalla në mes të Syznaes dhe Nexhmie Hoxhës

Andaj disa zëra që flasin se gjëja me një letër qe  Jusufi ia ka dërguar Enver Hoxhës, qenkan tensionuar raportët e tyre!Liudhur mle këtë po shkepusim diq nga Faredin Tafallari njeri prej shokëve dhe biografve më të spikatur :

« Jusufi sytë i ka pasur tek Shqipëria, dhe Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi i Shqipërisë!. Ndaj nuk ka asnjë dilemë që Jusufi ka komunikuar me korrespondencë drejtpërdrejt me Enver Hoxhën. 

Në librat e mi, unë i kam botuar letrat e Jusufit, dërguar Enver Hoxhës dhe në ato letra del mjaft qartë se, ai ka kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e Enver Hoxhës, pra dhe të shtetit të Shqipërisë amë. Të gjithë ata, të cilët kanë vepruar nëpër organizata të tjera, nuk kanë qenë të lidhur aq ngushtë me shtetin amë, sa ka qenë « Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi »...

Dhe kjo LËVIZJE kishte në krye JUSUF GËRVALLËN!  Qëllimi i JUSUFIT ishte çlirimi i të gjitha trojeve shqiptare nën ish- Jugosllavi nga okupatori sllavoserb dhe Bashkimi i këtyre trojeve me Shqipërinë Amë!!!  

Ata, që nuk e kanë dashur Shqipërinë Amë kanë qenë me shkjaun... Edhe sot e për ditë po dalin disa, që deri dje na luftonin për enverista dhe sot po na luftojnë për shqiptarista!?... 

Ata majmunë, din vetëm të flasin keq për Shqipërinë, që në kohën e ish-Jugosllavisë u bënë me “kombësi jugosllave” e tash...gjoja po ju dhimset Kosova... e po e “duan” shumë... dhe ja sajuan “ kombin e ri kosovar”... e ja ku jemi katandisur... në fund të pusit!?…

Por shqiptari i vërtetë, atdhe e komb i ka të shtrenjta, kurrë nuk i ndërron, kurrë në jetë të jetëve nuk e ndërron gjakun e tij! Shqiptari lind shqiptar dhe vdes shqiptar! »

Naim Ramadani,Hysën Gërvalla,Faridin Tafallari

I përmenda këto sepse më dukej se nuk ishte aq  e kënaqur me këtë tretman! Brengën e saj pse në gjykimin e Beçir Ballukut ishte përmend edhe Jusufi nuk arrijtëm ta sqarojmë për arsye se nuk kishte për at kohë informata të bollshme. 

Me sa di unë, edhe sot e kësaj dite nuk janë dhënë sqarime : ishte përmendur,apo jo!? Një njeri dhe vetëm ai më ka thenë në Tiranë se edhe Enver Hadri,qenka përmendur ,bile në tesha oficeri nga perëndimi! 

Një medalon qe ia ka sjellur Enveri të shoqës, thuhet se ka qenë nga Shqipëria. Këtë as kush s’e ka konfirmuar. Gjithashtu, mbet enigmë pse nuk ma dha porosin për t’a çue në Shkup, harroj apo.. .Kam ndejt sa herë në Prishtinë me të dhe nuk i kam hye  sqarimit të këtyre enigmave, as nuk ka hy ajo. Kishte kohë nga ato vite qe ishin mbush më shtrese, plagë të rënda edhe më të renda masakra ,vajë, gjak!

Idriz Zeqiraj: Tirana heshti demostratat, donte « status quo» në Kosovë !?

              Njeriu që mund frikën, është i qetë tërë jetën! (Rolan)

Me 8 prill 1981 del nji artikull ne « Zerin e Popullit », ai artikull i Enver Hoxhës është  lexue dhe emitue. Këtë e kam  inqizue dhe e kam nxjrrë edhe në librin tim »Çeta e Brukselit ». Ky artikull dhe emitimi i tij ne Radio Kukës, Radio Tirana , në TVSH ,..Ky artikull na ka mbajtë gjallë frymën patriotike, ndjenjën se kemi Shqiperinë  mëmë. 

Askush nga akademikët, nga gazetarët, as kush nga Shqipëria  Etnike nuk ka shkrue ne nivel  të  tillë, çoftë ata brenda apo jashtë  vëndit në botën e lirë. Pra, këtë artikull i vetmi  është i madhi Enver Hadri qe e ka botuar në gazetën e vetë « Zëri i Kosovës », marrë nga « Zëri i Popullit »,18 korrik 1984 : ”Paslufta duhej të rregullonte marrëdhëniet në mes miqve dhe aleatëve shqiptaro-jugosllavë. Ne detyrën tonë internacionaliste e bëmë! Bashkë me partizanët jugosllavë luftuam për çlirimin e Jugosllavisë. 

