Sot në Saraj të Maqedonisë do të vendoset përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini, ndërsa do të lëshohet në përdorim rikonstruimi i sheshit aktual të emëruar tashmë si “Sheshi i Flamurit”.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati i cili tha se për këtë projekt janë ndarë 18 milionë denarë nga komuna. Përmendorja e Isa Boletinit është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërsa u punua në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani.
Kryetari Murati kohë më parë deklaroi se ndjehet krenar që heroi kombëtar do të vendoset edhe në Saraj.
“Bëhet fjalë për rikonstruimin e sheshit aktual, ku parashihet të vendosen përveç shtatores së Isa Boletinit, të vendoset edhe e ashtuquajtura kulla tradicionale shqiptare, e cila sipër do të ketë simbolin tonë kombëtar, plisin. Bëhet fjalë për rikonstruimin e sheshit aktual, ku parashihet të vendosen përveç shtatores së Isa Boletinit, të vendoset edhe e ashtuquajtura kulla tradicionale shqiptare, e cila sipër do të ketë simbolin tonë kombëtar, plisin. Kostoja e përgjithshme e rikonstruimit të shesh it arrin vlerën diku rreth 18 milion denarë”, deklaroi Murati.
Kohë më parë për shtatoren e Isa Boletinit në Saraj ka folur edhe Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit që thotë se ndjehet shumë i lumtur që pas Kosovës e Shqipërisë më në fund edhe në Maqedoni po vendoset busti i stërgjyshit të tij.
“Unë besoj që ardhja e Isa Boletinit e përhershme në Saraj do të reflekton pozitivisht për shqiptarët. Për atë nderoj jetë për bashkimin kombëtar. Kjo përmendore mendoj se është punuar edhe në Isniq me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë, të njëjtën kopje e kemi bërë edhe në Mitrovicë , dhe po e njëjta do të jetë në Saraj. Është një punë e bukur që e kemi pëlqyer ne si familjarë”, tha Gazmend Boletini.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare ka filluar presioni ndaj të punësuarve shqiptar në administratën shtetërore.
Agjencia e lajmeve INA ju sjellë mesazhin e përfaqësuesve të BDI-së drejtuar gjithë administratorëve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, për të qene te pranishëm në ceremoninë e shpalosjes së shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini në Saraj.
Agjencia e lajmeve INA ju sjellë mesazhin e përfaqësuesve të BDI-së drejtuar gjithë administratorëve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, për të qene te pranishëm në ceremoninë e shpalosjes së shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini në Saraj.
Ndaj këtij mesazhi ka reaguar në banor i Lagjes së Trimave. “Nuk tolerohet personalitetin e heroit Isa Boletini ta sjellin matrapazët dhe sahanlëpirsat, që pas hijes se veprës së tij të fshihen, të financuar me reketin e popullatës së Sarajit. Sa për informim unë jam nje banor afër lagjes së trimave dhe ende keni fytyrë me na ftuar në projektet e juaja kriminale”, shkruan banori i revoltuar.
Në komunën e Sarajit të Maqedonisë, në Sheshin e Flamurit sot u vendos përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini. Vendosja e kësaj përmendoreje erdhi me rastin e shënimit të njëqindvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar.
Nën patronazhin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryetarit të komunës së Sarajit Bekim Murati, sot në Saraj te Sheshi i Flamurit, u vendos shtatorja e heroit legjendar shqiptar, Isa Boletini.
Në këtët manifestim, që ka të bëjë me 100 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, sipas këshillit organizativ morën pjesë familjarë të Isa Boletinit, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Vesli dhe mysafirë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria. Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores tha se Shkupi për ata që sot nuk janë gjallë ka qenë vatra e tyre.
Ndërkaq, fjalën kryesore në këtë eveniment e pati kryetari i BDIsë Ali Ahmeti. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ai tha se Isa Boletini po qëndron “aty në atë vend ku vetë e çliroi”.
“Rrugën që bëri baca Isë 100 vjet, sot arriti në Shkup. Nuk vritet ideali i Isës, sepse ai erdhi me Ademin e Hasanin të cilët do të nderohen derisa të ekzistojë shqiptaria dhe dielli…”, tha kryterai i BDIsë, Ali Ahmeti.
Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores së gjyshit të tij tha se tani Shkupi është shumë më afër Kosovës.