Ju detyrën që duhej ta bënit, për zgjidhjen e një rruge të drejtë të problemit të Kosovës, s’e bëtë. Sikurse thamë më sipër, Ju folët në parim për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi por në praktikë zbatuat të kundërtën dhe vazhdoni të bëni demagogji. 

Popullin shqiptar nuk e polli as Roma e imperatorëve, as sllavët e Car Dushanit, as sulltanet e Osmanëve dhe as Italia fashiste e Musolinit. Populli shqiptar ka historinë e vet shumëshekullore, plot me luftëra për liri, për  ekzistencë.  U përpoqën  armiqtë  e  tij  ta  zhdukin  atë, por nuk mundën.

Heroi Enver Hadri dhe periodikë shqip të kohës së tij që botoheshin në Shqipëri e diasporë.

Populli shqiptar luftoi dhe rrojti në shekuj. Ai qëndroi një etni kompakte, pavarësisht se e përçanë dhe e copëtuan. 

Kush e mohon këtë realitet jo vetëm që shkakton të qeshura por tregon edhe ndjenjat e tia të egra shoveniste. Shqiptarët e “Shqipërisë së vogël” prej gati 3 milionë banorësh ose të “Shqipërisë së madhe” (apelacion që e ka përdorur pushtuesi italian dhe tani po e përdorni edhe Ju për të na akuzuar neve si shovenistë) prej më tepër se pesë milionësh, janë të gjithë shqiptarë. Kësaj nuk keni ç’i bëni, zotërinj shovenistë sërbë. Ekzistojnë dy Gjermani, dy Kore. 

Por as kush nuk dyshon se ekziston një popull një komb gjerman i vetëm, ashtu siç ekziston një komb i vetem korean. Shqiptarët janë një etni, një popull, quaje “Shqipëri të vogël” ose “Shqipëri të madhe”. Këta shqiptarë të kësaj Shqipërie “të vogël” ose të „madhe”, që përbëjnë një popull kompakt  dhe  që  kanë  të  gjitha  tiparet  e  një kombi të vërtetë, as kanë zaptuar tokat e të tjerëve as kanë shkelur të drejtat e dikujt! Ata vetëm të drejtat e veta kanë kërkuar, i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë! 

Këtë Ju e gjeni të jashtënatyrshme, e queni “shqiptaromadhe”, “nacionaliste” e deri edhe fashiste. Kur Kosova kërkon statusin e Republikës brenda Federatës, për të cilën kanë luftuar 50.000 partizanë, 

Ju guxoni ta quani ketë një kërkesë kundërrevolucionare, nacionalizëm shqiptar e t’i ngjitni plot epitete të tilla. Ju bini në kundërshtim të hapët me parimet e shpallura dhe me atë që kanë thanë udhëheqësit Tuaj kryesorë, të cilëve Ju u këndoni himne ditë e natë.

 Ju bini në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, me parimet e fqinjësisë së mirë, prandaj Ju nuk mund ta keni në anën Tuaj opinionin përparimtar dhe të arësyeshëm ndërkombëtar. Zgjedhjet që udhëheqja jugosllave po kërkon t’i jep problemit të Kosovës dhe vështirësive në të cilat ndodhet vendi tregojnë se ajo po vepron me një ngutje të madhe dhe në hutim të plotë. 

Qëndrimet që ajo mban dhe veprimet që po ndërmerr nuk u përgjigjen as interesave të Jugosllavisë, as interesave të Shqipërisë, as të sigurimit ballkanik e as atij evropjan, për të cilën udhëheqësit jugosllavë, duke u hequr si protagonistë të frymës së Helsinkut, bëjnë shumë zhurmë. Me të tilla veprime udhëheqja jugosllave nuk e forcon pozitën e vet, por e dobëson!


                               Enver Hadri

VALLJA E VDEKJES

Vdekja, vdekjes po ia ka zili
N’andërr po parafytyroj vdekjen time.
Unë vedvedit-sot po i mungoj
Asht kall vendi ku linda
Vaj edhe dëshira ime për forcë
-dëshira ime e verbët
-dëshira ime e lirë
-sot shkrumbi vetëm po i mbyt dasmorrët.

Asht djegë qyteti
Me tregue fuqinë e egzistencës së tij
E në gropat e Karragaçit
Secili i vdekun dhimbjes i ka përballue
Sytë e hapun të vdekun
Me duer të shtanguem-drejt qiellit
Vetëm pak dritë kanë dashtë
Në shej protesti.

Nanat në të zeza
Kanë rrotullue çdo të vdekun, tue kërkue
Që dëshirat e shteruna
Me trup të birit të vdekun
Si në kupën e fitimit
Të mbushun me dhimbje
E nuk e kanë gjetë.

Kapeshnica e kuqe, prej gjakut të vet
Ke përbi andrrën për vedi
Kapeshnica ime
Gjaku im-i shokut tim të mbytun
Gjaku i shokut tim të varrum
Gjaku i shokut tim të therun
Sa do të heshtë në gjakun tand!
Flaka e qytetit tim
Flaka që lind dhimbje në hijen e të varunve
Kapeshnica-emri i festës së ndalueme.
Çdo gjë po përsëritet si vuajtja
Po humb si gëzimi
Vaj-n’cilën ditë, në cilin vjet
Do të pran vallja e vdekjes
Kah mot i nisun në rrugët tona!
Se fjalët tona janë përshpëritje lirije.

Ku ska kohë për vrasje
E vjetët e mija!
Nesër në konop do të përkunden
Shoku im-gjaku im do të jetë kujtim
Gjaku im i kuq, gjaku im i zi-vjetët e mija
Laku në qafë time-laku i lan në gjazkë
Nana ime kërcuna çdo gja ka dhanë për liri
Nana ime kreshnikja e këtij vendi
Vdekja ime le të mbetet heshtje e lirisë !

Në pleh kam kërkue dredhza-ti ngij ata
Me gur të gjetun-shpëtue kam dasht
Vaj-kjo magji e lulzueme
Do të ma zbukuron fatalitetin
Në akordin e plumbave
Në momentin diskret të përjetimit
Vaj-bistrica ime-varri im i gjatë-shtati im i ftoft
Gjarpni i këtij vendi-gjarpni i ketyre gurëve
Tue më hangër mue-do të mësohen me mendue
Miq-varri im i shkyem-forma e lirisë
Vaj kjo rini-tue vdek a msue me folë.

Cdo gjë po përbin
Nata-dita-andrra
Çdo ersi a vdekje, çdo dru-varse
Çdo mur-vend pushkatimi
Çdo e shtime pushke kushton njqind vdekje
Në atë agoni po digjet gëzimi im.

Kjo botë që botës nuk i lejon me qenë botë
Që i merr botës çdo gja të shejtë për mue e ty
Botë që është vetëm tejkalimi i plagëve për Tê gjithë
Rrjeta e vrasjeve të pa kputura
Për ta pa lindun
Premtim vdekje
Për atë më gëzim zbukurojnë njeriun
Dhimbjet për at Shtet
Dhe lulen e qiellit e përbëjë
Jepni vetëm atë-gëzim në vend të bukës !

Liri rritesh me vdekjen time para meje
I shtij si vërtetim të egzistencës sate
Duert shushurisinë-duer të cilat gëzohen
Unë jam më i vjetër se vjetët e mija
E ma i zi se gëzimi im
Netët e mija janë lindje të dhimbjeve
E unë kam lind aty ku Zotnat iu jan turpnue çdo veshje
Në kufit e kujtesës ku memzi të kam njoftë
Për atë të kam thirrë erë,
E nata ka përshpërit emnin tand LIRI.


Enver Hadri

Heroj i përkët heroit
Këto poezi, që botohen për herë të parë, e shprehin shpirtin e molisur të autorit nga jeta e tij e hershme, nga vujtjet e tia, për humbjen e hershme të babait, për vdekjen e hershme të xhaxhait, për mbetjen jetim. I këndon lagjeve të Pëjes, Karragaçit, siq thotë, të djegur, Kapeshnicës së kuqe, lumit Bistrica, nënës kreshnike, gjakut të kuq. Këndon për largim nga vendlindja, për mallin, për atë që e deshi aqë shumë duke flijuar edhe jetën.

As unë (H.E.) në këtë punë nuk hyra si profesionalist, por nga vetëdia se shumë “atdhetarë” po lehin anash,po denigrojnë e shpifin edhe pse pluhuri i harresës ka filluar të shpërndahet gjithandej kah është mërgata, bashkë me gjuhën e nënës.

Bruksel,2012
Halit (Xhemë) Elshani

Letra – komente (në origjinal)

Z.Suzana besoj se jeni mire.Tridhjetë vjetori Jusufit, Bardhoshit dhe Kadris si vjet eshte shumë i veçant dhe përmbajtsor.Ne pa mundesi qe te jem atje, u ula dhe e shkrova një kujtim për takimin qe kemi pas me ju ne banesen tane, une më gjagjan Isuf, pasi Mustaf Shoshin nuk e gjetem.Besoj se te kujtohet.