Përmendorja e heroit kombëtar shqiptar Isa Boletini është donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit, ndërsa u realizua në Shqipëri nga skulptori Idriz Balani. Për këtë projekt, i cili përfshinë edhe rikonstrumin e sheshit, komuna e Sarajit ndau 18 milionë denar, ndërsa kontribut simbolik kanë dhënë edhe vetë qytetarët shqiptar të kësaj komune. Gjatë këtij manifestimi u ngrit edhe një flamur gjigand kombëtar në afërsi të këtij sheshi.
Në pritje për ceremoninë e nderimit të figurës së shquar kombëtare, Isa Boletini, në 100-vjetorin e vrasjes së tij të pabesë nga dora e sllavëve, shqiptarë të shumtë në Shkup janë irrituar me faktin se shtatorja e tij do vendoset në periferi, në lagjen Saraj, që mbahet hem për lagje të Shkupit e hem për fshat.
Ndaj, kjo zgjedhje nga pushteti, më saktë nga BDI, është pritur me rezerva nga një pjesë shqiptarësh, të cilët e konsiderojnë këtë dhe si një lloj marketingu politik të Ali Ahmetit me figurën e Isës.
“Isa Boletini ka qenë burrë mejdani, mos e fshihni në Saraj! Vendosni bustin e tij ne Qendër të Shkupit ose të Tetovës!”, ka shkruar aekretari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Arben Taravari.
Rinia e Lëvizjes BESA konsideron dhe njëkohësisht ndjehet e fyer me përçmimin që ia bën BDI-ja figurës së Boletinëve, duke e vendosur në periferi – në fshatin Saraj, kur sipas tyre, vendi i tij do të duhej pa dyshim të ishte mu në qendrën e Shkupit.
“Në këtë situatë kur kemi mungesë të kushteve elementare, si: mungesë të ndriçimit rrugor, mungesë të rrugëve të asfaltuara, mungesë të urave e mungesë të shkollave dinjitoze…, me keqardhje duhet të konstatojmë se Isa Boletini nuk do të ndjehej aspak mirë të vendosej në një mjedis, ku kushtet e jetesës i ka si të shekullit XII”, thonë nga Lëvizja Besa.
Rinia e Lëvizjes BESA gjatë mbrëmjes nëpër Saraj kanë shkruar grafite me mbishkrimin “Mirë se vjen o Baca Isë, po t’keqpërdorin hajnat e BDI-së.” nëpër gjithë territorin e Sarajit, sipas tyre, me qëllimin për ta ruajtur figurën historike shqiptare, Isa Boletini nga keqpërdorimet e ulëta politike.
“Kur jemi këtu, meqë BDI-ja po i vendos figurat emblematike shqiptare nëpër fshatra, i sugjerojmë kreut të saj, Ali Ahmetit, që një bust të ish diktatorit Enver Hoxha ta vendosin në Zajaz”, shtojnë nga Lëvizja Besa.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar festën me rastin e ardhjes së bustit të Isa Boletinit në Saraj të Shkupit.
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka postuar një video ku shihet Ali Ahmeti duke kënduar këngën e Isa Boletinit.
“Festë e madhe në Shkup, po vjen Isa në Sheshin e Flamurit në Saraj”, shkruan Grubi.
Sot në Shkup u promovua libri “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, me materiale nga konferenca shkencore mbajtur më 5 qershor 2015 në Prishtinë.
Në të vërtetë, ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit në mes të Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Institutit të Historisë – Tiranë, dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.
Promovimin e përshëndeti pinjolli i familjes së Isa Boletinit, Gazmend Boletini, i cili theksoi rëndësinë e madhe të këtij libri për historiografinë shqiptare.
Edhe kryetari i Komunës Saraj të Shkupit, Bekim Murati, u shpreh i entuziazmuar, që ngritjes së shtatores së Isa Boletinit në Saraj, i parapriu ky përurim libri për figurën e heroit të madh popullor Isa Boletini.
Më tej, rreth rëndësisë së konferencës shkencore dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, folën drejtori i Institutit të Historisë së Prishtinës, Sabit Syla, dhe drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, të cilët çmuan lartë figurën e Isa Boletinit dhe këtë përmbledhje me materiale shkencore historike.
Ndërsa, më hollësisht rreth përmbajtës së librit, folën Sabile Keçmezi-Basha nga Instituti i Historisë së Prishtinës, dhe Sevdail Demiri nga ITSHKSH-Shkup.
Në këtë libër me mbi 360 faqe, janë botuar kumtesat shkencore të 24 studiuesve të njohur shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, duke e ndriçuar figurën e heroit kombëtar Isa Boletini në më shumë aspekte.
Libri u botua me rastin e 100 vjetorit të rënies së Isa Boletinit, dhe me rastin e ngritjes së shtatores së tij në Komunën Saraj të Shkupit.