Rrespekt  nga Halit Elshani

Me duket shume interesant takimi i yt me Suzanen.Sqaro ma hollesisht kush eshte shoqeruesi i yt Isufi, Bukur e kie pershkru kullen ne Kashice Mendimi i im eshte: ben mire gjersisht te shkruaj per bisedat dhe perfundimet e konkludimit tuai kush e ndihmoj Suzanen  Qfar ishin peripetite e sai A kishte ndo nje kontakt me Enver Hoxhen, Çfarë mendimi dhe konsiderate kishte Enveri per Isufin

gtigtc@hotmail.de sagte (17:30):

Ket artikull te kisha propozua ta shkruaish pa e permend Enver Hadrin  se pse konsideroj qe eshte me randesi kuj i perkiste Isuf Gervalla A ishte ai Enverist apo jo nga kendveshtrimi i yt Nese ki informata rreth familjes e sidomos vajzes shkruai diqka veq pa ja cenu personalitetin se une kam njohuri se ajo eshte keqperdor por nuk bajme ndere noshta te flasi se pse asai i cenohet integriteti

Due me tregu ne vitin 1974 ne Lublanë kam ndejt me Muhamet Mjekun atehere ishte student atje dhe kishin qen ne ekskurzion ne Shqiperi kishte takue Idrizin dhe me pat thane ne secilin biruc e percilleshin, ndersa Ibrahim Kelmendi e pranon qe krejt instrukcionet e veprimtarise i kane marre nga Ambasada Shqiptare ne Vjenë.


Letra Enver Hoxhës për strehim në Shqipëri

 Jusuf Gërvalla: "I dashur shoku Enver!

 ...Unë, me të arritur në Ludvigsburg, i bëra telefon Ambasadës Shqiptare në Vjenë dhe prej shokëve të atjeshëm kërkova ndonjë këshillë se si mund të ruhem nga gabimet në një botë ku nuk kisha qenë kurrë më parë dhe ku, pasi kisha ardhur pa pasaport e më duhej të kërkoja azil politik, kishte mundësi edhe për ndonjë gabim. Pak ditë më vonë, këtë gjë si dhe kërkesën për shqyrtimin e mundësive që të më jepet mundësia e strehimit në RPS të Shqipërisë, ia komunikova edhe me gojë njërit prej shokëve të Ambasadës së përmendur.

 Nga ajo kohë u bënë afro katër muaj dhe lidhur me kërkesën time nuk mora ndonjë përgjigje....

 Por, që nga çasti i parë i arratisjes, unë e kam pasur mendjen të strehohem në Shqipëri. Prandaj, shoku Enver, mora kurajon të Ju drejtohem Ju personalisht. Kam njoftime për marrëveshjen shqiptaro-jugosllave lidhur me ekstradimin reciprok të personave të vënë jashtë ligjit në të dy vendet.

 Por, sipas Nenit 65 të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Shqipërisë, ku thuhet: “Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë u jepet e drejta e strehimit shtetasve të huaj që ndiqen për shkak të
veprimtarisë së tyre në dobi të revolucionit e të socializmit, të demokracisë e të çlirimit  kombëtar si edhe të përparimit të shkencës e të kulturës”, konsideroj se mua më takon kjo e drejtë. Nuk dua të them se ma mohon kush, por, procedura e rëndomë e realizimit të saj po më dëmton fizikisht e shpirtërisht, shoku Enver....

 Jam i vetëdijshëm edhe për disa probleme të pahijshme, që kanë shkaktuar disa kosovarë, duke dalë me qëllime të ulëta në territorin e RPS të Shqipërisë. Për fat, makinacionet e UDB-së, që në Kosovë e viset e tjera shqiptare brenda kufijve politikë të Jugosllavisë kanë bërë kërdinë në dëm të popullit tonë, në shtetin shqiptar s`kanë gjetur shesh për të bërë përshesh. Mirëpo, duke qenë njeri i përvuajtur, i thjeshtë dhe i vetëdijshëm për dashurinë që kam ndaj nënës Shqipëri, jam i sigurtë se unë s`do të merrja në asnjë mënyrë rrugën e atyre djemve bastardë të Kosovës, që janë vënë në
shërbim të armikut, por do të ndiqja shembullin e ca të tjerëve, si Ajet Haxhiu, Agim Gjakova e ndonjë tjetër të cilët kurdoherë kanë mbetur burra të ndershëm." (Letër e Jusuf Gërvallës, shënim i F. Tafallarit) (U botua për herë të parë së bashku me punimin e Faridin Tafallarit, Kur shkruante Jusuf Gërvalla, ëëë.albaniapress.com, 2 tetor 2011)






I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...